Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Thierry Henry: Nė futboll fituesit nuk gjykohen!

    Henri: Nė futboll fituesit nuk gjykohen

    Tierri Henri ėshtė riaftėsuar plotėsisht nga dėmtimi qė ka pėsuar nė fillim tė muajit prill dhe pėrgatitet pėr ndeshjen e fundit tė Premier Ligės, atje ku me 25 gola kryeson renditjen e golashėnuesve. Francezi mbetet njė nga futbollistėt mė tė lakuar nė merkato dhe vazhdon tė pushtojė zemrat e fansave nė tė gjithė botėn. Pavarėsisht nga mėnyra e tij e lojės, Henri e pranon se nė futbollin e sotėm, kanė rėndėsi rezultatet dhe jo loja e bukur. Ja cila ka qenė intervista e dhėnė nga sulmuesi i Arsenalit pėr shtypin spanjoll, ku flet pėr Serinė A, Premier Ligėn dhe Primera Divizionin:

    - Si e vlerėsoni sezonin tuaj nė Premier Ligė?

    - Ishte njė vit i vėshtirė. Nė Angli shihen shumė rekordet dhe 49 ndeshjet pa humbje tė Arsenalit bėnė bujė. Rreth nesh, presioni ishte i padurueshėm dhe na u desh tė lėshonim, por ky lėshim na kushtoi titullin. Nė vendet e tjera tė Europės nuk ndodh kjo. Gjithsesi, mė vjen keq, sepse nė atė ndeshje qė u thye rekordi, nuk e meritonim humbjen.

    - Pra nuk ka qenė njė vit i mirė...

    - Mund tė fitojmė Kupėn e Anglisė, duke mundur nė finale Manēesterin. Ndoshta ėshtė pak, por njė skuadėr si Arsenali nuk mund ta mbyllė sezonin pa trofe. Kjo vlen edhe pėr Milanin apo Realin nė Spanjė.

    - Eshtė kurioz fakti qė tė gjitha skuadrat qė luajnė futboll sulmues, me pėrjashtim tė Milanit, nuk kanė triumfuar nė Europė. Kanė dominuar Ēelsi dhe Liverpuli. Ka nisur njė epokė e re nė futboll?

    - Po, mund tė jetė. Pėr shumė kohė pamė tė luhej me vendosjen taktike 4-3-3. Tani ėshtė rikthyer nė modė vendosja taktike 4-4-2 dhe ndoshta ajo 4-5-1, me futbollistė anėsorė qė dinė tė sulmojnė. Kėto skuadra kanė gjetur mėnyra tė tjera si mund tė fitojnė. Tė tjera si Arsenali, Reali, Milani dhe Barcelona mendojnė mė shumė pėr tė luajtur me topin, sesa tė mbrohen. Kjo nuk ėshtė njė kritikė pėr Ēelsin. Them vetėm se ėshtė njė mėnyrė tjetėr loje. I japin prioritet mbrojtjes dhe jo sulmit. Nė futbollin e sotėm ėshtė e rėndėsishme vetėm fitorja. Shikoni Milanin dhe Juventusin. Janė tė barabartė nė Itali dhe kanė mėnyra tė ndryshme loje.

    - Pra mendoni se nuk ėshtė e rėndėsishme tė punohet me trajner difensiv, si Mourinjo apo Benitez...

    - Unė mendoj se e rėndėsishme ėshtė tė fitohet, nuk ka rėndėsi se si. E thashė qė ka shumė mėnyra loje pėr njė skuadėr, por nė fund tė sezonit kanė rėndėsi vetėm trofetė. Nėse do tė mė duhej tė zgjidhja ndėrmjet futbollit spektakolar dhe eliminimit nė ēerekfinale, apo futbollit difensiv dhe mundėsisė pėr tė luajtur nė finalen e Ligės sė Kampioneve, zgjedhja ime do tė ishte padyshim kjo e dyta.

    - Si ju duket puna e bėrė nga Rafa Benitez te Liverpuli?

    - Ka bėrė njė punė tė mirė. Nė fillim, kur i duhej tė fitonte ndaj Olimpiakosit, pėr tė vazhduar mė tej nė Ligėn e Kampioneve, shtypi anglez filloi ta kritikonte. Unė jam i bindur se njė trajneri i duhet dhėnė kohė pėr tė punuar dhe vetėm pastaj mund t'i bėhet bilanci i asaj qė ka arritur. Liverpuli nuk ka bėrė njė kampionat nė lartėsinė e duhur, por ka arritur finalen e Championsit, prandaj tė gjithė duhet tė pėrgėzojnė edhe Benitezin. Personalisht njoha aftėsitė e tij qė kur drejtonte Valencian.

    - Cili nga spanjollėt qė luan me Liverpulin ju ka habitur mė shumė?

    - Luis Garsia. E kam parė edhe duke luajtur te Barēa. Por tani duket njė futbollist krejtėsisht tjetėr, mė i kompletuar. Luan nė qendėr, nė tė majtė, nė tė djathtė, shėnon, jep asiste dhe e godet mirė portėn. Eshtė futbollist me nivel. Gjithashtu njihja edhe aftėsitė e Ksabi Alonso qė kur luante pėr Sociedadin.

    - Mendoni se Zidani ka dhėnė mė tė mirėn e tij apo ka ende pėr tė dhėnė nė vitet e fundit tė kontratės sė tij me Realin?

    - Tė dyja. Zidani tė habit nė gjithēka. Ju siguroj se si njeri ėshtė edhe mė i pėrkryer sesa si futbollist. Imagjinoni si do tė jetė. Kur kalon nė rrugė, ėshtė shumė i turpshėm nga vėmendja qė i kushtojnė njerėzit. Eshtė njė njeri i ēiltėr dhe pėr kėtė njerėzit e duan. Pėr tė nuk duhet tė flasė askush, pasi ai vetė nuk merret me fjalė. E kini vėnė re? Mendon vetėm pėr tė luajtur."

    - Por nuk ėshtė mė Zidani i ditėve mė tė mira...

    - Gjithsesi, ai nuk fshihet kurrė. Gjithmonė qė tė jetė pranė topit. Asnjėherė nuk ankohet dhe ėshtė njė fitues i lindur. Mund tė flas pėr Zizunė pėr njė ditė tė tėrė.

    - Nė njė intervistė rreth njė vit e gjysmė mė parė, ju deklaruat se Rauli ėshtė numri 1. Vazhdoni ta mendoni kėshtu edhe pas kritikave qė ka pasur kapiteni i Realit kohėt e fundit?

    - Unė kam thėnė se mė duket e ēuditshme qė Rauli nuk e ka fituar asnjėherė "Topin e artė", sepse e meritonte atė. Sa herė qė dikush mė pyet si ėshtė e mundur qė nuk fituat atė apo kėtė trofe, unė i pėrgjigjem duke i thėnė se si ėshtė e mundur qė Rauli nuk e ka fituar asnjėherė "Topin e artė". Ai ėshtė i pabesueshėm. Kėtė vit ndoshta nuk ka qenė nė lartėsinė e duhur, por njerėzit nuk duhet tė harrojnė se ē'ka dhėnė Rauli. E ka tė gjithė karrierėn pėrpara dhe jam i bindur se spanjolli do tė tregojė "mrekulli" tė tjera deri nė fundin e karrierės sė tij.

    - Pra, nuk ju habit edhe rėnia e Realit...

    - Nuk do tė pėrdorja fjalėn "rėnie". Ata u bėnė viktima tė epitetit "galaktik", njė epitet qė futbollistėt e Realit nuk e kanė pėrmendur asnjėherė pėr veten e tyre. Eshtė njė term qė ka dalė nga shtypi dhe nga tifozėt, jo nga futbollistėt. Kujtoj qė kur fituan Ligėn e Kampioneve nėn drejtimin e Del Boskes, nuk konsiderohej skuadra e "galaktikėve". Dhe tė mendosh se ai grup u shpall kampion Europe. Pėr ta bėrė edhe mė tė qartė: Nė rast se Arsenali do tė fitojė Ligėn e Kampioneve nė Angli, do tė jemi heronj, Spanja kėrkon mė shumė nga Reali. Pėr kėtė them se nuk mund tė flitet pėr rėnie nė sezonin e Realit.

    - Por nuk mund tė jetohet me tė kaluarėn, apo jo?

    - E mendoj si futbollist: Reali i Madridit nuk ka mbaruar. Pashė ndeshjen Real-Barcelona, dy skuadra tė mėdha qė zhvilluan ndeshjen mė tė bukur pėr tė gjithė sezonin nė kampionatet e Europės.

    - Ju keni deklaruar se Kaka, Adriano dhe Ronaldinjo janė sulmuesit mė tė mirė tė planetit. Po Ronaldo?

    - Unė kam thėnė se cilėt janė talentet e sė ardhmen, sepse nė rast se do tė pėrmendja sulmuesit mė tė mirė, nuk mund tė harroja Raulin. Kėto vitet e fundit, Zidani nė mesfushė dhe Ronaldo nė sulm kanė shkruar historinė e futbollit.

    - Ē'mendim keni pėr Samuel Etonė?

    - Nuk mė habit ecuria e tij. Kishte kohė qė kėrkonte vetėm njė vitrinė tė rėndėsishme pėr t'u shprehur. Barēa ia dha mundėsinė dhe tani po pėrfiton.

    - E shihni ndryshe nga tė tjerėt?

    - Po, te Barcelona ka shumė futbollistė unikė, Eto ėshtė njė nga ata. Nga hiēi mund tė krijojė njė gol.

    - Keni deklaruar se do ta kishit ėndėrr tė luanit nė Madrid. I konfirmoni kėto fjalė?

    - (Qesh). Nuk mund tė luaj me Realin, sepse nuk e ka fituar ende "Topin e artė". Duke lėnė mė njė anė shakatė, jam mirė tek Arsenali dhe nuk mendoj pėr asnjė skuadėr tjetėr. Reali, Milani, Barcelona janė skuadra, nė tė cilat mund tė luaja kur isha mė i ri. Tani historia ka ndryshuar: kam njė kontratė pėr tė respektuar dhe njė jetė pėr tė vazhduar, atje ku jam i lumtur, nė Londėr.


    Francezi thotė:

    Pėr Arsenalin: "Nė Angli shihen vetėm rekordet. Presioni i shumtė na kushtoi titullin."
    Pėr Luis Garsian: "Luan nė qendėr, nė tė majtė, nė tė djathtė, luan mirė me tė dyja kėmbėt, shėnon dhe jep asiste. Eshtė njė futbollist i kompletuar."
    Pėr Raulin: "Kur mė pyesin si ėshtė e mundur qė nuk keni fituar kėtė apo atė trofe, i pėrgjigjem duke i thėnė, si ėshtė e mundur qė Rauli nuk e ka fituar "Topin e artė".
    Pėr Zidanen: "Pėr tė nuk duhet tė flasė askush, pasi ai nuk merret me fjalė. E keni vėnė re? Mendon vetėm pėr tė luajtur."
    Pėr Realin: "Vuajtėn epitetin "galaktik". Njė epitet qė vetė futbollistėt nuk e kanė pėrmendur asnjėherė pėr veten e tyre."
    Pėr Etonė: "Nuk mė habit ecuria e tij. Ai mund tė "krijojė" njė gol nga hiēi."
    Pėr tė ardhmen: "Kam njė kontratė pėr tė respektuar dhe njė jetė pėr tė vazhduar atje ku jam i lumtur, nė Londėr."

    Pasaporta e HenrisėEmri: Tierri
    Mbiemri: Henri
    Datėlindja: 17.07.1977
    Gjatėsia: 188 cm
    Pesha: 83 kg
    Vendlindja: Paris
    Kombėsia: franceze
    Roli: Sulmues
    Skuadra: Arsenali
    Numri i fanellės: 14

    Transferimet
    Janar 1999, nga Monako te Juventusi (10.7 milionė euro).
    Qershor 1999, nga Juventusi tek Arsenali (10.5 milionė euro).
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Bekenbauer: Me Platinin, mik dhe rival

    Legjenda e futbollit gjerman kėrkon vendin e presidentit tė UEFA-s dhe shprehet kundėr teknologjisė nė futboll

    Bekenbauer: Me Platininė, mik dhe rival


    13 muaj nga fillimi i kampionatit botėror nė Gjermani, organizatori i kėsaj veprimtarie, Fanc Bekenbauer, ka zgjidhur tė paktėn njė problem: si ta kalojė kohėn deri nė finalen e 9 korrikut 2006. Kjo, pasi stadiumet janė tė bukura, funksionale dhe marrėdhėniet me FIFA-n janė tė shkėlqyera. Nė rast se gjithēka do tė shkojė siē duhet, atėherė "Kaizeri" do tė konkurrojė pėr vendin e presidentit tė UEFA-s. Pozicion ky i lakmuar edhe nga Platini dhe qė do tė lihet vakant pas largimit tė Johansonit nė fund tė vitit 2007. Ja cila ka qenė intervista e Bekenbauerit 60-vjeēar, nė tė cilėn flet pėr gjithēka qė ka tė bėjė me futbollin e ditėve tė sotme:

    - Pėrse keni dalė kundėr Platinisė?
    - Unė nuk i jam vėnė kundėr. Misheli ėshtė njė mik i ngushtė dhe njė nga tė paktėt ish-futbollistė qė punon si drejtues i lartė nė futboll. Ka dhėnė gjithmonė prova pėr aftėsitė e tij. Unė e respektoj dhe kam njė konsideratė tė lartė pėr Platininė.

    - Por edhe ju, si francezi, do tė synoni tė merrni vendin e presidentit tė UEFA-s, pas pėrfundimit tė kampionatit botėror...

    - Edhe pėr dy vjet nė atė post do tė qėndrojė Lenart Johanson. Nė rast se ai nuk do tė rikandidojė, atėherė do tė pėrpiqem tė marr vendin e tij. Nuk kam planifikuar ende njė fushatė elektorale dhe atė qė kam thėnė deri tani, e kam thėnė nė mėnyrė spontane dhe nuk duhen marrė seriozisht.

    - Ju shiheni si "mbrojtės" i tė pasurve, ndėrsa Platini si "mbrojtės" i tė varfėrve. Deri aty sa njė ish-politikan, Daniel Kohan-Bendit, ka formuar njė grup tė quajtur "aleanca kundėr Francit"...

    - Ndoshta ėshtė i nevrikosur, sepse njė herė qė luajtėm futboll sė bashku, nuk i kam pasuar topin. Por kjo ka ndodhur 30 vjet mė parė.

    - Mos vallė futbolli po shfrytėzohet nga biznesi? Nė Gjermani reklamohen edhe jakat e kėmishave...

    - Eshtė normale qė duke qenė sporti mė i ndjekur nė botė, futbolli tė tėrheq vėmendjen e reklamave. Disa herė edhe ekzagjerohet, por unė kur shoh njė ndeshje futbolli, nuk e kam mendjen tek ajo qė ėshtė shkruar nė fanellė, por pėrqendrohem te diēka tjetėr.

    - Sponsorėt nuk i mungojnė as Kupės sė Botės. Cilat janė problemet qė duhet tė zgjidhni ende pėrpara fillimit tė botėrorit?

    - Kemi shumė kėrkesa pėr bileta dhe nuk mund t'i plotėsojmė tė gjitha. Do tė shesim 3.2 milionė bileta dhe mbeten shumė njerėz jashtė stadiumeve, sidomos nė Gjermani.

    - Dhunė, racizėm, hile: si do t'i shmangni kėto fenomene tė shėmtuara nė futboll gjatė botėrorit?

    - Ministri ynė i Brendshėm, Oto Shili, ėshtė njė njeri qė flet pak dhe vepron shumė. Eshtė i bindur, edhe unė bashkė me tė, qė tifozėt huliganė do tė mbahen nėn kontroll. Nuk e di se sa forca policie do tė angazhohen, por ju siguroj se do tė jenė tė mjaftueshėm pėr tė parė njė botėror tė qetė. Por ėshtė e qartė qė ky lloj rreziku nuk mund tė eliminohet asnjėherė totalisht. Mjafton tė mendosh se rreziku i terrorizmit ėshtė nė ēdo cep tė botės. Ēėshtja e huliganizmit ėshtė mė vete dhe pa dyshim nuk nėnvlerėsohet. Nė Slloveni, tifozėt e Gjermanisė shkaktuan trazira pėrpara njė ndeshjeje miqėsore, kjo pasi nuk u vlerėsua sa duhet rrezikshmėria e tyre pėrpara ndeshjes. Gjatė botėrorit nuk do tė pėrsėriten skena tė tilla. Nuk do tė ndodhė si nė vitin 1998, kur Ultrasit e pėrjashtuar nga stadiumet, udhėtuan pėr nė Francė. Nė Lens, njė polic mbeti i plagosur. Qė nė europianin e vitit 2000, kur filluan tė merreshin masa tė rrepta, nuk janė pėrsėritur mė episode tė tilla dhune. Pėr kėtė duhet ndihma e tė gjitha vendeve tė botės, sepse rreziku i huliganizmit mund tė vijė ngado.

    - Keni rikonstruktuar stadiumet dhe keni hequr hekurat qė ndajnė futbollistėt me tifozėt. Mendoni se do tė funksionojė ky sistem?

    - Po. Nuk ka arsye pėrse t'i fusim njerėzit nė njė kafaz. Duhet tė jesh i metė qė tė shkatėrrosh njė spektakėl qė dhuron njė ndeshje futbolli.

    - Po racizmi?

    - Eshtė larg Gjermanisė dhe do tė vazhdojė tė jetė edhe gjatė Kupės sė Botės.

    - Sa ju ka dėmtuar skandali i ndeshjeve tė trukuara nga bastexhinjtė?

    - Nė fillim ishte si njė bombė qė na shpėrtheu nė dorė. Por pėr fat tė mirė, personat e implikuar ishin tė paktė dhe tė gjithė nė kategoritė inferiore. Ky skandal nuk preku drejtpėrdrejt Bundesligėn. Ndiemė mbi vete habinė e tė gjithė botės. Kjo ėshtė e vėrteta, edhe ne gjermanėt mund tė gabojmė, jemi njerėz si gjithė tė tjerėt. Por kampionati botėror do tė jetė mundėsia ideale pėr tė treguar anėn tonė mė tė mirė.

    - Franca dhe Koreja e Jugut, vendet e fundit qė kanė organizuar kampionatin botėror, e kanė lidhur suksesin e organizimit me ecurinė e mirė tė skuadrave tė tyre...

    - Sigurisht, nė rast se Gjermania do tė eliminohet qė nė turin e parė, festa jonė do tė jetė ndryshe. Skuadra e vendit organizator dhe ecuria e veprimtarisė duhet tė ndėrthuren me njėra-tjetrėn. Le tė themi qė jemi tė lumtur qė po mirėpresim kombėtaret mė tė forta tė planetit dhe shpresojmė qė skuadra jonė tė arrijė finalen.

    - Ē'mendim keni pėr konkurrencėn?

    - Nė vitin 2002 parashikova njė finale Argjentinė-Francė. Tė dyja u eliminuan qė nė turin e parė. Kėsaj here po heq dorė nga parashikimi.

    - Ka shumė mundėsi tė pėrdoret topi me ēip gjatė kampionatit botėror. Ēfarė teknologjish tė tjera mund ta ndihmojė njė gjyqtar?

    - Futbolli ėshtė i thjeshtė dhe natyral. Ēfarė bukurie do tė kishte nė rast se tė hėnėn nuk do tė diskutoje pėr njė episod qė ndodhi nė njė ndeshje futbolli. Jam kundėr teknologjisė nė futboll dhe kundėr kamerave tė shumta nė njė fushė futbolli. Mund tė pranoj vetėm njė top me ēip, pėr tė parė si do tė jetė, por asgjė tjetėr. Edhe pse do tė mė mungojnė bisedat me taksistėt anglezė nė lidhje me golin "fantazėm", nė finalen e kampionatit botėror tė vitit 1966. Duhet tė bėjmė kujdes qė tė mos abuzojmė shumė me kėtė sport, sepse mund t'i heqim emocionet.

    - Emocionoheni akoma duke ndjekur njė kampionat botėror?

    - Kam parė shumė tė tillė nga disa pika vėshtrimi. Kur luaja futboll apo drejtoja kombėtaren gjermane, nuk e kisha vėnė re sistemin organizativ tė kėsaj veprimtarie. Tani e shoh edhe nga ky aspekt. Jam optimist dhe mendoj se gjithēka do tė shkojė mirė.

    - Kardinali Bertone, kur Ratsinger u zgjodh Papė, tha se kisha kishte gjetur Bekenbauerin e saj. Nuk ju tremb kjo famė qė keni, mos vallė ėshtė e ekzagjeruar?

    - Dėfrehem me diēka tė tillė dhe nuk ėshtė e mundur tė ndryshoj atė qė thonė njerėzit pėr mua.

    - Keni menduar ndonjėherė tė merreni me politikė? Silvio Berluskoni, kryeministri i Italisė, ėshtė pronari i Milanit. Emri dhe ndikimi i fjalės suaj nė Gjermani mund t'ju ndihmojė...

    - Nuk e shoh veten si politikan. Mė pėlqen tė them gjithmonė atė qė mendoj, por, nė rast se bėn pjesė nė njė parti politike, nuk mund ta bėsh diēka tė tillė.

    - Pyetja e fundit jashtė kampionatit botėror. A janė Milani dhe Liverpuli skuadrat mė tė forta nė Europė?

    - Janė skuadrat mė me fat, sepse pas asaj qė u pa nė gjysmėfinale, finalja e Stambollit duhej tė ishte Ēelsi-PSV. Tani mendoj se do tė fitojė Milanit. Kuqezinjtė janė mė kompaktė dhe kanė futbollistė mė me eksperiencė se ata tė Liverpulit, pėr ndeshje tė tilla.

    Skeda e "Kaizerit"
    Franc Bekenbauer
    Franc Bekenbauer ka lindur nė Mynih tė Gjermanisė, mė 11 shtator tė vitit 1945. Ai ėshtė presidenti i Bajernit tė Mynihut, por njėkohėsisht edhe numri 1 i stafit qė ka marrė pėrsipėr organizimin e kampionatit botėtor, Gjermani 2006.
    Me Bajernin...

    Si futbollist me skuadrėn bavareze ka fituar 5 tituj kampionė, 4 Kupa Gjermanie, 3 Liga Kampionesh, Kupėn Interkontinentale dhe Kupėn e Kupave. Nė vitet 1972 dhe 1976 ka fituar "Topin e artė".

    Me kombėtaren...
    Me Gjermaninė luajti 103 ndeshje dhe shėnoi 14 gola. U shpall kampion Europe nė vitin 1972 dhe kampion bote nė vitin 1974.
    Si trajner...
    Bekenbaueri ka qenė trajner i kombėtares gjermane, e cila fitoi kampionatin botėror nė vitin 1990, tė zhvilluar nė Itali.

    Botėrori 2006, nėn rrezikun e prostitutave

    Me Bajernin kampion Gjermanie, dy javė pėrpara fundit tė Bundesligės, kronikat e shtypit gjerman po flasin gjithnjė e mė pak pėr futbollin e luajtur dhe po pėrqendrohen te lajmet me "drita tė kuqe". Ky ėshtė njė tjetėr problem qė del nė prag tė Botėrorit tė vitit 2006, njė problem ndoshta edhe mė i madh se huliganėt. Prostitucioni ėshtė ēėshtja me tė cilėn po merret e pėrditshmja gjermane "Bild". Sipas saj, nė 12 qytetet ku do tė luhet kampionati botėror, priten tė jenė rreth 30 apo 40 mijė prostituta, kryesisht tė ardhura nga Lindja, pikėrisht pėr kampionatin botėror. Alarmin e ka lėshuar dhe Ulrih Houf, president i komisionit pėr barazinė ndėrmjet gjinive: "Qė tani, grupe keqbėrėsish kanė filluar tė mendojnė sesi tė pėrfitojnė nga zhvillimi i kėsaj veprimtarie tė rėndėsishme. Prostitucioni ėshtė njė nga rreziqet mė tė mėdha."

    Gjermania Lindore zhduket nga Bundesliga

    Dy javė pėrpara pėrfundimit tė Bundesligės, Hansa Rostok, e vetmja skuadėr nga ish-Gjermania Lindore qė luante midis mė tė mirave tė Gjermanisė, ka rėnė matematikisht nė kategorinė e dytė. Kėshtu, sezonin e ardhshėm nuk do tė ketė asnjė skuadėr nga Lindja nė Bundesligė. Njė moment i vėshtirė, ku pėr futbollin gjerman qė po reflekton ndryshimin e madh qė ka Perėndimi me Lindjen. Shumė futbollistė kanė lėnė skuadrat lindore pėr tė kėrkuar fatin gjetkė nė Gjermani. I pari qė e ka bėrė diēka tė tillė, ka qenė Andreas Tom, i cili kaloi nė vitin 1990 nga Dinamo e Berlinit te Bajern Leverkuseni. Mė pas, ai u pasua nga emra tė tjerė qė shkruajtėn historinė e Bundesligės, si Matias Samer, Tomas Doll, Karsten Janker, Ul Kirsten, Jens Jeremis, Mikael Balak, Bernd Shanjder, Fran Rost, etj. Duket se nė vetėm 15 vjet, Gjermania Lindore ka "shteruar" dhe do tė pėrfaqėsohet tanimė nė kategoritė inferiore.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Roberto Karlos dhe "arti" pėr tė qenė mė i miri. Mbrojtėsi brazilian drejt largimit nga Real Madriti

    Roberto Karlos, braziliani qė i shqetėson tė gjithė



    "Pasaporta" e Roberto Karlosit

    Emri: Roberto Karlos Da Silva (Roberto Karlos)
    Pozicioni nė fushė: Mbrojtės
    Datėlindja: 04.10.1973
    Vendlindja: Garka, Brazil
    Kombėsia: Braziliane
    Gjatėsia: 168 cm.
    Pesha: 70 kg.
    Numri: 3
    Klubet ku ka luajtur: Unićo Sćo Joćo de Araras (Brazil) 1990-1993; Palmeiras 1993-1995 (Brazil); Inter 1995-1996 (Itali); Real Madrid 1996 (Spanjė);


    I lindur nė Sćo Paulo mė 1973, Roberto Karlos filloi karrierėn e tij nė ekipin e tė rriturve, nė klubin lokal tė Unićo Sćo Joćo EC, ndėrsa mė 1993 do tė luante me ekipin e SE Palmeiras. Tri sezonet pėr kėtė klub i rritėn reputacionin dhe e transferuan nė Europė. Roberto Karlos veshi pėr herė tė parė bluzėn e kombėtares sė Brazilit mė 26 shkurt 1992, nė moshėn 18-vjeēare. Shpejt ai u bė lojtar elitar nė ekipin e Brazilit, ndėrsa nė Botėrorin e Japonisė Roberto Karlos u konsiderua si njeriu i kėtyre finaleve.

    Roberto Karlos shfaqet nė Evropė
    Roberto Karlos mė 1995 bėhet njė figurė e vėrtetė futbollistike dhe bėn hapin e tij mė tė madh, duke u transferuar nga Brazili nė Europė. Ai nėnshkruan me Inter tė Milanos, i shitur nga Palmeiras pėr 6.7 milionė euro. Nga Karlosi priteshin shumė gjėra pėr t'u bėrė nė Serinė A, por ajo mbyllet pas njė karrierė tė shkurtėr. Trajneri anglez Roi Hudgson, e zhvendosi Roberto Karlosin si mesfushor, ku ai dėshtoi. Nė 1996 ai kalon te Realit i Madridit, duke u rikthyer sėrish nė pozicioni i tij i majtė, kėsaj radhe mbrojtės i pėrparuar, duke ndihmuar nė kėtė mėnyrė "Merenguesit" tė fitojnė mė 1996-97 titullin nė Primera Division dhe mė 1997-98 Ligėn e Kampioneve. Produktiviteti i Roberto Karlos nuk u shua aspak nė vitet nė vijim. Ai kaloi me sukses tė shtatė ndeshjet tė Kupės sė Botės nė Francė, mė 1998 ku ekipi kombėtar i tij, Brazili, arriti nė finale. Po ashtu ai e ndihmoi Real Madridin tė fitojė njė sėrė titujsh spanjollė, madje edhe europianė, duke u bėrė nė kėtė mėnyrė ēelsi i suksesit nė skuadrėn spanjolle. Me Realin, ai fiton tre tituj nė Ligėn e Kampioneve, nė pesė vitet e arrdhshme. Kundėr Juventusit mė 1998, Valencias mė 2000, dhe Bajern Leverkusen mė 2002.
    Ashtu si edhe brazilianėt e tjerė, Karlos, dikton tonin e lojės. Megjithėse ėshtė mbrojtės, ai luan shpesh herė jashtė pozicionit tė tij, pasi nuk heziton tė lėvizė pėrpara, duke pasur zotėrim tė plotė mbi topin. Gjuan shumė shpejt dhe ka goditjen mė tė fortė nė botė deri mė sot, e regjistruar nė 72 mph (115 km/orė). Sipas tė dhėnave tė tij fizike ai ka njė goditje tė majtė tė paparashikueshme, duke pėrfshirė kėtu edhe gjuajtjet e tij tė pėrpikta nga mesfusha deri nė portėn e kundėrshtarit. Nė 1998, ai u pėrzgjodh "Lojtari i FIFA"-s.

    Roberto Karlos dhe "arti" pėr tė qenė mė i miri
    Nė janar tė vitit 2004, pėr dy herė radhazi, Roberto Karlos, arrin performancėn qė tė votohet nga faqja zyrtare e UEFA-s si lojtari mė i mirė pranė ekipit tė Real Madritit nė kompeticionin "UEFA 2003". Nė kėtė mėnyrė, mbrojtėsi i Realit do tė mund tė krenohet me faktin qė ka mbledhur titujt mė tė rėndėsishėm tė futbollit mbret.
    "Jam me tė vėrtetė shumė i lumtur, pasi pėr njė lojtar ėshtė me tė vėrtetė e rėndėsishme tė konstatojė qė tifozėt kanė besim tek ai",-ka deklaruar Roberto Karlos. "Kjo gjė mė bėn tė shpresoj nė vazhdim qė do tė jem akoma edhe mė i mirė nė vitet e ardhshme. Jam krenar qė jam zgjedhur nga admiruesit e mi dhe i falenderoj ata qė mė kanė votuar",- shtonte Karlos pėr faqen zyrtare tė internetit.
    Ardhja pranė ekipit galaktik e yjeve mė tė fundit e ka detyruar atė tė bėhet mė vigjilet: "Kam fituar shumė tituj, por nė futboll nuk mund tė thuhet asnjėherė qė i ke marrė tė gjitha. Kompeticioni ėshtė tejet i vėshtirė dhe tė rinjtė na vijnė nga pas. Nė qoftė se nuk do tė bėj stėrvitje mund ta humbas vendin dhe nuk dua qė tė mė ndodhė kjo gjė pikėrisht tani. Kėshtu, punoj ēdo ditė pėr tė fituar vendin tim nė ekstremin e majtė tė ekipit. Ndėrsa unė luaj nė fushė kam pėrshtypjen se jam ende 22-vjeēar. Nė anėn tjetėr pėr respektin e fituar nga tifozėt, mė duhet tė punoj deri nė tejlodhje ēdo ditė dhe kjo mė krijon njė kėnaqėsi tė madhe",- bėn tė ditur kampioni i botės.

    Roberto Karlos - Ronaldo, "armiq" dhe miq
    Nė korrik tė 2004, Roberto Karlos dhe Ronaldo, dy brazilianėt e Real Madritit dhe njėkohėsisht dy miqtė e ngushtė, ishin mė tė ēmendur se kurrė.
    Ishte Ronaldo qė e kishte tmerr figurėn e Roberto Karlosit gjatė vitit 2002. "Il Fenomeno" shpjegonte pėr "The Sun" nė korrik tė 2002, pse ndryshoi qethjen pėrpara gjysėmfinaleve tė Kupės Botėrore. Sipas tij, i biri e ngatėrronte figurėn e tė atit me atė tė Roberto Karlosit. "Nė moshėn 2-vjeēare, Ronald puthte televizorin dhe bėrtiste, "ėshtė babi, ėshtė babi!!!". "Pse jam qethur nė mėnyrė skandaloze? Jua them pėrse. Telefonova nė shtėpi dhe gruaja ime, Milena mė tha qė yt bir vrapoi te televizori dhe filloi tė thėrriste: "Ėshtė babi, babi!". Nuk isha unė, por Roberto Karlos. A mund ta imagjinoni? Ai ėshtė tepėr i shėmtuar dhe i thashė Milenės, qė kjo gjė tė mos ndodhte sėrish, qoftė edhe me shaka. Mė duhej tė ndėrmerrja njė hap qė tė mos pėrsėritej konfuzioni",- deklaronte Ronaldo mė 2 korrik 2002 pėr "The Sun". Njė vit mė pas, mė 2003 Ronaldo pėr ditėlindjen e tij mori njė autobus plot me femra, tė cilave u pagoi shuma midis 10.000 dhe 15.000 euro, qė tė krijonin veēse njė ambjent tė kėndshėm. Pasi "Party" ishte parashikuar pėr ditė-jave, ajo vazhdoi deri nė mėngjes, ndėrsa Roberto Karlos sė bashku me Ronaldon duhet tė paraqiteshin nė stėrvitjen e radhės. Presidentit Florentino Perez iu shkatėrruan nervat kur pa se tė dy i kishin sytė e kuqe nga pagjumėsia dhe mezi mbaheshin nė kėmbė. Ai i thirri tė dy tė qetėsoheshin dhe i kėshilloi qė tė mos bėnin marrira si adoloshentė, duke i dhėnė si shembull tė dyve harmoninė brenda ēiftit Figo. "Il Fenomeno" u pėrgjigj: "E po, nė qoftė se do tė kisha edhe unė njė grua si ajo e Figos, do tė qėndroja vetėm brenda nė shtėpi!".

    Roberto Karlos, "mėsuesi" i anglezit Bekham
    Sakaq, me ardhjen pranė galaktikėve tė Devid Bekham, Roberto Karlos mori rolin e "mėsuesit" nė spanjisht tė Beksit. Sipas gazetės angleze, "The Sun", tre vjet mė parė (nė qershor 2002), "Roberto Karlos e ka mėsuar Bekhamin e sapoardhur tė shajė nė gjuhėn spanjolle". Ata vijojnė mė tej, duke thėnė se "Lojtari i Real Madritit, Roberto Karlos, ka deklaruar se do ta mėsojė shokun e tij Devid Bekham, tė shajė nė gjuhėn spanjolle",- bėri tė ditur "The Sun". "I kam mėsuar Devidit disa fjalė nė spanjisht, por nuk mund t'ua them, pasi janė tė sharra tė rėnda. Tė gjithė kemi filluar tė flasim spanjisht me tė nė ekip dhe Devid ka filluar tė reagojė nė spanjisht gjithmonė e mė mirė",- ka thėnė Roberto Karlos.
    Mė korrik 2002, nė kampionatin botėror, Roberto Karlos u bė "armiku" i Bekhamit dhe invers. Vetėm disa orė pėrpara "ndeshjes sė shekullit" midis Anglisė dhe Brazilit, filluan "sherret" midis dy yjeve tė futbollit "24-karatėsh".
    Kundėrshtarė nė kombėtare dhe bashkėlojtarėt e Real Madritit u ndeshėn keqaz. "Dua tė bėhem kampion bote. I respektoj anglezėt, por nuk janė lojtarė tė shpejtė. Do t'i mundim. Ndėrsa me kundėrshtarin tim direkt, Bekham, nuk do tė kem probleme. Do t'i bėj njė jetė tė pamundur. Besoj se ai ėshtė paksa i fryrė nga media, pasi ish-lojtari im i ekipit tė Palmeirasit, paraguajani Arse, centron 10 herė mė mirė se ai". Pėr replikė, kapiteni i anglezėve, Devid Bekham, deklaroi: "Roberto ėshtė njė tip plot humor. Mė pėlqen qė ka njė krenari pozitive. Do t'i bėhet edhe mė e lehtė humbja e Brazilit. Po e njoftoj se do jap tė paktėn njė goditje pėr gol".

    Roberto Karlos pritet tė largohet nga galaktikėt
    Realin e thėrrasin "ekip galaktik" pėr shkak tė shumė yjeve qė luajnė nė tė. Nė maj 2004 pėr ekipin e Zidanes, Raulit, Figos, Roberto Karlosit, Bekhamit, erdhi kontrata mė e mirė e nėnshkruar ndonjėherė: 24 milionė euro, si pasojė e nėnshkrimit tė kontratės me firmėn "Adidas". Megjithėse sponsorizimi i ekipit u zgjeruan sė tepėrmi, nė fillim tė shkurtit 2005 mediat spanjolle bėnė tė ditur se "Roberto Karlos, mbrojtėsi i Realit ka ndėrmend tė iki nga grupimi i "Santiago Bernabeut", duke qenė se ėshtė i pakėnaqur nga fakti se ėshtė lėnė nė stolin e rezervave nė disa ndeshje". Pėr kėtė arsye, sipas medias spanjolle, "Roberto Karlos njoftoi madje edhe drejtorin sportive tė klubit madrilen, Emilio Butragenjon, me arsyetim se do tė ikte nga klubi pėr tė kėrkuar njė klub tjetėr, dhe i kėrkoi kėtij tė fundit tė mundėsojė anullimin sa mė tė shpejtė tė kontratės sė tij tė vlefshme deri mė 2007".
    Vlefshmėria e kontratės sė tij, u nėnshkrua dhe u parashikua pėr njė zgjatje deri mė 2007.
    "Nė qoftė se disa kėrkesa nga ana jonė do tė realizohen, lojtari do tė ketė njė kontratė tė zgjatur automatikisht dhe njė vit tjetėr deri mė qershor 2008",- bėri tė ditur klubi madrilien mė qershor 2004. Sipas disa tė dhėnave tė fundit, pranė ekipit tė Realit, "Karlos, nė moshėn 31-vjeēare, i cili evolon prej 8 vjetėsh nė ekipin e Real Madridit, ndodhet nėn kontratė deri nė 30 Qershor 2005, ndėrsa ai dėshironte tė largohet nga grupimi madrilien qė nga janari i kėtij viti (2005), nė qoftė se do tė marrė njė ofertė tjetėr nga ndonjė klub deri nė periudhėn e transfertave tė sezonit dimėror
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Braziliani e cilėson si ėndėrr njė mbrėmje tė tillė, e cila shihet nga e gjithė bota
    Kaka': Do tė bėhet finalja ime

    Gjithēka pėr njė pasim me finte. "Vjet, po ta bėja njė gjė tė tillė, thoshin: "Shih sa i zoti Kaka, shiko sa gjėra tė bukura bėn." Tani, nėse jap njė pasim me finte, nė Itali thonė: "Epo mirė se njė pasim me finte bėri Kakaja, sikur ē'bėri". Ndaj, kjo histori mė bėn pėr tė qeshur." Pėr njė gol. "Shėnoj mė pak, dakord, por kam dhėnė mė shumė asiste." Pėr njė kupė. "Kampionati ėshtė i rėndėsishėm, por Championsi ėshtė krejt diēka tjetėr."

    - Nė ē'kuptim? Nė kuptimin qė vlen mė shumė?
    - Edhe kampionati vlen. Por, nėse e keni parasysh, kjo pėr mua s'ėshtė njė finale, por ėshtė finalja. Kam folur shumė me Paolo Maldinin dhe me Kostakurtėn. Ėshtė hera e parė qė mbėrrij nė njė fazė tė tillė, nė Champions ka motivacione tė veēanta, e gjithė bota tė sheh, njė finale ėshtė njė spektakėl i rrallė dhe doja tė dija prej tyre se si ndihesh nė fushė nė raste tė tilla. Por e kuptoj se ata qė e kanė pėr herė tė shtatė, nuk e pėrjetojnė njėlloj si unė. Edhe pėr ta, nė Stamboll do tė jetė njė ditė e madhe, por ka njėfarė ndryshimi."

    - Pėr ju si ėshtė?
    - Njė emocion tepėr i madh dhe fakti se kam marrė pjesė nė njė botėror, s'do tė thotė asgjė, pasi pėrvoja tė tilla s'mund tė krahasohen.

    - Pėr t'i shuar emocionet, t'u hyjmė gjėrave mė konkrete: pėr ēfarė ia keni mė shumė frikėn Liverpulit?
    - Mbrohet shumė mirė dhe i shfrytėzon mirė mundėsitė qė i paraqiten pėr tė shėnuar.

    - Trajner spanjoll, lojtarė spanjollė: a ka diēka latine ky Liverpul?
    - Jo. Ėshtė njė skuadėr klasike angleze, qė luan alla'angleze.

    - Por mbrohen mirė dhe ju ndaj skuadrave tė tilla hasni vėshtirėsi...
    - Kemi vuajtur nė "San Siro" ndaj ekipeve tė vogla tė kampionatit italian, por nė Stamboll do tė jetė ndryshe. Ėshtė njė finale dhe luhet nė fushė asnjanėse. Por edhe ne dimė tė mbrohemi shumė mirė dhe t'i shfrytėzojmė rastet. Do tė jetė njė ndeshje detajesh.

    - Pėr herė tė fundit e keni thėnė kėtė pėrpara Milan-Juventus dhe u mundėt...
    - Tė shkuara tė harruara. U kthyem tė lodhur nga Eindhoveni, pėr titullin na shkoi si na shkoi, por tani kemi njė objektiv tepėr tė madh pėrpara syve.

    - Por pėr disa ēaste patėt frikė se mund tė mos kishit arritur deri kėtu...
    - Nė fakt, atė mbrėmje nė Holandė na shkuan nėpėr mend shumė gjėra, na u duk sikur po ripėrjetonim humbjen ndaj Deportivos. Por s'e humbėm pėr asnjė ēast besimin.

    - Kujt i druheni mė tepėr nga Liverpuli? Xherrardit, Baroshit apo Sizesė?
    - S'ėshtė frikė, por respekt. Xherrardi ėshtė njė lojtar i madh, ėshtė shumė i zgjuar dhe ka personalitetin e njė kapiteni. Baroshi ėshtė shumė teknik, Sizeja ėshtė i ri dhe i shpejtė. Janė tė gjithė tė zotė.

    - Meqė ra fjala pėr lojtarė tė zotė. Ambrozini ju dha finalen, por tani ndodhet nė shtėpi...
    - Na vjen keq, na vjen shumė keq, por shpresojmė qė tani t'i dhurojmė njė gėzim pas gėzimit qė na dha tė gjithėve, pas atij goli nė Eindhoven.

    - Njė gol qė e bėri tė qante Psv-nė...
    - Mė vjen keq, por edhe unė kisha qarė shumė nė La Korunja...

    - Cili ėshtė kujtimi juaj mė i bukur nga ky Champions?
    - Kam shumė, si pėr shembull ndeshjet ndaj Interit apo ato ndaj Manēester Junajtidit.

    - Pėrpiquni tė zgjidhni njė ndeshje...
    - Nuk e di, po them ajo nė "Olld Traford". Por edhe nė Milano luajtėm mirė ndaj Manēesterit.

    - Skuadra mė e mirė e Championsit?
    - Psv-ja ka qenė surpriza, kurse mė tė fortėn do ta shohim nesėr mbrėma.

    - Po lojtari simbol?
    - Ėshtė gjithnjė e bukur tė thuash Paolo Maldini.

    - A ju ka befasuar dėshtimi i spanjollėve?
    - S'do tė flisja pėr dėshtim, por nga Reali dhe Barēa pritet gjithnjė shumė. Nė Champions mund tė ndodhė qė tė eliminohesh mė parė, pavarėsisht nga vlerat qė mbart. Dua tė them se jo tė gjithė mund tė shkojnė nė finale, edhe pse do ta meritonin finalen.

    - Meqė ra fjala pėr Madridin, thuhet se ka qenė gabimi mė i madh i Florentino Perezit qė ju kishte nė dorė dhe s'ju bleu...
    - Di qė bėri njė ofertė, por San Paolo e konsideroi tė pamjaftueshme.

    - Ēdo verė Reali kėrkon njė galaktit. Ju, a ndiheni "galaktik"?
    - Jo, kam ende shumė pėr tė mėsuar. Nė kėtė sezon jam pjekur, por kam ende pėr tė bėrė dhe mė pas jam mirė dhe ndihem i lumtur nė Milano. Falėnderoj Zotin dhe Milanin ēdo ditė pėr atė qė mund tė bėj nė karrierėn time. Pėr njė lojtar ėshtė shumė e rėndėsishme tė luajė nė Europė.

    - Shevēenko ėshtė lojtari mė i rėndėsishėm i Milanit?
    - Ėshtė njė njeri "kyē" pėr ne dhe pėr tė gjithė Ligėn e Kampioneve.
    - A ėshtė e bukur pėr njė mesfushor qė tė luajė me njė sulmues tė tillė?
    - Ėshtė zbavitėse, tė jep ndjesi tė kėndshme, por edhe nė kombėtare kam fatin qė tė kem pėrkrah sulmues tė rėndėsishėm. Ndaj luaj me shumė dashuri me Milanin dhe Brazilin.

    - A ėshtė mė i lodhur se Liverpuli Milani?
    - Nuk e di, por nė njė finale lodhja fizike s'ka shumė rėndėsi.

    - Cili ėshtė goli mė i rėndėsishėm qė keni shėnuar nė kėto 2 sezone?
    - Ai qė shėnova nė Empoli, mė pas mė pėlqen edhe goli qė shėnova nė derbin qė fituam 3-2.

    - Vetėm se tė citosh njė gol tė shėnuar nė Empoli, nė prag tė finales mė tė rėndėsishme nė jetė, s'duket si shumė me vend...
    - Jua thashė, mua mė pėlqejnė tė gjitha ndeshjet. Qoftė ndaj ekipeve tė mėdha, qoftė ndaj atyre tė vogla, nė stadiume tė vegjėl apo tė famshėm. Pasi ėshtė gjithnjė futboll dhe futbolli ėshtė ai qė dua mė shumė nė jetė.

    Venger: Liverpuli ėshtė favorit
    Trajneri i Arsenalit, Arsen Venger, ka dhėnė mendimin e tij nė lidhje me ndeshjen finale tė Ligės sė Kampioneve, e cila do tė luhet nesėr nė Stamboll ndėrmjet Milanit dhe Liverpulit: "Personalisht shoh si favorit Liverpulin, sepse mendoj se Milani ka ende pasojat psikologjike tė humbjes sė titullit nė ndeshjen ndaj Juves. Kuqezinjtė nuk kanė arritur tė fitojnė dy ndeshjet e fundit tė rėndėsishme, ndaj Juves dhe PSV-sė. Liverpuli ka shansin mė tė mirė pėr tė pėrfituar dhe besoj se skuadra e Benitezit e ka kuptuar kėtė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Xherrard: Endėrroj vetėm Kupėn pėr Liverpulin


    Herėn e fundit qė njė kapiten i Liverpulit ka ngritur nė qiell trofeun e Ligės sė Kampioneve, e ka mbyllur karrierėn te "tė kuqtė". Kjo ndodhte me Gram Sounes, nė vitin 1984, por nuk duket se do tė ndodhė edhe pėr Xherrardin. Nė rast se Liverpuli i tij do tė mposhtė Milanin nė Stamboll, atėherė ajo mund tė jetė ndeshja e tij e fundit me skuadrėn qė e bėri tė famshėm. Ja cila ka qenė intervista e kapitenit 25-vjeēar tė Liverpulit, nė prag tė ndeshjes mė tė madhe nė karrierė:
    - Pėrse nuk u jepni zemėr tifozėve dhe shokėve tuaj pėrpara ndeshjes sė Stambollit, duke thėnė se do tė qėndroni edhe njė tjetėr sezon nė Liverpul?
    - E kam thėnė dhe po e pėrsėris. Pėr tė ardhmen time do tė flas vetėm pas ndeshjes. Pas kthimit nga Stambolli do tė ulem nė bisedime me trajnerin Rafa Betinez dhe drejtuesin Rik Perri. Vetėm pastaj mund tė dinė se ku do tė luaj vitin e ardhshėm. Tani mendoj vetėm pėr finalen ndaj Milanit.
    - Dhe..., ē'mendoni pėr kėtė ndeshje?
    - Do tė jetė njė takim pėr jetė a vdekje. Ajo pėr tė cilėn luhet, ėshtė shumė me vlerė. Qė nė ditėn e parė qė Hulieri mė caktoi kapiten, fillova tė ėndėrroja tė ngrija kėtė trofe pėr Liverpulin. Eshtė ndeshja mė e rėndėsishme pėr ēdo futbollist dhe kam disa ditė qė vetėm i lutem Zotit.
    - Ēfarė ndeshjeje prisni?
    - Pėr mendimin tim, Milani ėshtė skuadra mė e fortė nė Europė. Ka futbollistė tė kalibrit tė lartė dhe ėshtė i kompletuar nė tė gjitha pozicionet. Por tani qė kemi mbėrritur nė kėtė pikė, do tė japim gjithēka pėr tė fituar. Do tė jetė njė ndeshje e ekuilibruar.
    - Me sa gola?
    - Nuk do tė ketė shumė me kėto dy mbrojtje. Mund tė mbyllet 1-0 pėr ne, ose pėr ata.
    - Parashikohen penalltitė?
    - Shpresoj tė zgjidhet gjithēka brenda 90 minutave. Milan-Liverpul nuk e meriton qė tė vendosė fati.
    - Si ju duket Milani nga Anglia?
    - Mė pėlqen i gjithi. Duke filluar nga Kaka, Shevēenko dhe Sedorf. Tre futbollistė qė mund tė bėjnė tė fitosh ndeshjen nga hiēi. Kam vėnė re dhe inteligjencėn e Pirlos dhe grintėn e Gatuzos. Njė grup fantastik futbollistėsh, por ajo qė admiroj mė shumė, ėshtė kompaktėsia e kėsaj skuadre.
    - E dini qė Krespo ėshtė ende futbollist i Ēelsit dhe mund t'ju rezervojė ndonjė surprizė tė pakėndshme?
    - E di ashtu siē di qė argjentinasi nuk ėshtė rreziku ynė i vetėm. Mbrojtėsit tanė do tė kenė edhe shumė punė me Shevēenkon. Gjithsesi, edhe ne nuk jemi pėr t'u nėnvlerėsuar.
    - Rikthehet Size...
    - Eshtė shumė e rėndėsisshme pėr ne qė ai ėshtė gati. Ka njė shpejtėsi tė rrufeshme. Nuk e di nėse do tė jetė titullar apo jo, por e di qė do t'i krijojė jo pak probleme Milanit.
    - Me Ksabi Alonson pėrkrah, loja juaj ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm...
    - Me Ksabin nuk jam pėrmirėsuar vetėm unė, por e gjithė skuadra. Pasimet e tij kanė njė cilėsi tė rrallė. Me tė, Liverpuli ėshtė mė i fortė.
    - Ē'keni menduar pėr tė mposhtur Milanin?
    - Po pėrgatisim, si ėshtė logjike, disa mėnyra loje. Eshtė e lehtė tė themi se duhet tė sulmojmė, por me njė skuadėr si Milani, nė rast se lė shumė hapėsira prapa, merr fund. Por edhe nė rast se mbyllesh shumė, mund tė goditesh nga episode tė veēanta dhe nuk di tė reagosh. Pėr kėtė jemi duke punuar me Benitezin, qė tė gjejmė mėnyrėn e duhur pėr tė zbritur nė fushė.
    - Sa e ndjeni mungesėn e Ouenit?
    - Tė ishte pėr mua, do tė luaja gjithmonė me Majkėllin. Pas ēdo fitoreje tė Liverpulit nė Champions, mė ka dėrguar mesazhe urimi. Jam i bindur se bėn tifo pėr ne. Nuk e di sa do tė dėshironte tė luante me Liverpulin nė finale, por e di se po e bėn siē duhet punėn e tij te Reali.
    - Shumė habiten si ka mundėsi qė Liverpuli koleksionoi 37 pikė mė pak se Ēelsi nė Premier Ligė, por gjithsesi arriti finalen e Ligės sė Kampioneve...
    - Edhe unė jam i habitur. Nė gusht nuk besoja nė njė arritje tė tillė. Nuk mendoja se kishim njė skuadėr nė nivelin e Arsenalit, Milanit, Juventusi, Ēelsit, Realit apo Manēesterit. Por qė pas fitores 3-1 nė "Anfild Road" ndaj Olimpiakosit, kemi luajtur ndeshje tė mrekullueshme nė Champions dhe e meritojmė finalen. Jemi tė lumtur me rrugėn qė kemi bėrė dhe e dimė se do tė na duhet shumė punė pėr tė fituar nė ndeshjen e fundit.
    - Pėrse nuk luajtėt kėshtu edhe nė Premier Ligė?
    - Eshtė e vėshtirė ta shpjegosh. Pėr mendimin tim, ka ndikuar fakti se kemi shumė futbollistė tė huaj nė skuadėr, tė cilėt janė mė tė pėrshtatshėm pėr tė luajtur nė Ligėn e Kampioneve. Spanjollėt dhe francezėt ndihen mė mirė nė ndeshjet e Championsit. Premier Liga ka njė stil tjetėr tė luajturi dhe pėrshtatja ėshtė mė e vėshtirė.
    - Nė rast se Milani ju mund, vitin e ardhshėm do tė luani nė Kupėn UEFA, pas vendit tė pestė tė arritur nė kampionatin anglez...
    - Jam ende i zhgėnyer, sepse nuk arritėm tė merrnim as vendin e katėrt nė kėtė kampionat. Ndeshjet jashtė fushe ndikuan te kjo. Duhet tė marrim revanshin sezonin e ardhshėm. Por nė rast se mundim Milanin, do tė ushtrojmė presion ndaj UEFA-s dhe shpresoj se ata do tė na lejojnė tė luajmė vitin e ardhshėm nė Champions. Por edhe nėse nuk ndodh kėshtu, jemi tė vetėdijshėm se kemi qenė Liverpuli mė i suksesshėm i 20-tė viteve tė fundit dhe ju siguroj se nė "Anfild Road" e vlerėsojnė shumė kėtė.
    - Si ia del Benitezi pėr t'ju vendosur nė mėnyrė tė tillė nė fushė, qė loja juaj tė jetė perfekte si njė orė zviceriane?
    - Tė gjitha stėrvitjet me tė kanė lidhje me taktikėn. Ēdo ditė flasim pėr kundėrshtarin e radhės dhe si tė luajmė pėr ta vėnė nė vėshtirėsi atė. Me Hulierin flitej pėr taktikė vetėm tri ditė para ndeshjes dhe jo nė ēdo moment. Benitezi ėshtė njė trajner qė merret edhe me detajet mė tė vogla gjatė njė ndeshjeje. Kam njė simpati tė veēantė pėr tė. Punon me shumė vullnet dhe na jep detyra tė veēanta pėrpara ēdo ndeshjeje. Detyra qė, nė rast se gjithėsecili prej nesh i zbaton siē duhet, Liverpuli do tė fitojė gjithēka.
    - Mė datė 30 maj ėshtė datėlindja juaj...
    - E dinė tė gjithė se ēfarė dėshiroj pėr dhuratė (Ligėn e Kampioneve).
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Luksemburgo: Figo? Tani as nuk mė pėrshėndet

    Erdhi ndeshja e fundit pėr Realin e Madridit. "Merengesėt" kėrkojnė ta mbyllin nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme kėtė sezon, qė i pa pėr tė dytin vit radhazi pa trofe. Pikėrisht nė intervistėn e tij tė fundit nė kėtė kampionat, trajneri i "galaktikėve", Vanderlei Luksemburgo, u shpreh haptazi nė lidhje me projektet qė ka me Realin, pa harruar Ronaldon dhe ēėshtjen "Figo":

    - Nė ndeshjen e fundit do tė aktivizoni ata futbollistė qė kanė luajtur mė pak gjatė vitit?- Jo, sepse do tė vazhdojmė tė bėjmė detyrėn tonė deri nė fund, duke luftuar pėr fitore. Nuk do tė ndryshojmė asgjė. Jam njė trajner profesionist qė do tė aktivizoj gjithmonė skuadrėn mė tė mirė tė mundshme.

    - Cilat janė gabimet e njė sezoni tjetėr pa trofe tė Realit?
    - Secili duhet tė marrė pėrgjegjėsitė e tij, por, kur po shihja ndeshjen Liverpul-Milan, ndihesha keq qė nuk kishim arritur nė finale. Nga njėra anė mė ka pėlqyer reagimi i skuadrės. Kanė treguar karakter dhe dėshirė pėr tė fituar. Kėto do tė jenė armėt tona pėr sezonin e ardhshėm.

    - Roberto Karlos tha se mbėrritja juaj nė ekip ka dhėnė rezultate tė larta pėr Realin...
    - Kam pasur tė mirat dhe gabimet e mia. Duke korrigjuar kėto tė fundit, mendoj se arrita tė njihja skuadrėn e Realit dhe tani futbollistėt besojnė tek idetė e mia, ashtu si unė tek aftėsitė e tyre.

    - Nė rast se Ronaldo nuk luan nė Kupėn e Konfederatave, mund tė humbasė edhe botėrorin...
    - Drejtuesit e Realit do tė bisedojnė me ata tė Federatės Braziliane tė Futbollit, duke shpresuar se do ta lejojnė Ronaldon tė pushojė gjatė kėsaj vere. Nga ky pushim do tė pėrfitonin mė shumė brazilianėt sesa ne, sepse Roni do tė ishte fizikisht i gatshėm pėr nė botėrorin e vitit tė ardhshėm...

    - Nė ditėt e fundit, shtypi ka dhėnė lajmin se Ronaldo mund tė largohet kėtė verė. Ju ē'mendim keni?
    - Nuk e imagjinoni qė kėto janė tė gjitha absurditete. Nuk ka sesi tė largohet njė futbollist nga skuadra mė e mirė nė botė dhe nga qyteti ku jeton i lumtur. Para njė muaji u fol edhe pėr mbėrritjen e Kapelos nė vendin tim, por siē e shihni unė jam ende trajneri i Realit.

    - Do ta zėvendėsojė Figo, Bekhamin e skualifikuar?
    - Do ta vendos vetėm pak orė para ndeshjes, duhet tė mendoj pėr njė mesfushė dinamike, sepse ėshtė java e fundit, nuk ka asgjė nė lojė dhe ėshtė e vėshtirė tė motivohen 100%.

    - Do ta mbani Figon nė skuadėr vitin e ardhshėm?
    - Kam biseduar me drejtuesit, ata e dinė se cila do tė jetė skuadra jonė e ardhshme.

    - Eshtė e vėrtetė qė midis jush dhe Figos mungon dialogu?
    - Nė marrėdhėniet trajner-futbollist, pra nė marrėdhėnie profesionale, unė diskutoj me Figon, ndėrsa nė jetėn private nuk ndodh kjo. Kur takohemi rastėsisht si dy njerėz tė thjeshtė, nuk mė thotė as mirėdita.

    - Do ta kishit problem nė rast se portugezi do tė qėndronte nė Madrid?
    - Jo. Vetėm se Figo duhet tė kuptojė se kush vendos te Realin. Jam unė ai qė bėj formacionin dhe stėrvitjet, nė rast se dikush nuk i aprovon zgjedhjet e mia, ėshtė i lirė tė largohet. Kush nuk e kupton kėtė, nuk ka vend te Reali pėr sa kohė tė jem unė trajner.


    Figo: E ardhmja ime, nė duart e tij

    Mesfushori i Realit tė Madridit, pas njė telefonate qė kishte marrė nga presidenti i kėsaj skuadre, Florentino Perez, u shpreh: "Presidenti mė tha se nuk kishte asgjė nė dorė. Pra, e ardhmja ime ėshtė nė duart e Luksemburgos. Nėse dėshiron, do tė qėndroj nė Madrid, pėrndryshe do tė bėj valixhet gati."
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Kosova organizatore e Kampionatit Evropian tė Futbollit me Robotė
    Nga YlliRiaN nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-04-2009, 17:23
  2. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  3. Histori me vlere per te kuptuar "Dosjet"
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 18:07
  4. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •