I zgjuar eshte ai qe do veten! Une sapo kam filluar ta dua...
I zgjuar eshte ai qe do veten! Une sapo kam filluar ta dua...
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
I zgjuar?
Une jo vetem qe nuk i pergjigjem dot kesaj pyetje,por nuk i besoj as atyre testeve te IQ,qe nxjerrin andej-kendej,pasi nuk matet shkalla e zgjuarsise me disa pyetje,etj.
Mund te kete njerez qe jane krejt budallenj ne disa drejtime edhe mund te jene Titane ne drejtime te tjera.
Njeriu lind me nje tru,paksa te trasheguar,pastaj nga ushtrimet e mpreh ate deri nje fare mase,qe mund te jete gjeniale,ose mund ta mprehi aq shume sa ta djegi fare.
Ata qe e kane ballin e madh kane shume tru,keshtu qe sa te shofin kete postim te marrin limen ne dore e ta mprefin.
Megjithate me i zgjuar ne disa raste eshte ai qe e di se cfare eshte dhe me budalla eshte ai qe "kujton" se eshte dicka.
Mina jam kunder asaj qe thua,nuk qendron fare.
Albo.
Per ty jam akoma duke menduar se ku duhet te te vendos...,tek ata qe e dine se cfare jane?
Apo tek ata qe kujtojne se jane dicka?
UNE jam aq i zgjuar sa ti bindem ligjit te brendshem dhe instiktit tim kafsheror.
UNE jam aq i zgjuar sa ti hyje luftes te brendeshme dhe te mos i dal asaj.
UNE jam aq i zgjuar sa te ndodhem midis te keqes dhe te mires.
UNE jam aq i zgjuar sa te dalloj veten nga te tjeret ose ti ngatroj keto.
Cdo fryt i kesaj lufte dhe ketyre distancave perben zgjuarsine ose budallallikun tim!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kryeplaku : 12-07-2005 mė 13:29
100% ndakort me ty, vetem me nje kusht ..... sa me LARG PARAGJYKIMEVE, kur ke paragjykime jo qe nuk meson asgje nga tjetri por i shton budallallik dhe fodullek vetes.Postuar mė parė nga Albo
Fatkeqsisht, shumica e anetareve te rregullt (duke mos na perjashtuar ne te dy) kane paragjykime te forta qe nuk i lejojne te hapin syte. Prandaj mbase nje emer i njohur filozofi mbrapa nje libri triumfues do i lejonte ketyre paragjykuesve te mesojne ato qe nuk mesojne dot nga paragjykimet e tyre ne jeten e perditshme.
Sidoqofte per here kam besuar, dhe do besoj, se ti dorezosh nje filozofi jeten dhe inteligjencen tende tregon NGUSHTIM SHPIRTEROR!
flm
Une mendoj qe jam Gjeni
...
deri ne momentin kur bej nje tjeter idiotesi
Eshte nje rreth vicioz me ne qender nje biberon . Si per shumicen e njerezve
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ShadowOftheBest : 13-07-2005 mė 15:53
Albo Tema juaj mendoj se eshte ndertuar disi keq pasi kjo pyetje gati nuk egziston ne listen pyetsore te njeriut.Postuar mė parė nga Albo
E vetmja menyre per ta pyetur njeriun ne formen e paracaktuar nga ju, duket si te besh sarkazem dhe ironi me tjetrin.
Gjithsesi edhe une po i pergjigjem pyetjes suaj pa pare anen negative qe shpreha me lart. vijoj...
Pergjigja ime nese ka te tille njerez qe pyesin keshtu eshte; Vepra ime miku im sado e vogel apo e madhe qofte ajo.
Dito.
Albo pershendetje;Postuar mė parė nga Albo
Te kam cituar pikerisht ate qe une mendoj se je gabim.
Ne pjesen me te madhe te postimeve serioze dhe me bote ne forumin shqiptar gati 50% te tyre jane referime nga libra miku im dhe kjo hedh poshte totalisht idene se duke lexuar kete forum meson 100fish sipas teje me teper se ne filozofine ne libra. Kjo per mu eshte verberi. Pa dashur ti heq bukurine forumit tone te kendshem qe eshte teper i larmishem, por jo te barazpeshojme kete forum ne menyre kaq vulgare me qindra libra filozofike qe as ti as une nuk mund ti afrohemi atyre mendimeve te magjishme.
Jane njerez te vecante ata qe lexojne libra filozofike dhe jo cdokush lexon filozofi pasi shprehimisht nga njerez te zakonshem filozofia quhet bota e te cmendurve, por qe realisht eshte krejt e kunderta.
pra si perfundim mesohet jeta edhe nga librat filozofike vetem te jesh i afte jo vetem ti lexosh por edhe te perthithesh ato mendime te shprehura ne ata libra te magjishem.
Dito.
Une jom shume i zgjut vallahi
por budalle bohem sa here hyj nforum
Dito deri ne nje fare niveli jam ndakort me ty.... Vetem se nuk duhet me i dhene kaq rendesi te madhe filozofeve per inteligjencen tone. Une do thosha se rendesia e tyre eshte me teper historike. Sollen disa ide qe ndryshuan disa mendje (ne nje epoke te eret), te cilat mendje ndryshuan kete bote.Postuar mė parė nga Odeon_relax
Por une per vete do e quaja humbje kohe te marre te lexoj gjithe librin e nje filozofi.
Jo per gje po nga nje liber i nje filozofi (me disa perjashtime te radha) une te siguroj se vetem dy faqe duhet te mbash mend. Te tjerat jane supozime vetiake apo absolutizma egoiste qe duan te shfaqen si nje ligj i pathyeshem (sidomos ne shekullin e 19) qe shprehet gjoja me menyre matematike. Megjithese shenoj ketu se edhe vet supozimet vetiake te filozofit mund te ken rendesi, ngase nje mendim i tij mund te jet refleks per nje mendim tendin me te kthjelluar.
Filozofet kishin disa karakteristika te pergjithshme:
-- kujtonin se thonin gjera qe asnjeri nuk i kishte kuptuar si ata me pare
-- absolutizem te tmerrshem (me perjashtime te radha)
-- kujtonin se me idete e tyre bota do ndryshonte
-- ato qe ata quanin te rendesishme kujtonin se ishin me te vertet te rendesishme per gjithkend (psh. morali)
-- kishin tendencen qe te hidhnin poshte cdo gje qe ishte thene para tyre (pavarsisht se nuk mund te rinin te pavarur nga to)
-- shume prej tyre kishin njefar neverie per boten ne te cilen jetonin (pra do s'do beheshin utopista ngase nuk kishin shume lidhje me rethin)
-- kishin manine te perdornin fjale te "medha" qe shume here ishin boshe (shiko Nazizmin)
-- Filozofet e shekullt te 18-19 ishin pjelle e nje kohe qe letrat dhe opinionet ishin kthyer ne opiumin e publikut (pra kishim te benim me nje refleks-pergjigje midis filozofeve qe e shpienin filozofine nga dyluftimi midis filozofeve deri edhe ne budallallik e hulumtim)
--shume here ishin persona qe jetonin jashte realitetit, i perkisnin nje klase, grupacioni, partie, masoni te caktuar ku 'groupthink'-u nuk i lejonte te shikonin te gjithe boten por vetem ate pjese te saj qe i interesonte ose ne te cilen ishin perkufizuar
-- gjerat qe thonin ishin shume here (por jo gjithmone) pergjithesuese dhe jo te analizuara sistemtikisht (i mungonte vazhdimesia e mendimit). Perkundrasi shprehnin besime te ndryshme vetiake si dicka e perbashket, zinxhir (nderkohe qe nuk ndodhte keshtu). Perjashtoj ketu strukturalistet dhe realistet e shekullit te 20 si dhe disa filozofe te medhenje (megjithese edhe keta nga nje here tregoheshin sistematike dhe nga njehere jo).
Pra me pak fjale nuk ishin Filozofet ata qe e ben njeriun te zgjuar por njeriu ishte ai qe e kuptoi si deshi filozofine (shikoni Marksin, Kantin, Nicen etj. sa interpretime iu jane dhene).
Filozofet kane shume rendesi. Nganjehere shprehen ide te rendesishme qe do ndryshonin boten. Por nuk besoj se ata i dhane inteligjencen cdo personi ne vecanti. Thjesht gjeten persona qe prisnin te besonin diku ose me mire i dhane mundesine disave te kuptojne ate qe donin te kuptojne dhe keshtu me kete besim te vazhdojne perpara.
Prandaj nuk ekziston sot nje filozof qe e pranojme te gjithe. Sepse ne zgjedhim ate filozof qe i pershtatet besimit tone, pervojave tona dhe struktures tone mendore.
Sidoqfte Filozofet i shtuan njerezimit disa 'vegla' shume te cmueshme per shtjellimin e dukurive.
Gjithashtu nuk duhet te harrojme se ato filozofi qe bota i quajti si 'zgjuaresi te radhe' ose 'si ilac te njerezimit' u thirre perseri qe ti hedhi poshte.
Pra do ju keshilloja me mire te lexoni nje historian filozofie dhe analizues te tyre sesa vet filozofin. Ose te pakten duke lexuar fillimisht historianin pastaj te lexoni filozofin. Nese nuk e vendosni veten historikisht ne kohen kur shkruajti Filozofi dhe nese nuk mesoni fillimisht per jeten e tij ju siguroj (100%) se nuk do kuptoni cfare do te thote ai prapa atyre shprehjeve te bukura!
Qellimi im nuk eshte te hedh poshte rendesine e filozofise. Perkundrasi filozofia ka nje rendesi kolosale qe truri im dhe i shume te tjereve nuk mundet ta konceptoje. Qellimi im eshte qe ta shikojme filozofine me sy sa me te kthjellet ose me mire mos ta demonizojme apo shenjterojme ate!
me respekt Kryeplaku
Kush leu(lindi) mendjen e vet pelqeu.:P opulli
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shitesi : 15-07-2005 mė 21:12
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria
Krijoni Kontakt