Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 40
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    113

    o djalosh

    Mjaft na i lodhe anetaret e forumit se nuk po e marrin vesh se ku do te dalesh me kete pyetje qe hodhe per diskutim.

    Eshte vertete per tu habitur qe me gjithe nivelin e larte shkollor qe kane njerezit e sotem , akoma nuk jane ne gjendje te kuptojne cili eshte burimi i vertete i se keqes qe na rrethon ne boten e sotme.

    Megjithate , suksese duke ju uruar fat ne gjetjen e pergjigjes!!!!!!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e sara
    Anëtarësuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    13

    Re: o djalosh

    Postuar më parë nga mesues
    Mjaft na i lodhe anetaret e forumit se nuk po e marrin vesh se ku do te dalesh me kete pyetje qe hodhe per diskutim.

    Eshte vertete per tu habitur qe me gjithe nivelin e larte shkollor qe kane njerezit e sotem , akoma nuk jane ne gjendje te kuptojne cili eshte burimi i vertete i se keqes qe na rrethon ne boten e sotme.

    Megjithate , suksese duke ju uruar fat ne gjetjen e pergjigjes!!!!!!
    E ti mesues siduket nuk u lodhe fare....Ti nuk na e dhe nje pergjigje, e qe me shume deshire te gjithe ne "te lodhurit" do te deshironim ta shohim se cila do te ishte ajo (pergjigje e juaj)!

    Pershendetje!
    Everybody can be great because anybody can serve. You don't have to have college degree to serve. You don't have to make your subject and verb agree to serve. You only need a heart full of grace. A soul generated by love.
    ----Dr. Martin Luther King Jr. ----

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e The Hobbit
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Postime
    211
    Jam shume dakord me nje mendim qe u dha me lart, se rrenja e gjithe te keqijave eshte paraja dhe lakmia per te. Por nese e shohim ne nje dimensin tjeter verejme se e keqja, mbizoteron edhe ne rastet me te thjeshta te jetes.
    Perderisa tek njeriu egzistojne keto dy tendenca te kunderta midis tyre, (dhe kush prej nesh tani nuk do te zgjidhte te miren), atehere kjo na ben te mendojme se e keqja e ka diku tjeter origjinen.
    Perderisa ne si njerez e duam dhe e cmojme te miren, atehere nje "force tjeter" qe shpesh here kunder deshirave tona na sundon per te bere te keqen.
    Nje shembull i thjeshte:"Nese na veme perpara nje shporte me molle te mira dh te kalbura se bashku, ne ke do te zgjidhnim? Sigurisht te miren. Atehere nese ne disa raste ne zgjedhim te keqen (dhe duke e ditur), kjo duket se eshte jashte deshirave tona (shpesh here), pra ndoshta eshte nje force tjeter qe na detyron te bejme ate qe ne nuk duam...
    Give light and the darkness will disappear of itself.
    Erasmus (d. 1536)

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-08-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    16
    Duke lexuar gjithe pergjigjet tuaja me lindi nje ide qe ndoshta na ndihmon.
    Te gjitha keto qe thate jane te verteta dhe pa dyshim keni te drejte por... sikur temen ta kapnim pak me shume personalisht....
    Shpeshhere eshte me lehte te vendosim te tjeret ne mikroskop dhe ti analizojme, por nuk vlen e njejta gje per veten tone.
    Do te doja pra te flisnim (aq sa eshte e mundur) hapur, per te keqen brenda nesh. Te gjithe ndeshemi me nje natyre te tille qe ndryshon nga rregullat morale dhe shoqerore qe ne vete kemi vendosur.

    p.s. per mesuesin, kam te njejtin mendim me saren


    vazhdojme......

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e mesues
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    113
    Edhe une do te doja te jepja nje pergjigje ne lidhje me kete pyetje , por te them te drejten nuk besoj se jam ne gjendje ti pershtatem menyres se si diskutohet ketu.

    Keshtu po ju le ne kerkim duke ju bere te fala te gjitheve.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anëtarësuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    E mira dhe e keqja

    Jam shume i gezuar qe diskutantet ketu nuk po i shmangen problemit.

    Cfare eshte e mire dhe cfare eshte e keqe, kjo eshte ceshtja.

    Sipas mendimit tim, po qe se arrihet te krijohet nje perkufizim i gjithepranuar mbi te miren dhe te keqen atehere do jete me e lehte per te shkuar tek rrenja e se keqes

    Pra a eshte e mundur qe te jepet nje perkufizim i gjithepranuar mbi te miren.

    A ekziston nje perkufizim universal mbi te miren.

    Nese po cili eshte ai.

  7. #27
    It's not enough to speak.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Percaktohet ne fillim pozicioni nga flitet. Thene ndryshe: sistemi i referimit eshte percaktues i konceptit "i mire" apo " i keq".
    Nuk ka njerez te mire dhe te keqinj, ka njerez qe na pelqejne ose jo. Asnje vdekatar s'eshte ne gjendje te gjykoje shkallen e ligesise apo miresise , persa kohe qe vete eshte i paimunizuar nga e keqja.
    Persa i takon ceshtjes se perse njeriu zgjedh me lehte te keqen sesa te miren, kjo ndodh ngaqe Vesi eshte i Lindur, Virtyti eshte i Edukuar.

    Nejse, mendimet e mia keto......
    Kur nisi lufta isha i vogël
    dhe nepër tym diçka mbaj mend.
    Fill mbas çdo lufte, bëhej si gogël
    Atdheu im! Ja kjo më çmend!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e huggos
    Anëtarësuar
    02-08-2002
    Vendndodhja
    Hell-As
    Postime
    869

    DJALOSHIT

    Nese behet fjale per te keqen, une do te doja te shihnim me mire tek te tjeret, sepse jam i sigurte secili prej nesh eshte njeriu me i mire mu ne bote...

    pershendetje...

  9. #29
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Ku e ka burimin e keqja?

    Po mendoja pak per kete pyetje dhe cuditerisht ne mendje me erdhi thenia e nje plaku andej nga anet e mia. Ky plaku kish shume femije dhe tek ta shikonte "te miren" dhe kenaqesine e vetme te jetes se tij. Duke qene se jeta ne ato kohe qe mizerje (jo se tani eshte me e mire) ai femijet i kish si univers e si Perendi tek te cilet gjente clodhjen dhe paqen shpirterore.

    Mirepo femijet u riten u bene burra e gra, u martuan, krijuan familjet e tyre dhe harruan babe e nene. Plakut ju shkaterrua universi dhe i iku besimi pasi ishin ata femije pasuria e tij e vetme ne ate bote. Kur njeri prej bashkemoshatareve te vet po i qante hallin se nuk e degjonin djemte, ai ia ktheu: "Ah more, po tu rriten femija, u *pordh* shtepia!".

    Ashtu si plaku, perpara se te kuptosh se nga te vjen e keqja duhet te mundohesh te shohesh te miren ne kete bote. Bota eshte e mbuluar nga e keqja pikerisht qe ti beje kontrast nje akti te mire.

    Nese do te merrnim si te vertete se mekati lindi me kafshimin e molles nga Adami, atehere i bie qe e keqja te kete lindur atehere kur njeriu vendosi te behet Zot. Te jesh Zot do te thote te sundosh dhe me sundimin vjen pushteti edhe skllaveria.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    23-07-2002
    Vendndodhja
    Vaqarr plako
    Postime
    133
    Albo,shume bukur,me pelqeu mendimi jot.Do thoja se nuk ka se c'shpjegim tjeter te jete e keqja pervec xhelozize,e cila ekzisotn tek cdo njeri ne masa te ndryshme.Kur te gezohemi dhe te mesohemi te gezohemi per suksesin e te tjereve dhe ti shohim te ngrihen lart,atehere do filloje te pakesohet e keqja.Duhet shume pune por e mira mund ta mposhte ate,duhet te gjithe te jemi ne nje mendje.
    I"M A PLAYA!

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dinamo "E Madhe"
    Nga Qerim në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 313
    Postimi i Fundit: 20-01-2012, 17:47
  2. Fondacioni "E Ardhmja"
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 06-12-2007, 06:51
  3. "Comedian Stephen Colbert..."E vlen me e shiqu!
    Nga nosselgae në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-02-2007, 11:52
  4. Kreu i NATOs: "E kaluara nuk kthehet më në Kosovë!"
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-08-2003, 10:40
  5. "E Bukura dhe e Shëmtuara" flet piktori Ndini Bardhi
    Nga katana në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2002, 17:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •