Bien akuzat pėr kuksianin

Angli, Bashkim Driaj akuzohej pėr grabitje



Nga Londra Muhamed Veliu


ANGLI

Njė juri angleze ka shpallur tė pafajshėm njė emigrant shqiptar qė
akuzohej pėr grabitjen e rrogave tė punėtorėve nė njė kompani
ndėrtimi nė Londėr. Bashkim Driaj nga Kukėsi akuzohej se nė
bashkėpunim me dy persona tė tjerė, tė cilėt i shpėtuan kapjes nga
policia, mė 9 korrik tė 2004 ndėrmorėn grabitjen e 3 mijė e 760
stėrlinave dhe dy ēeqeve. Sipas prokurorisė angleze, grupi i
personave nga Europa Lindore pėrdorėn dhunė ndaj ndarėsit tė
rrogave. Nė pamundėsi pėr tė kapur autorėt pas grabitjes, policia
rrethoi vendin ku kishte ndodhur ngjarja. Nga kėqyrja e vendit
ekspertėt e kriminalistikės arritėn tė grumbullojnė si prova
materiale vetėm disa bishta cigaresh, tė cilat u dėrguan nė
laborator pėr tė nxjerrė kampione ADN-je. Nė fakt, kjo metodė e
sofistikuar, e cila ka gozhduar kriminelė tė rrezikshėm anglezė, ka
rezultuar efikase dhe e suksesshme pėr policinė nė zgjidhjen e kėtij
krimi. Ata disa ditė mė vonė kanė bėrė arrestimin e shqiptarit, pasi
ka rezultuar se ADN-ja e cigares i pėrkiste atij. Grupi hetimor nuk
ka ngurruar tė ngrejė akuzėn ndaj emigrantit shqiptar pėr grabitje.


Procesi

Pėr katėr ditė me radhė gjykata e Snaresbrook, nė lindje tė Londrės,
ka dėgjuar dėshmitė e policėve qė janė marrė me investigimin e
ngjarjes. Por dėshmitari kryesor nė proces, ndarėsi i pagave, nuk ka
drejtuar gishtin nga i akuzuari Driaj, pėr ta cilėsuar atė si
grabitėsin e tij. Po ashtu, gjykatės iu tregua se dėshmitari kryesor
gjatė njė parade identifikimi nuk e kishte zgjedhur shqiptarin si
njė nga tre grabitėsit. Kjo ka qenė kthesa vendimtare nė proces pėr
lirimin e shqiptarit. Nė ditėn e katėr tė procesit jurisė i ėshtė
dashur mė pak se 40 minuta pėr tė arritur nė konkluzionin se
shqiptari me origjinė nga Kukėsi, Bashkim Driaj, nuk mund tė dėnohej
vetėm nga ADN-ja e bishtave tė cigareve. Ata ia kanė komunikuar
vendimin e marrė unanimisht gjykatėsit, duke bėrė kėshtu lirimin e
shqiptarit.


Gjykatėsi: Pėrkthyesja ndihmoi shumė nė proces

Nė fund tė procesit, gjykatėsi i ēėshtjes D.Whitaker ka falėnderuar
pėrkthyesen Orsida Gjebrea pėr punėn e saj tė shpejtė, duke u
shprehur se asnjėherė gjatė karierės sė tij kur ka gjykuar persona
joanglezė, nuk ka parė njė pėrkthyese aq tė aftė. "Mendoj se
aftėsitė e tua nė pėrkthimin e kėsaj ēėshtjeje ndihmuan qė ky proces
gjyqėsor tė mbarojė kaq shpejt. Sikurse unė, edhe prokurori i
ēėshtjes me palėn mbrojtėse tė jemi mirėnjohės", ėshtė shprehur ai.






White_Angel