
Postuar mė parė nga
ArberXYZ
Tmerri nė shkretėtirė
90 vjet mė parė, mė 24 prill 1915 Lėvizja e Xhonturqve nė Perandorinė e atėhershme Osmane filloi me dėnimin, masakrimin dhe asgjėsimin e popullsisė armene tė Anadollit. Krimet e llahtarshme vazhduan deri nė vitin 1917. Historianėt seriozė janė dakord se nė aksionet e pėrgjakshme tė xhonturqve u vranė mes 800 mijė deri 1.4 milionė armenė. Po ashtu shkencėtarėt e shohin kasaphanėn osmane kundėr armenėve si pararendėse tė gjenocidit tė nazistėve kundėr hebrejve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
Armenėt janė njė popull i lashtė kristian, tė cilėt janė sunduar nga romakėt, turqit dhe rusėt. Nė jug tė Turqisė ata kanė jetuar me shekuj. Njė pjesė e kėtij vendi tė vogėl tani ėshtė Republikė e pavarur, pasi ka fituar pavarėsinė menjėherė pas shkatėrrimit tė Bashkimit Sovjetik. Nė vitet e fundit tė Perandorisė Osmane, mbi 2,5 milionė armenė jetonin kryesisht nė pjesėn jugore tė Turqisė sė sotme. Aktualisht nė Turqi jetojnė rreth 65 mijė armenė. Pėrndjekja e armenėve pat filluar nga lėvizja e xhonturqve. Me shpėrthimin e Luftės sė Parė Botėrore, terrori u ashpėrsua. Xhonturqit, tė cilėt morėn pushtetin nė vitin 1908, ndiqnin njė politikė nacionaliste dhe akuzonin armenėt e krishterė si bashkėpunėtorė tė rusėve, gjė qė ishte njė shpifje. Nė vitet 1915 dhe 1916 rreth 1.8 milionė armenė u deportuan nė drejtim tė Sirisė dhe Irakut. Pjesa mė e madhe e tyre u vranė e u masakruan gjatė rrugės. Turqia edhe sot e kėsaj dite e minimizon gjenocidin, duke theksuar se vetėm 200 mijė armenė kanė humbur jetėn si pasojė e sėmundjeve dhe masakrave tė ndėrsjella. Ndėrkohė, shumė parlamente tė vendeve evropiane i kanė kualifikuar krimet osmane si gjenocid. Njė pjesė e madhe e armenėve gjetėn strehė nė perandorinė ruse, nė Siri dhe nė diasporė. Sot diaspora armene ėshtė njėra ndėr mė aktivet nė botė dhe vazhdimisht ushtron presion kundėr qeverive perėndimore, qė nga Turqia tė kėrkojė ballafaqimin me kėtė kapitull tė errėt tė historisė.
Kampe shtegtare
Krimet osmane nė fillim tė shekullit 20-tė kundėr armenėve kishin tronditur Evropėn. Nė romanin e famshėm “40 ditėt e Musa Dagut” shkrimtari hebre Franz Ėerfel i ka ngritur njė pėrmendore vuajtjeve tė kėtij populli. Ėerfel, i cili kishte udhėtuar nėpėr vendbanimet e armenėve, shkruan se atje kishte gjetur parajsėn, e cila nga osmanėt ishte shndėrruar nė ferr. “Ne jemi njė popull i mjerė”, thotė njėri prej personazheve tė romanit. Fjala ėshtė pėr 5000 armenė tė vendosur si barrikadė nė kodrėn e Musa Dagut, tė cilėt pėrpiqeshin t’i shpėtonin deportimit nga osmanėt. Libri i Ėerfel ėshtė rrėfim letrar, por ai i afrohet realitetit tė asaj kohe. Dy muaj pas botimit nė Gjermani, vepra ishte ndaluar nė vitin 1933 nga nazistėt. Kjo nuk ishte habi, sepse Ėerfel shkruante nė jug tė Perandorisė, gjithnjė e mė tė vogėl, Osmane, ku kishte parė kampe shtegtare tė shfarosjes.
Krijoni Kontakt