Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Skandal Ne Ushtrine Shqiptare!!

    Ushtari i xhenios vret pas grindjes 17-vjeēarin


    --------------------------------------------------------------------------------

    Gerti Xhaja


    TIRANE

    Ka mjaftuar njė fjalė goje qė ushtari i Batalionit tė Xhenios sė Ushtrisė nė Babrru tė hapte zjarr me breshėri nė drejtim tė njė grupi fėmijėsh e adoleshentėsh duke bėrė njė masakėr tė vėrtetė. Afrim Versuli 17 vjeē, ka gjetur vdekjen e menjėhershme kurse Dashamir Gjoni, 18 vjeē ėshtė plagosur. "Ti je njė ēerr!", ishte fyerja qė rekruti kavajas Naim Avdia, nuk e ka duruar duke qėlluar pa asnjė hezitim nė drejtim tė 5 adoleshentėve qė ndodheshin nė njė fushė disa metra jashtė murit rrethues tė repartit. Madje ai ka pritur i qetė mbėrritjen e eprorėve dhe ushtarėve tė tjerė, tė cilėve u ka dorėzuar armėn. Policia kriminale e Komisariatit numėr 3 dhe policia Ushtarake kanė vijuar mė pas me hetimet dhe procedurat e arrestimit tė rekrutit. Megjithėse fati ėshtė treguar zemėrgjerė me tre tė tjerėt, qė u kanė shpėtuar paq breshėrive, duket se pėr ta do tė nevojitet shumė kohė qė tė marrin veten. Pėr tė plagosurin shpėtimtarja ka qenė njė pemė, e cila e ka fshehur pėr sė miri trupin e tij, ndėrsa plumbat e kanė zėnė nė duart qė ai i kishte tė zbuluara. Fill pasi ka lėnė spitalin, Dashamir Gjoni ka rrėfyer pėr Gazetėn tmerrin e pėrjetuar kur ėshtė gjendur nėn breshėrinė e plumbave.

    Ku ishit kur ndodhi ngjarja?
    Ishim mbledhur te fusha afėr repartit ku luajmė zakonisht me top. Isha unė, Afrimi, vėllai i tij, Jetmiri dhe tre ēuna tė tjerė. Shkojmė gjithmonė pėr tė mbledhur hekurishte nė repart, por aty pamė qė ushtar ishte njė tip qė nuk na ka lėnė herė tė tjera dhe nuk u afruam. Ai bėnte shėrbimin pėrballė nesh dhe e thirri Afrimin. Dėgjova t'i bėrtiste, por Afrimi nuk qėndroi shumė. Ai i tha "ti je njė ēerr" dhe bėri tė largohej. Nė kėtė moment ushtari drejtoi armėn dhe qėlloi.

    A dėgjuat se ēfarė tha ushtari?
    Nuk mora vesh gjė se ata qėndruan shumė pak. Pastaj ai drejtoi armėn dhe pa thėnė asnjė fjalė qėlloi nė fillim drejt Afrimit dhe pastaj nga ne. Unė u fsheha pas njė peme qė kisha afėr. I dėgjoja plumbat tė mė kalonin dhe dy prej tyre mė morėn nė dorėn qė kisha jashtė dhe mbahesha nga pema, ndėrsa tė tjerėt mė kaluan ngjitur me trupin.

    A kishit dijeni pėr ndonjė grindje mes Afrimit dhe ushtarit?
    Afrimi ishte shoku im mė i ngushtė dhe po tė kishte ndonjė gjė do ma kishte thėnė. Pastaj neve rrinim bashkė gjithė kohėn dhe nuk e kam parė tė zihej. Me ushtarėt kemi shumė muhabet, i takojmė gjithnjė. Atje ka mbeturina hekurishtesh tė vjetra, qė janė tė hedhura dhe shpesh u kėrkojmė leje tė marrim ndonjė nga ato pėr t'i shitur. Nuk kemi patur ndonjėherė probleme me ta. Madje i qerasnim edhe kur dilnin jashtė repartit.

    Kush ju ndihmoi pas ngjarjes?
    Disa banorė mė panė me duart e gjakosura dhe mė ēuan nė spital. Nuk vura re se ēfarė ndodhi pas tė shtėnave. Pashė Jetmnirin dhe tė tjerėt qė ishin hedhur nė pėrrua dhe nė njė moment lėshova pemėn dhe u sula drejt tyre. Pasi kamė kaluar nė anėn tjetėr tė lumit kam kėrkuar ndihmė te personi i parė qė pashė nė rrugė. Pastaj mė morėn dhe mė ēuan nė spital. Mė thanė qė nė spital po vinte dhe Afrimi, por unė nuk e pashė. Mė vonė mėsova se ai kishte vdekur. Nuk mė besohet se nė mėngjes ishim bashkė, kurse tani ai iku pėrgjithmonė…


    Rrėfimi i Jetmirit, vėllait tė viktimės, dėshmitar i ngjarjes

    "Ishim te fusha pėr tė luajtur futboll"

    13-vjeēari ka mbetur i vetmi mashkull nė shtėpi
    Eshtė vetėm 13 vjeē, dhe jep pamjen e njė tė rrituri tė cilit tashmė i ka mbetur barra e tė qėnurit shtylla e shtėpisė. Megjithėse kanė kaluar vetėm pak orė nga ēasti kur pa breshėritė e automatikut tė derdheshin mbi trupin e tė vėllait, Jetmiri, me njė vetėkontroll qė do ta kishin zili mė tė mėdhenjtė, mundohet t'i jepte sadopak zemėr tė ėmės. Nė ndonjė ēast lotėt e tradhėtojnė, por ai tregohet i kujdesshėm qė tė mos e shohin kėshtu mamaja dhe dy motrat. Jetmiri i takon tė gjithė qė vijnė nė shtėpi dhe u shpjegon atyre ngjarjen e tmerrshme qė e ka pėrjetuar vetė. Njė skenė qė ndoshta nuk ka pėr ta harruar. Ndėrsa familjarėt i rrinė pranė dhe duken tepėr tė shqetėsuar pėr pasojat qė ngjarja mund tė ketė nė rritjen e tij. Ja rrėfimi i Jetmirit pėr Gazetėn.

    A mund tė tregosh atė qė ka ndodhur?
    Ishim te fusha, pėr tė luajtur top. Ai ushtari, donte tė na pėrzinte. Nė kėtė moment Afrimi i'a ktheu duke i thėnė se ishim jashtė repartit dhe mund tė luanim. Por ai nuk priti mė dhe qėlloi.
    Ti i dėgjove tė ziheshin?
    Nuk ishte zėnkė. Afrimi i tha: Ik ore andej, se nuk kam punė ty. Kurse ai na shau dhe na qėlloi pėr tė na vrarė. Unė u hodha me vrap nga lumi dhe ika bashkė me tė tjerėt. Veē, Afrimit qė mbeti atje…

  2. #2
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    PROKURORIA/ Pėrfundimi pas hetimit tė vrasjes sė adoleshentit 16-vjeēar

    "Ushtari qėlloi brenda rrethimit"
    "Hapi zjarr pasi shkėmbyen sharje e replika"


    --------------------------------------------------------------------------------

    Gazmend Janku


    TIRANE

    Adoleshenti 16-vjeēar Afrim Versuli, qė mbeti i vdekur dhe shoku i tij qė u plagos, Dashamir Gjoni, janė qėlluar nga ushtari roje i repartit ushtarak tė xhenios brenda rrethimit tė zonės ushtarake. Nė kėtė konkluzion paraprak kanė arritur hetuesit dhe ekspertė tė policisė, qė shkuan menjėherė nė vendngjarje. Nga kėqyrja e vendngjarjes, si dhe nga dėshmitė e para tė marra atje, burime pranė organit tė akuzės janė shprehur pėr Gazetėn se viktima dhe shoku i tij i plagosur nė momentin qė ėshtė hapur zjarr kanė qenė brenda ambienteve tė repartit ushtarak, duke kundėrshtuar thirrjet e ushtarit tė rojes pėr t'u larguar.

    Versioni
    Sipas burimeve policore dhe atyre tė prokurorisė, viktima Afrim Versuli futej nė ambientet e repartit ushtarak tė xhenios dhe mblidhte hekurishte. Njė natė para ngjarjes tragjike ushtari Naim Avdia e kishte paralajmėruar viktimėn qė tė mos futej mė nė ambientet e repartit. Por paraditen e djeshme 16-vjeēari sė bashku me shokun e tij kishte tentuar tė kryente ritualin e tij, kur ushtari i rojes, Avdia, i kishte bėrė sėrish thirrje pėr t'u kthyer. Nė kėtė moment, gjithnjė sipas burimeve tė lartpėrmendura, midis viktimės dhe ushtarit janė shkėmbyer replika kundėrshtuese, qė mė pas kaluan edhe nė sharje dhe ofendime. Kaq ka mjaftuar qė ushtari i xhenios tė humbė logjikėn dhe tė drejtojė armėn e tij automatike ndaj adoleshentėve, duke zbrazur dhjetėra plumba mbi ta.

    Hetimi
    Pas kryerjeve tė veprimeve tė para hetimore nė vendngjarje, ushtari 19-vjeēar Naim Avdia ėshtė arrestuar me urdhėr tė Prokurorisė Ushtarake, e cila pritet tė vazhdojė mė tej hetimet. Sipas burimeve pranė kėtij seksioni, ushtari ka deklaruar se u kishte qėlluar dy djemve pasi kishin hyrė nė ambientet e repartit ushtarak. Ndėrkaq, tė njėjtat burime janė shprehur se motivi qė ka deklaruar ushtari nuk mund tė justifikojė veprimin e kryer nga ai. Duke pasur paraysh edhe rrethanat dhe kohėn kur ndodhi ngjarja, hetuesit ushtarakė janė shprehur se pėrdorimi i armės ndaj adoleshentėve ka qenė fare i panevojshėm, pasi nė tė tilla raste pėrveē thirrjeve verbale, ushtarėt e rojes instruktohen qė gjatė ditės mund tė paralajmėrojnė me armė duke qėlluar vetėm nė ajėr.


    Kėrkesa e familjarėve pas ngjarjes

    "Shteti tė paguajė tė paktėn varrimin"
    Ushtria duhet tė ketė tė paktėn detyrimin moral pėr tė marrė pėrsipėr shpenzimet e ceremonisė sė varrimit". Kėshtu u shpreh pėr Gazetėn, Nderim Kaceli, kushėri i parė i viktimės. Nė fakt, familja e ardhur nga 14 vjet mė parė fshatrat e Matit ndodhet nė gjendje tė vėshtirė ekonomike dhe humbja e djalit tė madh e vėshtirėson edhe mė shumė kėtė gjendje. Mungesa tė atit e ka bėrė edhe mė tė vėshtirė situatėn nė familje. Janė tė afėrmit ata, tė cilėt organizonin ēdo gjė, qė ceremonia e varrimit tė shkonte sipas riteve dhe zakonave tė zonės sė tyre. Sipas tij, adoleshenti ėshtė vrarė pa ndonjė shkak serioz, dhe i pėrket drejtėsisė qė tė dėnojė fajtorin. "I kemi respektuar tė gjithė ushtarėt, ata vijnė shpesh dhe kėrkojnė ujė nga ēezmat tona. Na vjen keq se janė pa njeri kėtu e ndonjėherė u kemi dhėnė dhe pėr tė ngrėnė, prandaj nuk e meritonim njė gjė tė tillė", pėrfundon Nderimi duke kėrkuar tė mos flasė mė tepėr.

  3. #3
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Ushtari nuk ka vepruar drejte, por te te shaje ai kalamani, nga nona, ketu nuk durohet mo. Vije veten ne poziten e ushtarit. Ca kalamaj jane futur brenda rrepartit, qe eshte gje e ndaluar, ushtari iu thote qe te dalin jashte, ata jo vetem qe nuk pranojne por fillojne edhe ta shajne nga nena. Ne kete moment (si cdokush besoj), ushtari humbet vetkontrollin dhe shtien ne drejtim te tyre. Me thon te drejten, edhe nuk duroj te me shajne ca picirruke nga gjeja me e shtrejte, nena.

    Kush e ka fajin?

    E kush tjeter pervecse, edukates familjare.

Tema tė Ngjashme

  1. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •