Ok, le të përpiqem ta kap fillin aty ku e lashë më sipër. Unë them që ne mund të vendosim të mos jetojmë për dikë por jo për të jetuar për këtë dikë. Psh, rastet e vetëvrasjeve tragjike në emër të dashurisë, në emër të ideali apo të atdheut apo të një besimi fetar.
Të jetosh për dikë, kjo do të thotë të dalësh jashtë thelbit të qenies tënde që është marrja përsipër e lirisë tënde e cila është e patjetërsueshme dhe së cilës nuk mundemi për t'i ikur, në mos nga akti i vetëvrasjes i cili nuk na shpëton nga kjo liri sepse ne kemi asgjësuar dhe vetë subjektin që mbart këtë liri. Të jetosh për dikë do të thotë të jesh i robëruar, i sunduar nga ky dikush. Ne mundemi fare mirë ta vëmë veten tonë në këtë pozicion pasiqë me këtë mendojmë se po bëjmë një akt vetëmohimi kundrejt këtij dikujt. Por e vërteta është që të jetosh për dikë mund të përkthehet në mënyrë pozitive duke qenë krejt i përgjegjshëm kundrejt tij, dmth duke qenë krejt i vetëdijshëm mbi mundësitë e zgjedhjeve tona, pra duke marrë përsipër par excellence lirinë tonë. Vetëm aty ku liri zgjedhjeje, vetëm aty ka përkushtim ndaj dikujt, vetëm aty ka vetëmohim. Aty ku nuk ka liri zgjedhje, aty ka dorëzim ndaj diçkaje apo dikujt duke hequr dorë nga përgjegjësia.
Krijoni Kontakt