Ja dicka e pergatitur per Zhan Zhak Rusone. Shpresoj te ju pelqej leximi ne vijim.
Rusoi: Njė romantik nė evropėn e arsyes
Rusoi e zhvilloi karierėn e tij gjatė iluminizmit franēez, nė epokėm e arsyes, e cila ne Francėn e shekullit tė tetėmbėdhjetė dominohej nga Volteri (1694-1778), Monteskie (1689-1755), Didero (1713-1784), Kadorcet (1730-1794), Holbah dhe tė tjerė, tė cilėt njiheshin si filozofėt e asaj kohe.
Kėta burra ishin zėrat disidentė tė kohės, tė cilėt ndryshuan mėnyrat tradicionale tė mendimit pėr fenė, qeverinė dhe moralin. Duke besuar se arsyetimi njerėzor ėshtė drejtuesi mė i sigurt i fatit tė njeriut, ata theksonin se, arsyetimi ėshtė pėr filozofinė, ndėrkohė qė lutjet janė pėr tė krishterėt.
Kjo ėshtė tema e Enciklopedisė (1751-1780) sė shquar tė Dideroit dhe Dalamberit, e cila pėrmbante idetė mė thelbėsore tė filozofėve, dhe qė nė vitin 1780 arriti nė 35 volume.
Pikėrisht nė kėtė klimė tė gjallė intelektuale, Rusoi hyri me njė autoritet tė pabesueshėm.
Me gjithė arsimimin e pakėt formal, qė kishte marrė, ai paraqiti njė sere idesh rreth natyrės njerėzore me njė force tė tillė, saqė mendimi I tij, sė fundi, mbizotėroi mbi mendimet mė mbresėlėnėse tė kohės.
Zhan Zhak Ruso lindi nė Gjenevė, mė 1712. E ėma I vdiq pak ditė pas lindjes sė tij dhe I ati, njė arėbėrės, e la atė nė moshėn dhjetėvjeēare nėn kujdesin e tezes, e cila dhe e rriti. Mbas qėndrimit dy vjet nė konvikt, pėr tė cilėn thoshte ai mė pas, nė veprėn e tij Rrėfimet- Mė mėsuan atje tė gjitha mbeturinat e panevojshme qė ka fituar emir arsim, atė e tėrhoqi pėrsėri tezja e tij dhe kėshtu nė moshėn 12 vjeēarte, arsimimit tė tij formal I erdhi fundi. Mbasi punoi njė kohė tė shkurtėr si ēirak nė gdhendjen e orėve, ai e la Gjenevėn dhe shėtiti nga njėri vend nė tjetrin, duke takuar njerėz tė ndryshėm, tė cilėt e ndihmuan atė, qė tė jetonte dhe e drejtuan tek disa bemires tė fuqishėm.
Gjatė kėsaj kohe ai lexoi libra dhe zhvilloi aftėsi tjera nė muzikė. Mė pas ai filloi endjet nėpėr Francė, ku u gjend nėn kujdesin e njė gruaje fisnike, Mme. De Warrens, e cila ngulmoi nė arsimimin e tij tė mėtejshėm dhe u pėrpoq t`I gjente njė punė.
Puna e tij mė e qėndrueshme ishte kopjimi i notave muzikore, megjithėse njė farė kohe ai punoi si tutor i fėmijėve tė M. De Mably, i cili ishte kryetar i Lionit. Mė vonė u bė sekretar i ambasadorit francez nė Venecia. Ai ishte njė fėmijė i shkėlqyer, i cili mėsoi shumė herėt tė lexonte. Nė moshėn dymbėdhjetė vjeēare, Rusoi lexoi njė pjesė nga veprat e klasikėve si Platon, Virgil, Horac, Montaine, Paskal dhe Volter, tė cilėt, me larminė e ideve tė tyre, ndikuan fuqishėm nė imagjinatėn e tij.
Nga Lioni ai shkoi nė Paris, i pajisur me njė sėrė letrash prezantuese nga familja Mably, ku ai punoi.
Kjo e ndihmoi atė qė tė takonte disa nga njerėzit mė tė shquar tė kryeqytetit tė Europės. Kėtu ai mbeti i mahnitur nga kontrasti i fisnikėve tė pasur me artizanat e djersitur, nga madhėesia e katedraleve, me idetė heretike tė Volterit, me hareme e sallone dhe skena tragjike tė lagjeve tė varfėra.
Megjithėse ai takoi shumė njerėz tė shquar, duke pėrfshirė dhe Dideron dhe filloi tė ngjiste me shpejtėsi shkallėt e shoqėrisė sė lartė franceze, brenda vetes ai ruajti, veēanėrisht me gratė, pasojat e vegjėlisė Mė 1746 ai krijoi njė lidhje tė gjatė me njė sherbetore tė paarsimuar, Therese Levasseur, me tė cilėn pėrfundimisht u martua mė 1768. Karriera letrare e Rusoit filloi me esenė e tij Debat pėr artet dhe shkencėn (1750), e cila ishte mė vone dhe fituese ēmimi.
Me njė forcė tė madhe emocionale, kėtu, ai kėmbėngul se morali ėshtė i korruptuar nga zėvendėsimi i besimit me shkencėn, nga ndjeshmėria artistike, nga imoralja nė letėrsi dhe nga vendosja e ndjenjave mbi logjikėn.
Kjo ese e bėri Rusoin menjėherė tė famshėm, gjė qė e ēoi Dideronė tė thoshte se ai kurrė nk kishte parė njė shembull tė tillė suksesi. Mė pas ai vazhdoi mė 1752, me operetėn Le Devin du Village, e cila u shfaq pėrpara mbretit dhe elitės sė tij dhe mė pas paraqiti komedinė Narcisi, tė luajtur nga komedia franceze.
Dy vepra tė rėndėsishme u shfaqėn mė 1755- Debat pėr origjinėn e pabarazisė ndėrmjet njerėzve dhe a ėshtė ajo e autorizuar nga ligji natyror? dhe sė dyti Njė debat pėr Ekonominė politike, e cila u botua nė Enciklopedi.
Mė 1761, Rusoi botoi njė histori dashurie, Juli ose Helioza e re, e cila u bė njė nga romanet mė tė shquara tė shekullit XVIII.
Libri i tij Emili, i botuar mė 1762, ofroi njė propozim tė guximshėm pėr njė arritje tė re nė arsim dhe gjithashtu pėrmbante njė pjesė provokative tek Rrėfimet e besimit tė Savoyard Vicarit, e cila ishte njė kritikė ndaj institucioneve fetare, tė cilat pėrkrahnin rėndėsinė e besimit pėr njerėzimin.
Nė tė njejtin vit ai publikoi veprėn e tij mė tė famshme, Kontrata Sociale, nė tė cilėn ai kėrkoi tė pėrshkruante kalimin nga primitivizmi nė shoqėritė civile dhe ti pėrgjigjej pyetjes pse ligjet e kėsaj shoqėrie, tė cilėt qeverisin njerėzit, janė legjitim.
Ditėt e fundit tė Rusoit ishin tė trishtueshme, pasi shėndeti i tij po keqėsohej, nė njė kohė kur ai vuante edhe nga njė paranojė e theksuar. Gjithashtu librat e tij u kritikuan disa herė si nga kisha ashtu edhe nga shtetit, dhe ata hapėn fjalėn se Rusoi duhej tė arrestohej dhe duhej te sillej nė burgun Concierge, nė Pallatin e Drejtėsisė. Kėshtu qė, ai u arratis dhe nė kėtė kohė pranoi ftesėn e David Hjumit pėr ti bėrė vizitė atij nė Angli ku kaloi gjashtė muaj. Ai u kthye nė Francė i bindur se armiqtė e tij kishin pushuar sė shpifuri pėr tė. Kur i treguan se Volteri kishte vdekur, ai tha:Jetėt tona ishin tė lidhura ngushtė me njėra tjetrėn. Unė nuk do tė jetoj shumė pas tij.
Rusoi vdiq nė moshėn 66 vjeēare, mė 1778.
Njė autobiografi e sinqertė dhe e detajuar e tij u botua pas vdekjes, bashkangjitur veprės sė tij Rrėfimet.
Pergatiti: Mirsad Asani
(Vazhdon)
Krijoni Kontakt