Vendoset çarçafi me 35 emra të serbëve të dyshuar për vrasjen e 750 shqiptarëve Kosovë
Çarçafi me 35 emra të serbëve për të cilët dyshohet se qëndrojnë prapa vrasjeve dhe rrëmbimeve të qytetarëve të Gjakovës, u vendos sot në një ndërtesë afër selisë së UNMIK-ut në Prishtinë.
Përfaqësueset e rganizatës “Thirrjet e Nënave” thanë se 35 serbët, emrat e të cilëve janë shënuar në çarçaf, qëndrojnë prapa vrasjeve të 750 banorëve të Gjakovës dhe rrëmbimit të 680 të tjerëve. Ferdeze Efendija nga kjo organizatë, tha se 6 vite më parë në Gjakovë kanë ndodhur vrasjet me të mëdha. Prandaj tha ajo pikërisht në këtë gjashtë-vjetor emrat e atyre që qëndrojnë prapa këtyre vrasjeve janë vendosur në çarçaf. Efendija, tha se drejtësia kë dështuar në këtë rast dhe përgjegjës për këtë dështim është UNMIK-u.” Aksioni për vendosjen e çarçafit me gjatësi 13 metra dhe gjerësi 3,6 metra është përkrahur nga Rrjeti i Aksionit për Kosovën (KAN). Edhe Agon Hamza aktivist i këtij rrjeti vlerësoi se UNMIK-u ka dështuar në kapjen e vrasësve të banorëve të Gjakovës. Edhe më herët KAN-i në bashkëpunim me banorët e fshatit Krushë, patën ndërmarrë aksion për vendosjen e çarçafit me emrat e atyre që dyshohen se kanë vrarë banorët e këtij fshati. Mirëpo, çarçafi ishte shqyer disa ditë më vonë. Për këtë veprim aktivistët e KAN-it patën akuzuar policinë.
RTK 07/05/2005 19:43:26
Krijoni Kontakt