Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584

    Dritero Agolli (Nese burreria do kishte pamje njerzore, do ti shembellente Driteroit)

    Meqenese herresira dhe injoranca jane bere te paturpeshme dhe kerkojne te sundojne kete vend eshte detyra jone te nxjerrim ne pah qirinjte e vertet te ketij vendi.

    Ne qoftese Burreria do kishte nje pamje njerzore, do kishte pamjen e Dritero Agollit
    Ne qoftese Burreria do kishte nje emer te dyte, emri i saj do ishte Dritero Agolli.
    Njeriu qe nuk justifikoi te kaluaren.

    Pak biografi.




    Dritėro Agolli lindi nė Menkulas tė Devollit Nė vitin 1931. Pasi mori mėsimet e para nė vendlindje, vazhdoi gjģmnazin e Gjirokastrės, njė shkollė me mjaft traditė. Studimet e larta pėr letėrsi i mbaroi nė Petėrburg. Ka punuar shumė kohė gazetar nė gazetėn e pėrditshme "Zėri i popullit", dhe pėr shumė vjet ka qenė Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė. Pėr tridhjetė vjet me radhėDritėro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare ėshtė mjaft e pasur nė gjini e lloje tė ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarė filmash etj. Ėshtė fitues i disa ēmimeve dhe i nderimeve tė tjera. Disa prej veprave mė tė rėndėsishme tė tij janė pėrkthyer nė Perėndim e nė Lindje. Dritėro Agolli hyri qė nė fillim nė letėrsinė shqiptare (vitet'60) si njė protagonist i saj, duke i ndryshuar pėrmasėn e sė ardhmes. Nė veprėn e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malėsori dhe fusharaku. Agolli i bė poeti i tokės dhe i dashurisė pėr tė, shkrimtari i filozofisė dhe i dhimbjes njerėzore. Vepra letrare e Dritėro Agollit krijoi traditėn e re tė letėrsisė shqiptare. Ajo na bėn tė ndihemi me dinjitet pėrballė botės sė madhe. Shkrimtar i madh i njė "gjuhe tė vogėl", ai ėshtė po aq i dashur prej lexuesve bashkėkombas, sa dhe nė metropolet e kulturės botėrore. Dritėro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitėn me ndonjė poetikė tė re, sido qė u diskutua mjaft edhe pėr rimėn dhe ritmin, pėr vargun e lirė dhe vargun e rregullt, pėr "rreptėsinė" e poezisė. Mė shumė pėrvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bėri qė tė ndryshohej rrėnjėsisht tradita e vjershėrimit shqip. Dritėro Agolli u shfaq nė letėrsi si njė autor me kėrkesa tė larta pėr poezinė. Ai synoi njė poezi mė tė pėrveēme, me mė shumė individualitet. Agolli krijoi poezinė e "un-it", pėrkundėr poezisė sė "ne-ve", qė shkruhej "pėr tė bashkuar masat".
    Agolli krijoi njė model tė ri vjershėrimi tė natyrshum dhe duke komunikuar me Epoka kėshtu qė, nė mjeshtėrinė letrare, gėrshetoi vlerat tradizionale tė poezisė me mėnyra tė reja tė shprehjes poetike. Thjeshtėsia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmėrisė janė shtyllat e forta ku mbėshtetet poezia e tij.
    Nė prozėn e tij Agolli solli risi lo vetėm nė strukturėn narrative, por dhe nė galerinė e personazheve tė veta.



    Krenar qe mu dha mundesia te shkruaj dy rreshta per ju,

    i madhi Dritero Agolli.


    Nese dashuria dhe krenaria per vendin tim do ishte nje keshtjell e ndertuar me gure, sigurisht qe qe ne themelet e saj do ishin guret e tu.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kujdes kur te nxjerresh qirijt o peshk ..se mo djegesh mbathjet..
    aman derman..

    nga te kemi tyjan mo peshk?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Titulli me talles per burrerine. E fundit qe pres per sado pak burreri(edhe pse dyshoj shume) nga Driteroi eshte autobiografia, qe me sa di eshte duke shkruar. Ja te shohim se sa ky lloj rrefimi i shpirtit agollian, do nxjerre te verteta qe do na cuditin per mire, apo per keq. Gjithsesi ky rrefim nuk ka per te qene bilete per hyrjen ne parajse.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  4. #4
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Njerez qe i kane bere veset..... viryte

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    kujdes kur te nxjerresh qirijt o peshk ..se mo djegesh mbathjet..
    aman derman..

    nga te kemi tyjan mo peshk?
    Ti je nje ves i keq.
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  5. #5
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Titulli me talles per burrerine. E fundit qe pres per sado pak burreri(edhe pse dyshoj shume) nga Driteroi eshte autobiografia, qe me sa di eshte duke shkruar. Ja te shohim se sa ky lloj rrefimi i shpirtit agollian, do nxjerre te verteta qe do na cuditin per mire, apo per keq. Gjithsesi ky rrefim nuk ka per te qene bilete per hyrjen ne parajse.
    Burreria eshte virtyt, prandaj, jo te gjithe e shohin, jo te gjithe e njohin!
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  6. #6
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Nga;Kadri Ujkaj,kritik letrar

    Dritėro Agolli-Korife i letrave shqipe, ndryshe

    Njėri nga poetėt mė njerėzorė tė kėsaj toke…

    *-Ese*-

    “ O,ti i fuqishёm,i kulturuar,i ngritur,nёnvizoje atё qё ёshtё jetёsore,qё ёshtё e . pёrjetshme,atё qё s’ndikon nё ndjenjёn e imtё,po nё ndjenjёn e vёrtetё njerёzore…”

    Anton Ēehov

    Meditimi pėr Dritėroin erdhi brenda meje nėn pushtetin e atyre vlerave sa humane,sa estetike tė pėrjetuara nga njohja sa reale, sa ireale e universit brilant agollian,si njё impresion brilant,apo si njė kėnaqėsi e llojit tė vet pėr njė lexues tė kualifikuar.

    Njohja ime Dritėroin,veprėn e tij, ka marrė jetė si lexues i kujdesshėm, sidomos i poezive tė tij lirike, tepėr tė kėndshme,gjithė patos patriotik,erotik, estetik dhe humanist,ku spikat dashuria e pafund e njė shpirti tė madh pėr njeriun,pėr natyrėn, pėr jetėn.

    Nė kėtė kontekst do tė kujtoja veēanarisht poezitė: “Malli i parė”,” Nėna ime”,”Qeni im i plakur”, “Vjersha e parė”,”Kėnga e tokės”,”Pleqėria”,”Mundja e Lekė Dukagjinit”deri tek poemat si:”Baballarėt”,“Poema e tė pagjumėve”,”Baladė e ashpėr”etj.kushtuar “baltės” nė kuptimin e asaj krijimtarie e cila merr spunto nga psiqika e popullit, ēka i shkojnė aq bukur njė poeti “liriku i tokės,demoni i fjalės”.

    Kujtoj, mes tjerash, botimin nė vitin 1974 tė poemės”Nėnė Shqipėri” me rastin e 30-Vjetorit tė Ēlirimit tė Atdheut, nė kuadrin e tė cilit poeti fitoi edhe Ēmimin I Kombėtar nė letėrsi. Parė edhe pas kaq vitesh botimi, apo anatemimesh, poema nė fjalė, me pak krasitje tė asaj pjese qė e kėrkonte “formati”, i reziston kohės

    Mė vonė njohja me Dritėroin ka vijuar disi historike kur kujtoj se mė 12 qershor 1991 ai do tė ishte njėri ndėr bashkėthemeluesit e PSSH*sė. Krejt interesant, nė kėtė ditė, qe reagimi i Dritėroit nė sensin e krijimit tė njė tė majteje moderne,si alternativė, njė ėndėrrim i brishtė pėr komunistėt ēlirimistė si: H.Xhelo, LL.Fundo, K.Boshnjakun etj, nė vitet “30*tė pėrballė grupimit tjetėr,bolshevikėve, brenda KONARE*sė si: K.Tashko, A.Kelmendi,S.Malėshova etj. tė hapur drejt stalinizmit,ndryshe shuarjes sė identitetit shqiptar tė vetė lėvizjes sonė komuniste .

    Nė vitet e pluralizmit kam patur rastin,si shkrimtar,tė vizitoj shtėpinė e Dritėroit nė qendėr tė Tiranės, po aq edhe atė nė plazhin e Durrėsit. Nė se nė te dy rastet pėrjetoje njė pamje sa klasike, sa moderne,ku nė gjithēka lexohej shije e hollė dhe kulturė,nė tė dytėn tė impresiononte ballkoni gjithė lule shumėngjyrshe nga shijohej deti Adriatik.

    Dritėroi flet shtruar,ngadalė,duke tė marrė me vehte.Sadija,shoqja e jetės,shkrimtare,e ndjek me njė kujdes dhe respekt tė llojit tė vet.Ata edhe nė heshtje komunikojnė… mrekullisht me njėri*tjetrin…Natyrisht nė kėto takime diskutonim rreth problemeve tė ndryshme si: Ē’mendonte poeti rreth zhvillimeve tona demokratike ? .

    A do tė ekzistonte shteti shqiptar pa fitoren e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare si pjesė e kolalicionit botėror progresist? Ra komunizmi,por a mund tė themi qė ra edhe “Jalta”? Mund tė pranohet se vėrtet Enver Hoxha e ka shitur Kosovėn?

    Do ta dėshironte Dritėroi njė Shqipėri Natyrore tė Bashkuar?Cili ėshtė koncepti i tij mbi disidencėn shqiptare,kur dihet qė poeti drejtoi pėr 27 vite LSHA? Si shpjegohet fakti qė nė kulmin e lulėzimit tė diktaturave kemi edhe lulėzim tė krijimtarisė artistike?

    Ēfarė mendonte Dritėroi mbi dukuri tė tilla si harresa e vlerave tona kulturore tė traditės,injorimi i tyre? Ē’ėshtė dashuria pėr poetin?Si i vlerėson ai konsideratat e kritikės

    evropiane pėr tė si “Gogoli shqiptar” referuar romanit “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo”? Po vlerėsimet ndaj mjaft krijuesve shqiptarė si: Kadare,Kongoli,Zhiti,Mustafaj

    etj.? Si i komenton poeti anatemime tė tilla si: ”shqiptarėt ende lexojnė Dritėroin dhe Kadarenė” tė revistės”Ars”nė Shkodėr etj.etj,? Ajo qė s’mund tė harrohet dot gjatė kėtyre

    bisedave krejt njerėzore ėshtė thjeshtėsia e tij emblematike,siē ėshtė pamja e tij deri nė pėrfeksion poetike…Si kritik letrar dhe gazetar televiziv kam patur rast tė takohem me jo pak personalitete nė tėrė atė hapėsirė qė thirret Shqipėri Natyrore nė bashkėbiseda tė lira, apo drejtpėrdrejt me publikun e gjėrė,por personalitet,madje akademik,qė tė jetė kaq i ēiltėr,aq vetvehtja si njeri i lirė,larg ēdo kompleksi ,deri nė madhėshti si Dritėroi nuk kam takuar.Kur e pyet lidhur me vlerėsime tė tilla si:”Uitmani”,”Shekspiri ”,”Kafka” apo “Gogoli” shqiptar tė kritikės perėndimore ndaj krijuesve shqiptarė,Dritėroi tė pėrgjigjet:

    ”Krahasimet jo me Kafkėn, Shekspirin, Homerin,Gogolin apo me Uitmanin etj.nuk janė tjetėr vetėm zakone tė kritikėve tė huaj,tė cilėt,sipas meje, i bėjnė pėr t’u bėrė qejfin shkrimtarėve tė vendeve tė vegjėl si yni.Kadri. Kėto i kam konsideruar gjithmonė si ana periferike e gjėrave,pa mohuar aspak faktin se letėrsia jonė e madhe,si e tillė, nuk ėshtė aspak mė e vogėl se ajo e huaj. Sikur, nga ana tjetėr,sado tė thuhet qė Dritėroi ka qenė komunist,pėrsėri atje ėshtė hiri im,kurse e vėrteta ėshtė libri im”

    Dritėroi gjithnjė ka ushqyer humanizmin ,kurrė konfliktualitetin. Si njė lirik i madh, krejt i ri shpirtėrisht, edhe pse mosha ka bėrė punėn e vet,Dritėroi ėshtė njė monument investimi pėr dashurinė. Pikėrisht nga njė“ballafaqim” brilant me tė gjatė njė interviste nė mjedisin e detit Adriatik, nė maj 2006, pėr TV*Koplikun mė ka lindur impresioni estetik: ”Hapėsira e poetit si hapėsirė e shpirtit”,

    ndryshe kthjelltėsia e shpirtit si kėshtjellė identiteti.

    Dritėroi nuk ka frikė nga vetvehtja,gjithėsesi tek ai shpaloset njeriu i lirė,tejet skeptik ndaj euforisė,madje aspak entuziast as dje me dogmėn komuniste,aq tė propaganduar, “Njeriu i ri *vepra mė e shkėlqyer e Partisė”:

    Ka njerėz qė pakėz pozitė tė kenė,

    E ngrysin ballin e fjalėt shtrėngojnė nė dhėmbė,

    Dhe janė tė lumtur kur shpirtin ta brejnė

    Dhe janė tė lumtur kur ndjenjat t’i shtypin me kėmbė!

    ( “Nėnė Shqipėri”,fq.83)

    Me koshiencёn estetike se “jo vetёm shoqёria ndikon mbi shkrimtarin,qoftё edhe nё diktatura,nё gjirin e tё cilave pёr hir tё sё vёrtetёs,siē shprehen studiuesit e shquar tё letёrsisё krahasuese evropiane R.Uellek dhe O.Ueren.gjen vehten edhe letersia e madhe, po aq edhe shkrimtari ndikon mbi shoqёrinё duke mos mbetur kurrё thjesht pasqyrues i saj.(“Teoria e letёrsisё”,fq.91),por me fjalёn e tij si kushtrim i shpirtit,pasuron vetёdijen civile tё kombit tё vet.Si njё rast brilant pёr kritikёn tonё letrare ёshtё vepra e Dritёroit krijues,sureal,shkrimtar i madh, i cili,duke u ngritur mbi kufizimet ideologjike tё kohёs sё vet, pёrvojё e njohur tek gjenitё e letёrsisё botёrore,do tё sfidonte Dritёroin real duke na dhuruar vepra dinjitoze si vlera serioze tё njё letёrsie tё madhe.

    Mjafton tё ndalemi,si njё lexim ndryshe,tek dy vepra aq tё njohura tё Dritёroit, siē janё:”Zhurmat e erёrave tё dikurshme”(mbi motivet e tё cilit, me skenar nga autori, kemi shijuar edhe filmin”Flutura nё kabinёn time”) si dhe “Shkёlqimi dhe rёmia e Shokut Zylo”pёr tё shijuar dhe ndjerё veprёn e Tij si njё parathёnie e dyzuar:
    “Zhurmat e erёrave tё dikurshme”,si profili i njё antene me zhurmues pёr kohёn, me karaktere letrar bosht tek tё cilёt lexohet sa njeriu real,sa ai sureal, shumё mё tepёr se sa si sfidues i zhurmave tё erёrave tё dikurshme si “-izma”,vёllimi mbi tё gjitha vimte si pёrjetues i zhurmёs dihotemike brenda karaktereve letrare si “tё pangjashёm” me tё tjerёt: “njeriun e mirё,apo njeriun e ri”qё “formohej” nё gjirin e “kolektivit revolucionar” i cili,jo rrallёherё,aq abuzivisht mbante peng,skёterroste jetёn private tё tjetrit.

    ”Heroi” i Agollit, me dualitetin e tij shpirtёror aristetolian:sa reali,i zakonshmi,apo normali,po aq ireali,i jashtёzakonshmi,apo” i krisuri”, kёrkon pa pyetur ē’thonё tё tjerёt ta braktisё “kolektivitetin”,si njё lloj “ngjashmёrie”mbytёse, duke synuar t’i shpёtojё statusit tё “masёs njerёzore” tё asfisksuar brenda vehtes. “Toma” i skenarit tё Agollit,me portretin e tij, tё braktisur sё jashtmi,me indiferencёn ndaj moralizimeve nga “jashtё”,me braktisjen e raportit intim me dispeēen e parkut tё automjeteve,kur ky intimitet po mirrte “frymё kolektivi” dёshmonte dёshtimin e plotё me “njeriun e ri”qё synonte tё formonte apo tё kaliste partia nё gjirin e kolektivit socialist.

    Personazhi kryesor i “zhurmave tё erёrave tё dikurshme” s’ёshtё tjetёr vetёm modeli i antiheroit, individualisti,i cili “suksesin kolektiv”e sheh vetёm si fillim tё jetёs me“sukses tё vetmuar”sipas motos individualiste:”Bota ekziston vetёm brenda meje…”

    Pёrballё boshit tё frikshёm tё qenies,si njё anomali qё po e pengon tё gjejё vetvehten,ai ngulmon gjithёsesi nё vlerёsimin dhe pranimin e gjithēkaje nga kjo optikё.

    Ai nuk shqetёsohet pёr derёn e prishur tё kamionit,si njё vёrejtje e shefit tё tij,faktikisht njёri nga shkaqet e aksidentimit tё Fluturёs(Margaritёs),sipas moralit tё njohur komunist kolektivist tё autokritikёs revolucionare,pёrkundrazi, kёtё shqetёsim brenda vehtes,personazhi kryesor i skenarit tё Dritёroit,e ndjen vetёm si mungesё dyshimi,si njё dozё e tepruar optimizmi, euforie apo entuziazmi idiot tek vetvehtja:

    ”Mos ia fut kot,ti nuk e di atё”i pёrgjigjet,me cinizёm,kur i fejuari i Fluturёs i shprehu mirёnjohjen pёr ndihmёn e dhёnё asaj duke e dёrguar nё spital.

    Sa i vjen keq qё humbi rastin e njё udhёtimi brilant me njё femёr,ndaj sё cilёs pёrjetonte tёrheqjen seksuale sё jashtmi,si dashuri estetike,po aq i vjen keq qё nuk arriti tё gjejё

    rrugёn drejt vetvehtes, si mungesё aftёsie e kapёrcimit tё saj.“Krenaria nuk ёshtё tjetёr vetёm njё budallallёk i njeriut me vetvehten”,- thoshte Konica.

    Personazhet e veprёs sё Dritёroit,pёrgjithёsisht,dёshmojnё pёr tabanin demokratik, aspak si slogan i thjeshtёsisё komuniste,ndryshe si diēka e kёrkuar,por si gjetje artistike,vlerat e sё cilёs si letёrsi e madhe,do tё thoshte Bjelinski,vinё gjithnjё nё proporcion tё drejtё me thjeshtёsinё brilante tё komunikimit me lexuesin e vet. Ato kurrёsesi s’ vinё nga atelia e heroit pozitiv,si moduli i njeriut tё ri, qё orientohej nga lart. Si i tillё vetё vёllimi nё fjalё,pёrgjithёsisht, nuk vinte nё jetё si njё botim enkas,ndryshe si sugjerim nga jashtё. . Pёrkundrazi, brenda thelbit estetiko-filozofik tё dyzuar tё personazheve tё tyre mishёrohet antiheroi,individualisti,sipas njё moduli sui generis qё integron brenda vehtes realen,tё pёrditshmen,rutinёn, me irealen,tё mistershmen,fantazmagoriken.

    Ndёrsa udhёton me mёsuesen e fshatit, “njё vajzё me gjunj aq tё bukur”,qё e mbёrthejnё shikimin e “heroit”tё Agollit,kur mund tё pritej njё bisedё e kёndshme,normale mes tyre si tё rinj-brenda njё kabine,”heroi” ofron tё paimagjinueshmen,absurden:

    Ndalon mes dёborёs kamionin, ngarkuar me lёndё pylli, dhe pranё xhamit tё kabinёs ku po e priste disi e tronditur Flutura,shfaqet i tjetёrsuar ,me ējerrjet,grithjet me thonj dhe ulurimёn e egёrsirёs.Kur pritej fryma e bisedёs sё lirё me” konisaren e dritёs”,brenda moralit kolektiv tё shqetёsimit revolucionar,antiHeroi agollian sjellё pёrvojёn e njё fёmije problematik qё deshi tё jetё kurrё ai qё duhej…,por ai qё ishte… .

    “Heroi” agollian, aspak modeli i heroit pozitiv tё Socrealizmit, na shpallet krejt ndryshe,disi konfuz,kokёkrisur,Rebel i llojit tё vet, thuajse nё tё gjitha tregimet e veta,Dritёroi vijon pёrvojёn e mё tё mirёve tё tregimit shqiptar tё viteve “30-tё. me Migjenin,Kutelin apo Koliqin,nё stilin e tregimeve tё Mopasanit,Ēehovit e Gorkit tё ri,shkollёn e krijimit tё tё cilёve Agolli,si student i diplomuar shkёlqyeshёm,e njohu shumё mirё gjatё studimeve qё kreu pёr filologji nё ish-Bashkimin Sovjetik,pranё Universitetit Shtetёror”Zhdanov”tё Sant- Petёrburgut(Leningradit).

    Jo rastёsisht,shkolla e artit e gjeniut rus tё tregimit,Anton Ēehov, do tё jetё edhe modeli i frymёzimit krijues pёr poetin dhe prozatorin e madh shqiptar.

    Kredoja artistike e tregimit”Zhurmat e erёrave tё dikurshme“apo objektiviteti,si standarti i njё letёrsie tё madhe,ndoshta ёshtё dёshmia mё e fuqishme e impresionit estetik apo e gjurmёs, prej tregimtarit gjeni, nё shkollёn e krijimit artistik tё Dritёroit tё ri,djaloshit 26 vjeēar,ndryshe shkrimtarit tё madh shqiptar nё tё ardhmen, gjeniu rus,Anton Ēehov,aq i admiruar botёrisht,me kredon e tij artistike:

    “O,ti i fuqishёm,i kulturuar,i ngritur,nёnvizoje atё qё ёshtё jetёsore,qё ёshtё e pёrjetshme,atё qё nuk ndikon nё ndjenjёn e imtё,po nё ndjenjёn e vёrtetё njerёzore”- , . Tё njёjtin profil personazhesh e takojmё edhe tek vёllimi tjetёr,nga mё tё bukurit e penёs sё Agollit,me titullin absurd ”Njerёz tё krisur”.Pёr cilindo qё njeh veprёn e Dritёroit

    karaktere tё tilla “tё krisura”,jashtё “standartit”socrealist, janё jo tё pakta nё “zejen” e tij prej poeti dhe prozatori krejt popullor.Si tё thuash ato pёrbёjnё stilin e tij, tё njё krijuesi

    rreptёsisht origjinal, ku harmonizohen mrekullisht realja me irealen,sikur koha universale me tё sotmen,aktualen.Dritёroi si profil ёshtё i papёrsёritshёm nё letёrsinё shqipe dhe saktёsisht vetvehtja nё pikёpamjen estetiko-filozofike tё pёrjetimit artistik.

    Edhe romani i tij ”Shkёlqimi dhe rёnia e shokut Zylo”njё vepёr madhore, me karakterin e saj kunderian,jo thjesht s’i lё gjё mangut substancёs estetiko-filozofiko tё

    romanit “Shakaja”,por me sensin tipik origjinal tё trajtimit sa realist,sa fantazmagorik,me njё vokal polifonik dhe plastikё qёndrimesh disarrafshesh duke infiltruar nё misterin e

    qenies,nё botёn e ndjesive tё jashtёzakonshme,si rifunksionalizim letrar i njё prototipi real,do tё ndizte, me shumё dinjitet, xhelozinё e autorit tё “Shakasё”.

    Shoku Zylo nuk ёshtё thjesht “mjerani-burokrat”i zyrave tona,dje,sot,pambarimisht…,por viktima mё tragjikomike qё krijoi vetё njerёzimi,si civilizim, me tejkalimin e masёs nё eksperimentimin e njё modeli tragjikomik si komunizmi. me prototipin e njeriut asket, si shakaja depersonalizuese,mё e dhimbshme,si viktima me konsekuenca tё pallogaritshme ekzistenciale,falё nxitjes artificiale tё pёrplasjes dihotimike brenda qenies..

    Duke ligjёruar njё viktimё-mekanizёm tё tillё,si Sistemi i Zylove,njerёzimi pёr ironi, kreu aventurёn mё tё madhe me vetvehten,do tё nёntekstonte Dritёroi.

    Zyloja i Dritёroit ofron mjeshtёrisht monumentin e tharjes “institucionale” tё vetё qenies,si sindroma me njё imunitet tё frymёzuar ekzistencial,ndryshe si dilema mё tragjikomike mes qenies dhe mosqenies,qё rrezikon tharjen tashmё pёrfundimtare tё vet njeriut modern nёn ethet e kultpragmatizmit dhe tё individualizmit ekstrem…

    Kёshtu Zylo,si karakter letrar, mishёron nё thelb karakterin letrar tё “antiHeroit ”me profilin e tij prej asketi tragjikomik,si ironi therёse e qenies me vetvehten.

    A nuk janё tё pushtuara nga Zylotё,Shemshedinёt, apo Q-ёt …si militantё klanesh, apo “ekpertёsh” konicianё partiakё aktualisht institucionet tona moderne?!?!

    Ėshtё pikёrisht kjo rezultante estetiko-filozofike qё dёshmon pёrmasat universale tё veprёs,aq e mirёpritur asokohe nga kritika letrare perёndimore.Zylo si shkurtim i emrit Zylfi, me o fundore,si afinitet, nё pёrdorimin real, kёsaj radhe, si qasje tragjikomike, nё binomin sintaksor shoku Zylo pёrjetohet si pёrmasё krejt e re ,polifonike, Si e tillё kalon hapёsirёn mjedisore,apo kombёtare duke rrokur atё universale.

    Njёra ndёr sarkazmat e goditura agolliane, me amё modelin popullor,pёrftohet tё rifunksionojё letrarisht, kurrёsesi si epigon nga vulgu,apo,thjesht,si kontravers i Zylos sё pёrditshёm,rutinё,por si Shoku Zylo,si Shoku Shemshedin,apo si Shoku Q,tё cilёt, me inflacionin e tyre sa etik,sa ekzistencial,prej burokratёsh-lolo,diskreditojnё llahtarshёm konsekuencat e pallogaritshme tё mediokritetit postmodern institucional.

    Ja,sa mjeshtёrisht, jepet me fjalёt e gruas sё Zylos,kjo sjellje depersonalizuese,mjerisht po kaq prezente si model imitues edhe sot nё institucionet tona demokratike:

    “Sa punё tё vёshtirё ka Zylua.Atё pasdite qё mbaroi raportin, ne bёmё festё.U shkarkua nga njё barrё e rёndё.U shkarkua e gjithё shtёpia.Ka ca njerёz qё e kanё inat,Ke

    parё ti?Mё tha se donte t’ia pёrlante raportin shoku Shemshedin.Zylua e bёri, shoku Shemshedin donte ta mbante pёr t’u mburrur…Ke parё ti!”(Vep.cit.fq.46).

    Jo rastёsisht duket,kur vepra erdhi nё jetё,kaq i dyshimtё dhe kompromentues pёr ёndrrёn socrealiste dhe realrealiste u lexua nga kritika letrare shqiptare e viteve “70-tё mesazhi estetiko-filozofik,intertekstualiteti i kёtij romani gogolian,sa qё nё Historinё e Realizmit Socialist tё Shqipёrisё prej 423 faqesh,botim i vitit 1978 nga Akademia jonё e Shkencave,librit ”Shkёlqimi dhe rёnia e Shokut Zylo,i janё kushtuar vetёm 8(tetё) rrjeshta,ndryshe po aq sa romaneve mё rutinё tё asaj kohe…

    Nė kėtė kontekst,nevoja e njё rileximi profesional, nga kritika jonё letrare vjen si domethёnia e konfirmimit nё adekuat tё trashёgimisё sonё mё tё mirё.Ndryshe si njёri ndёr hapat mё civil tё rikonfirmimit tё vlerave tona reale si komb, nё epokёn e postfronteve dhe postideologjive,kur vepra e Dritёroit tё madh, nё klimёn e “Shkёlqimit dhe rёnies sё shokёve Zylo” vjen mes nesh si apeli mё fisnik kundёr vizionit idiot tё antikomunizmit si kompleks: sa politik,sa filozofik,sa estetik.

    . Jo rastёsisht,kur erdhi nё jetё,kaq diskredituese pёr ёndrrёn socrealiste apo realrealiste u lexua mesazhi estetiko-filozofik,intertekstualiteti i kёtij romani gogolian, nga kritika letrare shqiptare e viteve “70-tё,sa qё nё Historinё e Realizmit Socialist tё

    Shqipёrisё(1978) prej 423 faqesh”Shkёlqimit dhe rёnies sё Shokut Zylo”i janё kushtuar vetёm 8(tetё) rrjeshta,ndryshe po aq sa romaneve mё rutinё tё asaj kohe…

    Tė flasėsh pėr “Dritėroin” ėshtė vėrtet njė privilegj total: Sa profesional, sa moral,sa estetik. Sikur tė fisnikėrohet jo vetėm fytyra, por gjithēka brenda teje.Sikur ke pronėsuar virtualisht ekskluzivitetin agollian t’u takosh tė gjithėve me komentin e fjalės sė tij si vlerė universale.Vlera si kjo mund tė plazmohen vetėm nga ama e njė shpirti tė madh si ai i Dritėroit me njė hapėsirė njohjeje dhe kualitet vizioni jo tė zakonshėm .

    Si i tillė dekodifikimi,leximi intertekstual,i veprės sė Dritėroit,jo vetёm mua,por ēdo interpretuesi,apo studiuesi tė apasionuar do t’i dhuronin vetėm ēaste lumturie.

    . Siē e thotė studiuesi i njohur i letrave shqipe,Dr.Moikom Zeqo,tek libri i tij”Liriku i tokės,demoni i fjalės”,njė libėr intim kushtuar poetit tė madh:

    “Dritėro Agolli ėshtė njė nga shkrimtarėt mė tė shquar shqiptarė.

    Ai ka krijuar profilin e tij si njė shkrimtar i traditės,por jo thjesht tradicional, i cili ka njė shpirtėzim tė botės shqiptare si njė aspekt tė jetės e tė motiveve letrare pėrmes tė

    cilave tė kujton personalitete lirike shqiptare tė kohėrave nga Naim Frashėri deri tek Lazgush Poradeci”.(M.Zeqo”Liriku i tokės,demoni i fjalės”fq.54)

    Dritėroi gjithnjė ėshtė treguar i ndjeshėm ndaj dashurisė si ama e jetės sonė,po aq ndaj dinjitetit tė jetės sė grave dhe vajzave, ndryshe ndaj seksit tė bukur. siē e vlerėsonte Migjeni,poeti ynė i madh, duke iu referuar kritikut tė madh rus, Bjelinskit.

    . Pėr Dritėroin dashuria nuk plaket kurrė,po aq nuk njeh moshė,kurse gruaja,nė pėrgjithėsi,ėshtė si ajri qė thithim,ėshtė oksigjeni i jetės…

    Kjo ka sjellur qė poeti ta pėrjetojė plot indinjatė rolin e shėmtuar tė shkuesve, apo tė mblesve, siē i quan Dritėroi nė poezinė”Mundja e Lekė Dukagjinit”. Dritėroi mjeshtėrisht e pėrjeton shkuesinė si njėra ndėr urat qė na lidh me skllavėrinė brenda vehtes,pavarėsisht metamorfozave, tė cilat duhen denigruar nė tė gjitha format e shfaqjes sė tyre.

    Ne sillemi mė mesjetarė se vetė Lekė Dukagjini,edhe pse nė vend tė qelesheve,mund tė kemi vėnė kravata ,nėnkupton poeti,nėqoftėse nuk luftojmė me tė gjithė forcėn tonė pėr shkatėrrimin rrėnjėsor tė kėtij pushteti poshtėrues nė ditėt tona,ēka mund tė arrihet duke i shpėtuar sė pari sjelljes mesjetare tė secilit prej nesh brenda vehtes.

    Nė kėtė vėshtrim anatemimi nga Agolli i kėsaj dukurie sa tradicionale,sa moderne mes nesh vjen krejt aktual: Shkuesit ende veprojnė, paēka se kanė ndrruar maskat,ngjyrat,format e komunikimit,por jo thelbin, kur shohim qė vajza 15* 16 vjeēe tė martohen me meshkuj me diferenca tė jashtėzakonshme moshe .Ēka bėn qė nė fakt ēifti nė atė qė thirret jetė intime, dashuri normale, tė mos plotėsohet kurrė,ndryshe tė mbetet pre e hijes sė njė opinioni anadollak, maskilist me shkėlqim tė rremė…

    Nė kėtė kontekst poeti ynė i madh vjen sa aktual,sa universal me mesazhet e veprės sė vet, pėrballė skllavėrimit postmodern, me tė gjitha larmitė e shfaqjes sė tij,

    sa tė dukshme,sa tė padukshme,shprehje e ndotjes patriarkale,mesjetare , nė njė shoqėri,si kjo jona, qė rreket tė jetė e njerėzve tė lirė, edhe pse, pėr hir tė sė vėrtetės, vazhdon po aq tė mbetet peng i “zhurmave tė erėrave tė totalitare” sa kohė qė vetė fati ynė si komb do

    tė mbahet peng i njė sjelljeje pėr t’u qarė e pėr t’u qeshur,si filozofi qolesh,apo“Zylosh dhe Shemshedinёsh”qė vazhdojnё tё “rekrutohen”partitisht nё zyrat tona.

    …Sjellje politike tė cilėn me aq dinjitet sa artistik,sa jetik,sa ireal,sa real Dritėroi do ta thėrriste vėnēe:Shkėrllatokraci,pre e burrėrisė sė sėmurė shqiptare, nėn trysninė e njė mentaliteti,madje aspak komunist,por thjesht feudal,si nė kohėn e kapedanėve dhe tė bajraktarėve: ”Unė kam njė gjel dhe gjeli im duhet t’i mundė tė gjithė gjelat e tjerė” do tė nėnvizonte gjithė indinjatė poeti ynė i mirėnjohur. Ja domethёnia qė buron nga vepra dhe

    jeta e Dritėroit nė njė Shqipėri qė akoma nuk po guxon tė heqё bragashat, do tė thoshte Migjeni,poeti tjetėr i madh shqiptar,me tė cilin Dritėroin e bashkon jo vetėm ditėlindja,13

    Tetori,por universaliteti i veprės sė tyre, si bij tė kėsaj Shqipėrie qė ėndėrron tė jetė nesėr, realisht, njė shoqėri e hapur, progresiste,dinjitoze nё gjirin Evropёs sё Re…

    Ja mesazhi qė sjell nė vazhdimёsi vepra e Dritёroit pėr cilindo nesh si njё kumt qё dritėron nё rrugėtiminn tonė si komb drejt sfidės serioze tė gjetjes sė vetvehtes sonё

    me sa mё shumё dinjitet dhe jo si skllevėr tė njė realiteti postmodern,posthistorik, nё tё cilin depersonalizimi,si formati mė i ligėsht i qenies,i sjelljes sė njeriut me vetvehten,pёr hir tё sё vёrtetёs mjerane njerёzore, po kthehet nė njё mjet jetese…

    Vjen natyrshėm ky kumt brenda cilitdo qė pёrjeton thelbin estetiko-filozofik tė veprės sė shkrimtarit tonė tė madh,Dritėro Agolli,”Nderi i Kombit”,nė 79-Vjetorin e tij tė lindjes,si kumti estetik qė merr jetė, ndryshe si njė obligim krejt fisnik ndaj Dritėroit:

    Njėri nga poetėt mė njerėzorė tė kėsaj toke…
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  7. #7
    Numeroj peshqit Maska e peshkaqeni33
    Anėtarėsuar
    31-12-2005
    Vendndodhja
    Ce pyesni kot, as vet se di ku eshte.
    Postime
    584
    Po!
    Ne kemi edhe nje fytyre te till!
    Ne fud te fundit kjo eshte fytyra qe duhet ti tregojme Botes!
    Proletar te te gjitha vendeve bashkohuni

    Nisuni ju para, sa te therras Saliun

  8. #8
    Proud 2 b Albanian Maska e Linda-uk
    Anėtarėsuar
    10-08-2009
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    298
    cili eshte libri i fundit qe ka nxjerr Dritero Agolli ?
    U cant judge a book by its cover but you can tell its price

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Dritero Agolli mbush 80 vjet

    Dritėroi: Pėrplasja me Mehmet Shehun pėr “Zylon”, pse u ftohėm me Kadarenė
    Argumente Enjte, Tetor 13th, 2011


    Dritero Agolli me bashkeshorten e tij, Sadijen, dje duke folur per “Panorama”

    Rrėfimi i Dritėroit pėr 80-vjetorin: Pengjet e jetės sime

    “S’po shkruaj dot librin e jetės, do doja njė apartament mė tė madh pėr bibliotekėn”
    Dritėro Agolli sot mbush 80 vjeē. I lindur nė fshatin Menkulas tė rrethit tė Devollit mė 13 tetor 1931, ai sot feston me fėmijėt e tij, nipėrit dhe mbesat, por dhe qindra e mijėra admirues nė tė gjitha trevat shqiptare.

    Ndėrsa “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo” e ka bėrė atė me shumė miq nė Francė e vende tė tjera tė Europės, nė kėtė jubile tė ditėlindjes sė tij, shkrimtari i madh i letrave shqipe pranon tė hapė pėr ne derėn dhe tė flasim kėsaj radhe pėr jetėn, pengjet e tij, krijimtarinė, marrėdhėniet njerėzore, por, mbi tė gjitha, “Shkėlqimin dhe rėnien e shokut Zylo”. Duket se ky libėr tronditi shtetin e asaj kohe. Ishte viti 1974 kur Dritėroi, njė shkrimtar tashmė i afirmuar, ishte bėrė kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė, me njė imunitet tė plotė, bazuar nė popullaritetin dhe karizmin e tij, tė mjaftueshėm qė mbi tė mos tė binin shigjetat armikut tė popullit. Vetė Kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu, i cili ndodhej nė Francė pėr njė operim, interesohej me telefon prej andej se kur do tė pėrfundonte botimi i tij nė revistėn “Hosteni” tė asaj kohe, duke shprehur bezdi dhe siklet nga tema qė libri trajtonte. Nė rrėfimin e tij tė gjatė, si gjithnjė, shoqja e jetės, zonja Sadije, e cila ėshtė pjesė e ēdo vargu, e ēdo rreshti nė prozė, por dhe dėshmitare okulare, por dhe memorizuese e shumė episodeve pikante nga jeta e tij. Duke folur pėr bashkudhėtarin e tij letrar, Ismail Kadarenė, Dritėroi jo pa shqetėsim dhe rezervė shprehet se marrėdhėniet e tyre u ftohėn nė kohėn kur Agolli u bė kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė. Por, pėr tė, “marrėdhėnia me Ismailin mbetet normale”.
    Nuk ėshtė hera e parė qė e intervistoj nė shtėpinė e tij shkrimtarin e madh dhe sa herė shkoj, gjej tek ai libra tė shpėrndarė gjithandej. Mė ka treguar dhe dhomėn ku ka vendosur bibliotekėn, ku librat janė vendosur nė mėnyrė tė ērregullt. Libra sheh kudo nė kuti, poshtė tavolinave dhe deri poshtė krevateve. Njė peng i madh i jetės sė shkrimtarit tė madh ėshtė pamundėsia pėr tė sistemuar kėtė bibliotekė tė madhe qė ka nė shtėpinė e tij. “Peng mė ka mbetur qė nuk kam njė apartament mė tė madh, qė tė kisha mundėsi tė sistemoja tė gjitha librat dhe dorėshkrimet qė kam”, shprehet Dritėroi dhe sytė i mbushen me lot. Ėshtė njė jetė qė e ka kaluar mbi letra, dorėshkrime, shkarravina, shėnime dhe njė mori librash, poezi, tregime dhe romane. Nga politika kėrkon qė ajo tė gjejė njė pikė takimi, njė kompromis qė tė shohin me kujdes hallet dhe problemet e popullit. Por Dritėroi ka dhe njė peng tė madh, nuk pėrfundoi dot librin e jetės, i shtyrė nė kohė, herė me humor e herė i sėmurė, ai e sheh tė pamundur ta pėrfundojė kėtė libėr. Dikur mė thoshte se qė ta pėrfundonte kėtė libėr duhet tė ishte nė gjendje tė mirė shpirtėrore, pėrveēse shėndetėsore. “Mė dridhen duart dhe nuk mund tė shkruaj, ndėrsa Sadija nuk mė ndjek dot me ritmin e dikurshėm hedhjen e tyre nė letėr. Mendimet mė ikin dhe pastaj fillojmė e zihemi”, shprehet Dritėroi, ndėrsa Sadija vijon e tregon episode kur shkrimtari kėrkon qė ajo tė shkruajė shpejt apo nė atė moment qė i vijnė mendimet.
    Nė kėto 80 vjet, cilat janė momentet mė kulmore qė kanė lėnė gjurmė dhe tė kanė lėnė pa gjumė?
    Nė kėto vite unė do tė kujtoja gazetėn “Zėri i Popullit”, ku kam punuar 15 vjet, dhe unė duhet tė kisha gjetur momentin qė ta ndėrprisja shumė mė shpejt. Kujtoj gazetarėt e “Zėrit tė Popullit”, njė pjesė e madhe e tyre kanė vdekur dhe ndonjėherė lajmin e kobshėm tė ikjes sė tyre nga kjo jetė e kam marrė vesh vonė, si Vangjush Gambeta, Niko Nikolla, Jusuf Alibali dhe tė tjerė.
    Pse thua se duhet tė ishe shkėputur mė shpejt nga gazeta?
    Unė duhet tė qėndroja aty jo mė shumė se 5 vjet dhe tė dilja nė profesion tė lirė. Por edhe kur dola nė profesion tė lirė, unė prapė shkoja nė redaksinė e “ZP”. Megjithatė, vitet e gazetarisė mė kanė pasuruar aq shumė, sa asnjė profesion tjetėr besoj. Ku nė kėmbė, ku nė mushkė, ku me ndonjė kamion, kam bredhur tė gjithė vendin, kam njohur vende dhe karaktere. Nuk ėshtė shprehja ime ajo qė thuhet qė ēdo shkrimtar duhet tė kalojė mė parė nga gazetaria, por duhet tė ndiejė kur tė largohet. “Pas pesė vitesh punė nė gazetė duhet tė largohesh”, ka thėnė Heminguej, i cili ka punuar nė gazeta 5-6 vjet. Por pėr shkrimtarėt ėshtė e domosdoshme puna nė gazetė. Edhe tė tjerė u larguan nga “Zėri i Popullit” dhe mirė bėnė, u morėn me letėrsi, si Xhevahir Spahiu, apo njė studentja ime, Ludmilla Xhapija dhe tė tjerė.
    Ju duket se gazetaria sot ka humbur forcėn dhe peshėn e fjalės, duke mos pasur atė efekt publik si dikur, qė pas ēdo shkrimi kritik si nė “ZP” apo nė gazetėn “Bashkimi” vihej nė lėvizje gjithė struktura shtetėrore, jo kundėr gazetarit, por kundėr fenomenit qė kritikohej apo satirizohej?
    Po, e ka humbur! Sot, rrallė ndodh qė tė bėhet ndonjė polemikė pėr fenomenet e ndryshme qė sillen nė lajme. Kjo ka ardhur dhe pėr shkak tė burimeve tė shumta tė informacioneve apo televizioneve. Pesha e pendės ėshtė zbehur, duke ia lėnė figurės tė flasė mė shumė pėrmes televizioneve. Sot ėshtė shpėrdoruar fjala.
    Cilat janė momentet mė tė vėshtira tė jetės tuaj qė ju kanė lėnė pa gjumė?
    Si plak 80-vjeēar kujtoj krijimtarinė time qė mė ka lėnė pa gjumė, si librat, ashtu dhe shkrimet nė gazetė. Unė zakonisht shkruaja natėn, ndėrsa shqetėsimi pėr temat qė trajtoja, apo libra tė veēantė, nuk mė linte tė mbyllja sy. Kulmet e shqetėsimeve dhe tė pagjumėsisė kanė arritur me “Zylon…” dhe “Arka e djallit”, qė mė kanė marrė mė shumė kohė dhe vuajtje pėr t’i krijuar, por dhe pėrjetuar.
    “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo” kam pėrshtypjen se ka qenė mė i sikletshėm pėr t’u shkruar, por dhe pas shkrimit pėr kritikėn qė pėrcillte?
    “Zylo” ka qenė mė i sikletshmi, siē e the, sepse merrte pėrsipėr diēka shumė tė vėshtirė, sepse pėrmes Zylos unė godisja burokratėt e aparatit shtetėror. “Shkėlqimin dhe rėnien e shokut Zylo” nisa ta botoj te “Hosteni” dhe kjo u bė mirė, sepse nė atė kohė nuk besoja se do tė botohej i tėri pėr vetė kritikėn qė nisi tė merrte. Niko Nikolla, qė drejtonte revistėn satirike “Hosteni” nė fillim tė viteve ’70, nisi ta botonte kapitull pas kapitulli tė gjithė librin qė unė e kisha nė dorėshkrim. Kur botohej ky roman te “Hosteni”, Mehmet Shehu ishte nė Paris pėr tė bėrė njė operacion. Qė nga Parisi ai mori Niko Nikollėn dhe i tha: “Kur do tė mbarojė ky Zyloja?”, duke treguar njė lloj sikleti dhe bezdie qė i kishte krijuar libri. Nikoja i mblodhi kapitujt e mbetur nė njė broshurė dhe e botoi nė njė vėllim, sepse ndryshe mund edhe tė bllokohej. Nėse nuk do ta kisha botuar te “Hosteni”, jam shumė i bindur se “Zyloja” do tė ishte bllokuar si botim.
    Nga “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo” patėt probleme nga sistemi i atėhershėm, pasi nė atė kohė u duk si njė frymė kritike ndaj fenomeneve tė dėmshme nė Shqipėri…
    Mehmet Shehu e ka kritikuar kėtė roman dhe pėr njė periudhė ai mbeti nė heshtje. Askush nuk u mor me tė, as kritika. Munguan dhe vlerėsimet letrare. Mehmet Shehu ėshtė shprehur nė atė kohė se “’Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo’ e bėn pėrshesh administratėn tonė”.
    “Zylo” mund tė konsiderohet pėr atė kohė njė lloj disidence fine, e hollė, apo e kujdesshme?
    Po, luajti njė rol tė tillė, sepse edhe Mehmet Shehu, nė njė mbledhje tė Kėshillit tė Ministrave, duke iu drejtuar ministrave, u tha: “Ē’mė dini ju mua, Zylo?!”. Pra, libri dhe personazhi e kishte lėnė njė gjurmė. Bile u propozua atėherė, nė’72-shin, qė “Zylo” tė botohej nė Francė dhe u ndalua. Unė, nė fakt, nė atė kohė, mė 1974-n, isha bėrė kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe si i tillė nuk ma ndaluan fare nga qarkullimi, por nuk i bėnė komente dhe publicitet tė madh, ndėrsa u bllokua botimi i tij nė Francė.
    Ishte kjo letėrsi e kėsaj periudhe e ndikuar nga njė frymė liberale qė kishte pėrfshirė dhe Europėn Perėndimore?
    Po, nė prozė dhe nė poezi ishim ne njė grup shkrimtarėsh tė rinj qė donim tė hapnin njė rrugė tė re. Por kohėrat e atėhershme ishin tė vėshtira, sepse quhej si letėrsi kundėr regjimit, njė disidencė e brendshme. Pėr shumė vite nuk u lejua Gyt, njė pėrkthyes francez, qė tė pėrkthente dhe tė botonte nė Francė nė atė kohė “Zylon”, pasi letėrsia jonė duhet tė kishte nė themel heroin pozitiv, dhe jo burokratin.
    Kėto botime ishin spontane, apo kishte njė vetėdije tė brendshme se kishte ardhur momenti qė vendi tė hapej nė letėrsi dhe art. Patėn ndikim lėvizjet studentore nė Europėn Perėndimore?
    Pėr mua kishte ardhur njė moment pėr tė kuptuar apo shpresuar se disa gjėra do tė bėhen mė mirė. Atė qė mendojmė dhe shpresojmė edhe sot, se vendi do tė hyjė nė rrugėn europiane. Ne nė atė kohė mendonim se gjėrat po brenda atij sistemi do tė bėheshin mė mirė, duke i korrigjuar po nga brenda sistemit.
    Si e shpjegoni faktin qė si ju, edhe Ismail Kadare, nuk patėt probleme nga botime tė tilla, si “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo” apo “Kronikė nė gur”, nuk u dėnuat nga ai regjim?
    Kam pėrshtypjen se kjo vinte pėr vetė emrin qė kishim krijuar dhe reputacioni jo i vogėl. Njė shkrimtar tjetėr, jo i njohur, do tė ndalohej qė nė shtypshkronjė pėr botim, madje do tė shkarkohej. Kurse mua mė ra fati qė u bėra kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe nuk kishin se ē’mė bėnin, pasi edhe u duhesha. Edhe duhej ai sistem tė na mbante, sepse kishte dėnuar gjysmėn e shkrimtarėve dhe artistėve. Edhe Ismailin e pėrkthyen pėr tė njohur Shqipėrinė ndryshe dhe pėr tė mbyllur zėrat se kėtu ka censurė tė fortė. Megjithatė, luajtėn njė rol kėto vepra pėr tė futur njė frymė ndryshe. Por unė pata njė fat edhe mė tė keq, nė prozė kryesisht. Ēuditėrisht, gjithė prozėn time e kanė ndaluar, pasi ishte botuar mė parė sepse po tė merrej vesh nė shtypshkronjė se cila ishte pėrmbajtja, do tė bllokohej qė atje, por unė e kisha botuar mė parė nė organet e shtypit dhe ato letrare. Nė atė shoqėri kjo ishte interesante, librat ndaloheshin pasi ishin botuar. Qė mė 19610shin, kur nisi polemika pėr kėtė letėrsi, e ndaluan pėr t’u botuar nė Francė, por u botua nė fund tė 1989-s.
    Si kanė qenė marrėdhėniet tuaja me Ismail Kadarenė nė ato kohė kur letėrsia shqipe ndahej mes jush si peshė krijimtarie?
    Edhe nė shkollėn e mesme tė Gjirokastrės, por edhe kėtu ,derisa unė u bėra kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve, ne kishim miqėsi tė vjetėr dhe tė mirė. Na lidhte krijimtaria. Kemi pasur marrėdhėnie tė mira, edhe kur kemi pasur ndonjė diskutim apo problematikė, Ismaili vinte tek ne lart, se banonte poshtė nesh, dhe diskutonim. Asnjėherė nuk ka pasur zili mes nesh dhe kemi qenė me fat se tė dy kemi pasur drejtime tė ndryshme nė letėrsi.
    Kishit kontradikta apo pika ku nuk pėrputheshit pėr ēėshtje tė letėrsisė apo artit nė pėrgjithėsi?
    Ne kishim miqėsi dhe flisnim me njėri-tjetrin dhe pėr gjėra qė s’duhet t’i dėgjonin tė tjerėt, sepse njeriu ėshtė qenie e ēuditshme. Ka aftėsi edhe tė dyzohet. Ne na bėnin kritikė nė plenumet e Komitetit Qendror, siē ishte libri im “Zhurma e erėrave tė dikurshme”, por nuk pati kritika tė ashpra qė ne tė dėnoheshim.
    A kishit ju qėndrime tė ndryshme pėr figurėn e Enver Hoxhės?
    Ne, nė bisedat tona, nuk e zinim fare nė gojė direkt Enver Hoxhėn, por tėrthorazi, dhe nga kjo anė nuk kemi pasur ndonjė kontradiktė. Kur unė u bėra kryetar i Lidhjes, Ismaili pati njė ftohje ndaj meje, sepse duhej qė pėr shumė gjėra unė tė kisha mendimet e mia.
    Si u prit nė rang shkrimtarėsh apo dhe nė Lidhje arratisja e Ismail Kadaresė?
    U bė njė mbledhje nė Lidhjen e Shkrimtarėve, sepse e kėrkuan nga lart. Ai ishte edhe kryetar i Kryesisė sė Lidhjes. Nė mbledhje u fol se ēfarė qėndrimi do tė mbajė Lidhja pas “Zėrit tė Popullit”, i cili kishte shkruar se ai ishte tradhtar. Unė nė mbledhje thashė se Ismaili nuk ėshtė tradhtar, por ai u zhgėnjye se po zgjatej koha pėr hyrjen nė demokraci. Ai mbetet shkrimtar i madh pėr ne dhe vepra e tij nuk do tė ndalohet. Ramiz Alia mė tha: “Pse je shprehur qė tė mos ndalohen veprat e Ismailit dhe e ke quajtur shkrimtar tė madh?”.
    Si janė marrėdhėniet tuaja pas vitit 1990?
    Normale. Edhe para njė muaji jam takuar me Ismailin dhe mbajmė marrėdhėnie normale.
    Ka pasur mes jush dhe Ismail Kadaresė njė lloj hendeku, pasi ju konsideroheshit si shkrimtar i popullit, ndėrsa Kadare njė shkrimtar elitar? E keni ndjerė kėtė nė marrėdhėniet tuaja?
    Jo, sepse ne kishim drejtime tė ndryshme nė letėrsi dhe secili nga ne kishte admirues tė veēantė, qė nuk konfondoheshin me njėri-tjetrin.
    Pas viteve ’90 letėrsia shqiptare nuk po nxjerr shkrimtarė tė nivelit tuaj apo tė Ismail Kadaresė. Pėrse kjo varfėri kur liria e shprehjes ėshtė e pakufi, ndėrsa ju keni krijuar nė njė kohė qė liria mungonte?
    Tani lejohet ēdo gjė, secili mund tė botojė ēdo libėr. Por unė do tė thosha se ėshtė kohė e shkurtėr pėr tė nxjerrė shkrimtarė tė mėdhenj, 20 vjet pėr letėrsinė nuk janė tė mjaftueshme pėr tė rritur njė brez shkrimtarėsh tė spikatur. Shkrimtarėt e tanishėm nga forma shohim tė shkruajnė pa shumė rregulla dhe janė mė tė lirė. Mbase ėshtė pengesė qė njė pjesė e tyre mundohen tė imitojnė rryma tė paprekura pėr letėrsinė tonė, pasi jemi mėsuar me disa rryma standarde. Meqė rrymat moderniste ne nuk i kemi provuar, na duken si tė panjohura dhe jo me cilėsinė qė ne jemi mėsuar. Mbi bazėn e kėtyre eksperimenteve duket se nuk kemi shpėrthime dhe shkrimtarė tė spikatur. Por, nuk thellohen nė problemet sociale qė ka vendi, veēanėrisht pėr prozėn e kam fjalėn. Ka disa tė rinj qė shpresojnė, siē ėshtė Agron Tufa, njė njeri me talent. Ka botuar disa libra me poezi dhe ka talent, mund tė bėhet me emėr duke krijuar individualitetin e tij, por ėshtė politizuar pak. Pėr mua shkrimtari duhet tė ketė karakter tė fortė e mbi bazėn e karakterit ndėrtohet dhe krijimtaria e bashkuar me talentin. Unė kam shumė shpresė qė do tė dalin dhe formohen shkrimtarė tė mirė.
    Cili ėshtė pengu juaj nė politikė, nė krijimtari dhe nė jetė tuaj private?
    Personalisht mė shqetėson klima politike nė vend. Partitė politike e drejtojnė vendin me njė mentalitet tė vjetėr, duke mos gjetur asnjė pikė takimi mes tyre. Pa njė kompromis nuk mund tė ecė shoqėria jonė. Kompromisi ėshtė ajo qė na mungon gjithė kėto vite. Edhe kur diskutojnė nė Kuvend, nuk ka njė pikė takimi si do shkojė e ardhmja, si do e pėrballojmė varfėrinė, sepse nuk jetojnė tė gjithė njerėzit si nė televizor. Ka varfėri tė madhe. Kjo shoqėri ėshtė e ndėrlikuar dhe kėrkon vėmendje tė madhe nga politika shqiptare. Tė mos mbizotėrojė klima e tensionit dhe e konfliktit. Unė i bėra njė urim Lulzim Bashės si kryetari i ri i Bashkisė sė Tiranės dhe pati njė reaksion tė madh. Por unė jam mėsuar me reaksionet, por marr dhe pėrgjegjėsi. Njerėzit, sidomos rinia, duhet tė jetė mė tolerante dhe mė e kulturuar qė tė kuptojmė tjetrin pėrballė dhe jo ta fyejmė.
    Pengu juaj nė krijimtari?
    Peng nė krijimtari mė mbetet fakti se mė dridhet dora dhe nuk shkruaj dot. I kam mendimet dhe nuk arrij dot tė shkruaj, ndėrsa Sadija nuk mė ndjek dot e t’i hedhė shpejt mendimet nė letėr, si dikur. Mendimet mė ikin dhe nisim e zihemi. Ky ėshtė ngėrēi im nė letėrsi. Peng mė ka mbetur dhe libri im i jetės, i cili mė mbeti pa shkruar, do ta shkruaj tani, do ta shkruaj mė vonė dhe ngeli pa u shkruar. Kam dhe dorėshkrime tė tjera, njė libėr me poezi, “Prit edhe pak”, ėshtė faqosur, ėshtė redaktuar dhe do ta botoj pas pak… “Prit dhe pak unė i them vdekjes”, ėshtė njė varg i marrė nga Balzaku, si mendim i sė kaluarės dhe qė nuk e kemi shfrytėzuar si duhet kohėn. Ia kushtoj Sadijes.
    Po pengu i jetės suaj, cili ėshtė?
    (Mbėshtet kokėn nė kolltuk, fiksohet nė njė pikė nė mur, ku qėndron njė portret i tij nė vaj dhe flet me gjysmė zėri). Do tė doja, nėse do tė kisha pasur mundėsi, tė kisha njė apartament mė tė madh qė tė mundesha tė sistemoja bibliotekėn time. Pėr tė gjetur njė libėr duhet tė vuaj shumė. Shtėpia ime ėshtė mbushur me librat e mi, dorėshkrimet e mia dhe me librat e shkrimtarėve tė tjerė, tė cilėt sa herė botojnė, mė sjellin njė kopje tė librit tė tyre si dhuratė. Unė s’mund t’i hidhja, i kam tė gjithė librat qė mė kanė dhėnė shkrimtarėt e rinj dhe tė vjetėr, sepse e di shumė mirė se sa mund, sa orė pa gjumė dhe mendim ėshtė dashur pėr ta shkruar atė. Por nė kėtė rrėmujė qė ėshtė krijuar kėtu, nuk gjej dot mė shėnimet, dorėshkrimet dhe librat e mi.

    Festa sot nė Akademinė e Shkencave
    Akademia e Shkencave organizon sot nė orėn 9:00 njė takim kushtuar 80-vjetorit tė shkrimtarit tė njohur Dritėro Agolli. Ashtu si nė 75-vjetorin e tij, Akademia do tė organizojė njė takim ku shkrimtarė dhe akademikė do tė mbajnė kumtesa lidhur me jetėn, aktivitetin dhe krijimtarinė e Agollit. Pritet qė gjatė kėtij aktiviteti tė lexohen pjesė tė zgjedhura nga krijimtaria e tij si nė prozė, ashtu dhe nė poezi.

    Ceremoni edhe nė selinė rozė
    Partia Socialiste do tė organizojė njė koktej ditėn e premte, nė orėn 10:00, me rastin e jubileut tė ditėlindjes sė shkrimtarit, apo siē njihet ndryshe, patriarku i socialistėve. Janė ftuar nė kėtė aktivitet shumė personalitete tė kėsaj partie, tė cilėt kanė qenė bashkė me Agollin qė nė krijimin e kėsaj partie. Dritėro Agolli mbahet mend nė Partinė Socialiste ditėn e krijimit tė saj, pasi fjalimi i tij ishte ai qė bėri kthesėn e shkėputjes nga Partia e Punės nė Kongresin e 10 qershorit 1991.

    Pėrmbledhja e botimeve nė UET
    Pėr imazhin e Universitetin Europian tė Tiranės, Dritėro Agolli, i cili ėshtė fiksuar tek tė gjithė pėr mesazhet e dijes, do tė ketė sot pasdite njė mbrėmje tė veēantė. Libraria e UET-sė ka organizuar njė botim special me intervista, ese, poezi tė tij nė njė volum tė posaēėm, ndėrsa do tė ketė lexime tė seleksionuara tė tyre para tė pranishmėve. Pak muaj mė parė, ky universitet i dha Agollit titullin e lartė “Honoris Causa” para stafit pedagogjik tė tij.

    Urime edhe nga Kosova
    Dritėro Agolli, dy ditėt e fundit ka marrė urime nga shqiptarė kudo qė ndodhen. Duket se ai nuk i pėrket vetėm familjes sė tij, por “perandoria” shtrihet kudo ku jetojnė shqiptarėt. Njė grup miqsh nga Bilishti ishin nė shtėpinė e tij, ku nuk kishin harruar tė merrnin me vete dhe njė grup artistik me kėngėtarė dhe instrumentistė duke e rikthyer nė vendlindjen e tij. Por, njė lajmėrim disi i veēantė i ka ardhur pėrmes telefonit. Njė grup me nxėnės nga Bujanovci do tė mbėrrijnė tė premten, pesė nxėnės bashkė me mėsuesin e tyre, njė gazetar dhe njė operator do tė vijnė nga Kosova pėr t’i uruar 80-vjetorin dhe tė marrin prej tij kujtimin mė tė bukur tė jetės. Ndėrsa e zonja e shtėpisė nuk pėrton tė ngrejė vazhdimisht telefonin nga i cili merr ēdo 2 minuta urime nga shumė dashamirės.

    ARISTIR LUMEZI

    panorama

    .

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2008
    Postime
    171
    Lavdi per Driteroin e madh dhe jete te gjate sa malet!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •