Po te leme menjane lotimin normal per te mbajtur te lagesht syrin e per ta mbrojtur nga bakteret, si dhe lotimin kur diçka na hyn ne sy (jo si metafore letrare

) na mbetet shkaku tjeter, emocionet.
Sepse gjendja emocionale prodhon nje stimul ne tru i cili ve ne pune gjendren e loteve, dhe njeriu qan. Kaq.
Sa e thate apo jo? Per ta zbukurar sado pak ate te vertete te thate, do duhej te manipulonim pak e te futeshim ne dimensionin e mistershem, jo-shkencor te ndjenjave, te degjonim nje shpjegim me letrar, nje shpjegim te thjeshte te popullit qe eshte mjeshter i fushes se ndjenjave, sepse ashtu na pelqen. Nuk na pelqen shkenca qe i thjeshton ndjenjat tona me te bukura ne produkt te proçeseve kimike ne tru dhe ne venien ne pune te fabrikes-gjender te lotit. Dhe keshtu dalim nga fusha e shkences me ato kufijte e saj te ngurte, ne fushen e fantazise, magjise, fjaleve te bukura, jo domosdoshmerisht te verteta po as te rreme, thjesht te bukura:
Psh. mund te themi se furtunat e gjemimet ne shpirtin tone e japin rrebeshin e tyre tek syte. Keshtu eshte nje shi i dale nga re te zeza sterr te shpirtit ne nje nene plake tek sheh ti sjellin trupin pa jete te djalit ne mergim. A e lehtesojne zemren e plasaritur keta lote, si shuan shiu etjen e tokes se zhuritur, apo e derrmojne me teper si bresheri gjethet e lulet delikate?
Ndryshe eshte e qara e nje femije, ai e ka mesuar qe i vogel se ashtu fiton vemendjen e te tjereve, qe ne fillim kur lindi qau, se i dogji oksigjeni mushkerite, thene shkencerisht, ose qau pse erdhi ne kete bote mizerje, thene nga goja e predikuesve te botes tjeter. I dhemb diçka, dhe qan qellimisht duke kujtuar foshnjerine ose instiktivisht, kerkon vemendje dhe perseri qan. Eksperienca e jetes ia ka mesuar se nese ka ndonje vesh jo te shurdhet perreth, e qara e tij do te degjohet.
Dhe ndryshe eshte shiu pranveror ne dy qiejt e kalter te vashes se re qe perqafon pas sa e sa kohesh nje te dashur te zemres. Kohë e hapur, shi dehes, qielli i shpirtit magjepses...Reshje te tilla paçim me bollëk

SG
Krijoni Kontakt