Ne Shkoder??????????? atehere para vitit 22
Ne Tirane asht ba shfaqja e pare e filmit ne vitin 1918 (me aktoren gjermane Henny Porten)
Kinamaja ka qene prone e familjes Kazazi dhe asht perdor perpara si salle bixhozi (kazino) apo KUMAR si i thonin vendasit
shife ēa thot per kole idromenon loni.
dhe shfaqjet e para kinematografike nuk jan ba ne kinema por ne vende te hapura. vehej bezja dhe projektohej filmi. ne shkoder egziston edhe sot shprehja "andrra n'beze". se ashtu e paten qujt qytetaret kur e paten pa per here te pare.Nel 1912, in base agli accordi presi con i fratelli Lumiére, gli inventori della cinematografia, lui organizzņ i primi spettacoli cinematografici in Albania.
ti m'duket ke lexu nji artikull ktu ne forem qe thot per tiranen po nuk eshte e vertete.
ps
per cilen familje kazazi e ke fjalen? per familjen shkodrane? se nuk besoj se ka tjeter
Nuk i di kyt (nuk e kom ndigju nga te vjetrit) qe jon bo shfaqje filmash italian ne Shkoder ne ato vite,,,,,,,, ke dekomente t,ma tregosh (ndonje fotografi a dicka te tille)
Une kom dekomenta per ato qe flas
Familja Kazazi asht shume e vjeter ne Tiran , njifet qe me fillimet e qytetit(afer 400 vjecare)
Idromeno, Kur Djalli dhe Njeriu ecin pėrdore
Nga Ermir Xh. Hoxha
Ndėr pikat mė tė errėta tė Historisė sė Artit Shqiptar, edhe nė ditėt qė po flasim, mbeten tablotė me temė fetare tė fundit tė shekullit tė XIX-tė. Shkatėrrimi barbar i kishave shekullore nga fanatizmi komunist, nė mesin e viteve ’60, solli, nė tė gjithė vendin, prishjen e habitatit natyror pėr qindra vepra artistike kulti. Kėto thesare tė trashėgimisė kulturore, nė mos u dogjėn apo u shkatėrruan, u mbyllėn nė fondet plot lagėshtirė tė muzeve tė rretheve.
Njė prej kėtyre veprave tė ēmuara, ėshtė dhe “Kur hyn Dreqi nė shtėpi” (?), realizuar nga artisti shkodran Kolė Idromeno (1860-1939), si pjesė e njė serie tė tėrė realizimesh me po tė njėjtėn temė, shumica e tė cilave sot pėr fat tė keq kanė humbur. Pėr analizimin e kėsaj vepre, fillimisht, na duhet tė ndalemi nė zhvillimet e kohės kur artisti jetonte, nė zhvillimet politike, kulturore dhe nė sferat e tjera sociale qė ndikuan nė zhvillimin artistik tė tij.
Nė kohėn kur jetonte artisti, Shkodra, prej shekujsh kishte qenė fillimisht nėn influencėn e kulturės venedikase e mė pas nėn atė Austro-Hungareze. Kulmin e saj si njė qendėr e rėndėsishme tregtare, Shkodra, e njohu nė mesin e shekullit tė XIX-tė, faktor qė do ta favorizonte ngritjen e njė sėrė sferash kulturore. Kronikat historike tregojnė pėr njė qytet nė lulėzim, ku veshjet, lėkurat, duhani, koburet me barut, zejet dhe kostumet popullore ishin disa nga produktet kryesore. Pozicionimi stilistik e tematik i artistit nė kėto vite ėshtė njė problem kyē, pasi hulumton me kėrshėri tematikėn e larmishme qė ata trajtojnė.
Tė dhėnat biografike thonė qė Idromeno u lind nė qytetin e Shkodrės, ku fillimisht studioi pranė fotografit italian Pietro Marubi dhe mė pas, pėr pak kohė, nė Akademinė e Arteve nė Venecia. Studimet e tij u ndėrprenė shpejt, pėr t’u pėrmbushur nė botegėn e njė piktori italian, po nė Venecia. Artisti u kthye pėrfundimisht nė atdhe nė vitin 1878. Pėrveē impenjimit tė tij nė gjininė e pikturės, ai interesohej dhe merrej dhe me arkitekturė, fotografi, skenografi, urbanistikė e muzikė. Nė vitin 1912, importoi pėr herė tė parė nė Shqipėri aparate filmike, shfaqi filma dhe nė gusht tė po atij viti, firmosi njė kontratė me shoqatėn Josef Strauber nė Austri, pėr tė krijuar atė qė mund tė quhet kinemaja e parė nė Shqipėri.Pėrveē kėsaj, ai ishte pjesė e bandės sė qytetit si dhe njihet si arkitekt i shumė ndėrtesave tė rėndėsishme tė qytetit tė Shkodrės. Njė hapėsirė tė rėndėsishme nė karrierėn e tij artistike, do tė kishte dhe fotografia, qė ishte shfaqur nė Shkodėr kur Idromeno akoma nuk ishte lindur. Edhe pse nė mesin e shekullit tė XIX-tė, fotografia nuk konsiderohej si art; ajo pėr herė tė parė fikson dhe dokumenton aspektet e jetės dhe tė traditės shqiptare tė kohės. Ishte fotografia ajo qė ndėrtoi njė fizionomi tė re tė artin shqiptar dhe i hapi rrugė paraqitjes sė imazheve tė jetės sė vėrtetė. Bashkė me Marubin, Idromeno ishte njė ndėr pionerėt e parė tė fotografisė shqiptare. Sot, akoma nuk ėshtė hedhur dritė mbi raportin qė kishte arti i fotografisė me pikturėn e Idromenos.
Duke u rikthyer tek Idromeno piktor, duhet thėnė se artisti nė karrierėn e tij artistike, trajtoi temėn e portretit, atė fetare, peizazhin etj. Larmia e tematikave tė tabllove tė tij, nė dy dhjetėvjeēarėt e fundit tė shekullit tė XIX, duhet kėrkuar pikėsėpari tek ato klasa shoqėrore qė e financonin kėtė art, pasi artistėt nė atė kohė punonin nė bazė komisionimesh. Njė pjesė e porosive pėr artistin, vinin nga familje tė mėdha tregtare, tė cilat paraqisnin tipare borgjeze europiano-perėndimore, dhe njė vizion tė ri e modern pėr qytetin. Kjo shtresė e lartė e shoqėrisė, komisiononte portrete e tabllo, kryesisht, me tipare realiste e romantike. Nė tė njėjtėn periudhė, kemi dhe njė intensifikim tė rretheve patriotike, tė cilat zhvillonin aktivitetin e tyre brenda dhe jashtė vendit. Kėto rrethe shpesh komisiononin vepra me temė patriotike, tė cilat konsistonin kryesisht nė paraqitjen e portretit tė heroit historik kombėtar, Skėnderbeut.
Njė zė i fuqishėm investimi ishin dhe institucionet fetare, qė pėr qėllimet e veta, pėr shekuj, kishin financuar artistėt shqiptarė. Ato komisiononin kėta artistė pėr realizimin e tablove me tematikė fetare, pėr funksion didaktik. Arti me tematikė fetare i drejtohej pjesės sė popullsisė fshatare-analfabete, e dominuar historikisht nga njė kastė udhėheqėse me tipare feudalo-orientale.
Pra, tematika artistike nė kėtė periudhė diktohet dukshėm nga zhvillimet gjeografike, politiko-kulturore dhe ekonomike tė kohės. Bashkangjitur kėsaj, nuk duhen anashkaluar dhe tabllotė qė merrnin spunto nga frymėzimi vetjak i artistit, tė cilat zhvillohen nėn njė fizionomi artistike personale.
Duke e parė artin shqiptar nė kėtė kėndvėshtrim, mund tė kuptohet lehtė pse njė artist si Kolė Idromeno, disponon njė larmishmėri tė tillė tematike nė karrierėn e tij artistike.
Siē thamė, njė nga seritė mė interesante tė artistit konsiston nė tabllotė me temė fetare, tė cilat sipas pėrshkrimit tė Auguste Degrand, nė librin e tij “Kujtime nga Shqipėria e Epėrme”, nė kapitullin dedikuar fesė, ndihmonin priftėrinjtė pėr funksionet e tyre nė meshat mes malėsorėve. Degrand flet pėr kushtet e vėshtira ku jetonin malėsorėt, izolimin shekullor dhe vėshtirėsinė qė hasnin priftėrinjtė franēeskanė, pėr t’i kthyer ata nė rrugėn e drejtė tė moralit kristian. Ai tregon pėr zakonet orientale tė tyre, varfėrinė dhe egėrsinė e realitetit ku ata jetonin. Gjithashtu, Degrand tregon pėr investimin e institucioneve fetare mbi artin, ku kisha e kohės kontaktonte njė piktor tė ri (Kolė Idromenon), pėr realizimin e disa tabllove me temė fetare. Prej tij, kėrkohej tė paraqitej me imazhe sa mė dramatike, bota e pėrtejme, aty ku do jepej llogari pėr gabimet e jetės tokėsore. Vetėm kėshtu malėsorėt mund tė kuptonin mė mirė rrugėn e duhur tė moralit fetar, larg supersticioneve e praktikave vendase orientale. Kjo praktikė e kultivuar nė shekuj edhe nė vendet e tjera evropiane, shėrbeu pėr tė ilustruar atė qė mendjet e thjeshta nuk e kuptonin dot me fjalė. Sipas Degrandit, priftėrinjtė kishin kuptuar qė vetėm me anė tė imazheve, mund tė pushtonin mendjet e malėsorve tė egėr, pėr tė dalluar tė mirėn nga e keqja. Sipas tij, nuk mjaftonte qė prifti tė fliste pėr parajsėn dhe ferrin, koncepte tė cilat ata nuk ia kuptonin rėndėsinė, por duhej qė ata t’i shihnin vetė kėto skena. Ndodh kėshtu qė Idromenos i komisionohej tė krijonte imazhe befasuese, ku syri i malėsorit tė mbetej i traumatizuar nga ajo qė shihte.
Idromeno realizoi njė sėrė syresh, prej tė cilave sot kanė mbetur vetėm dy: “Dy rrugėt” dhe ajo e njohur me emrin “Kur hyn Dreqi nė shtėpi” (?). Sipas njė fotoje tė viteve `80 dhe njė pėrpunimi kompjuterik, mund tė bėhet e mundur njė analizė paraprake. Tablloja me dimensione 169 x 132.5 cm, paraqet nje skenė mistike, ku dallohet ambjenti i brendshėm i njė shtėpie malėsori.
Vėshtirėsia mė e madhe e analizimit tė kėsaj tablloje, qėndron nė zbėrthimin e fabulės sė ngritur nga artisti, ndėrkohė qė ne mund tė ngremė disa hipoteza. Nga njė vėshtrim paraprak, dallohet qartė qė fshatarin ka ardhur ta vizitojė vetė Vdekja me njė lukuni Djajsh e Demonėsh. Duket sikur atij i ka ardhur ora e fundit, ndėrkohė qė e Keqja po i komunikon mėkatin e kryer. Malėsori i frikėsuar ndodhet nė qendėr tė kompozimit, i shtrirė e i gjakosur nga njė e ēarė nė kraharor. Prifti ndodhet pranė tij pėr shėrbimet e fundit, por, prania e demonėve tregon se ai ka ndėrruar jetė.
Pėr njė vėshtrim mė tė kujdesshėm, vėrehet domosdoshmėria e ndarjes sė personazheve tė botės tokėsore nga ato tė sė pėrtejmes. Personazhet realė janė dy gratė, fėmija, prifti dhe malėsori i vdekur. Zgjidhja e gjėegjėzės sė artistit duhet kėrkuar tek figura e dy grave. E para, nė tė majtė tė kompozimit me fėmijėn pranė, duhet tė jetė gruaja e malėsorit, ndėrsa e dyta nė kahun e kundėrt duket sikur vėshtron me kėrshėri se ē‘po ngjet. Gruaja e dytė ėshtė dhe arsyeja e vėrtetė e ardhjes sė djajve nė shtėpinė e malėsorit.
Njė nga plagėt e moralit tė kohės, ngritur si problematikė nga institucionet fetare, ishte pikėrisht poligamia. Degrand na informon qė nė bjeshkėt shqiptare ndodhte shpesh qė njė burrė tė merrte apo tė blinte njė grua tė dytė, me tė cilėn jetonte pa patur mundėsi ta bekonte lidhjen nė kishė. Duket sikur malėsori ka shkelur pikėrisht kėtė kod morali fetar. Kjo hipotezė ngrihet duke analizuar edhe qėndrimet qė mbajnė gratė ndaj asaj qė po ngjet. E para, duhet tė jetė gruaja e parė e malėsorit, qė ka dhe njė fėmijė me tė, prandaj paraqitet dhe mė e traumatizuar pėr atė qė ka ngjarė. Ngjizja me tė shoqin dhe fėmija e tyre e ka bėrė lidhjen e tyre shpirtėrore mė tė madhe. Ndryshe reagon, gruaja e dytė, qė thjesht vėshtron me kuriozitet atė qė po ngjet. Ajo nuk mund tė jetė motra e malėsorit dhe as e bija pėr vetė ftohtėsinė qė paraqet nė qėndrimin emocional.
Prifti, personazhi tjetėr real i skenės, duket i tronditur nga prania e kėtij mėkati tė pafalshėm morali kristian. Ai duket sikur kėrkon shpėtim vetėm tek mėshira hyjnore. Tė gjithė kėta personazhe nuk i shohin krijesat e pėrbindshme tė botės sė pėrtejme. Secili prej tyre sheh diku, por jo krijesat e mbinatyrshme. Gruaja me fėmijė sheh burrin e vet, ndėrsa gruaja e dytė atė tė parėn. Me kuriozitet ajo sheh vuajtjen e saj, por nuk e kupton atė. Ndėrsa prifti sheh lart, pasi kjo “punė” tashmė i ka kaluar njė autoriteti tjetėr.
Nė anėn tjetėr, janė personazhet e botės sė pėrtejshme. Malėsori i vdekur ėshtė epiqendra e vėmendjes sė tyre. Malėsori sheh i tmerruar Demonin nė tė djathtė tė tij, i cili mban nė dorė qesen e parave, si provė e mėkatit tė blerjes sė gruas; mė tej duket njė tjetėr demon, nė kėmbė, i cili i tregon malėsorit mėkatin e shkruar nė njė libėr tė hapur. Vdekja, njė skelet me kosė nė dorė ėshtė pranė tij, e gatshme pėr tė marrė pjesėn qė i takon. Disa demonė mė tė vegjėl qėndrojnė nė anėt e malėsorit, duke pritur me epsh fundin e tij. Mė poshtė njė dragua me gojė tė zjarrtė mban fort njė zinxhir qė ka lidhur pėrqafe vetė malėsorin. Duket sikur fati i tij ėshtė i lidhur fort pas kėtij zinxhiri tė hekurt.
Por, duket sikur Idromeno ka lėnė hapėsirė dhe pėr shpresėn nė mėshirėn hyjnore. Nė kėmbė, pranė priftit tė shokuar, gjendet figura e njė ėngjėlli i cili me njėrėn dorė prek ballin e malėsorit dhe me tjetrėn i tregon atij qė fjalėn e fundit do e thotė Ai, Zoti, nė gjygjin e fundit.
Tė gjitha personazhet janė zhytur nė gjysmėerrėsirėn e shtėpisė sė varfėr. Skena pėrshkohet nga njė vibrim tmerrues e shoqėruar me ngjyrat dramatike qė tė sjellin nė mendje njė inskenim teatral tragjik. Dera e hapur nė sfond, nga ku kanė hyrė dhe personazhet, ėshtė e vetmja shenjė jete nė kėtė skenė infernale.
Malėsori ėshtė vrarė nga njė plagė e hapur nė kraharorin e tij. Pra, ai ka vdekur me nder, siē e do zakoni i maleve. Arsyeja mund tė jetė e ēfarėdoshme: hakmarrje, njė zėnkė por, ai nuk do digjet nė flakėt e pėrjetshme tė Ferrit pėr kėtė, por pėr njė mėkat moral. Nė antitezė me moralin islam, kisha katolike predikonte dhe vinte nė qendėr tė shqetėsimit tė saj, poligaminė, si njė shenjė tė qartė tė shthurjes sė moralit kristian dhe tė institucionit tė familjes. Degrand nė tekstin e tij i quan kėto zakone turke, duke nėnvizuar luftėn qė bėnin priftėrinjtė pėr largimin e malėsorve nga kėto zakone.
Idromeno pikturon Njeriun dhe Djallin. Ai i futi ato si pjesė e njė realiteti tė pandashėm, si mėnyra mė e mirė pėr tė depėrtuar nė psikologjinė e ngurtė tė malėsorėve tė izoluar nga harresa e shekujve. Djajt, demonėt, dragojnė e skeletėt duhet tė pushtonin mendjet e tyre, sepse lufta mes sė Mirės dhe sė Keqes ishte e pranishme dhe nė odat e tyre tė mbuluara nga skamja.
Arti i Idromenos i drejtohet shoqėrisė sė kohės. Sipas Degrand ai ėshtė i detyruar tė ulet nė nivelin e njerzve tė cilėt iu drejtohet, por, sipas tij, pikturat e Idromenos karakterizohen nga njė shkallė naiviteti qė nuk paraqitet pa sharm. Mbi tė gjitha, ato kanė meritėn e tė qėnit ekzakte nga kėndvėshtrimi i zakoneve kombėtare. Ato paraqiteshin tė shpjeguara dhe tė komentuara pas fjalės sė priftit... ndėrsa i drejtohet atij qė ka mėkatuar, i cili qan e dridhet kur i del pėrpara fundi i tij tragjik. Idromeno duket i shqetėsuar pėr shkallėn artistike, aq sa pėr vėrtetėsinė dhe fuqinė e imazhit, si njė mjet i pastėr katarsisi pėr shoqėrinė e vrazhdė tė kohės. Subjektet e tij duhet tė mbėrthenin fort kujtesėn vizive dhe shpirtrat e malėsorve qė vinin nė ambjentet e kishės. Krijimet me temė fetare tė kėtij artisti edhe sot pėrbėjnė disa nga shembujt mė tė mirė tė artit tė fundshekullit tė XIX-tė. Risjellja e tyre para publikut tė gjėrė do tė ridimensiononte periudhėn artistike dhe vlerat e saj.
milosao
Idromeno nė xham
shekulli
Kolė Idromeno fotograf prezanton: Lloji i shkodranit dhe lloji i veshjes. Ekspozohen stampimet e para tė fondit prej 2800 xhamash qė ruhen nė Qendrėn e Studimeve Albanologjike. Ky vit shėnon 150-vjetorin e lindjes sė artistit. Afėrdita Onuzi autore e monografisė-album nė proces, komenton Idromenon.
Kaloi pa u ndierė prezantimi i Idromenos fotograf deri nė kėtė moment qė flasim. Nė "Ditėt e Albanolgjisė" qė Qendra e Studimeve Albanologjike mbajti nė dhjetor, u ekspozuan pėr herė tė parė afro 30 foto. Ato janė stampuar nga fondi prej 1285 xhamash tė Kolė Idromenos, qė ruhet nė "Fondin e xhamave" tė kėsaj Qendre.
Fotot qė kemi zgjedhur pėrbėjnė njė prototip tė fotografisė sė Idromenos. Njeriu me traditat, njeriu i qytetit dhe i fshatit, fetar dhe laik, autoritar dhe familjar, me pushtet dhe i zhveshur nga ndonjė pushtet, oriental dhe perėndimor, burra dhe gra, vajza dhe kėrthi, tė gjithė nė studio, tė vendosur ashtu siē do ai. Ndodh qė kėto modele gjinorė, socialė, kulturorė, ai t'i vendosė bashkė si njė familje e madhe.
E tregon kjo foto qė po botojmė me tė tjera.
Tė gjithė janė nė Shkodėr, shkodranė (ka edhe pėrjashtime si fotoja e njė arapi tė ri veshur me fustanellė dhe jelek qėndisur me argjend) tė veshur me kostume katolike, myslimane, po edhe me rroba mėndafshi. Tė gjithė kanė portrete tė qetė si nė gjumė. Jemi nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė shekullit XX.
Afėrdita Onuzi, etnografe, nė Institutin e Antropologjisė dhe Studimit tė Arteve, ka nė proces, njė monografi nė bashkautor Karaman Ulqinin, qė ka objekt studimi elementėt etnografikė nė veprėn e Idromenos.
Autori i portretit "Motra Tone" 1883 (cilėsuar vepra e parė e Rilindjes Shqiptare) dhe e tablosė "Dasma shkodrane", aq popullore pėr riprodhimet qė i bėhen sot e tėrė ditėn, analizohet nga Onuzi si etnograf i mirėfilltė.
"Nga punimet qė ruhen deri tani si edhe nga tė dhėna tė tjera, vėrejmė se Idromeno, vizatimet i ka bėrė kryesisht pėr parapėrgatitjen e tablove dhe nuk i ka trajtuar si vepra mė vete siē do tė shohim vite mė vonė nė krijimtarinė e piktorėve Vangjush Mio dhe Abdurrahim Buza.
Edhe nė ekspozitat ku ai ka marrė pjesė, si jashtė vendit (nė Budapest, Vjenė, Romė, Nju Jork) ashtu edhe nė Shqipėri (nė Shkodėr 1923, Tiranė 1931-1945) nuk ka asnjė tė dhėnė pėr vepra tė tjera nė ngjyra vaji dhe akuarel ("Arti i Rilindjes Shqiptare", Ferid Hudhri, Tiranė, Onufri 2000.)
Onuzi thekson se njeriu me kostum i Kolė Idromenos edhe nė fotografi, ėshtė njė akt i vetėdijshėm prej etnografi.
Ai rizbulon veshje, i nxjerr nė dritė, kompozon elementė tė tyre brenda modeleve tė traditės. Kjo ndodh edhe atėherė kur Idromeno ėshtė duke trajtuar njė temė fetare nė pikturė (Ai pėrmendet ndėr tė tjera pėr trajtimin qė i bėn temės fetare. Kush ka hyrė nė katedralen e Shkodrės pėr herė tė parė dhe nuk ėshtė ndalur me kuriozitet pėrballė veprave tė tij nė skulpturė me skena nga ndeshja e forcave tė Dritės me tė Errėsirės?)
Tabloja "Rrugėt e jetės", 1901, tė cilėn Onuzi e veēon pėr vlera etnografike, njihet pėr "realizmin nė pikturėn kishtare". Kujtojmė se Idromeno "pėrgjithėsisht u pėrgatit nė mėnyrė autodidakte. Nė Akademinė e Arteve nė Venedik, qėndroi vetėm 6 muaj, pastaj punoi pranė njė piktori vendės" ("Arti i Rilindjes Shqiptare", Ferid Hudhri.)
Monografia e Onuzit ėshtė konceptuar si album. Do tė jetė ndoshta prezantimi i parė i rėndėsishėm qė i bėhet artistit me imazhe tė fotografive dhe tablove kryesore. Bashkėkohėsi dhe mėsuesi i tij Marubi, njė shekull mė vonė, i kapėrceu kufijtė e Shqipėrisė me albume dinjitoze, kartolina e kalendarė. Ndoshta, po tė punohet siē duhet, radha do tė jetė e Idromenos.
Fototeka
Fototeka e Qendrės sė Studimeve Albanologjike trashėgon pasurinė e Institutit tė Kulturės Popullore prej vitit 1978 kur ky Institut (sot i Antropologjisė dhe Studimit tė Arteve) u nga Instituti i Arkeologjisė. Specialisti i fototekės Gjergj Martini thotė se fototeka pėrmban "fondin e xhamave".
Janė rreth 2800 xhama qė i pėrkasin fundit tė shekullit XIX deri para Luftės sė Dytė Botėrore. Janė imazhe tė fiksuara nga Margaret Hasluck, Sotir Bej, A. Kokoshi, Ugolini, Ventiku, Rrok Zojzi. Por Fondi "Idromeno" ka rreth 1285 xhama. Mė nė fund nė vitin 2005-2006 janė stampuar njė pjesė e tyre falė projektit Interreg III njė bashkėpunim me vendin fqinj, Itali.
Shėnime biografike
Kolė Idromeno (1860-1939) lindi nė Shkodėr. Kronologjikisht njihet si piktori i parė i Rilindjes. Ka qenė piktor, skenograf, fotograf, arkitekt, urbanist, muzikant si dhe nismėtari i shfaqjeve tė para kinematografike nė Shqipėri. Ka studiuar vetėm pak kohė nė Akademinė e Arteve nė Venedik, ka udhėtuar dhe ka ekspozuar nė disa vende evropiane dhe gjithė pjesėn tjetėr tė jetės e ka kaluar nė Shkodėr.
Me realizimet e tij nė arkitekturė dhe urbanistikė, Idromeno ndryshoi pamjen e Shkodrės, ndėrsa me veprimtaritė artistike ndikoi qė qyteti i tij tė mbetet pėr njė kohė tė gjatė vatra kryesore e zhvillimit tė arteve vizive nė gjithė Shqipėrinė. Me tablotė e Idromenos fillon shkolla realiste shqiptare, dhe disa nga veprat e tij bėjnė pjesė nė traditėn kombėtare.
Intervista me Afėrdita Onuzin
Zonja Onuzi, ēfarė rėndėsie ka ky prezantim nga kaq afėr i Idromenos fotograf?
Pyetja juaj mė ndihmon tė them ē'ishte Shkodra nė atė kohė kur jetoi e punoi Idromeno. Nė kėtė periudhė, kur filloi aktivitetin e tij, ėshtė fjala pėr gjysmėn e dytė tė shek. XIX, Shkodra jetonte akoma lavdinė e dikurshme, ishte nė kulmin e zhvillimit ekonomik, kulturor dhe politik.
Kemi nė Shkodėr njė urbanistikė dhe arkitekturė tė admirueshme, pėrveē banesės popullore e cila spikaste me elementėt e saj tradicionalė, kemi njė mėnyrė tė tė konceptuarit tė qytetit nė tėrėsi, me institucionet kulturore, fetare, me bibliotekat, teatrot dhe gazetat.
Shkodra po largohej nga influenca dhe tiparet e qytetėrimit oriental si gjithė qytetet e tjera ballkanike, pjesa lindore e ndikuar nga pushtimi i perandorisė otomane.
Ėshtė e ndjeshme dhe e dukshme nė Shkodėr ndikimi i Rilindjes Evropiane nė mėnyrėn e jetesės, edhe nė konceptet e njerėzve, nė veshjet, nė mėnyrėn si pajisej banesa, mobilie tė ardhura nga Perėndimi.
Kjo kishte ndodhur nė mėnyrė tė natyrshme sepse shumė shkodranė kishin shkuar tė studionin e jetonin nė Itali, Francė, Austri dhe sigurisht vinin me mėnyrė tjetėr jetese. Bibliotekat e Shkodrės ishin tė rralla, nė shumė familje mund tė gjindeshin edhe piano.
Mund tė bėjmė njė krahasim mes Marubit dhe Idromenos, mes mjeshtrit dhe nxėnėsit? Ēfarė e karakterizonte dhe dallonte nxėnėsin?
Kur Idromeno u kthye nga Italia nė Shkodėr, filloi tė punonte si fotograf dhe ku kishte kohė qė kishte ngritur aktivitetin e tij Pjetėr Marubi. Idromeno u mirėprit nga Marubi. Mė pas shohim njė foto tė tij tė vitit 1888 qė mban vulėn me emrin e Idromenos ēfarė do tė thotė se ai kishte dalė tashmė i pavarur.
Fotot e tyre janė gati nė tė njėjtėn atmosferė, sigurisht qė teknikisht Marubi ishte shumė lart. Por nuk kaloi shumė kohė qė, edhe Idromeno do tė arrinte parametra tė lartė teknikė. Mund tė them se i afron vetė Shkodra dhe rrethinat e saj. Qė tė dy tė mahnitur nga zhvillimi i kėsaj periudhe me gjithė problemet e tyre shoqėrore.
Tek tė dy, nė fokus ėshtė njeriu?
Ėshtė e vėrtetė, por si pozon tek Marubi ky njeri nuk pozon tek Idromeno, kjo tregon se tė dy janė tė lidhur mė figurėn me ndjesi tė ndryshme. E them kėtė sepse nė rastin e Idromenos ndikon njė formim i gjithanshėm artistik: ai ėshtė piktor, skulptor, ėshtė kėngėtar, bėnte pjesė nė grupet e ahengut tė Shkodrės, ėshtė dhe arkitekt.
Unė mendoj se Idromeno ėshtė mė artist nė fotografi. Ndoshta studiues tė tjerė do ta gjykojnė ndryshe. Unė e shoh kėtė figurė edhe nė aspektin etnografik, nė mėnyrėn si ėshtė paraqitur dhe ēfarė ėshtė fiksuar, ėshtė mė artist.
Ēfarė vė nė dukje?
Tek Idromeno ka shumė natyrė. Unė po e studioj portretin e tij edhe si piktor. Pėr shembull hollėsirat nė tablonė "Rrugėt e jetės" ose "Dasma shkodrane" ose "Guri i besė". Sipas Kanunit, kur njeriu do tė betohet pėr njė tė vėrtetė, ai duhet tė vėrė dorėn nė gur, njė element pagan. Mė pas u zėvendėsua me Biblėn.
Ka elementė etnografikė domethėnės. Marubi ėshtė fotografi i padiskutueshėm, por tek Idromeno kemi kėtė pasuri elementesh etnografikė. Kjo mė ka shtyrė qė bashkė me kolegun nė Shkodėr, Karaman Ulqini qė tė hartojmė njė monografi "Elementė etnografikė nė veprėn e Idromenos", tė cilat do tė shihen edhe nė fotografi, edhe nė pikturė. Kjo ka ndikuar edhe tek Idromeno arkitekt.
Ai ėshtė i vėmendshėm ndaj elementėve tradicionalė dhe falė Idromenos ne kemi edhe sot shumė banesa, rrugė, tė konceptuara sipas tij, qė ruajnė Shkodrėn e asaj kohe. Falė Idromenos kemi njė moment historik tė zhvillimit tė Shkodrės nė urbanistikė dhe arkitekturė. Ndonjėherė mė vjen tė them se ka qenė etnograf i vėrtetė.
Origjina e tij, ju pėrmendėt me kuriozitet tė madh, origjinėn jugore tė kėtij artisti.
Ai ėshtė shkodran, ėshtė shqiptar nga Ēamėria i ati, i cili erdhi nga Arta dhe u vendos nė Shkodėr ku u martua me njė vajzė shkodrane. Kola, lindi dhe u formua nė kėtė mjedis shkodran dhe e pasqyroi, nė tėrė krijimtarinė e tij.
Ai nuk pati mė fatin tė kthehej nė origjinėn e tij nė jug.
Ėshtė e rėndėsishme tė themi qė ai ka dalė edhe jashtė qytetit tė Shkodrės, nė Malėsi, nė Zadrimė, nė fshatrat pėrreth. Sidomos kjo gjė paraqitet nė pikturė, edhe nė fotografi.
E ka intriguar xhubleta, veshja qė shkėlqente midis tėrė veshjeve qė qarkullonin nė qytetin e Shkodrės nė ditė pazari ose nė raste tė tjera. Gruaja nė Shkodėr, edhe ajo e rrethinave ishte mė e ēliruar dhe pėr kėtė arsye ajo ėshtė shumė e pranishme nė fotografinė e tij, me gjithė variantet e kostumeve.
Ndonjėherė vė re se ka elementė etnografikė tė kostumeve qė janė tjetėrsuar, sidomos tek ato fotografi qė janė realizuar nė studio. Ky "tjetėrsim" bie nė sy tek portretet e tė huajve, konsuj, tregtarė. Tek ata kostumet nuk janė besnikėrisht tė vendosura.
Ky ėshtė objekt i monografisė tuaj?
Veshjet zėnė pjesėn qendrore tė studimit. Po janė edhe disa elementė tė kulturės shpirtėrore, pėr mendėsinė e njerėzve, ē'mendojnė pėr ferrin e parajsėn.
Nga jeta shpirtėrore kjo monografi do tė pėrmbajė ahengxhijtė e Shkodrės, tė pasqyruar nė mjedise tradicionale. Aty shohim veshjet, instrumentet popullorė, pozicionin se si rrinė, vendet ku rrihej, si rrihet nė pritė.
Kjo ėshtė arsyeja qė ne u vumė tė ndalemi tek vepra e tij etnografike.
Dua t'ju pėrmend disa nga fotot e ekspozitės. Njėra prej tyre paraqet njė grua zadrimore, veshur nė mėnyrė ceremoniale, ėshtė duke shkuar nė njė rast dasme.
Bukėn tė zbukuruar me lule, qė ėshtė njė traditė e kėsaj zone, e ka vendosur mbi kokė dhe ėshtė nisur pėr ta ēuar dhuratė. Kemi veshje me xhubletė tė gjatė, xhubleta e Malėsisė sė Madhe dhe variantin e xhubletės sė shkurtėr qė ėshtė mbajtur nė zonėn e Dukagjinit, midis Malėsisė sė Madhe dhe Pukės.
Po kėshtu veshjet e burrave, nė mėnyrė tė veēantė burrat e Shkodrės, katolikė e myslimanė. Ėshtė shumė interesante pėr ne, varianti i veshjes me fustanellė, tek burrat, qė dokumenton se deri nė fillim tė shekullit XX, nė Shkodėr vazhdohej tė mbahej veshja me fustanellė. Sigurisht qė fustanellėn e kemi edhe tek Marubi pak mė herėt dhe kuruar nė mėnyrė tjetėr, dhe tjetėr ėshtė kompozuar tek Idromeno.
Fondi Idromeno ėshtė pak i njohur.
Pėr fat tė keq po. Sepse deri vonė nuk i pėrdornim xhamat pėr shkak tė situatės kritike. Nė kuadrin e projekteve INTERREG III, patėm fatin qė tė bėnim restaurimin e kėtyre fotografive dhe stampimin. Tani studiuesit kanė mundėsinė t'i pėrdorin.
Studimet e pakta pėr Idromenon nuk e pėrligjin famėn qė gėzon emri i tij. Ēfarė mund tė bėhet nė kėtė 150-vjetor?
Ėshtė e vėrtetė dhe e pranoj me keqardhje. Pėr rastin e Idromenos mund tė them se kontributi i tij ėshtė i drejtpėrdrejtė pėr etnografinė. Nėpėrmjet fotove ai dėshmon pasurinė e kostumeve etnografike prej tė cilave ne ruajmė shumė pak dhe nė disa raste aspak, nė fondet tona.
Kujtojmė se shkenca etnografike ka filluar nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX. Nė kėtė kuptim, disa elementė qė i kemi gjetur gjatė ekspeditave nė terren, pėrputhen me "tė dhėnat" qoftė nga Idromeno, qoftė nga Marubi.
Monografia qė po pėrgatisim do tė ketė kryesisht foto dhe tablotė e plota, sepse pothuajse tė gjitha tablotė e tij pėrmbajnė elementė etnografikė.
shekulli
Harapi me veshje shkodrane
![]()
Sekretet e Gjyzepinės sė Kol Idromenos
17 Korrik 2013 | : Kulturė | Autor: Gazeta Shqip
Nė koleksionin e pikturave qė ruhen nė Galerinė Kombėtare tė Arteve. Nga fillesat e pikturės nė vitet 1883, hapja e shkollės sė parė tė vizatimit mė 1931, ardhja e studentėve tė parė qė studiuan nė vendet fqinje, tek arti i luftės dhe mė pas ai i Realizmit Socialist . Tablotė qė sjellin njė rrėfim ndryshe tė historisė sonė
Sali Shijaku_ Femėr nudo 1961Gjyzepina nuk e ndan vėshtrimin nga piktori qė prej dy orėsh qėndron me njė penel nė dorė dhe hedh nė telajo portretin e saj. Sytė e saj janė tė zinj, ndėrsa ca rrudha tė lehta nė fytyrė i kujtonin mjeshtrit se ajo i kishte kaluar tė 40-at. Pėrtej ngjyrave qė u jep veshjes karakteristike tė kėsaj gruaje shkodrane, Kol Idromeno vizaton plot kujdes lehtė qafėn e saj, lėkura e sė cilės shkėlqen prej dritės. Ka qenė viti 1920 kur piktori i njohur, Kol Idromeno, hodhi nė tablo portretin e dashur tė kėsaj gruaje, qė sot pėrbėn njė nga pikturat qė tregojnė fillesat e pikturės shqiptare qė ruhen nė koleksionin e Galerisė Kombėtare tė Arteve. Pas 93 vitesh, buzėqeshja e saj vijon tė jetė e njėjtė, ndėrsa vėshtrimi duket se fsheh tė njėjtėn ndjesi qė Kol Idromeno u mundua gjatė ta gjente teksa pikturonte. Vitet nuk e kanė tradhtuar sekretin e bukur tė Gjyzepinės. Ndryshe nga Idromeno, i cili tėrhiqej prej personazheve qė mbartnin njė tis misteri, Simon Rrota nė pikturat e tij kėrkon tė sjellė njė reflektim tė realitetit. I tėrhequr prej femrės, ai e sjell nė pikturat e realizuara nė vitet 1934, teksa e veshur me veshje karakteristike tė zonės, ndodhet bri grurit dhe lulėkuqeve. Kjo grua nuk ka kohė tė mendojė pėr tė fshehtat qė mbart, ajo ėshtė e gjitha e shqetėsuar pėr grurin nė arė, nga duhet tia nis punėn Nė njė tjetėr tablo tė realizuar po atė vit, Simon Rrota sjell njė kompozim interesant tė grave nė pusin e fshatit, ku ngjyrat e rrobave qė ato mbajnė nė trup nxjerrin nė pah elementin femėror. Njė portret malėsoreje pikturuar prej Rrotės mė 1923, nuk e fsheh as moshėn e piktorit, i cili duhet tė ketė qenė 33 vjeē teksa kėrkonte ti jepte jetė vajzės qė dilte prej maleve. Ajo shfaqet elegante, me duart e vendosura nė brez dhe ca vathė qė i varen poshtė shamisė. Njė pikturė ku nuk mungojnė elementėt jetėsorė tė sinjifikuar me gruan si uji apo dielli. Pikturat e realizuara prej Kol Idromenos, Simon Rrotės janė dhe pikturat qė shėnojnė fillesat e artit tė pikturės nė Shqipėri, art i cili deri nė ato kohė ėshtė realizuar nė mėnyrė sporadike nga anonimė. Nė fondin e Galerisė sė Arteve veprat qė ruhen datojnė nga fundi i shekullit XIX, periudhė qė shėnon fillesat e pikturės jofetare shqiptare.
Sali Shijaku_ Femėr nudo 1961
Rafael Dembo_ Shkojmė nė punė
Kol Idromeno_ Portret i Gjuzepinės 1920
Image_2724
Hasan Nallbani_ Aksionistja 1966
Bardhyl Dule_ Ndėrtuesja 1971
Vilson Kilica_ Nė studio
Spiro Kristo_ Brigaderja 1976
Sofia Papadhimitri_ Punėtori me ēekiē 1938
Simon Rrota_Portret malsoreje 1923
Autori i hershėm i pikturės ėshtė Kol Idromeno, vepra e tė cilit Motra Tonė daton nė vitin 1883. Pikturat e para nė Shqipėri manifestojnė njė lloj amatorizmi. Kjo lloj fryme vazhdon deri nė vitet 30 kur fillon pėrpjekja pėr ngritjen e shkollės dhe institucioneve tė artit nė vend. Gjithsesi, kėto piktura flasin qartė pėr atmosferėn kulturore nė Shqipėrinė e fillimviteve tė shekullit XX, si dhe pėrbėjnė dokumente tė mirėfilltė atnografikė dhe historikė tė periudhės. Kėto vepra tregojnė dhe njė lloj fryme romantike. Autorėt e tjerė tė epokės janė Pjetėr Marubi, Simon Rrota, Zef Kolombi, Spiro Xega etj. Hapja e shkollės sė vizatimit nė Tiranė nė vitin 1931 do tė sjellė dhe njė ndryshim nė konceptin e pikturės nė vend, duke e kthyer atė nė njė pikturė realiste. Disa nga piktorėt e parė qė studiojnė aty janė Sadik Kaceli, Abdurrahim Buza, Gani Strazimiri etj., megjithatė pak vepra tė tyre nga periudha e kėsaj shkolle ruhen nė fondin e Galerisė sė Arteve. Piktura realiste do tė zhvillohet dhe nga piktorė qė kthehen nga studimet nė vendet fqinje si: Odhise Paskali, Andrea Kushi, Vangjush Moi, Janaq Paēo, Foto Stamo, Motrat Zengo etj. Kėta artistė pėrbėjnė brezin e artistėve tė shkolluar tė cilėt pėrpiqen tė zhvillojnė portretin, natyrėn e qetė, peizazhin etj. Karakteristikė e veprave tė kėsaj periudhe qė ruhen nė GKA ėshtė pėrpjekja e artistėve pėr tė pėrvetėsuar teknikat artistike dhe njė interes pėr pasqyrimin e realitetit me vėrtetėsi. Nėse shohim veprat e realizuara nė kėtė periudhė ato janė kryesisht portrete. Vangjush Moi, realizon me kujdes nė vitin 1919 portretin e njė vajze duke studiuar. I ardhur nga shkolla italiane e artit, Mio e bėn fustanin e saj tė hapur duke i nxjerrė nė pah supet. Andrea Kushi mė 1939 vizaton me kujdes gėrshetat e gjatė tė njė vajze e cila ka veshur njė bluzė tė bardhė. Gratė e pikturuara nga Zef Kolombi janė tė trishtuara nė kėtė periudhė. Po kėshtu dhe malėsorja e Nexhmedin Zajmit (1947). Nė kėtė periudhė kemi dhe lėvrimin e artit tė pikturės edhe nga artiste femra si Sofia Papadhimitri. Ndėrsa endemi nė koleksionin e veprave tė ruajtura nė GKA kalojmė nė njė tjetėr periudhė, e cila ėshtė ajo e pikturave akademike ku dominon tabloja me temė historike (1950-1986). Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe vendosjes sė regjimit komunist, nė Shqipėri filloi tė zhvillohej tabloja me temė historiko-politike. Kryesisht vendin mė tė madh nė kėto tablo e zė lufta antifashiste dhe ndryshimet historike nė vend, por nė tė njėjtėn kohė trajtohen dhe aspekte tė ndryshme tė historisė sė Shqipėrisė si ai i qėndresės sė Skėnderbeut etj. Por pavarėsisht kėsaj periudhe, Sali Shijaku mė vitin 1961 pikturon njė femėr nudo tė shtrirė nė shtrat dhe trupin qė i reflektohet nė pasqyrė. Artistėt kryesorė janė ata qė kanė mbaruar akademitė perėndimore dhe reflektojnė njė formim akademik nė pikturėn e tyre si: Nexhmedin Zajmi, Sadik Kaceli, Abdullah Cangolli etj., ndėrkohė qė artistė tė tjerė qė formohen nė Akademinė e Bashkimit Sovjetik dhe vendeve tė tjera tė lindjes janė: Sali Shijaku, Fatmir Haxhiu, Vilson Kilica etj.
Ndėrtimi i Modeleve tė Njeriut tė Ri (1960-1986)
Aksionistja me autor Hasan Nallbanin, ku shfaqet portreti i njė gruaje me flokėt e prera shkurt, veshur me njė bluzė tė thjeshtė, pantallona dhe njė shall tė lidhur nė qafė, teksa mban njė sėpatė mbi supe, tė tregon se tashmė ke mbėrritur njė moment nga mė interesantėt dhe mė tė diskutueshmit nė historinė e artit pamor nė Shqipėri, ai i artit tė Realizmit Socialist. Pak mė tej Brigadierja e Spiro Kristos (1976) ka ndaluar diku mes arės ku po punohet dhe mban njė bllok shėnimesh nė dorė Montatori i Petro Kokushtės mė 1979 valėvit flamurin nė njė moment pune Me kthimin e artistėve nga shkollat lindore tė artit mund tė thuhet se fillon epoka e Realizmit Socialist nė artin shqiptar. Ky art ėshtė kryesisht nė funksion tė propagandės sė regjimit politik nė vend. Sipas klisheve tė gatshme tė importuara nga vendi i origjinės Bashkimi Sovjetik, arti fokusohet te punėtorėt dhe veprimtaria e tyre, duke i kthyer kėta nė mite tė kohės. Nė fakt, Realizmi Socialist nuk pėrpiqet tė tregojė me vėrtetėsi aspekte tė realitetit tė klasės punėtore, por tė ngrejė njė lloj kulti tė punės socialiste si veprimtari dhe tė punėtorit si personazh qendror tė njė epoke tė re qė ka filluar. Artistėt qė kanė lėnė vepra tė spikatura nė kėtė drejtim janė Muntaz Dhrami, Zef Shoshi, Ēlirim Peka etj. Njė tjetėr koleksion i rėndėsishėm nė Galerinė e Arteve ėshtė dhe ai i Pikturės Formaliste qė gjen vend nė historinė e pikturės shqiptare nė fillim tė viteve 70-tė. Kjo pikturė krejtėsisht nėn ndikimin e pikturės moderniste perėndimore pėrpiqet tė gjallojė duke respektuar temat zyrtare tė Realizmit Socialist, qė janė mė sė shumti ato tė punėtorit nė frontin e punės, por qė me mėnyrėn e tė pikturuarit nė fakt kėrkon drejt njė zhvillimi piktoresk dhe ka tendencėn pėr tiu pėrqasur rrymave tė ekspresionizmit, fovizmit, kubizmit etj. Artistėt kryesorė qė kanė vepra tė kėsaj natyre nė fondin e GKA-sė janė: Edison Gjergjo, Alush Shima, Isuf Sulovari, Eduard Hila, Bajram Mata, etj. Nė njė moment pune, nė vitin 1970 Jorgji Gjokopulli sjell njė grup tė rinjsh tė veshur plot ngjyra. Mjelėsja e Isuf Sulovarit, duket e lumtur teksa pozon me kovėn e qumėshtit nė dorė. Njė emancipim i gruas nė pikturė duket dhe nė njė tablo tė Llambi Blidos mė 1971, me titull Nė pultin e komandimit. Koleksioni i fundit qė ruhet nė Galeri, ėshtė ai i pikturave dhe skulpturave moderniste (1989-2001). Pėr herė tė parė Galeria e Arteve i kushton njė hapėsirė pikturės dhe skulpturės moderniste shqiptare. Kjo hapėsirė pėrmbledh vepra nga autorė qė e zhvillojnė veprimtarinė e tyre artistike mė tė rėndėsishme pas viteve 90, si Perikli Ēuli, Ali Oseku, Gazmend Leka, Lumturi Blloshmi, Najada Hamza etj., por nė tė njėjtėn kohė kėrkon dhe elementėt e parė tė pėrpjekjeve tė pikturės moderniste qė vijnė qė nga vitet 60 tė dhe pėrkojnė me frymėn formaliste nė pikturėn e Realizmit Socialist nė fillim tė viteve 70-tė, me autorė si Ksenofon Dilo, Danish Jukniu, Ismail Lulani etj., qė krahas pikturės sė politizuar zyrtare lėvruan gjatė kėtyre viteve edhe njė pikturė qė kėrkonte njė formė dhe nė shprehi artistike.
Pikturat e para tė Skėnderbeut
Theohar Gjini mund tė jetė njė ndėr piktorėt e parė qė ka sjellė nė tablo imazhin e Skėnderbeut. Tabloja e tij pa datė, sjell e sjell heroin tonė tė dobėt, krejt ndryshe nga jehona e forcės dhe fizikut tė tij tė fortė. Ndėrsa Spiro Xega mė 1931 e sjell Skėnderbeun mbi kalin e bardhė me shpatėn nė dorė, teksa vrapon pėr nė fushėn e betejės.
Ndalohet grabitėsi i pikturave
Policia e Tiranės ka arrestuar shtetasin Arben Guga, 46 vjeē, lindur dhe banues nė Tiranė. Dyshohet se ky shtetas, ka grabitur paraditen e djeshme nė Rrugėn e Durrėsit disa piktura tė autorėve tė ndryshėm, si dhe njė ekran kompjuteri. Policia nuk bėn me dije se ku ėshtė kryer vjedhja e pikturave. Megjithatė, materialet i kanė kaluar Prokurorisė sė Tiranės pėr veprėn penale tė Vjedhjes.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...kol-idromenos/
--- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...
---voudou.. ---
Krijoni Kontakt