Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet në Bllog
    22

    Eurostat: 1 milion shqiptarë jetojnë në BE

    Emigrantët shqiptarë përbëjnë 5 për qind të numrit të të huajve në 27 vendet anëtare

    Gjergj Erebara

    Instituti Europian i Statistikave, Eurostat, bëri të ditur dje se rreth 1 milion shqiptarë jetojnë në një nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Në një raport mbi të huajt që jetojnë në BE, Eurostat vërejti se shqiptarët përbëjnë 5 për qind të numrit të përgjithshëm të të huajve. Shqiptarët përbëjnë 64 për qind të qytetarëve të huaj që jetojnë në Greqi, rreth 640 mijë vetë, ndërkohë që pjesa tjetër jetojnë në Itali e në Europën Veriore. Këto të dhëna janë të vlefshme për vitin 2008 dhe bazohen në vlerësime të instituteve të statistikave të vendeve anëtare.

    Shifra prej 1 milion vetësh rezulton më e lartë nga sa vlerësohej më parë numri i shqiptarëve emigrantë. Kjo shifër indikon se ndoshta numri i popullatës shqiptare që jeton ende në atdhe është më i ulët nga sa vlerësohet zyrtarisht. Në vitin 2001, kur u krye Regjistrimi i Përgjithshëm i Popullatës (REPOBA) dhe Banesave, rezultoi se në vend kishte 3 milionë banorë ndërsa nga krahasimi i regjistrimit të pranisë faktike me regjistrin e popullatës ku shënohen lindjet dhe vdekjet, në atë kohë mungonin në "apel" rreth 600-800 mijë vetë. Sot, bazuar në të dhënat e REPOBA-s dhe të dhënat e lindjeve dhe vdekjeve, Shqipëria ka 3.2 milionë banorë dhe popullata po rritet me mesatarisht 1 për qind në vit. Por kjo statistikë nuk e merr parasysh numrin e shqiptarëve që mund të jenë larguar nga vendi që pas vitit 2001. Të dhënat e hyrje-daljeve në pikat kufitare indikojnë se më shumë shqiptarë largohen nga vendi se sa kthehen në atdhe. Të dhënat e fundit të Eurostat indikojnë se popullata e pranishme në Shqipëri mund të jetë 200-400 mijë vetë më e vogël se sa statistikat zyrtare.

    Regjistrimi i ardhshëm i popullatës faktike pritet të kryhet në vitin 2011. Në rast se popullata del më e vogël, të gjitha statistikat kombëtare mund të ndryshojnë. Sot, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë i Shqipërisë është sa 26 për qind e mesatares së Bashkimit Europian, gjë që e rendit vendin tonë në fund të listës. Por pas regjistrimit të popullatës në vitin 2011, shqiptarët ndoshta do të kapërcejnë statistikisht statusin e vendit më të varfër të kontinentit.

    Shqip

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    ja nje lajm tipik i papergjegjshem i sjell nepermjet nje gazete ... prap te papergjegjshme ...

    ne ato statistika nuk behet dallimi se sa Shqiptare jane nga Shqiperia, sa nga Kosova, sa nga IRJM, sa nga Mali i Zi, sa nga Serbia (Presheve, Medvegje e Bujanovc) ...

    gjergj erebara shprehet,

    ... numri i popullatës shqiptare që jeton ende në atdhe është më i ulët nga sa vlerësohet zyrtarisht ...
    po pse, vetem Shqiperia qenka "atdheu" i Shqiptareve; apo do ta quajme Kosoven "memedhe" ... si do ta qujme pjesen perendimore te IRJM, apo Serbine Jugore, etj ...

    artikull qe le per te deshiruar ... i pasakte dhe i shtrember-intepretuar ...

    megjithate, nje milion Shqiptare, nen udheheqjen e partise ... dhe te kryetarit ..., pavarsisht prej nga cili vend, kane hyre ne BE me kohe ...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    tani po kerkojme te na liberalizohen vizat nuk do te mbesin ne Shqiperi 50 mij e ne Kosov 30 mij,e ne maqedoni 15 mij shqiptar

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ka me shume se nje milion shqiptare ne emigrim.Kjo shifer eshte vetem ne Greqi,plus 500 mije ne Itali,shto 200-300 mije te tjere ne mbare globin.

    Perfundimisht sa banore ka Shqiperia?
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #5
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Sa me shume shqipetare emigrante, aqe me shume hapesire, per hajnat politikanet shqipetare.

    Numri i sakte i shqipetareve emigrante nuk dihet zyrtarishte , per arsye se nuk dihet edhe numri real statistika e banoreve te regjistruare te popullsise, ne tokat etnike shqipetare .

    Per ta gjetur numrin e sakte te shqipetareve se pari ne ballkane , Bashkesia Evropiane duhet ti coj do observatore, ti numerojne shqipetaret e ngrate , se politikanet shqipetare numerojne ka e mbrapa, jane analfabet qe per fate te mire njohin vetem numrin e valutave euro dhe dollare.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •