Calik duhet tė bėjė konsorcium me njė kompani me eksperiencė nė telekomunikacioneve
Albtelekom, rrezikohet kontrata me turqit
Kompanisė turke i hiqet e drejta e thirrjeve roaming pas privatizimit
Julian Llupo
TIRANĖ-Turqit e Calik Enerji rrezikojnė kontratėn me qeverinė shqiptare nėse nuk plotėsojnė dy kushte tė rėndėsishme: krijimin e njė konsorciumi me njė kompani qė ka pasur njė eksperiencė tė gjatė nė fushėn e telekomunikacione. Ndėrsa pika e dytė mbetet nė dorė tė qeverisė shqiptare, pasi ka lidhje me thirrjet roaming. Problemet qė kanė dalė gjatė rinegocimit tė kontratės janė bėrė tė ditura nga ministri i Ekonomisė dhe Energjetikės, Genc Ruli, gjatė emisioni televiziv “5 pyetje nga Babaramo” nė Vizion Plus. Problemi mė i madh pėr turqit e Calik me kontratėn duket se ėshtė zgjidhja e tė drejtės roaming tė brendshėm, qė duket se nuk do t’i jepet kompanisė. Heqja e kėsaj tė drejte i detyron turqit qė tė realizojnė miliona euro investime, ndėrsa pėrcakton edhe rregullat qė operatorėt mobilė duhet tė realizojnė midis tyre. Sipas burimeve, kjo ka qenė edhe arsyeja qė kompania ka kėrkuar qė shuma e ofruar nė tender pėr blerjen e Albtelekom tė jetė 30 milionė euro mė e ulėt se ajo fillestare. Ndėrsa nga ana e saj, Ministria e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės bėn tė ditur se qeveria nuk ka ndėrmend qė tė lėshojė pe nė kėtė pikė. Ulja e vlerės sė shitjes sė kompanisė shtetėrore Albtelekom ėshtė kundėrshtuar edhe nga ana e ministrit tė Ekonomisė, Genc Ruli, qė ka deklaruar se ky ėshtė njė kusht i pakontestueshėm. Njėkohėsisht, i interesuar me njė ofertė mė tė lartė pėr blerjen e kompanisė shtetėrore Albtelekom ėshtė edhe biznesi vendės qė ka krijuar njė konsorcium, duke ofruar njė shumė prej 150 milionė eurosh. Kjo ofertė rezulton tė jetė 30 milionė euro mė shumė sesa Calik Enerji, pėr blerjen e 74 pėr qind tė aksioneve tė Albtelekom sh.a.
Privatizimi
Privatizimi i gjigantit tė telefonisė fikse nisi me qeverisjen socialiste, e cila zgjodhi turqit e Calik Enerji nė njė tender tė hapur ndėrkombėtar me njė shumė fituese prej 120 milionė euro. Opozita e atėhershme dhe mazhoranca e sotme e sulmoi ashpėr kėtė privatizim, duke e vlerėsuar si tė dėshtuar dhe u zotua se nuk do ta ratifikonte marrėveshjen nė parlament dhe kėshtu bėri. Por pas vizitės sė kryeministrit Berisha nė Turqi, qėndrimi i qeverisė ndryshoi. Nėse negociatat midis kompanisė turke dhe qeverisė shqiptare mbyllen pa sukses, shpallja e njė tenderi tjetėr ndėrkombėtar, nga ana e qeverisė, shtyn privatizimin deri nė fund tė vitit 2007. Kjo ėshtė edhe periudha mė e afėrt qė mund tė realizohet privatizimi i kompanisė sė telefonisė fikse qė ka gėzon edhe licencėn e operatorit tė tretė Eagle Mobile.
“Albtelekom”
Kompania e telefonisė fikse, “Albtelekom”, regjistron rreth 230 mijė abonentė, ndėrkohė qė ka potencial pėr 600 deri nė 800 mijė tė tillė. Asetet e saj nė tė gjithė territorin e vendit kapin shifrėn e 1,2 miliardė eurove, ndėrkohė qė shoqėria posedon licencėn e operatorit tė tretė celular, “Eagle Mobile”. Gjatė vitit tė shkuar kompania rezultoi me njė fitim neto prej 17 milionė dollarėsh, ndėrkohė qė fitimi i pritshėm pėr kėtė vit ėshtė 19 milionė dollarė dhe me 140 milionė dollarė tė ardhura.
Kontrata
Pas njė tenderi tė mbyllur pėr mediet, me datė 23 maj tė vitit tė kaluar, qeveria shqiptare, atė kohė socialiste, firmosi njė kontratė me konsorciumin turk, pėr tė shitur 76 pėr qind tė kompanisė shtetėrore Albtelekom. 76 pėr qind e aksioneve do tė shiteshin pėr shumėn e 120 milionė eurove. Anastas Angjeli, ministri i Ekonomisė sė asaj kohe, firmosi me Calik Enerji Telekomunikasyon njė konsorcium, i pėrbėrė nga Calik Enerji dhe Turk Telekom, sipas tenderit ndėrkombėtar tė fituar nė maj tė 2005-ės. Calik Enerji ishte kompania e vetme ndėrkombėtare qė bėri njė ofertė pėr tė blerė aksione tė Albtelekomit. Dhjetė kompani tė tjera, tė cilat vinin nga shtete tė tilla, si Sllovenia, Koreja, SHBA-ja, Kuvajti dhe Irlanda u shfaqėn tė interesuara pėr kompaninė e telefonisė, por nuk dhanė ofertė.
Calik
Drejtues tė kompanisė turke “Calik Enerji”, kanė deklaruar se nuk do tė tėrhiqet nga kontrata e bėrė me qeverinė e fundit socialiste pėr blerjen e Albtelekom. Nė njė prononcim tė bėrė nė fund tė muajit gusht, Ahmet Calik, president i kompanisė, u shpreh se problemet me kontratėn nuk kanė tė bėjnė me Calik Enerji, po me qeverinė shqiptare. Ahmet Calik, i cili ka firmosur kontratėn e shitjes me ish-ministrin e Ekonomisė, Anastas Angjeli, ėshtė shprehur se kompani Calik ėshtė shpallur fituese e tenderit. Sipas Calik, raporti hetimor i Deloitte &Touche, ka pėrfundime tė pavėrteta. “Nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe me njė raport tė Deloitte & Touche, ne nuk kemi asnjė tė dhėnė zyrtare. Pėr sa i pėrket kontratės sė shitjes sė Albtelekom, ėshtė njė pikė ku pengesė ka pasur qeveria shqiptare dhe jo kompania Calik. Ajo ėshtė fituesja e tenderit qė u zhvillua nga shteti juaj dhe, pėr momentin, po presim rezultatet e kontratės sė nėnshkruar mes dy palėve”, ėshtė shprehur Ahmet Calik.
Shekulli
Krijoni Kontakt