Close
Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 133
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    qe thua ti njemiku.. i albtelekomit..

    fola un ahere per shitjen e "komit" turqve sepse u be ne prag votimesh..
    zakonisht ne prag votimesh pushojne ceshtjet e pazareve sepse votimi sjell ndryshime ne pushtetet.. dhe nuku dihet cbenet me ate qe vjen e qe shkon..
    pra bie era hile..
    nashtithi Saliu thuhet se do ta rishikoje kte ceshtje..
    asgje te keqe ska rishikimi i gjerave..

    une nuk e di se cperfaqson sot telekomi ..
    dikur i njihja strukturat e ekonomise shqiptare.. sepse na i kishin thene e sterthene e vec asaj ishin gjera te pandryshueshme..
    psh dihej se ish njefar andon thanati ( ne koh te mehmet enver ave flas) direktor generall i post telekomunikacioneve.. ku perfishiheshin tere punet.. postare e telefono grafike..e me the te thash.. dhe zakonisht ne popull thuhej.. ptt.. ose shkurt ..do vete na posta te benj telegram apo coj kartoline apo te flas me kushon ne telefon..
    tani un sdi se cfare ka ndryshuar e po ndryshon.. dhe sdi me se cfar lloji ndermarrjeje eshte ki albtelekomi e cfar drejton e cfar pune ben..
    por nejse ska rendesi ..perderisa ka te beje me komunikimin..dmth ka te beje me elektroniken.. dhe meqense elektronika ka per baba markonin e bellin e teslat e edisonat.. i bie qe nje mjet komunikues.. kur kerkon modernizim..ti hedh site andej nga perendimi..ose nga lindja e larget ku jan japanet e tj elektroniksa te fuqishem..
    pra turq e grek sma mbushin synė se i duhen nje komunikacioni modern shqiptar..sepse jan vende me teknologji te prapambetur krahasuar me baballaret qe thash me lart..
    pra pa i ditur mire punet e permrenshme te shtetit e ekonomise.. dhe pa i ditur mire hallet konjukturat politike apo te borxheve financiare te shtetit.. smund te jap mendje per kto pazare..

    por po te ish ne dor time.. une do e lidhja tekniken shqiptare.. pra dhe elektrotekniken dhe elektroniken.. e informatiken.. me USA-n.. Japanin.. sudkorene Francen.. .. Angline e gjermano skandinavine.. (italine spo e fus jo se skan teknike moderne por se.. duke ditur sa i krymbur eshte ai shtet me krijon mos besim) sepse ata dhe ne na vjedhshin.. ata pra gjigandet e teknikes moderne.. nuk na lene pa nje kocke fare.. pra me ata qe thashe fitojme kulture pune.. kulture organizimi.. dhe teknologji moderne e aftesim te teknikve tane.. pra shkojme drejt atyre te perparuarve..

    kjo eshte pikpamja ime per kte ceshtje..

    mirpo ne sdime se cka biseduar qeverria me turqit..
    ne se di gje ti shkruaj o njemiku..

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-03-2006
    Postime
    48
    Ty njemiku ste kane bere asgje
    Mua me perjashtuan nga forumi
    e hapa njehere temen me emrin Fatos Berisha apo Sali Nano
    dhe ma hoqen se nuk kishte artikull nga shtypi
    un thjesht u thoja se Berisha pasi skishte lene gje pa thene per Nanon lidhur me marreveshjen e Albtelecomit vajti ne Turqi dhe tha se mareveshja eshte e rregullt. Gjithashtu ne shkrim sillja disa raste te tjera te ngjashme si prokurimet e drejteperdrejta, ceshtjen e kakomese, ligjin e medias elektronike, mardheniet me Greqine, TECET e Vlores etj...dhe shtroja pyetjen se cili eshte ndryshimi mes Nanos dhe Berishes kur ky i fundit po ben gjithcka ka iniciuar Nano dhe per te cilat e akuzuar per korrupsion vjedhje mashtrim lidhje me krimin e organizuar...???
    sic e thashe ma hoqen
    E hapa per here te dyte duke shtruar per diskutim nje artikull te Shekullit dhe perseri ma fshine
    tani na ngeli te shkruajme ketu per kete ceshtje madhore ndonese nuk eshte e njejta gje sepse titulli i keasj teme eshte i vjeter dhe nje person qe lexon titullin nenkupton abuzimet e nanos dhe hetimet e tyre gje e cila eshte pa interes per dy arsye
    1 - Berisha e akuzoi per korupsion dhe lidhje me krimin e organizuar dhe me sa shohim nuk ka ndermend ta denoncoj ne prokurori
    2 - Abuzimet i njeh gjithe shoqeria shqiptare e cila eshte dakord qe cmimi 120 milion euro eshte ta shesesh telekomin per nje cap buke.

    I bie qe Une qe jam i shqetsuar per abuzimin e tanishem dhe per faktin se telekomi po shitet dhe nuk ma ndjen fare per privatizimin e nanos sepse ate e hodhem poshte duhet te shkruaj ne nje teme me titull te lidhur me abuzimet e Nanos
    ska problem edhe ketu ne do ta denoncojme kete vjedhje ne dem te popullit shqiptar...

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    AlbTelekomi eshte nje nga kompanite me te medha qe ne kemi ne dore, e qe me te vertet duhej perdorur mire.

    Dhenia te kompania turke qe aq korruptive, sa qe i riti cmimin asaj qe te shitej shtrenjt, pra u be paraja aty direkt po ajo kompani nuk ka asnje autoritet per te mare kete pergjegjesi.

    Do biem sic ram edhe per celularet ne kompani matrapazesh qe vine shfrytezojne rastin ne shqiperi per te bere para, me klasen drejtuse qe dihet si eshte, e dihet sa pare behet ne telefoni, e ne kete bizes qe pret pare kote.

    Do qe mire ti jipej nje shteti te madh e nje kompanie qe me te vertet do ri riste presligjin.
    Dhe bota ka kompani plote prestigjoze, qe punojne tamam , po shume nuk futen ne shqiperi se i bllokojne direk qeveritaret tane e futen vetem kompani matrapaze greke turke e te ketij niveli.
    Shikoni banken austriake qe mori banken e kursimeve ca ndryshim nga bankat e vogla matrapaze te grekerve ka.
    Po ka shume kompani prestigjoze ne bote qe te kemi fatin e tua japim dhe falas kompanite ne shqiperi vetem te hyne, se jo vetem bejne pune tamam po te risin vleren e vendit.
    Po deri tani keto nuk hyne dote ne mocalin qe kane bere zhabat tane politike.

    Berisha do bej gabim tia japi ketyre, e do ta shikoj me vone do humbi ne te gjitha drejtimet e do kete mbeshtetje edhe me te kufizuar sec ka, sado se do shpetoj nga ky problem elemetar e do bej ca pazare te ndyra nga pas skene, qe po te kishte tjeter mendie e tjeter politike nuk do kishte nevojen fare per to e do kishte me shume autoritet fuqi e pushtet.

    Berisha dihet ka nje karrike e cdo gje e ben per te, e nuk eshte cudi te bej cdo gje, e cdo tabu ai e ka kaluar, eshte shitur te te gjithe e shet cdo gje per karriken.

    Trazicion, sa te kalojme kete stad, e vendi te prodhoj nje drejtim e zhvillim tjeter, ne te ardhmen, me keto kompani matrapzesh do kemi te bejme e me keta politikan sa drite shkurter, sa te shkurter e kane shikimin e vleren e gjithe kete.

    E duke bere keto pazare si ky i fundit, aq me shume po konsumojne veten e zhdukin cdo fije besimi e opinioni te mire qe kane pasur, duke sjell dhe fundin e tyre, qe kuptohet e mbajne veten tani vetem me keto matrapzlleqe, kur kishin 1000000000000000000........ mundesi si udheheqes ti kishin te gjitha.

    Duke pare aq ngushte, e duke pasur vetem politiken e karrikes e si i trembur cdo pazar per te, ka ulur fuqine e vetes shume, e tani Berisha nga cqe dikure eshte nje politikan me shume ne listen e matrapazeve e vazhdon matrapazlleqet e Nanos me shoke.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 11-09-2006 mė 12:48
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Sja kam degjuar zerin Berishes keto ditet e fundit per telekomin
    thon qe eshte ne itali
    Mos ja la premtuar dhe Prodit
    Se ai vetem fushat elektorale di me bo
    ishalla i ka premtuar prodit telekomin se me i pas premtu uj dhe drita na ka flliq fare

  5. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet nė Bllog
    22
    Flet kryetari i Komisionit tė Ekonomisė, Edmond Spaho

    “Privatizimi i "Albtelekomit", pritet reagimi nga pala turke“

    Privatizimi i "Albtelekomit" varet nga pala turke. Sipas kryetarit tė Komisionit tė Ekonomisė, Edmond Spaho, shitja e kompanisė sė telefonisė fikse do tė realizohet nga "Ēalik Energy", vetėm nėse kjo e fundit pranon tė pėrmbushė mangėsitė e dokumentacioneve tė zbuluara nga firma ēeke, "Deloitte". Nė njė intervistė dhėnė dje pėr gazetėn "Tirana Observer", ai shpjegon tė gjithė procedurat qė pala shqiptare po ndjek pėr privatizimin e kėtij institucioni.

    Si po procedohet me privatizimin e "Albtelekomit"?

    Ju e dini se ka pėrfunduar procesi i rishikimit tė marrėveshjes me firmėn turke nga njė firmė konsulente e huaj. Ajo ka shprehur vėrejtjet e veta ndaj pėrmbajtjes sė kontratės dhe pėr procesin, tė cilat janė tė natyrės teknike. Sė pari, i kėrkohet firmės me cilėn ėshtė negociuar deri tani, se nėse i pranon kėto vėrejtje dhe ėshtė e gatshme tė hyjė nė njė proces rinegocimi. Me sa di unė, firma ka pranuar tė hyjė nė negocim mė autoritetet shqiptare pėr kėtė kontratė. Kėtė e shikoj si njė hap pozitiv, pasi shkurton shumė kohėn pėr privatizimin e "Albtelekomit". Domethėnė, tė fillosh njė proces tė ri nga e para, do tė dojė kohė dhe energji pėr ta realizuar.

    Me kėto vėrejte qė ka bėrė kompania ēeke dhe meqenėse qeveria ka thėnė se privatizimi do tė ndodhė brenda vitit, mendoni se do tė ketė shtyrje tė afatit?

    Po ėshtė e vėshtirė tė thuhet se kur do tė pėrfundojė dhe kur "Albtelekomi" do t'i kalojė nė pronėsi, tė themi, kompanisė turke. Nėse do tė bjerė dakord me tė gjitha vėrejtjet qė ka paraqitur kompania e konsulencės. E rėndėsishme ėshtė qė ky proces, procesi i rinegocimit, tė fillojė sa mė parė. Pastaj, nė rrugėn e diskutimeve edhe do tė pėrcaktohet apo do tė mund tė gjykohet mbi kohėzgjatjen e tij dhe sa kohė do tė kėrkojė. Po me sa di unė, nga prononcimet e Kryeministrit, kompania turke ka mbajtur qėndrim pozitiv dhe nuk ka pasur qėndrim refraktar, ėshtė e gatshme tė ulet me palėn shqiptare dhe t'i shqyrtojė njė pėr njė tė gjitha vėrejtjet dhe tė gjejnė zgjidhjen mė tė mirė tė mundshme pėr tė dy palėt.

    Kompania turke a ka paraqitur ndonjė projekt, pasi tė blejė "Albtelekomin", ose njė garanci qė do tė ulė tarifat e telefonisė dhe nuk do tė krijojė njė monopol?

    Qė nė fazėn e hartimit tė marrėveshjes ka pasur njė projekt pėr mėnyrėn sė si do tė veprohet mė "Albtelekomin", ēfarė investimesh do tė kryen dhe si do tė menaxhohet. Ka pasur njė plan-biznesi, natyrisht edhe pėr kėto ka pasur vėrejtje. Njė nga vėrejtjet kryesore ka qenė qė nuk ėshtė realizuar angazhimi pėr tė sjellė "Turkish-Telekom" pėr tė menaxhuar Telekomin, njė kompani e mirėfillte e fushės. Sidoqoftė, kėto do tė rishikohen nė frymėn e diskutimit pėrgjithshėm qė do t'i bėhet marrėveshjes. Besoj se do tė ketė dhe rregullime. Me sa mė kujtohet mua, nė diskutimin qė kemi bėrė nė tetor tė vitit tė kaluar, ka pasur mungesė garancish pėr kryerjen e investimeve nga pala turke dhe do tė mund tė merrej Telekomi, por mund mos mbajė premtimin e kryerjes sė tė gjitha investimeve, ndėrkaq njė ēėshtje e tillė ėshtė evidentetuar edhe nė raportin e firmės, e cila ka kryer edhe rishikimin e marrėveshjes dhe besoj se kėto tė gjitha do tė adresohen nė diskutimet e pėrbashkėta.

    Turqit e "Ēalik": Nuk heqim dorė

    Kompania turke "Calik Enerji" ka deklaruar se nuk do tė tėrhiqet nga kontrata e bėrė me qeverinė e fundit socialiste pėr blerjen e Albtelekom. Ahmet Calik, president i kompanisė, u shpreh se problemet me kontratėn nuk kanė tė bėjnė me "Calik Enerji", po me qeverinė shqiptare. Ahmet Calik, i cili ka firmosur kontratėn e shitjes me ish-ministrin e Ekonomisė, Anastas Angjeli, tha se kompani "Calik" ėshtė shpallur fituese e tenderit. Duke folur pėr raportin hetimor tė "Deloitte&Touche", "Calik" u shpreh se pėrfundimet janė tė pavėrteta.

    Gerald BILBILI, Eriona YMERI
    Tirana Observer

  6. #66
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Postime
    92

    Biznesi shqiptar, 150 milione Euro pėr Albtelekomin

    Biznesi shqiptar ofron 150 milione Euro pėr Albtelekomin


    http://www.a1tv.com.al/index2.php?faqe=lajmi&lajmID=3726


    Nė tavolinėn e kryeministrit Berisha “hidhen” 150 milionė euro pėr tė blerė Albtelekomin.

    Kėsaj radhe janė bizneset kryesore shqiptare qė, tė bashkuar nė njė konsorcium tė krijuar enkas pėr kėtė qėllim, kanė vendosur tė ofrojnė shumėn marramendėse pėr blerjen e operatorit telefonik, nė pronėsi tė shtetit shqiptar.

    Shumė prej kėtyre bizneseve kanė qenė tė interesuara edhe mė parė pėr tė investuar nė fushėn e telekomunikacionit, veēanėrisht nė privatizimin e Albtelekomit, por sipėrmarrja e tyre ėshtė frenuar nga strategjitė qeveritare pėr ta shitur kėtė operator vetėm nė kompani strategjike ndėrkombėtare me eksperiencė dhjetėravjeēare nė telefoninė fikse.

    Mesa duket, fakti qė qeveria shqiptare ka ndėrruar mendim dhe duket e gatshme qė ta shesė Albtelekomin edhe nė operatorė pa shumė eksperiencė nė kėtė fushė, i ka shtyrė biznesmenėt shqiptarė qė tė ofertojnė njė vlerė 25 pėr qind mė e lartė sesa oferta qė turqit e Calik Enerji kanė dhėnė pėr blerjen e 74 pėr qind tė aksioneve tė Albtelekom sh.a.

    “Jemi tė gatshėm tė negociojmė njė kontratė me qeverinė shqiptare pėr tė blerė tė njėjtėn pėrqindje aksionesh sa edhe Calik Enerji, me njė ēmim prej 150 milionė eurosh,” u shpreh dje pėr gazetėn “Biznesi” Endri Puka, koordinator i konsorciumit shqiptar pėr privatizimin e Albtelekomit.

    Sipas tij, qeveria duhet ta shohė mė interes tė veēantė kėtė ofertė pasi, pėrveēse po ofrohen 30 milionė euro mė shumė sesa janė dhėnė deri mė tani pėr Albtelekomin, nga ana strategjike ėshtė mirė qė, tė paktėn njėra prej kompanive kryesore tė telekomunikacionit tė kontrollohet nga biznesi shqiptar.

    Nga ana tjetėr, vazhdoi zoti Puka, ne kemi njė projekt mjaft konkurrues edhe pėrsa u pėrket tarifave dhe jemi tė gatshėm qė nė njė marrėveshje tė mundshme me qeverinė shqiptare tė marrim pėrsipėr t’i ofrojmė konsumatorit shqiptar tarifa mjaft ekonomike, nė njė kohė rekord.

    Ai thekson se biznesi shqiptar ėshtė i gatshėm tė pėrballojė ēdo konkurrencė dhe se konsorciumi i krijuar, jo vetėm ka ofruar njė ēmim mė tė lartė pėr blerjen e Albtelekomit, por ėshtė i gatshėm tė konkurrojė me kėdo, pėrsa i pėrket shifrės sė investimit, tarifave pėr konsumatorin dhe kohės kur tarifat e zbritura mund tė ofrohen nė treg.

    Duke hyrė mė nė detaje tė kėtij projekti, mėsojmė se bizneset shqiptare zotėrojnė deri mė sot 74 pėr qind tė aksioneve tė konsorciumit tė krijuar, ndėrkohė qė pjesa tjetėr, ajo prej 26 pėr qind, mund t’i takojnė njė kompanie amerikane me eksperiencė nė menaxhimin dhe teknologjinė e telekomunikacionit. “Me kompaninė amerikane jemi ende nė negocim dhe, nėse nuk do tė biem dakord, atėherė pjesa prej 26 pėr qind do t’u shpėrndahet bizneseve tė tjera shqiptare, qė qėndrojnė nė listėn e pritjes,” sqaroi koordinatori i projektit.

    Nėse do tė biem dakord, shoqėria amerikane do tė jetė aksionare nė konsorcium, si dhe do tė kryejė menaxhimin e Albtelekomit pėr 5 vitet e para, duke filluar nga momenti i privatizimi.

    Ndėrkaq, pėr tė siguruar shumėn monetare prej 150 milionė eurosh, do tė kėrkohet ndihma e institucioneve kredituese vendėse e tė huaja. “Gati 50 milionė euro do tė sigurohen nga institucionet ndėrkombėtare nė formėn e kreditimit; pjesėn e mbetur prej 100 milionė eurosh bizneset shqiptare do ta mbulojnė nga kapitalet qė disponojnė,” tregoi Puka, koordinatori i projektit.

    Nė projekt parashikohen njė sėrė masash, si dhe njė plan i detajuar investimi, i pėrqendruar kryesisht nė rinovimin e teknologjisė, nėpėrmjet tė cilit do tė mundėsohen bisedat me kosto tė ulėt drejt rrjetit fiks dhe atij tė lėvizshėm, si dhe njė sėrė shėrbimesh tė tjera pėr konsumatorin fundor.

    G.S.


    www.a1tv.com.al

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-03-2006
    Postime
    48
    30 milion euro me shume nuk jane per tu neglizhuar

  8. #68
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Shume mire, me mire ta mbajme ne sesa te huajte.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    eshte per tu pershendetur qe biz shqiptar ka ofruar 30 milion euro me shume e jo 30 milion me pak
    Si gjithmon shteti shqiptar nuk ben asnje favorizim per biznesin vendas perkundrazi politikanet shqiptar kurre skan dashur qe shqiptaret te bejne hajer e kushedi sa jane nxire qe jane bashkuar nje grup shqiptaresh e duan te blejne telekomin. eshte per te ardhur keq por duhet ta pranojme se kane arritur shqiptaret qe ti luten qeveris qe ti trajtoje njesoj me te huajt ne vendin e tyre…kur duhet te ishte e kunderta. qeverite e gjithe botes marin nisma e ligje te favorizojne bizneset e tyre. qeverite shqiptare bejne te kunderten. edhe berisha qe per demagogji thote te kunderten eshte po aq tradhetar dhe puthator (brekeulur) sa Fatos Nana. por skane faj ata faj kemi te gjithe ne qe i kemi lene fatet tona ne doren e tyre

    P.S. Jam kurioz cdo te beje berisha tani se me sa di une i ka premtu erdoganit qe do ta coj deri ne fund aferen koruptive te nisur nga Nano

  10. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,025
    Postimet nė Bllog
    22
    Ministri i Ekonomisė: Ende nuk kemi filluar negociatat, po pėrfundojmė raportin e investiguesve

    Telekom, 6 muaj negociatat me turqit

    Ruli: Jemi duke pėrgatitur kushtet e kontratės qė do ndryshojnė



    Mirvjena Dizdari
    Rinegocimi i kontratės sė privatizimit tė “Albtelekom”-it parashikohet tė zgjasė rreth 6 muaj.

    Qeveria shqiptare ende nuk ka filluar negociatat me shoqėrinė turke “Calik Enerji Telekomunikasyon A.S”, ndėrkohė qė njė grup pune i Ministrisė sė Ekonomisė dhe Ministrisė sė Punėve Publike do tė fillojė shqyrtimin e kushteve tė kontratės, tė cilat do tė rinegociohen me turqit. Ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli, ka deklaruar se kontrata e privatizimit tė “Albtelekom”-it nuk ka filluar ende tė negociohet. Sipas kreut tė Ekonomisė, ėshtė nė pėrfundimin e plotė raporti i investiguesit, i cili do t’i dėrgohet palėve tė ndryshme, si kompanisė qė ka qenė pėrzgjedhur nė tenderin e parė, apo institucioneve financuese si BERZH-i.

    Rinegocimi
    “Ministria e Ekonomisė sė bashku me Ministrinė e Telekomunikacioneve, sė shpejti do tė nisin shqyrtimin se cilat do tė jenė kushtet pėr optimizimin e privatizimit, qė do tė paraqesė qeveria shqiptare dhe mė pas do tė fillojmė negociatat”, ka deklaruar Ruli. Lidhur me kohėn e pėrfundimit tė privatizimit tė “Albtelekom”-it, kreu i Ekonomisė ka deklaruar se, nė qoftė se edhe nga pala tjetėr do tė ketė vullnet pėr tė arritur nė negociata tė shpejta dhe nė pėrfitim reciprok, rinegocimi do tė zgjasė jo mė shumė se 6 muaj. Procesi i investigimit tė privatizimit tė “Albtelekom” u krye nga firma “Deloitte Czech Republik B.V.” Nė raportin e kompanisė ēeke theksohet se nė kontratė janė bėrė disa shkelje. Sipas tyre, kontrata mes qeverisė shqiptare dhe kompanisė turke “Calik Enerjy”, pėr privatizimin e “Albtelekom”, ka shumė probleme. Sipas raportit, I cili ende nuk ėshtė bėrė publik nga institucionet shtetėrore, kontrata qė ėshtė lidhur me konsorciumin turk nuk ofron asnjė lloj garancie.
    Por, gjatė vizitės nė Turqi, kryeministri Sali Berisha deklaroi se do tė rinegociohej kontrata me turqit pėr privatizimin e “Albtelekom”-it, e cila ėshtė nė vlerėn 120 milionė euro.

    Biznesi
    Nė Kryeministri pėr “Albtelekom”-in ka ardhur njė tjetėr ofertė, rreth 30 milionė euro mė e lartė sesa oferta e turqve. Rreth 15 muajsh pas privatizimit, nė skenė ka dalė sėrish biznesi shqiptar si me njė ofertė tė fortė pėr blerjen e aksioneve. Konsorciumi, i cili para dy vitesh kėrkoi tė ishte pjesė nė procesin e privatizimit, tani ofron 150 milionė euro pėr kompaninė e vetme tė telefonisė fikse nė Shqipėri. “Jemi tė gatshėm tė negociojmė njė kontratė me qeverinė shqiptare pėr tė blerė tė njėjtėn pėrqindje aksionesh sa edhe ‘Calik Enerji’, me njė ēmim prej 150 milionė eurosh”, ka deklaruar Endri Puka, koordinator i konsorciumit shqiptar pėr privatizimin e “Albtelekom”-it.


    120 milione
    euro ėshtė vlera me tė cilėn shoqėria turke “Calik Enerji Telekomunikasyon A.S” u shpall fituese nė tenderin e zhvilluar njė vit mė parė, pėr privatizimin e kompanisė “Albtelekom”

    150 milione
    euro ka ofruar njė konsorcium shqiptar pėr privatizimin e “Albtelekom”. Bizneset shqiptare zotėrojnė 74% tė aksioneve tė konsorciumit, ndėrsa 26% mund t’i takojnė njė kompanie amerikane


    vlera
    Shoqėrisė turke “Calik Enerji Telekomunikasyon A.S” do t’i kėrkohet njė ēmim mė i lartė sesa vlera prej 120 milionė eurosh, qė ėshtė ofruar nė tender. Ēmimi i blerjes sė 76 pėr qind tė aksioneve tė “Albtelekom” ka qenė njė ndėr kėrkesat mė tė forta tė qeverisė.

    Penalitetet
    Qeveria do t’i kėrkojė shoqėrisė turke qė nė kontratė tė vendosen kushte tė tjera investimesh dhe penalizimesh pėr rastet e vonesave. Kjo, sipas specialistėve, do tė ndikojė nė rritjen e investimeve nga ana e kompanisė, qė do tė bėjė privatizimin e “Albtelekom”-it.

    Ekskluzivitetet
    Qeveria shqiptare do tė kėrkojė qė nė kontratė tė hiqen tė gjitha ekskluzivitetet qė ka kompania “Albtelekom”, si dhe tė ofrojė shėrbimin e internetit me tarifa tė lira. “Albtelekom” ėshtė operatori i vetėm urban i telefonisė fikse nė vend.

    Panorama

Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Skandali i AlbTelekom me "Call Center Albania", 200 milion lekė vjedhje
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 18:15
  3. Albtelekom ul 25% tarifat pėr telefonatat ndėrkombėtare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 00:42
  4. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnė krimin dhe jo votimin e fshehtė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51
  5. Privatizimi
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 21:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •