Close
Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 133
  1. #41
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Shitja e ALBTELEKOM nga Nano tregon qarte , qe Nanos i eshte premtuar nje ''thele e majme'' nga kjo shitje ....

    Me kete veprim Nano del nga loja...sepse kur PD te bllokoje shitjen ne parlament...Nano u thot turqve , qe nuk eshte faji im...PD eshte shumice dhe ma rrezoi ligjin...

    Kurse ''thela e majme '' kushedi ku do jete duke fjetur me ndonje llogari bankare zviceriane ...
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Socjalistet presin ca tu thote kryetari i tyre---ne kete moment shume delikat---ai iken ne turqi me drejtorin e doganave---per te Calik ???????te marri pjesen????

    Me kryeminister batakxhi hajdut e pleher nuk ka si te behet me!!!!????

    Socjalistet me Gramozin--- ne hall per numrin e votave e humbjen
    Nano---------e ka hallin te numerimi i parave


    Mosdorėzimi i Nanos dhe skandali i Albtelekomit
    Nga Mero Baze

    Kryeministri nė detyrė Fatos Nano po pėrpiqet tė shtyjė dorėzimin e pushtetit, duke e justifikuar atė me procedura ligjore, pėr tė mbyllur njė nga skandalet mė tė mėdha financiare nė historinė e Shqipėrisė, atė qė ka tė bėjė me shitjen e Albtelekomit tek njė kompani inekzistente, e cila theu kontratėn me shtetin shqiptar pėr tė qenė pronare e Telekomit turk. “Calik Enerji Telekomunikasyon A.S” i cili ka blerė Albtelekomin vetėm me letra, nuk arriti tė bėhet dot pronare e Telekomit turk dhe tani Albtelekomi shqiptar del qė i ėshtė shitur jo njė kompanie telefonash, por njė kompanie fantazėm, e cila ka si asete nė fushėn e telekomit, vetėm vendimin e gjykatės qė e ka regjistruar si shoqėri dhe pas saj qėndron njė biznesmen turk nė Shqipėri, i lidhur drejtpėrdrejt me Fatos Nanon dhe qarqe tė larta tė qeverisė turke tė pėrfshira nė kėtė skandal. Skandali shpėrtheu dy ditė para zgjedhjeve nė Shqipėri, kur Turk Telekomi iu shit njė shoqėrie tė pėrbashkėt arabo-libanezo-italiane, pėr 6,5 miliardė dollarė. Duke shfrytėzuar tensionin paselektoral nė Shqipėri, Fatos Nano po pėrpiqet tė demonstrojė forcė dhe vendosmėri pėr tė mos e dorėzuar urgjent pushtetin deri sa tė mbyllė letrat e kėtij skandali tė madh, me tė cilin ai shpreson tė devijojė nė arkėn e familjes sė tij, miliona dollarė. Pėr ta ilustruar kėtė ide, ai bėn provokime tė tilla si emėrimi i Majlinda Ketės zėvendėsministre Arsimi apo kthimi i Arben Ahmetajt nė detyrė. Nė tė vėrtetė problemi nuk ėshtė fare tek rezultati, por tek koha e dorėzimit tė pushtetit. Fatos Nano po pėrpiqet tė fitojė kohė dhe tė humbasė durimin e opozitės, deri nė pėrfundimin e kėtij superskandali financiar duke i lėnė socialistėt e sinqertė tė numėrojnė gjithė ditėn me gishta vendet nė parlament dhe jo miliona dollarė, qė ai po fut nė xhep nga skandali me Albtelekomin. Ai ka udhėtuar dje drejt Turqisė me kupolėn mafioze tė familjes sė tij, gruan e vet biznesmene Xhoana Nano dhe ish kryedoganierin Shpėtim Idrizi, i cili ėshtė i vetmi deputet qė ka marrė mandatin duke vrarė komisionerin nė qendrėn e votimit. Ky ėshtė sekreti real qė e mban Fatos Nanon ende tė lidhur me zyrėn e tij. Ai nuk shqetėsohet as pėr humbjen e socialistėve, as pėr humbjen e PS, as pėr shkatėrrimin e sė majtės, as pėr fytyrėn e sinqertė tė Gramoz Ruēit, as pėr militantėt e tronditur tė PS-sė, por vetėm pėr devijimin e miliona dollarėve nė xhepat e tij. Ai nuk ka ikur as tė qajė, as tė festojė. Ai ka ikur tė marrė paratė, qė ia la nė mes pa marrė, humbja e pushtetit. Dhe pas kėsaj ai mund tė mos kthehet mė as nė zyrė, duke i lėnė rrugėve socialistėt, qė e kanė marrė seriozisht vendosmėrinė e tij pėr tė mos e dorėzuar pushtetin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 10-07-2005 mė 11:36

  3. #43
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    E pra, ja ku e pame dhe pjesen tjeter nen uje te ajsbergut Albtelekom, ceshtje qe ne fillimet e saj mbeti disi ne prapaskene persa i perket medias, pasi te gjithe ishin te fokusuar ne fushata elektorale dhe zgjedhjet e tejzgjatura ne publikimin e rezultatit. Kjo u duk qe ishte nje kapak dinjitoz qe mbyll gjithe mega-skandalet qe beri Nanoja gjate gjithe kohes qe ishte ne pushtet.

    Nuk eshte hic cudi qe ai dhe e shoqja te zhduken pa gjurme ne ndonje vend jashte shtetit me parate e tyre, pasi Berisha e ka futur njehere ne burg kete njeri dhe po te doje e ben prape dhe Nanoja e di kete. Nanos te gjitha faktet i dihen, por per sa kohe ai ishte ne pushtet vartesit e tij nuk guxonin t'i benin as gek, as mek. Vetem Berisha, dhe deri diku se fundmi Meta, kane arritur t'ja mbledhin litarin pas fytit.

    Do t'i isha shume mirenjohese Berishes sikur ta fuste prape ne burg, por tani mafia Nano i ka bere milionat dhe mendoj se do te jete shume e veshtire. Nqs. do te shkonte puna deri atje, kjo do te ishte nje ndeshje midis polariteteve te kunderta: drejtesise dhe ndershmerise kunder korrupsionit prej parase. Zoti e ndihmofte Shqiperine!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  4. #44
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Marre nga Shekulli

    Kuvendi rrėzon shitjen e “Albtelekomit”

    Demokratėt hedhin poshtė me 68 vota marrėveshjen me turqit. PS, 30 vota pro, 7 abstenime



    TIRANĖ - Parlamenti rrėzon marrėveshjen e qeverisė “Nano” pėr privatizimin e kompanisė sė telefonisė fikse “Albtelekom sh.a” nga kompania turke “Calik Comunication”. Shumica e re parlamentare ka votuar dje kundėr ratifikimit tė marrėveshjes sė nėnshkruar mes qeverisė socialiste tė drejtuar nga ish-kryeministri Fatos Nano dhe kompanisė turke “Calik Comunication”, e cila u shpall fituese nga tenderi i hapur ndėrkombėtar i zhvilluar disa muaj mė parė nėn drejtimin e ish-ministrit tė Ekonomisė dhe Privatizimit, Anastas Angjeli.

    Pas njė seance tė stėrzgjatur parlamentare, maxhoranca dhe opozita nuk kanė gjetur gjuhėn e pėrbashkėt pėr ratifikimin e marrėveshjes nė fjalė, duke bėrė tė pavlefshėm tė gjithė procesin e privatizimit, i zhvilluar nė disa etapa tenderuese, duke votuar me 68 vota pro kundėr miratimit tė saj, 30 pro dhe dhe 7 abstenime. Por qeveria shqiptare mund tė penalizohet nga kompania turke pėr anullimin e procesit tė privatizimit tė Albtelekomit. Sipas anėtarit tė Komisionit tė Ekonomisė, Aleksandėr Biberaj, kompania fituese mund tė padisė Ministrinė e Ekonomisė pėr mosratifikimin e marrėveshjes dhe tė kėrkojė dėmshpėrblim.

    Ndėrkohė pas rrėzimit tė marrėveshjes ėshtė miratuar projektvendimi qė i hap rrugė fillimit tė ekspertizės ndėrkombėtare, e cila do tė verifikojė nėse procedurat e ndjekura nga qeveria e mėparshme pėr privatizimin e kompanisė sė telefonisė fikse “Albtelekom sh.a” nga kompania turke “Calik Comunication”, kanė qenė tė rregullta dhe ligjore. Gjatė debateve para procesit tė votimit, deputeti socialist Besnik Dervishi, propozoi qė tė mos merrej vendimi nė kėtė seancė dhe gjatė ditėve tė mbetura deri mė 21 shtator kur skadon afati i ratifikimit tė draftmarrėveshjes, qeveria shqiptare tė negociojė me kompaninė turke. Dervishi propozoi qė pėr pasojė tė shtyhej edhe afati i ratifikimit me disa muaj tė tjetėr. Por propozimi i tij nuk u mor nė konsideratė nga shumica parlamentare. Nga ana tjetėr edhe kryetari i Komisionoit parlamentar tė Ligjeve, Spartak Ngjela, ka shfaqur rezervat e tij lidhur me procedurėn qė po ndiqte Parlamenti pėr ratifikimin e kėsaj marrėveshjeje, dhe mė pas ngritjen e grupit tė ekspertizės ndėrkombėtare. “Tė gjejmė njė vijė tė mesme qė t’ia paraqesim turqve. I japin kohė qeverisė tė bėjė ekspertizėn. Ky vendim juridikisht nuk zgjidh asgjė. Ose e ratifikojmė, ose jo dhe presim ekspertizėn. Pse e doni ekspertizėn pa u ratifikuar”, - tha Ngjela.

    Por ministri i Financave, Ridvan Bode, ėshtė shprehur se projektmarrėveshja do tė rrėzohej dhe pas dy muajsh qeveria ta risillte sėrish, kur edhe tė kishte pėrfunduar ekspertiza ndėrkombėtare. Ndėrsa kryetar i grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi, ėshtė shprehur se, nėse nuk miratohet brenda datės 21 tetor, nė kėtė ditė gjithēka ėshtė negociuar nė kėtė marrėveshje, rrėzohet nė mėnyrė automatike. Ndėrkohė kreu i grupit parlamentar tė socialistėve, Pandeli Majko, tha gjatė diskutimeve se ishin bėrė dy ekspertiza ndėrkombėtare pėr privatizimin e kompanisė “Albtelekom sh.a” nga Banka Botėrore dhe nga kompania italiane IMI, tė dyja nė vlerė 2 milionė dollarė. Sipas tij, pala negociuese e qeverisė sė mėparshme nėn drejtimin e ish- ministrit Angjeli ka pyetur edhe shėrbimet sekrete pėr tė marrrė tė dhėna mbi kompaninė qė mė pas u shpall fituese.

  5. #45

    Question

    Pse duhet te shikojme vetem anet negative te privatizimit!?
    Edhe une jam dakord qe vlera eshte mjaft e vogel,e cdo privatizim po behet nga shtetet e tjera,perfshire edhe bankat,por kur shteti shqipatar nuk eshte i afte te vazhdoje vete perpara....si i behet!
    Ne shqiperi i vihet rendesi partive politike,.tani qe erdhi demokratikja i hoqen te tere drejtorat e i kane zevendesuar me demokrat,une i referohem nje fakti real, ku nje drejtor i albtelekomit eshte zevendesuar me nje ekonomist demokratik. si mendoni ju,qe nje "ekonomist" mund te drejtoje nje poste...nderkohe qe ky luan rolin e drejtorit,e nje tjeter luan rolin e ekonomistit...dmth mungon inxhinieri e jane dy ekonomista.
    Si mendoni qe do eci perpara shqiperia,e pastaj themi pse kemi probleme te lidhemi ne telefon me shqiperine...sepse prishen centralet e nuk di njeri ti rregulloje....

  6. #46
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Ku ka nė Shqipėri demokraci,demokracia do ligj,rend,e rregill,njėherit edhe pėrgjegjėsi etj.Ndoshta zotėrinj e keni fjalėn pėr demokracinė serbo-greke nė Shqipėri.

  7. #47
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Shitja e Albtelekomit eshte nje gur prove nese ne Shqiperi do te ndodhi nje 97` tjeter ose jo.Ne qofte se Albtelekomi shitet tek nje firme apo shtet prestigjios, d.m.th se Shqiperia ka hyre ne rruge te mbare dhe Sali Berisha eshte personi i duhur per shtetin shqiptar dhe se fantazma e 97` ka ikur pergjithmone.Shtetet e huaja ose kompanite serioze i ndjekin me vemendje zhvillimet politike ne Shqiperi dhe e dine me mire se ne ,nese do te kete trazira ose jo.Sot mora vesh se kompania greke e kazinose i kishte shitur lire aksionet e saj tek nje firme tjeter qipriote.Ky largim me ngjan me ate te minjve qe parandjejne termetin dhe largohen nga ndertesa e rrezikuar.

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    KOMPANIA "DELOITTE CZECH”, HEDH POSHTE PRIVATIZIMIN E ALBTELEKOMIT

    Hidhet poshte akti i shitjes se kompanise shteterore Albtelekom tek turqit Ēalik Energy , kjo nga kontrolli qe i eshte bere proēesit nga kompania ēeke "DELOITTE Czech Republic”. Nga hetimi i bere , ne raport rezulton se Ēalik Energy nuk i ploteson kushtet per te qene drejtor strategjik. Kompania turke ka mangesi te theksuara ne dokumentacion dhe mbi te gjitha , nuk eshte pajisur me ēertifikaten e cilesise e quajtur ISMN – Pin .

    Kjo ēertifikate kerkohet ne dokumentacionet e privatizimit , pasi eshte nje nder garancite kryesore qe tregon per cilesine e sherbimit te kompanise. Tjeter shkelje e konstatuar eshte fakti , qe marreveshja qe eshte bere mes Ēalik Energy dhe kontrates se operuar mes Turkish Telekom nuk jep asnje garanci. Ne perfundim te raportit vihet ne dukje se gjate gjithe kohes kompania turke ka pasur nje akses te ndjeshem ne kete proces .

    Qeveria socialiste ne 23 qershor 2005, vetem pak kohe para zgjedhjeve elektorale ka nenshkruar kontraten e jashteligjshme te privatizimit me nje vlere prej 120 milion euro per blerjen e 76% te aksioneve shteterore firmes turke “Ēalik Energy “, kontrate kjo e cila nuk u ratifikua me 13 tetor 2005 ne Kuvend.

    Nderkaq, qeveria aktuale me ane te nje tenderi te zhvilluar ne te cilen kane qene pjesemarrese 8 kompani, firma ēeke "DELOITTE Czech Republic" eshte zgjedhur si kompania qe do te kontrolloje procedurat e ligjshmerise se kontrates se privatizimit te "Albtelekom", per shumen prej 172.110 euro, rezultate keto te cilat kane treguar mangesite e shitjes. Procesi i transparences i ndermarre nga qeveria, ka qene per te hedhur drite mbi procesin se si u be privatizimi i "Albtelekom" nga qeveria e meparshme socialiste, nese ka pasur probleme juridike, apo kemi te bejme me interesa klienteliste si dhe per te dhene rekomandimet se si duhet te behet nje proces i tille sa me mire ne te ardhmen.

    Nderkaq ministri i Ekonomise, Genc Ruli, ne Komision Hetimor te telefonise celulare te zhvilluar ne muajin qershor tha se brenda vitit 2006 do te shpallet tenderi per privatizimin e kompanise se telefonise fikse "Albtelekom”. Me pas ministri theksoi se objektiv i qeverise eshte privatizimi i Albtelekomit ku me perfundimin e proēesit te investigimit, do te kalohet ne proēesin e privatizimit.

    Ministri Ruli, nder te tjera tha se, “i eshte kerkuar ndihme per kete proēes BERZH it dhe IFC, per te afruar konsulencen per perzgjedhjen e nje kompanie konsulence per privatizim, e cila te mund te siguroje nje model privatizimi, kushtet, proēesin e tenderimit te hapur nderkombetar, deri ne kontraten qe do te negociohet”, u shpreh Ruli.

    Sonila Isaku

  9. #49
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Njė raport konfidencial i “Deloitte&Touche”, tregon shkeljet e bėra nė kontratėn me “Calik Enerji”

    Albtelekom, kontrata me “Calik Enerji”, e jashtėligjshme

    Ka pasur favorizime, ku tė gjitha ndryshimet janė nė favor tė “Calik”. S’ka pasur siguri dhe cilėsi shėrbimi

    Florian Papadhimitri

    TIRANĖ- Ashtu siē edhe pritej, kontrata e shitjes sė gjigantit tė telefonisė Albtelekom me Calik Enerji, ėshtė hedhur poshtė. Njė raport konfidencial i Deloitte&Touche, i zbuluar nga njė prej televizioneve tė Tiranės, bėn tė ditur se kontrata me turqit ėshtė cilėsuar si e jashtėligjshme dhe e pavlefshme. Raporti i Deloitte&Touche vė nė dukje mangėsitė dhe shkeljet nė kontratėn me Calik Enerji, si dhe procedurat e ndjekura pėr tė arritur deri nė kontrastin pėrfundimtare tė shitjes sė Albtelekom. Sipas kėtij raporti konfidencial, gjithēka e parashikuar nė kėtė kontratė ka qenė nė favor tė kompanisė Calik Enerji dhe kjo ėshtė bėrė nga Ministria e Ekonomisė. Pas shqyrtimit tė dokumentacionit pėrkatės dhe procedurave tė ndjekura, raporti i hetimit tė shitjes sė Albtelekomit nga kompania Deolite &Touche ka arritur nė konkluzionin se kontrata ėshtė e jashtėligjshme.

    Arsyet

    Nė bazė tė raportit pėrfundimtar qė ka nxjerrė filiali ēek i kompanisė Deloitte & Touche, e cila, me kėrkesė tė qeverisė shqiptare, ka hetuar kontratėn e shitjes sė Albtelekomit, arrihet nė konkluzionin se gjithēka e pėrfshirė nė kėtė kontratė ka qenė e dhėnė nė favor tė kompanisė turke Calik Enerji. Nė raportin e kompanisė hetuese ėshtė arritur nė konkluzionin se kompania turke, Calik Enerji, nuk i plotėson kushtet pėr tė qenė njė investitor strategjik, kriter ky qė e kėrkon ligji. kKompania Calik Enerji ka mangėsi tė theksuara nė dokumentacion dhe, mbi tė gjitha, nuk ėshtė e pajisur me certifikatėn e cilėsisė, e quajtur ISO 9000. Kjo certifikatė kėrkohet nė dokumentacionin e privatizimit, pasi ėshtė njė ndėr garancitė kryesore qė tregon pėr cilėsinė e shėrbimit tė kompanisė. Por, nė mungesė tė saj ėshtė vetė qeveria ose Ministria e Ekonomisė e cila vendos ta pranojė ose jo kompaninė nė procesin dhe garėn e privatizimit. Tjetėr shkelje e vėnė re ėshtė fakti qė marrėveshja qė bėri nė atė kohė Calik Enerji me Turk Telekom nuk jep asnjė garanci. Kjo pasi, siē ėshtė bėrė prezent edhe nė media, nė atė kohė Turk Telekomi ishte nė proces privatizimi, dhe marrėveshja e lidhur nuk parashikonte asnjė lloj detyrimi. Ndėr mangėsitė e Calik Enerji dhe kontratės sė pėrpiluar mes saj dhe Ministrisė sė Ekonomisė, ishte marrėveshja pėr tė drejtėn e Roaming. Nė raport vihet nė dukje se kjo e drejtė do t`i jepej Calik Enerji jo vetėm nė shkelje me ligjet shqiptare, por nė shkelje me ligjet ndėrkombėtare. Nė pėrfundim tė raportit vihet nė dukje se gjatė gjithė kohės kompania turke Calik Enerji ka pasur njė akses tė ndjeshėm nė kėtė proces. Sipas hetimit rezulton se qė nga marrėveshja paraprake e deri nė marrėveshjen pėrfundimtare tė shitjes, ndryshimet e bėra kanė ndodhur vetėm nė favor tė kompanisė turke. Tashmė i takon qeverisė tė vendosė nėse do tė kthehet tenderi nga e para. Kryeministri Berisha pritet qė nė fillim tė muajit tjetėr tė bėjė njė vizitė zyrtare nė Turqi, ku dhe mund tė bisedohet pėr privatizimin e Telekomit nga kompani turke. Qeveria ka paguar rreth 170 mijė euro pėr tė kryer ekspertizėn e privatizimit te Albtelekom.

    Shkelje

    Ėshtė vėnė re njė ndryshim dhe zvogėlim i tekstit tė reklamave qė Ministria e Ekonomisė ka publikuar nė tre media ndėrkombėtare pėr privatizimin e Albtelekom. nė raport thuhet se ka njė ndryshim tė tekstit tė reklamės qė ėshtė botuar tek revista ekonomike “The Economist”. Teksti nė kėtė tė pėrjavshme ishte ndryshe nga ai i botuar te “The Wall Street” dhe te “The Financial Times”. Ndėrkohė janė bėrė ndryshime qė nė marrėveshjen paraprake nė favor tė Calik Enerji. Nė raport thuhet se Calik Enerji ka pasur avantazh pėr gjithēka.

    Blerėsi i Albtelecom

    Calik nuk ėshtė njė emėr shumė i panjohur nė botėn financiare shqiptare. Gjatė vitit 2003 u pėrfol shumė pėr blerjen e 60% tė aksioneve tė Bankės Kombėtare Tregtare nga Calik Bank, njė bankė turke e themeluar sė fundi, me total asetesh prej vetėm 42 milionė dollarėsh. Njė hetim i Bankės sė Shqipėrisė nxori nė pah se kandidati pėr blerjen e BKT-sė ishte praktikisht njė sajesė biznesmenėsh aventurierė. Si pasojė e kėsaj, kryetari socialist, Fatos Nano, kėrkoi mosrizgjedhjen e guvernatorit tė atėhershėm, Shkėlqim Cani, dhe e rrėzoi kėtė tė fundit, duke e akuzuar se “nuk jep garanci pėr socialistėt”, nė mbledhjen e grupit parlamentar socialist, qė vendosi mosparaqitjen e emrit tė Canit si njė nga kandidatėt pėr postin e guvernatorit. Calik ka hapur gjithashtu njė faqe web, www.calikenerji.com.tr, ku tregon se ka njė degė telekomunikacionesh dhe se nė Turqi ofron shėrbimin VoIp. Ky ėshtė njė shėrbim telefonik qė ofrohet duke pėrdorur internetin dhe qė praktikisht mund tė ofrohet nga ēdo ISP nė tė gjithė botėn. Sipas ekspertėve tė telekomunikacionit, bashkimi i emrit tė Turk Telekom, e cila ėshtė njė kompani historike, por qė nuk ėshtė dalluar asnjėherė si kompani e fortė, bėhet thjesht pėr tė fshehur blerėsin e vėrtetė. Gjithashtu, Ismet Hamiti, ekspert i telekomunikacionit nė Kosovė, ish-zyrtar i Bashkimit Ndėrkombėtar tė Telekomunikacioneve (BNT), me seli nė Gjenevė, shprehet se kompania turke Calik Enerji, e cila ėshtė shpallur fituese e tenderit tė Albtelekomit, e ka ndėrtuar faqen e saj zyrtare nė internet, vetėm 10 ditė pėrpara shpalljes sė ofertuesve.

    Tė dhėnat pėr Albtelecom

    Totali i aseteve: 1,2 miliardė euro
    Kapitali aksioner: 135 milionė euro
    Xhiroja vjetore: Rreth 12,5 miliardė lekė
    Fitimi maksimal i arritur: 4,5 miliardė lekė nė vitin 1999
    Fitimi minimal i arritur: 110 milionė lekė nė vitin 2002
    Numri i klientėve: 230 mijė
    Objektivi pėr 2005: 430 mijė klientė
    Plani i investimeve nė 2005: 3,3 miliardė lekė
    Plani i zhvillimit: Teknologjia ISDN, Shėrbimi i televizioneve kabllore, interneti, shėrbimet e transaksioneve financiare etj.
    Tregu potencial: 600 deri 800 mijė
    Asete shtesė: Licenca e tretė celulare
    Asete specifike: Linjat e fuqishme tė interkonjeksionit ndėrkombėtar lindje–perėndim (Bari–Stamboll), lidhja e interkonjeksionit me Malin e Zi, me Kosovėn (ku ėshtė nė shumė drejtime monopol) dhe me Greqinė

    Shekulli

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Ahmet Calik u shpreh dje se “Calik Enerji”, ėshtė fituese e tenderit ndėrkombėtar dhe pret tė nėnshkruajė kontratėn

    Turqit: Nuk heqim dorė nga blerja e Albtelekomit

    “Pėr sa i pėrket kontratės sė shitjes sė Albtelekom, ėshtė njė pikė ku pengesė ka pasur qeveria shqiptare dhe jo Calik”

    Florian Papadhimitri

    TIRANĖ- Kompania turke “Calik Enerji”, ka deklaruar se nuk do tė tėrhiqet nga kontrata e bėrė me qeverinė e fundit socialiste pėr blerjen e Albtelekom. Nė njė prononcim tė bėrė dje, Ahmet Calik, president i kompanisė, u shpreh se problemet me kontratėn nuk kanė tė bėjnė me Calik Enerji, po me qeverinė shqiptare. Ahmet Calik, i cili ka firmosur kontratėn e shitjes me ish-ministrin e Ekonomisė, Anastas Angjeli, tha se kompani Calik ėshtė shpallur fituese e tenderit. Duke folur pėr raportin hetimor tė Deloitte &Touche, Calik u shpreh se pėrfundimet janė tė pavėrteta. Nė njė intervistė tė dhėnė dje pėr njė nga televizionet e Tiranės, Ahmet Calik, tha se tė gjitha debatet mbi kėtė privatizim nuk e cenojnė faktin qė ai ėshtė investitori qė ka fituar tenderin pėr privatizimin e kompanisė mė tė madhe tė telefonisė fikse nė vendin tonė. “Nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe me njė raport tė Deloitte&Touche, ne nuk kemi asnjė tė dhėnė zyrtare. Pėr sa i pėrket kontratės sė shitjes sė Albtelekom, ėshtė njė pikė ku pengesė ka pasur qeveria shqiptare dhe jo kompania Calik. Ajo ėshtė fituesja e tenderit qė u zhvillua nga shteti juaj dhe, pėr momentin, po presim rezultatet e kontratės sė nėnshkruar mes dy palėve”, ėshtė shprehur dje Ahmet Calik. Ai, nė intervistėn e dhėnė, ka shprehur dėshirėn pėr tė investuar nė Shqipėri. “Ne jemi njė grup qė kėrkojmė tė bėjmė investime, sidomos nė Shqipėri”, tha Calik.

    Hetimi
    Para pak ditėsh, njė dokument konfidencial i raportit hetimor tė Kompanisė Deloitt&Touche vinte nė dukje se nė kontratėn me Calik Enerji dhe nė procedurat e ndjekura pėr privatizimin e Albtelekom, ka shkelje tė konsiderueshme. Nė raport thuhet se konsorciumi turk, i prezantuar nė privatizimin e Albtelekom, nuk ka garanci pėr shėrbimin qė duhet tė kryejė si operator i telefonisė. Nė kėtė pikė ėshtė bėrė e qartė se kjo kompani nuk zotėron certifikatėn e standardit tė shėrbimit ISO 9000. Pėrveē kėsaj, kjo kompani ėshtė vlerėsuar si njė investitor jostrategjik dhe i aftė pėr tė blerė njė kompani tė pėrmasave tė Albtelekom.

    Tenderi
    Pasditen e katėr majit tė vitit tė shkuar ėshtė bėrė dhe hapja e ofertave pėr dy kompanitė shtetėrore, ARMO dhe Albtelekom. Pavarėsisht se priteshin nga dy oferta pėr secilėn kompani, e pranishme me ofertėn e saj ka qenė vetėm njė konsorcium turk qė ka kėrkuar tė blejė “Albtelekomin”, duke ofruar 120 milionė euro. “Turk Telekom”, ka dorėzuar ofertėn pranė Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave, duke kėrkuar privatizimin e 76 pėr qind tė aksioneve, ofertė kjo qė ėshtė pranuar nga komisioni. Nga zyrtarė tė Ministrisė sė Ekonomisė u tha se, pavarėsisht nga oferta e vetme, gjithēka do tė vazhdojė sipas procedurave dhe brenda tri javėsh Komisioni i Vlerėsimit tė Ofertave dha pėrgjigjen pėr ofertėn e paraqitur. Pėr blerjen e “Albtelekom”, pėrveē “Turk Telekom”, u ofrua dhe “Konsorciumi Telecom Korean”, kompani koreane, e cila ėshtė tėrhequr dje nga gara. Nė projektet pėr privatizimin e “Albtelekomit” ėshtė parashikuar tė shitet edhe licenca pėr kompaninė e tretė mobile.


    Kontrata
    Pas njė tenderi tė mbyllur pėr mediat, me datė 23 maj tė vitit tė kaluar, qeveria shqiptare, atė kohė socialistė, firmosi njė kontratė me konsorciumin turk, pėr tė shitur 76 pėr qind tė kompanisė shtetėrore Albtelekom. 76 pėr qind e aksioneve do tė shiteshin pėr shumėn e 120 milionė eurove. Anastas Angjeli, ministri i Ekonomisė sė asaj kohe, firmosi me Calik Enerji Telekomunikasyon njė konsorcium, i pėrbėrė nga Calik Enerji dhe Turk Telekom, sipas tenderit ndėrkombėtar tė fituar nė maj tė 2005-ės. Calik Enerji ishte kompania e vetme ndėrkombėtare qė bėri njė ofertė pėr tė blerė aksione tė Albtelekomit. Dhjetė kompani tė tjera, tė cilat vinin nga shtete tė tilla, si Sllovenia, Koreja, SHBA-ja, Kuvajti dhe Irlanda u shfaqėn tė interesuara pėr kompaninė e telefonisė, por nuk dhanė ofertė.


    Tė dhėna pėr Albtelekom
    Viti Tė ardhurat Fitimi para takimit
    1999 10 miliardė 4,5 miliardė
    2000 10 miliard ė 3,8 miliardė
    2001 12,5 miliardė 2,7 miliardė
    2002 12,8 miliardė 110 milionė

    Zėri Shuma
    Totali i aseteve 1,2 miliardė euro
    Kapitali aksioner 135 milionė euro
    Xhiroja vjetore Rreth 12,5 miliardė lekė
    Plani i investimeve 2005 3.3 miliardė lekė
    Plani i zhvillimit Teknologjia ISDN, Shėrbimi i televizioneve kabllore, interneti, shėrbimet e transaksioneve financiare etj
    Tregu potencial 600 deri 800 mijė abonentė
    Asete shtesė Licenca e tretė celulare
    Asete specifike Linjat e fuqishme tė interkonjeksionit ndėrkombėtar lindje – perėndim (Bari – Stamboll), lidhja e interkonjeksionit me Malin e Zi, me Kosovėn (ku ėshtė nė shumė drejtime monopol) dhe me Greqinė.

    Shekulli

Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Skandali i AlbTelekom me "Call Center Albania", 200 milion lekė vjedhje
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 18:15
  3. Albtelekom ul 25% tarifat pėr telefonatat ndėrkombėtare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 00:42
  4. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnė krimin dhe jo votimin e fshehtė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51
  5. Privatizimi
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 21:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •