Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 133
  1. #21
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga Dr Rieux
    Sipas lajmeve te TCH, 100 autoambulancat kushtuan 5.5 mil €, pra 55.000 per koke.
    Keni te drejte, me falni.

    Une nuk i kisha pare lajmet, por mendova se nje ambulance e blere 55 mije euro mu duk dicka e ekzagjeruar, kur fare mire nje mund te blihej me 10 mije.

    Pataj me 5.5 milione euro ishte bere dicka me e mire, nje rruge per shembull. Harrova qe eshte kohe fushate dhe Nano ka filluar t'i beje dhurata miqve, sic eshte rasti i perfaqesuesit te benzit ne Shqiperi.

    Gjithsesi borxhi duhet lare apo jo?

    besova se kjo qeveri kishte nje fije llogjike...

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk i duall kot Xhoana Erdogan efendise.. me ferexhe..

    Kushedi sa kan xhvatur Tos ortodoksi me Erdogan musulmanin ne xhepat e tire..
    Ca prandaj vene ne kisha e xhamija..
    qe o Allah e Krisht na fal hajdutlleqet tona..
    na ngfjit dora skemi cbejme..

  3. #23
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Mund te ma thote mua dikush pse Turqia eshte kaq e interesuar te investoje ne Shqiperi ?
    Se fundmi mora vesh se BE i ka vene kusht Turqise qe te shesi makroveprat ne pronesi te shtetit n.q.s do te hyje ne BE.Pra edhe turk-telekom do shitet se shpejti ne duart e gjermaneve ,francezeve etj.
    Fakti qe nuk u afruan investitore te fuqishem tek albtelekomi yne , do te thote me siguri se turktelekomi ka marre konsesusin e te gjithe te medhenjve.

    Per mendimin tim do te perdoret pak a shume i njejti skenar si ne rastin e Vodafonit ,ku shumica e punonjesve qe punojne ne Shqiperi jane greke.
    Pjesa qe do te vuaje, jane punonjesit shqiptare te Albtelekomit, te cilet do zevendesohen ne mase derrmuese me ata turq.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    Turk telekom eshte firma shteterore me e sukseshme ne turqi, si me tel tokesor ku eshte pa konkurente ashtu si dhe ne fushen e internetit ku TTNet AdSL qe eshte dominuesi i tregut. Vjet Turk Telekom beri nje hap te madh perpara duke bere bashkimin e operatorit celular nr3 te turqise ARİA prone e italianve TİM me operatorin nr4 te vendit AYCELL prone e Turk telekom duke marre parasysh qe kjo martese qe ka emrin AVEA beri buje te madhe sepse pati nderhyrjen direkt te Silvio Berluskonit, dhe pas kesaj nderhyrja dhe nje strategjie shume te zgjuar te italianve Avea filloi te dali me fitim ku sot eshte kompania celulare numer 2 ne turqi.
    shteti turk ka bere investime shume te medha pa u kursyer sepse duan ta privatizojne me nje shume sa me te madhe.
    Siē po ndodh ktu ne forum qe ne diskutojme per ēmimin e vertete te telekomit shqiptar, mediat turke kane 3 vjet qe diskutojne per ēmimin e vertete te Telekomit Turk, duke bere qe tenderi per privatizimin te shtyhet 2 here.
    Duke marre shkas edhe nga fotot qe dolen ne gazetat turke dje dhe sot ku Fatos Nano, Silvio Berluskoni dhe Tayyip Erdogan shume te lumturuar ndoqen bashke finalen e liges se kampioneve mund te them qe tenderi i Albtelekom eshte vendosur qe ti jipet TİM sepse nder ofertat me serioze per Turk Telekomin e ka dhene TİM e meqenese albtelekomin e ka marre turk telekom automatikisht albtelekom u kalon italianve. Fatosi prap beri ate qe din te beje me mire, duke parashikuar te ardhmen me pare se te tjeret dhe duke perfituar nga kjo.
    Sa per ēeshtjen e kesaj teme, mendoj qe shifra eshte shume e vogel dhe se ju dha turqve sepse Silvio i kerkoi Fatosit nje qe ti behej nje gjest i tille turqve.
    Mendoj qe te gjithe kane dale te fituar perveē popullit shqiptar, sepse me ket hap turqia i afrohet tregut shqiptar ku ka kohe qe do te futet sepse eshte rruga me shkurter drejt tregut europian, gje te cilen e pengon lobi grek ne shqiperi, italia i afrohet me shume blerjes se telkomit turk ku fitimi eshte i sigurte, po ashtu shqiperia merr perkrahjen e italise per rrugen drejt Bashkimit europian, sa per popullin shqiptar do te duhet edhe te pakten nje dekade deri sa pushtetaret tane te luajn kartat ne favor te popullit pa u bere pjese e lojes se peshqve te medhenj. Nje gje tjeter eshte e veēante dhe te ben pershtypja sepse mbas kaq vitesh Fatosi po heq dore nga orientimi drejt greqise ku per shume specialista ekonomiste eshte nder vendet me te dobeta te europes nga ana ekonomike.
    Money Makes Man act Funny

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    shekulli


    --


    Fushata, PS-ja i ofroi BG&R 2 milionė USD

    Griffith: Zgjedhja mes PS-sė dhe PD-sė, pėrsa i pėrket ofertave, nuk ėshtė rast i rrallė qė na bie tė zgjedhim

    Nevila Perndoj

    TIRANĖ- Kompania amerikane “Barbour Griffith&Rogers”, qė aktualisht po organizon fushatėn e PD-sė, ka refuzuar njė shumė tė majme parash qė PS-ja i ka ofruar pėr tė zhvilluar fushatėn e saj zgjedhore. Kjo ėshtė bėrė e ditur dje nga drejtori ekzekutiv i BG&R, Lanny Griffith, gjatė njė konferencė pėr shtyp tė zhvilluar me liderin e opozitės, Sali Berisha, dhe kėshilltarin mediatik tė disa fushatave tė presidentit amerikan Bush, Stuart Stevens. I pyetur nėse ishin tė vėrteta zėrat se PS-ja u kishte afruar atyre njė ofertė trifish mė tė lartė se PD-ja, Griffith u pėrgjigj: “Nė lidhje me zgjedhjen mes PS-sė dhe PD-sė, pėrsa i pėrket ofertave, nuk ėshtė rast i rrallė qė na bie tė zgjedhim midis konkurrentėve nė biznes dhe nė politikė. Vite mė parė ne bėmė zgjedhjen nėse do tė vendosnim duke u bazuar tek ana e biznesit, ose do tė vendosnim duke u bazuar te politika, te mesazhet e tyre. Dhe ne kemi vendosur qė tė bashkėpunojmė me ata aktorė me tė cilėt kemi njė pasion dhe ndajmė tė njėjtat parime”, - tha Griffith. Ndėrkohė burimet nga PD-ja bėnė me dije dje pėr “Shekullin”, se menjėherė pas nėnshkrimit tė kontratės mes PD-sė dhe kompanisė amerikane, BG&R, kėsaj tė fundit i erdhi njė ofertė nga PS-ja me njė shumė parash rreth 2 milionė dollarė. Kjo ishte oferta e parė. Ndėrkohė qė kompania amerikane refuzoi. Tė njėjtat burime shtuan se kontakti i dytė mes drejtuesve tė BG&R dhe socialistėve duket se ėshtė zhvilluar vetėm para disa kohėsh, ku zyrtarė tė lartė tė PS-sė e rritėn ofertėn e parave, me qėllim qė BG&R tė prishte kontratėn me PD-nė. Pėr ofertėn e PS-sė ka folur dje edhe kryetari i demokratėve, Sali Berisha. ”Ne kemi njė traditė tė shkėlqyer me republikanėt dhe kompania BG&R ėshtė njė kompani lobiste republikane. Ju nuk e dini se Fatos Nano ka ofruar shuma marramendėse, jo vetėm kėsaj kompanie, por shumė tė tjerave. Edhe disa prej tyre qė janė bipartizane apo tė krahut tjetėr, nuk kanė pranuar dhe e kanė refuzuar. Pse? Sepse klientin e pashpresė askush nuk do ta marrė dhe kjo jo pėr ndonjė problem zyrtar”, - tha ai, duke shtuar se kryeministri Fatos Nano tashmė nuk mund tė mbrohet mė. “Ēfarė mendoni ju se mund tė mbrojė kush Benzin dhuratė 360 mijė $ ryshfet? Ēfarė mendoni ju se mund tė mbrojė kush kompanitė e helikopterėve dhe autobusėve, tė cilat tri vjet mė parė nuk kishin as 3 mijė $ tė ardhura tė deklaruara, apo udhėtimet e tij nga njė kazino te njė tjetėr, duke lėnė nga 100 mijė $ qė janė nė agjencitė e huaja tė regjistruara, apo hedhjen nė kanal tė qytetarit, tė cilin, pasi e shtypi, nuk e dėrgoi as nė spital? Klientė tė tillė janė tė pambrojtur”, - tha Berisha. Nė kėto kushte, kryetari i demokratėve i ka dhėnė pėrgjigje edhe interesimit tė medias pėr akuzat e socialistėve lidhur me transparencėn qė duhet tė bėjė PD-ja pėr fondin e parave qė i janė dhėnė kėsaj kompanie. “Financimi ėshtė mė transparenti qė Shqipėria ka njohur nė historinė e saj. I tėri ėshtė mbledhur nga 100 nėndegėt tona dhe ėshtė kontribut i anėtarėsisė dhe mbėshtetėsve tanė nė njė kuotė tė caktuar tė arsyeshme. Asgjė pėrveē transparencės nuk mund tė ketė nė kėtė proces”, - tha ai. Nė fakt, kjo ėshtė e njėjta deklaratė qė lideri i opozitės, Sali Berisha, mbajti rreth dy muaj mė parė nė konferencėn e parė pėr shtyp, ku u prezantua pikėrisht drejtori ekzekutiv, Lanny Griffith. Asokohe, kryetari i demokratėve ėshtė shprehur se ka njė kontratė profesionale, e cila do tė trajtohet sipas pėrshkallėzimit tė punėve. Berisha qartėsoi gjithashtu se shpenzimet po pėrballoheshin tė gjitha nga njė tagėr i caktuar i nėndegėve dhe se ky detyrim ėshtė shpėrndarė nė zonėn e ultėsirės nė pjesė tė barabarta dhe nė zonėn lindore e juglindore. Duke iu referuar gjithnjė daljes sė parė publike tė BG&R, burimet e Partisė Demokratike saktėsuan para dy muajsh se selia blu do tė harxhonte plot 500 000 euro pėr fushatėn. Secila prej 100 nėndegėve do tė paguante plot 5 000 euro nė favor tė kompanisė amerikane.

    Nano: As unė e as PS-ja nuk kemi
    kontaktuar me amerikanėt e BG&R
    Kryeministri Nano ka mohuar dje kategorikisht pėrmes njė deklarate pėr shtyp, mundėsinė e kontaktimit nga ai ose nga Partia Socialiste tė kompanisė amerikane BG&R. ”Nė asnjė rast kryeministri dhe kryetar i PSSH-sė, Fatos Nano dhe Partia Socialiste qė ai drejton, nuk kanė kontaktuar me kėtė subjekt. Kjo edhe pėr faktin e thjeshtė qė diferencat nė mėnyrėn e tė vepruarit janė tė mėdha dhe natyrisht kurimi i imazhit tė kėsaj pjese tė politikės (sė Berishės) padyshim kėrkon edhe ekspertė ndėrkombėtarė, pasi paraqet probleme tė rėnda dhe tė thella me tė kaluarėn dhe tė tashmen, me papėrgjejshmėrinė dhe dizekuilibrin qė pėrcjell me veprimet e tij ndaj publikut”, - thanė dje burime pranė kryeministrit. Ndėrkaq, tė njėjtat burime shtojnė se “me kėtė rast vėrejmė me shqetėsim mungesėn e plotė tė transparencės pėr financimin (sipas tarifave qė ofrojnė kompani tė tilla nė shifra dramatike) gjė qė e bėn Partinė Demokratike edhe nė vazhdim tė shfaqet e pasinqertė dhe manipuluese tė fakteve pėrpara opinionit publik”.






    31/05/2005


    --

    mohon nano.. pse jo.. as plakun e shkallnurit nuk e hodhi ai ne kanal.. as Vishen nuk e zhduken ne Krrab gangot e tije e te Xhines..
    50 vjet mashtroi i jati.. le te mashtroj dhe nano nja 2o se sbenet qameti a derbardhe..

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2005
    Postime
    2

    Komentet jane te teperta

    Ndoshta problemi me i madh eshte sepse gjera te tilla lejohen, dhe ne si qytetar, rrjedhimisht pronare te ligjeshem te kesaj pasurie, me mosveprimet tona, lejojme slandale te tilla. Minimalisht duhet te ndeshkojme me vote shperdoruesit.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    “Calik Enerji”, hapi faqen zyrtare nė internet 10 ditė para tenderit

    Ismet Hamiti: Nė debatin pėr shitjen e “Albtelekomit” duhet tė ndėrhyjė Enti Rregullator i Telekomunikacioneve

    “Calik Enerji”, hapi faqen zyrtare nė internet 10 ditė para tenderit

    “Calik Enerji”, fituese e tenderit tė “Albtelekomit”, 10 ditė pėrpara shpalljes sė ofertuesve ka ndėrtuar websitin zyrtar

    Altin Xhikneli


    TIRANĖ- “Kompania e cila ėshtė shpallur fituese e tenderit pėr privatizimin e kompanisė “Albtelekom”, “Calik Enerji”, vetėm 10 ditė para shpalljes sė ofertuesve pėr blerjen e “Albtelekom” ka ndėrtuar websitin e saj zyrtar. Ky ėshtė njė tregues mjaft i qartė sesa serioze ėshtė kompania e cila ka blerė njė nga pasuritė mė tė mėdha tė shqiptarėve”, - ėshtė shprehur dje Ismet Hamiti, ekspert i telekomunikacionit nė Kosovė dhe ish-zyrtar i Bashkimit Ndėrkombėtar tė Telekomunikacioneve nė njė takim tė organizuar nga lėvizja Mjaft, nė hotel “Tirana International”. Duhet thėnė se websiti i kompanisė fituese “Calik Enerji”, pėrmban njė informacion mjaft tė cekėt, ku shumė lidhje (link) nuk funksionojnė dhe i tėrė informacioni nė websitin e kompanisė ėshtė 11,38 KB, pra sa njė dokument i thjeshtė teksti. “Gjatė 10 viteve tė fundit kam pasur rastin tė ndjek zhvillimet e fundit nė fushėn e telekomunikacionin shqiptar, me shpresė sė gjėrat do tė shkojnė drejt pėrmirėsimit, duke pasur parasysh rėndėsinė kombėtare tė kėsaj infrastrukture. Kur tjetėrsohet njė pasuri kaq e madhe si infrastruktura telekomunikuese, arsyeja kryesore ėshtė se diēka e tillė duhet tė jetė nė shėrbim tė kombit. E nėse ky argument nuk pėrmbushet, nuk ka se si tė konsiderohet i suksesshėm procesi i shitjes sė njė pasurie tė tillė”, - shprehet Hamiti. Ai shprehet se tė gjitha kompanitė janė tė prirura drejt pėrfitimive nė rrugė informale apo formale, por nėse ėshtė shteti abuzues, gjithsesi kėto investime do t’i kthen publikut nė forma investimesh nė infrastrukturė, shkolla etj. Por, nėse abuzuesi ėshtė njė privat sidomos i huaj, atėherė gjendja ėshtė dhe mė e keqe, pasi ky pėrfitim mbetet tėrėsisht pėr atė, shtoi ai. “Unė them qė nė debatin pėr shtijen e “Albtelekom” duhet tė ndėrhyjė Enti Rregullator i Telekomunikacioneve (ERT). Sigurisht, nė njė treg me pėrfitime tė mėdha, ERT-ja do tė jetė nėn presion tė madh pėr tė rregulluar tarifat dhe marrėveshjet nė dobi tė konsumatorėve”, - tha Hamiti. Mė pas ai vazhdoi duke treguar njė oponencė mbi mendimin se mė njė marketing mė tė mirė do tė mund tė thitheshin investitorė strategjikė me peshė nė tregun e telekomunikacionve. “Unė nuk mendoj si disa njerėz si Kokalari, qė me anė tė njė marketingu mė tė mirė do tė vijnė plot e pėrplot kompani tė huaja pėr tė privatizuar “Albtelekomin” apo dhe ndonjė tjetėr. Tė huajtė dinė t’i bėjnė hesapet mė mirė se ne. Ato nuk investojnė nė njė vend, duke mos bėrė tė gjitha llogaritė, qė nga hapėsirat ligjore e deri te niveli mė vogėl i pėrfitimeve. Oreksi i kompanive pėr tė pėrfituar nė mėnyrė tė paligjshme, po vjen duke u rritur”. Por nė asnjė mėnyrė, shprehet eksperti i telekomunikacioneve, “Albtelekom” tė shitej nė prag zgjedhjesh dhe nė mėnyrė jotransparente. Mendoj qė shoqėria civile duhet qė t’i drejtojė disa pyetje qeverisė pėr shitjen e “Albtelekomit”, tha ai. E para, pėrse “Albtelekom” do tė shitet? Kėsisoj, qeveria duhet tė bėjė transparencė mbi arsyet qė do tė shitet kjo pasuri e mė pas duhet t’i shpjegojė publikut se ēfarė fiton ai nga shitja e tij, pasi nė fund tė fundit, qėllimi i shitjes sė njė pasurie publike ėshtė pėrfitimi i komunitetit, argumenton Hamiti. Fakti qė deri nė shpalljen e fituesit tė tenderit mbeti vetėm njė kompani ofertuese, tregon vetė se procesi nuk ishte i rregullt, shton ai.
    Madje Hamiti ka shpjeguar dhe marrėveshjet aktuale tė interkonjeksionit, tė cilat, sipas tij, janė diskriminuese kundrejt kompanisė shtetėrore “Albtelekom”. Konkurrentėt, Vodafone dhe AMC, bėjnė ndėrmjet tyre njė konkurrecė me fushata promocionale kozmetike dhe joreale, tha ai
    Deutche Telekom
    “Para 7-8 vjetėsh kompania gjermane “Deutche Telekom”, planifikoi tė blinte njė kompani nė Shtetet e Bashkurara tė Amerikės. Duke qenė se qeveria gjermane ishte aksionere e “Deutche Telekom”, debati dhe marrėveshja arriti deri nė Kongres, ku u hodh poshtė pėr arsye sigurie, pasi kompania amerikane do tė kishte akses nė tė gjitha telefonatat kombėtare tė Gjermanisė”, - u shpreh gjatė takimit tė djeshėm Ismet Hamiti. Imagjino kur njė qytetar shqiptar nuk merr dot as vizė pėr tė shkuar pėr tė vizituar atė shtet, ne i japim atij njė kompani, tha ai duke argumentuar se prania e njė shteti tjetėr nė Telekomin e njė vendi bėhet vetėm nė ato raste shumė tė veēanta dhe vetėm kur ka reciprocitet. Kėshtu, pronėsia e huaj nė aksionet njė kompanie telefonie duhet tė trajtohet me kujdes, pėrfundon Hamiti.

    01/06/2005
    KATEGORIA: Ekonomi Shekulli.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kokalari: “Privatizimi i “Albtelecom-it” ėshtė abuziv”

    “Problemi kryesor i kėsaj marrėveshjeje ėshtė se tė gjitha gjėrat janė projektuar nė disfavor tė konsumatorėve”

    Kokalari: “Privatizimi i “Albtelecom-it” ėshtė abuziv”

    Gary Kokalari: Privatizimi i “Albtelecom-it” ka qenė jonormal dhe jotransparent, qė nė fillimet e kėtij procesi

    Ervin Qafmolla


    TIRANĖ- Shqiptaro-amerikani Gary Kokalari, deklaron se privatizimi i “Albtelecom-it” ka qenė abuziv dhe jotransparent. Ky qėndrim i presidentit tė Fondacionit tė Trashėgimisė Shqiptare nė SHBA, njėherėsh edhe kėshilltar financiar i Merrill Lynch & Co. nė Manhatan, u bė i ditur gjatė njė takimi tė organizuar dje nga lėvizja qytetare “Mjaft!” me pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, qytetarė dhe median. “Shqetėsimet tona mbi telekomunikacionin nė Shqipėri janė mė tė hershme se kjo ngjarje, dhe lidhur me “Albtelecom-in” nė veēanti, problemet dhe mashtrimet kanė filluar qė nė fillim tė procesit tė privatizimit”, - tha Kokalari. Sipas tij, falė diskutimeve me ekspertė tė fushės, u kuptua se kompania qė aktualisht ka blerė “Albtelecom-in” nuk ėshtė serioze. “Problemi kryesor i kėsaj marrėveshjeje dhe i tė tjerave tė ngjashme me tė, ėshtė se tė gjitha janė projektuar nė disfavor tė konsumatorėve, duke u vėnė shqiptarėve mbi supe ēmimet mė tė shtrenjta nė botė tė telefonisė celulare”, - tha Kokalari. Ai solli si shembull njė ofertė tė njė kompanie amerikane, tė publikuar nė gazetėn “New York Times”, sipas tė cilės, vetėm me 40 dollarė nė muaj mund tė flisje brenda SHBA-sė pėr sa kohė telefonuesi kishte mundėsi dhe fuqi ta mbante telefonin hapur. “Ju siguroj dhe besoj se ju e dini mirė, se i njėjti shėrbim nė Shqipėri do tė kushtonte tė paktėn 10 herė mė shumė”, - shtoi Kokalari. Sipas tij, arsyeja pėr kėtė gjendje ėshtė se ka mospėrputhje tė mėdha nė marrėveshjet ndėrmjet “Albtelecom-it” dhe operatorėve privatė celularė dhe kėto marrėveshje janė projektuar kundėr konsumatorėve, nė mėnyrė qė tė pėrfitojnė qeveritarėt. “Procesi i shitjes sė “Albtelecom-it’ nuk ėshtė zhvilluar nė mėnyrė normale dhe transparente, dhe nuk mė pėlqen mėnyra se si e shitėn kėtė kompani dhe fakti qė gjithēka u krye para zgjedhjeve”, - deklaroi Kokalari.
    Lista fantazmė e Angjelit
    Sipas presidentit tė Fondacionit tė Trashėgimisė Shqiptare nė SHBA, gjithēka filloi kur ministri i Ekonomisė, Anastas Angjeli, deklaroi se kishte njė listė blerėsish. “Njė listė fantazmė”, sqaroi Kokalari, duke paraqitur e-mailet qė kishte marrė nga dy nga “ofertuesit” e listės sė shpallur, Western Wireless dhe nga Samsung. “Jo. Samsung nuk operon nė atė linjė biznesi. Firma vetėm u siguron pajisje pėrdoruesve”, shkruan njė pėrfaqėsues i kompanisė “Samsung”, nė pėrgjigje tė njė e-maili, ku Kokalari e pyeste nėse Samsung kishte shfaqur interes pėr Albtelecom-in. Ndėrsa pėrgjigjja e kompanisė amerikane “Western Wireless” ėshtė edhe mė e drejtpėrdrejtė: “Nuk e kemi idenė se ē’ėshtė kjo “Western Wireless SHBA”, por tė sigurojmė se nuk kemi interes tė hyjmė nė garė pėr Albtelecom-in. Ne kemi takuar ca zyrtarė shqiptarė mė parė, dhe ndoshta, ata duke u nisur nga kjo, kanė vendosur tė na pėrfshijnė, ose bėhet fjalė pėr ndonjė grup tjetėr”.
    Gjithashtu, Kokalari deklaroi se kishte marrė informacion nėpėrmjet njė e-maili konfindencial nga Turqia, se kompani turke kishin lidhje tė brendshme mbi marrėveshjen e Albtelecom-it.
    Hetimi i marrėveshjes
    “Mund tė ekzistojė mundėsia qė kjo ėshtė njė marrėveshje e mirė, por nga ana tjetėr, ka mėnyra tė ndryshme pėr ta vlerėsuar kėtė transaksion”, - u shpreh Kokalari, duke shtuar se kushdo qė do t’i fitojė kėto zgjedhje, duhet tė hetojė mbi transparencėn e procesit tė shitjes. Nga ana tjetėr, ai e quajti “barcaletė” hetimin e opozitės mbi Albtelecom-in. “Nė SHBA, nė raste tė ngjashme, ngrihet njė komision dypalėsh me ekspertė tė fushės pėrkatėse pėr tė vlerėsuar situatėn”, - tha Kokalari. “Nuk jam shumė i sigurt se kush ėshtė blerėsi, dhe nuk jam i sigurt nėse edhe vetė qeveria e di diēka tė tillė”, - shtoi ai. Kokalari pėrfundoi duke theksuar se e vetmja mėnyrė pėr t’i shmangur abuzimet e kėtij lloji, ėshtė tė ushtrohet presion qė administrata shtetėrore tė forcojė mekanizmat dhe institucionet e saj.

    01/06/2005
    KATEGORIA: Ekonomi.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Kokalari iu drejtohet institucioneve amerikane pėr telefoninė nė Shqipėri

    Gary Kokalari i ėshtė drejtuar Komisionit Federal tė Komunikimeve, pėr tė hetuar mbi mashtrimet e qeverisė shqiptare

    Kokalari iu drejtohet institucioneve amerikane pėr telefoninė nė Shqipėri


    Ervin Qafmolla


    TIRANĖ-Shqiptaro-amerikani Gary Kokalari, president i Fondacionit tė Trashėgimisė Shqiptare nė Amerikė, i ka kėrkuar Komisionit Federal tė Komunikimeve (FCC) nė SHBA tė hetojė mbi ēmimin e thirrjeve telefonike ndėrmjet Amerikės dhe Shqipėrisė. Sipas Kokalarit, i cili i drejtohet kėtij institucioni nė cilėsinė e taksapaguesit amerikan, ka arsye tė besohet se ēmimet janė rritur artificialisht, si rezultat i manipulimit tė tregut, pėrmes marrėveshjeve tė fshehta ndėrmjet qeverisė shqiptare qė kontrollon Albtelekomin, dhe dy operatorėve privatė celularė, Vodafone dhe AMC. “Nėse ky informacion verifikohet, kėto marrėdhėnie pėrbėjnė njė komplot ndėrmjet drejtuesve tė qeverisė shqiptare dhe ekzekutivėve tė telekomunikimeve nė sektorin privat, i projektuar pėr tė mashtruar telefonuesit qė lidhen me Shqipėrinė,” shkruan Kokalari nė letrėn dėrguar Komisionit amrikan Federal tė Komunikimeve. Ai e argumenton kėtė mundėsi duke treguar se nga dy telefonata qė ai ka bėrė nga Nju Jorku nė Shqipėri, njėra nė njė linjė fikse dhe tjetra nė njė rrjet celular, kanė rezultuar qė tė dyja me njė shifėr identike prej 5.26 dollarė pėr minutė, nga e njėjta shoqėri amerikane, Verizon, pėrmes sė cilės u realizua lidhja. Sipas Kokalarit, ky rast duhet tė pėrbėjė njė shqetėsim serioz pėr FCC-nė, sepse njė pėrqindje e lartė e kėtij trafiku telefonik nis nga SHBA-ja dhe pėr pasojė, ka efekte tė pafavorshme pėr qytetarėt amerikanė.

    01/06/2005
    KATEGORIA: Ekonomi
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Antitrup
    Anėtarėsuar
    21-07-2004
    Vendndodhja
    Nju Njerk
    Postime
    62

    turktelekom he

    Turptelekom thuaj se lan nam keta gjakshitsa te degjeneruar.

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Skandali i AlbTelekom me "Call Center Albania", 200 milion lekė vjedhje
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 18:15
  3. Albtelekom ul 25% tarifat pėr telefonatat ndėrkombėtare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 00:42
  4. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnė krimin dhe jo votimin e fshehtė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51
  5. Privatizimi
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 21:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •