Close
Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 133
  1. #11
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    “Albtelecom”, punonjėsit nė grevė kundėr privatizimit



    Shitja e dhe privatizimi i kompanisė sė telefonisė fikse nė Shqipėri, pėrveē kundėrshtimeve nga opozita, ėshtė kundėrshtuar sė fundmi dhe nga vetė punonjėsit e saj. Dje nė njė konferencė pėr shtyp, krerėt e sindikatave tė telekomunikacioneve kanė kėrcėnuar se do tė bojkotojnė punėn, nėse qeveria vendos qė tė shesė Albtelekomin me ēmimin e deklaruar prej 120 milionė euro. Gjatė ditės sė djeshme, krerėt e sindikatės sė telekomunikacioneve dhe Sindikatės sė Pavaruar tė Postave kanė argumentuar me disa arsye dhe tė dhėna pėr asetet e kėsaj kompanie, shkakun e reagimit tė tyre. Kėshtu, sipas tyre, vetėm vlera e tokės qė ka nė pronėsi Albtelekom dhe vlera e ndėrtesave tė ndryshme, kanė njė vlerė prej rreth 120 milionė euro. Pėrveē kėsaj, pėrfaqėsuesit e 2 mijė e 225 punonjėsve janė shprehur edhe kundėr mėnyrės sesi Ministria e Ekonomisė po privatizon gjigantin e telefonisė fikse.
    Kėrcėnimi
    Sindikata e telekomunikacioneve deklaroi dje se do tė organizojė bojkot tė pėrgjithshėm tė punės nė Albtelekom, nė rast se qeveria vendos tė shesė kompaninė pėr vlerėn e 120 milionė eurove, sipas kėrkesės sė konsorciumit “Turk Telekom” dhe “Calik Enerji”. “Vetėm vlera e tokės dhe ndėrtesave tė kompanisė kushtojnė 120 milionė euro”, - deklaruan sindikalistėt e Sindikatės sė Pavarur tė Postės dhe Telekomunikacionit. Mė tej ata shtuan se greva do tė jetė paafat, deri sa tė ndryshohet rrjedha e privatizimit tė monopolistit nė treg. Po kėshtu, ata kanė sqaruar dhe qėndrimin e tyre nė lidhje me mėnyrėn e privatizimit dhe me deklaratat e fundit tė ministrit tė Ekonomisė, Anastas Angjeli, i cili ka marrė nė “mbrojtje” konsorciumin “Turk Telekom”. Drejtori i Federatės sė Sindikatės sė Telekomunikacioneve, Ylli Ballta, duke krahasuar dje vlerat e aseteve tė “Albtelecom”, tha se oferta 120 milionė ėshtė shumė e vogėl. “Po tė zbresim dhe vlerat e aseteve, vlera e Albetelecom-it nė tė vėrtetė del shumė herė mė pak. Do tė vazhdojmė njė grevė pa afat pėr tė mbrojtur interesat e tė gjithė punonjėsve shqiptarė dhe atyre tė Albtelekom-it tha Ylli Ballta. Ndėrkohė, nė mbyllje tė dekaratės sė tyre, sindikatat i kanė kėrkuar presidentit Alfred Moisiu qė tė ngarkojė Komisionin parlamentar tė Ekonomisė pėr bllokimin e procesit tė privatizimit. Sipas tyre, forma mė e drejtė qė ndiqet nė botė pėr shitje tė pasurive publike ėshtė referendumi, ndėrkohė qė nuk dihet ende se cili do tė jetė vendimi i qeverisė, nėse 2 250 punojėsit e Albtelekomit do tė bojkotojnė punėn pas disa ditėsh pa afat. Ndėrkohė, komuniteti i biznesit ka bėrė tė ditur se nė rast se kompania shqiptare apo konsorciume do tė ishin lejuar tė merrnin pjesė nė privatizimin e Albtelekomit, me siguri qė do tė kishin ofruar mė shumė sesa konsorciumi turk.


    ____________________________________________

    2 225 veta pa pune?! Pupupu.... kesaj i thone qeveri per popullin...

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389
    Nje pjese e mire ketu nuk e paskan kuptu se ku qendron problemi i vertete. Nuk eshte pozitiv fakti qe i eshte shitur turqve sepse jemi miq (thjesht tregti) dhe gjithashtu nuk kemi te bejme me nje "te futme" siē jan shprehe me lart.

    Problemi qendron tek menyra se si eshte abuzu me nje pasuri qe i perket te gjithe shqiptareve. Faji eshte plotesisht i pales tone. Ne kete fund-pushteti me duket se po shiten edhe ato pak gjera qe kan mbete...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [xeni] : 11-05-2005 mė 08:22

  3. #13
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    edhe une jam kundra. Vlera e ofruar eshte e vogel.

    Une mendoj se duhet t`i shitet nje vendi te UE ose USA , sepse kjo do na afronte me shume me BE.

    Mendoj se nuk jane afruar te tjere bleres edhe per shkak te situates politike.

  4. #14
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga [xeni]
    Nje pjese e mire ketu nuk e paskan kuptu se ku qendron problemi i vertete. Nuk eshte pozitiv fakti qe i eshte shitur turqve sepse jemi miq (thjesht tregti) dhe gjithashtu nuk kemi te bejme me nje "te futme" siē jan shprehe me lart.

    Problemi qendron tek menyra se si eshte abuzu me nje pasuri qe i perket te gjithe shqiptareve. Faji eshte plotesisht i pales tone. Ne kete fund-pushteti me duket se po shiten edhe ato pak gjera qe kan mbete...

    O Xeno, disa me lart thane "lene mo, se turkun e kemi vend mik, e mos e trajtoni kete teme". Kam dashur te them se ketu nuk hyn asgjekundi miqesia, pasi Albtelekom, eshte pasuri kombetare, e gjithe shqipetareve.

    Sic thua edhe ti, ne kete fund pushteti kjo qeveri po shet gjithcka, ndoshta per te mbuluar korrupsionin, e ketyre viteteve pushtet.

    Ajo kompania turke qe do me e ble, ishte per vete ne falimentim

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,340
    Postimet nė Bllog
    22
    Arsyeja perse firma greke, turke, italiane, austriake apo gjermane, mundohen te shtien nen kontroll infrastruktura jetike te Shqiperise, sic eshte telekomunikacioni, telefonia tokesore (AlbTelekom) apo ajo Mobile (celulareve - Vadofon), apo sistemi bankar, apo ai i transportit ajror (aeroporti i Rinasit), behen per te mbyllur qarkun e levizjes se vlerave monetare shqiptare. Influksi me i madh dhe me i konsiderueshem monetar ne Shqiperi, pas te ardhurave te ekomise se krimit, jane te ardhurat e emigranteve shqiptare per familjet e tyre, qe sipas statistikave zyrtare, kjo perben deri 20% te GDP se Shqiperise.

    Kjo do te thote, qe ato leket e djerses dhe gjakut te emigranteve shqiptare ne Perendim, te perfundojne ne banka austriake, ne duart e Turk Telekom, Vadofone, Siemens. Kjo nuk i jep Shqiperise nje mundesi reale zhvillimi, por e kthen ate ne nje shtojce te shoqerive konsumatore qe gjejme ne Perendim.

    Arsyeja perse kontrata i jepet firmes turke pa tender dhe me nje shifer qesharake lidhet me viziten e Erdogan ne Tirane. Erdogani eshte i vetmi mik i qeverise Nano ne arenen ballkanike dhe nderkombetare. Kjo kontrate do te jete ne krye te listes se qeverise se re demokratike qe do te dale nga zgjedhjet per tu anulluar, se bashku me kontraten per koncesionin e aeroportit te Rinasit.

    Akte te tilla jane jo vetem anti-kombetare, por tregojne edhe shkallen e deshperimit te Fatos Nanos, qe po shet gjithcka per te siguruar nje vend ku te fusi koken.

    Albo

  6. #16
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Vlera e 76% tė aksioneve tė Albtelkom, 517 milionė euro




    Ēmimi real i Albtelekomit duhet tė caktohet nė bazė tė bilancit tė tre viteve tė fundit. Pėr kėtė ėshtė thuajse e pamundur tė gjenden shifra tė sakta nė faqen e internetit tė Albtelekomit dhe mendoj se ky ėshtė njė skandal i vėrtetė. Megjithatė mund tė tentojmė qė nė mėnyrė tė pėrafėrt tė llogarisim njė vlerė tė kėsaj kompanie, nisur nga shifra qė njihen. Kėshtu:
    - Asetet qė zotėron Albtelekomi janė 3 miliardė euro
    - Fitimi bruto i parashikuar pėr 6-mujorin e dytė tė vitit 2005 llogaritet nė 15 milionė euro
    - Licensa e Eagle Mobile mund tė llogaritet 40 milionė euro
    - Potenciali pėr tė kaluar nga 260 mijė nė 400 mijė abonentė nė fund tė vitit (investimet nė ifrastrukturė janė tė pėrfshira nė shpenzimet e 2005), pra rreth 60% klientė mė tepėr pritet qė tė sjellė 50 milionė euro rritja aktiviteti qė do tė thotė rreth 10 milionė euro mė tepėr fitim. Nėse raportin vlerė/fitim do ta merrnim minimalisht 5, atėherė ky fitim shtesė prej 10 milionė do tė konvertohej nė 50 milionė euro mė tepėr vlerėshitje.
    - Pėrveē kėsaj, personeli qė do tė pushohet nga puna pėr ristrukturim do tė paguhet me asistencė nga qeveria. Kjo do tė kushtojė rreth 10 milionė euro mė pak nė vit dhe kjo do t’i korespondojė rreth 50 milionė euro nė vleftėn e shitjes.
    Pra, nėse do t’i pėrmblidhnim llogaritė e bėra mė sipėr vlera e Albtelekomit i bie qė tė jetė: 1300+15+40+50+50=1455 milionė euro.
    Nėse do tė merrnim nė konsiderate huatė, atėherė kėsaj shume i duhet zbritur kredite qė ka pėr tė paguar Albtelekomi pėr investimet qė ka bėrė. Pra, borxhet qė supozohet se ka ndaj operatorėve celularė (AMC, Vodafone), amortizimin e lokaleve dhe centraleve (paisjeve) qė nė total mund tė arrijnė njė shifėr prej 600 milionė eurosh (njė shifėr e saktė ėshtė e vėshtirė qė tė gjendet nga informacioni qė prezanton vetė Albtelekomi nė faqen e tij tė internetit). Megjithatė, po themi qė duhet tė zbriten rreth 600 euro, atėherė vlera neto e kėsaj kompanise ėshtė: 1455 - 600 = 855 milionė euro.
    Qė tė mos marrim shifrat maksimale e me optimiste tė vlerėsimit dhe duke patur parasysh tregun e veshtirė shqiptar mund tė pėrdorim njė normė zhvlerėsimi tė shifrės sė mėsipėrme prej 20%. Duke e rillogaritur vlerėn e kompanisė pas zbritjes sė riskut kemi njė vlerė rreth 680 milionė euro. Atėherė 76% e Albtelekomit qė do shitet kushton rreth 517 milionė euro.


    MLK, AF

    Albo, qeveria nuk e ka shit pa tender Albtelekomin, bile nuk e ka marre vendimin per shitje ende. Ne tenderin e organizuar nga qeveria, kjo kompani ofroi 120 milione euro, por qeveria ende nuk ka marre vendimin perfundimtar per kete ceshtje. Nuk besoj qe do guxoj te bej nje gabim te tille e te shesi kaq lire Albtelekomin. Por edhe po e shiti me kete cmim, kjo marreveshje dhe ky tender nuk do te kete jete te gjate me shume se disa muaj derisa te vij opozita tani ne pushtet dhe ta shfuqizoi ate e te organizoi tender te ri per shitjen e Albtelekomit.

    Keto aksione te Albtelekomit do shiten me te pakten 500 milione euro.

    Tung
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 13-05-2005 mė 03:26

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Sot ne lajmet e ores 20:00 u transmetua nje kronike ku Fatos Nano ju dhuroi spitaleve shqiptar 100 Autoambulanca te sapodala nga fabrika; te tipit "Mercedes-Benz".

    Me kete dhurate Qorri realizoi dy qellime:

    1 - I bleu Firmes " Mercede" 100 Autoambulanca (cmimi minimal 50-60 mije Euro/Cope,pra 5-6 milion Euro nga parate e taksave) dhe realizoj ne kete menyre kontraten per te cilen para nje viti e gjysem , u shperblye ndermjet te tjerash me nje "Benz" 300 000 Euro.

    2 - I perdor keto "Autoambulanca" per ti marre voten popullit fakir.

  8. #18
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia
    Sot ne lajmet e ores 20:00 u transmetua nje kronike ku Fatos Nano ju dhuroi spitaleve shqiptar 100 Autoambulanca te sapodala nga fabrika; te tipit "Mercedes-Benz".

    Me kete dhurate Qorri realizoi dy qellime:

    1 - I bleu Firmes " Mercede" 100 Autoambulanca (cmimi minimal 50-60 mije Euro/Cope,pra 5-6 milion Euro nga parate e taksave) dhe realizoj ne kete menyre kontraten per te cilen para nje viti e gjysem , u shperblye ndermjet te tjerash me nje "Benz" 300 000 Euro.

    2 - I perdor keto "Autoambulanca" per ti marre voten popullit fakir.
    Avash ti ore me ate ambulance 50-60 mije euro, 10 mije maksimumi

    per te tjerat jam plotesiht dakort me ty..


    Sa filluan zgjedhjet vuvuvuvuvu perurimet, rritja e pensioneve, dhuratat... se per kater vjet se rrujti njeri pallen.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Citim Postuar mė parė nga 21_Arber_21
    Avash ti ore me ate ambulance 50-60 mije euro, 10 mije maksimumi.
    Sipas lajmeve te TCH, 100 autoambulancat kushtuan 5.5 mil €, pra 55.000 per koke.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Nano, 5,5 milionė euro Rukės pėr “dhuratėn”

    Dje u morėn nė dorėzim 100 ambulanca me vlerė 5,5 milionė euro. U blenė me prokurim tė drejtpėrdrejtė

    Florian Papadhimitri (Gazeta "Shekulli")

    TIRANĖ- Kryeministri Fatos Nano ka “shpėrblyer” dje presidentin e pėrfaqėsisė sė koncesionarit “Mercedes Benz”, pėr nderin qė ai i ka bėrė, duke i “dhuruar” Mercedesin prej 360 mijė euro. Gjatė ditės sė djeshme, nė njė ceremoni e cila u zhvillua nė ambientet e “Auto Star Albania”, kryeministri Fatos Nano ka marrė nė dorėzim 100 autoambulancat e markės “Mercedes Benz”. Burime nga Kryeministria kanė bėrė tė ditur dje se autoambulancat e reja, pėr tė cilat buxheti i shtetit ka paguar 5,5 milionė euro janė blerė me prokurim tė drejtpėrdrejtė. Pavarėsisht se Nano e ka mohuar dje se blerja me kėtė procedurė bėhet pėr t`i kthyer borxhin Basri Rukės, blerja ėshtė bėrė pėr tė falėnderuar presidentin e “Auto Star Albania”. Duke ironizuar me pyetjet direkte tė gazetarėve, dje kryeministri Fatos Nano, pas dorėzimit tė 100 autoambulancave tha se gjithēka ėshtė ligjore dhe se gjithkush mund tė investigojė pėr blerjen e 100 ambulancave benz, blerje kjo me prokurim te drejtpėrdrejtė. Dorėzimi i djeshėm ka ardhur pas vendimit tė nėntorit tė shkuar tė qeverisė, pėr blerjen e autoambulancave, blerje e cila u kushtėzua dhe erdhi pas njė debati tė madh dhe dyshimeve pėr prejardhjen e makinės personale tė Fatos Nanos. Makina e shumėpėrfolur e Nanos ishte e tipit Mercedes Benz dhe ka qenė njė ndėr mė tė shtrenjtat, pasi ēmimi i saj ishte mbi 360 mijė euro.
    Autoambulancat dhe blerja
    Kryeministri Fatos Nano ka mohuar dje se shkaku i blerjes mė prokurim tė drejtpėrdrejtė i 100 autoambulancave ėshtė “Mercedesi Benzi”, qė ai ka deklaruar si deklaratė nga kjo kompani. I pyetur dje nga gazetarėt e pranishėm nė ceremoninė e dorėzimit tė autoambulancave “Mercedes Benz”, kryeministri Nano tha se “Ky ėshtė njė fakt publik, legal dhe i dokumentuar nė institucionin qė kontrollon deklarimin e pasurive. Mua mė pėlqen gazetaria investigative, vazhdoni ta studioni”,- tha Nano dje. Blerja e autoambulancave ėshtė bėrė me prokurim tė drejtpėrdrejtė, mėnyrė kjo qė nuk mund tė pėrdorej, pasi bie ndesh me ligjin pėr prokurimet publike. Specialistė tė fushės, tė cilėt nuk duan tė identifikohen, shprehen se janė shkelur disa pika tė ligjit pėr prokurimin e drejtpėrdrejtė. Kėshtu, duke u bazuar nė ligjin i cili pėrcakton rastet kur duhet tė blihet me procedurėn “prokurim i drejtpėrdrejtė”, ata thonė se janė shkelur tė gjitha pikat e nenit 19 tė ligjit nr. 7 971, datė 26. 7. 1995 “Pėr Prokurimin Publik”. Njė ndėr pikat, qė ėshtė dhe mė kryesorja, pėrcakton se “prokurimi i drejtpėrdrejtė” funksionon vetėm nė rastet kur mungon kunkurrenca pėr tė ofruar shėrbimin, pikė e cila ėshtė shkelur. Po kėshtu janė shkelur dhe disa pika tė tjera tė nenint 19 tė ligjit “Pėr Prokurimin Publik”. Vendimi pėr blerjen e 100 ambulancave ėshtė marrė nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave tė datės 11 nėntor tė vitit tė kaluar, dhe titullohej "Pėr lejimin e Ministrisė sė Transportit dhe Telekomunikacionit pėr furnizimin me autoambulanca tė sistemit shėndetėsor publik". Mjetet e blera janė prodhim i viteve tė fundit dhe janė tė pajisura me shumė aksesorė tė nevojshėm, tė cilėt ndihmojnė nė transportimin e pacientėve. Tė gjitha mjetet do tė shpėrndahen, duke zėvendėsuar mjetet e vjetra.

    Disa prej kushteve pėr pėrdorimin e "Prokurimit tė drejtpėrdrejtė"

    a) Kur nė mungesė tė konkurrencės, pėr arsye teknike, mallrat, ndėrtimet apo shėrbimet mund tė sigurohen apo tė jepen vetėm nga njė kandidat ose kur njė furnizues apo kontraktues ka tė drejtėn ekskluzive pėr mallrat ose shėrbimet dhe nuk ka ndonjė mundėsi tjetėr zėvendėsimi.
    d) Pėr vazhdimin e shėrbimeve tė konsulencės, kur kontrata origjinale ėshtė zbatuar kėnaqshėm dhe vazhdimėsia mundet tė sjellė kursim dhe efikasitet.
    dh) Pėr blerjen e mallrave qė prishen shpejt, tė tilla si fruta, perime tė freskėta ose artikuj tė tjerė tė ngjashėm, tė cilėt blihen sipas situatės sė tregut.
    e) Pėr blerje mallrash nė kushte tė veēanta tė favorshme, tė cilat hasen vetėm nė periudha mjaft tė shkurtra.
    ė) Pėr vazhdimin e shėrbimeve projektuese qė lidhen me shėrbimet e kryera mė parė, tė cilat do tė shkelnin tė drejtėn e autorit, nėse do t’i jepeshin ndonjė subjekti tjetėr.
    f) Kur Enti Prokurues ka njė nevojė urgjente pėr mallra, ndėrtime dhe si dhe pėr ēėshtje tė sigurisė kombėtare dhe kur kjo nevojė ėshtė shkaktuar jashtė kontrollit tė Entit Prokurues, ai mund tė pėrdorė prokurimin e drejtpėrdrejtė, pasi tė jetė marrė mė parė miratimi nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Faqja 2 prej 14 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Skandali i AlbTelekom me "Call Center Albania", 200 milion lekė vjedhje
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 18:15
  3. Albtelekom ul 25% tarifat pėr telefonatat ndėrkombėtare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 00:42
  4. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnė krimin dhe jo votimin e fshehtė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51
  5. Privatizimi
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 21:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •