Close
Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 133 prej 133
  1. #131
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Tenderi "Albtelekom", ministrite dorezojne dosjet

    E Premte, 02 Nentor 2007


    Tirane - Ministrite e Ekonomise dhe e Financave dorezuan dje te gjitha dokumentet qe dispononin ne lidhje me shitjen e "Albtelekom". Disa dosje te vecanta jane marre dje nga prokuroret e ceshtjes ne zyren e Task-Forces, te postuara. Lajmin e bene te ditur burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranes per gazeten "Koha Jone". Analiza qe do t'i behet dokumenteve do te percaktoje edhe shkeljet e mundshme qe jane bere me shitjen e gjigantit telefonik, si dhe humbjet qe i kane shkaktuar buxhetit te shtetit ne kontraten e nenshkruar per 120 milione euro. Nje jave pas pergjigjes se fundit te dy ministrive per dorezimin e dokumenteve, dje kane mberritur ne institucionin e akuzes te postuara. Mesohet se pjese e tyre jane kontratat e shitjes, marreveshja, procedurat e tenderit te zhvilluar dhe shpjegimet e specialisteve. Burime nga organi i akuzes bene te ditur se do te shqyrtohen te gjitha materialet dhe do te mbahet nje raport perfundimtar, qe do pasoje me marrjen ne pyetje te personave qe kane dijeni. Hetimi nisi nje muaj me pare dhe objekt eshte shkaku perse u rishit po 120 milione euro te firma turke "Calik Enerji".



    Kohajone
    #VamosArgentina

  2. #132
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Qeveria dėrgon nė prokurori dosjen "Albtelekom"

    Task-Forca: Verifikim ofertave nga firmat pjesėmarrėse nė tenderin pėr privatizim


    Nė njė kohė qė nė Parlamentin Shqiptar po diskutohej shkarkimi i Kryeprokurorit Theodhori Sollaku, Ministria e Ekonomisė ka depozituar nė Prokurorinė e Tiranės njė dosje voluminoze me kontratat e firmave qė pretendonin tė fitonin privatizimin e kompanisė "Albtelekom". Krahas komisionit hetimor pėr gjigandin telefonik, akuza ka filluar njė verifikim, nė bazė tė shkrimeve nė media, tė cilat bėnin publike disa nga aferat korruptive gjatė procesit tė privatizimit. Pėr verifikimin e kėtyre shkrimeve, Task-Forca kundėr informaliteteve nė akuzėn kryeqytetase vendosi t‘i kėrkojė Ministrisė sė Ekonomisė dokumentet e tenderit pėr privatizimin, si dhe dosjet e paraqitura nga firmat pjesėmarrėse. Burimet pohojnė se materialet voluminoze po i nėnshtrohen njė verifikimi dhe nė fund do tė vendoset nėse do tė merret i pandehur ndonjė zyrtar i dyshuar pėr afera korruptive.

    Nė njė hark kohor shumė tė shkurtėr, Prokuroria e Pėrgjithshme konfirmon hetimin e dytė pėr qeverinė "Berisha". Pas rrugės Durrės-Kukės-Morinė, vartėsit e Kryeprokurorit Theodhori Sollaku konfirmojnė se kanė nisur njė hetim ndaj shitjes sė "Albtelekom"-it. Nė sitėn e organit tė akuzės janė drejtuesit e Ministrisė sė Ekonomisė. Nga njė llogaritje e thjeshtė e grupit hetimor, rezulton se firma gjermane "Axos" ka ofruar 200 milionė euro mė shumė se kompania turke "Ēalik". Gjithsesi, nė fund tė vlerėsimit tė ofertave, komisioni ka vendosur tė shpallė fituese firmėn turke, duke "injoruar" ofertėn gjermane. Kjo e fundit, me njė letėr drejtuar kabinetit "Berisha", shprehte pakėnaqėsitė e pėrzgjedhjes sė firmės fituese.

    Prokuroria ka marrė nė dorėzim njė kopje tė ofertės sė paraqitur nga kompania gjermane. Sipas ofertės, "Axos" kishte si qėllim ta zhvillonte "Albtelekomin" nė qendėr tė shėrbimeve tė telekomunikacionit rajonal. "Albtelekomi" parashikohej tė ofronte shėrbime konkurruese tė telefonisė fikse dhe mobile pėr 50% tė popullatės deri nė vitin 2012. Pėrveē 200 milionė eurove shtesė, krahasuar me ofertėn fituese tė "Ēalik", marrėveshja do tė pėrfshinte pėrhapjen e shpėrndarjes sė teledensitetit nga niveli 8% qė ėshtė sot, nė 25% brenda pesė vitesh, si dhe ndėrtimin e njė rrjeti WiMax, duke qenė se licenca pėr kėtė teknologji do tė pėrfshihej nė transaksion. Nė ofertė parashikohej reduktimi i listės sė pritjes pėr t‘u pajisur me numra tė rinj, si dhe ulja e tarifave dhe ngarkesės sė roamingut ndėrkombėtar sipas standardeve tė BE-sė. Rritja vjetore e biznesit parashikohej nė 15%, ndėrsa konkurrenca nė treg do tė pėsonte njė rritje tė ndjeshme. Prokuroria tha se nė ofertėn e saj kompania gjermane zotohej se do tė ishte nė gjendje tė lidhte nė rrjetin e saj tė telefonisė fikse rreth 120 mijė konsumatorė nė vit. "Axos" shkruante se bėhej fjalė pėr njė operator lider nė tregun evropian, duke theksuar se partneri rezervon tė drejtėn e blerjes sė shumicės sė aksioneve tė "Albtelekomit". Por gjithēka ėshtė hedhur poshtė nga qeveria shqiptare, e cila preferoi 120 milionė eurot e turqve pėrballė 320 milionė eurove tė gjermanėve, ēka solli edhe hetimin e Prokurorisė sė Tiranės. Njė tjetėr abuzim sipas akuzės ėshtė mospublikimi i kontratės nga ana e Ministrisė sė Ekonomisė. Gjithashtu, dikasteri i ministrit Genc Ruli nuk ka publikuar dhe itinerarin e dokumentacionin e zhvillimit tė kėtij tenderi.




    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  3. #133
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,455
    Postimet nė Bllog
    23
    Shitja e "Albtelekomit", pushohen hetimet

    Prokuroria: Privatizimi ėshtė vendosur kolegjialisht nga qeveria, u ratifikua nga Kuvendi

    Sokol Ēobo

    Prokuroria e Tiranės ka pushuar hetimet pėr privatizimin e kompanisė sė telekomunikacionit "Albtelekom", me arsyetimin se Kėshilli i Ministrave ka vendosur kolegjialisht pėr procesin e shitjes. Nė pamundėsi pėr tė marrė nėn hetim njė organ qė prodhon ligje, organi i akuzės ėshtė "dorėzuar", duke mbyllur pėrfundimisht hetimet, pasi ligjet shqiptare e kanė tė pamundur qė tė vėnė nėn akuzė tė gjithė anėtarėt e qeverisė. Lajmi bėhet i ditur nga burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranės, tė cilat saktėsojnė se gjatė fazave tė privatizimit janė gjetur disa parregullsi nė pėrzgjedhjen e firmave qė do tė hynin nė tender. Por, pas pėrcaktimit tė firmės fituese, qeveria ka miratuar vendimin e marrė nga Ministria e Ekonomisė dhe e ka dėrguar pėr ratifikim nė Parlamentin e Shqipėrisė. Ky i fundit e ka ratifikuar, duke e bėrė tė pamundur hetimin e prokurorisė.

    Procedurat
    Hetimet e prokurorisė pėrcaktuan se me njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave (VKM) ėshtė caktuar Komisioni i Transparencės dhe Konsulencės, i cili pėrbėhej nga 12 anėtarė. Komisioni drejtohej nga ish-ministri i Ekonomisė, Anastas Angjeli. Anėtarėt, me njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave tė mėvonshėm, morėn rolin e Komisionit tė Vlerėsimit tė Ofertave. Pas kėtij vendimi, janė shtuar edhe pėrfaqėsues tė huaj nė konsulentė. Prokuroria pėrcaktoi se Komisioni i Transparencės ka marrė 2 miliardė lekė "shpėrblim" pėr punė tė mirė gjatė procesit tė privatizimit tė kompanisė shtetėrore tė telekomunikacionit. Mėsohet se pas vlerėsimit tė ofertave (qė ishte njė e vetme) ėshtė vendosur shitja e "Albtelekomit" me njė vlerė 120 milionė euro. Nėse ka abuzime, sipas prokurorisė, anėtarėt dhe konsulenti qė u futėn nė komision janė pėrgjegjės pėr vlerėsimin e gabuar tė ofertės.
    Hetuesit e ēėshtjes thanė se njė firmė e vetme ka bėrė ofertė pėr shitjen e "Albtelekomit". Fillimisht, tri firma kanė qenė nė garė, por kanė hequr dorė tri ditė nga zhvillimi i tenderit, duke lėnė nė garė vetėm njė firmė. Prokuroria e Tiranės thotė se dokumentacioni i paraqitur ka qenė jo i plotė. Por, Komisioni i Vlerėsimit nė vend qė tė shpallte tė pavlefshėm tenderin e ka pranuar ofertėn, duke e shpallur firmėn fituese tė rregullt. Tenderi pėr pėrcaktimin e firmės fituese tė "Albtelekomit" ėshtė zhvilluar nė muajin maj tė vitit 2005, megjithatė ėshtė miratuar mė pas nga qeveria dhe ratifikuar nga Kuvendi.

    Hetimet e prokurorisė
    Nė "sitėn" e organit tė akuzės kanė qenė drejtuesit dhe ish-drejtuesit e Ministrisė sė Ekonomisė. Nga njė llogaritje e thjeshtė e grupit hetimor, rezulton se njė firmė gjermane kishte ofruar miliona euro mė shumė se kompania qė fitoi tenderin. Por, nė fund tė vlerėsimit tė ofertave, komisioni ka vendosur tė shpallė fituese firmėn turke, duke "injoruar" ofertėn gjermane. Kjo e fundit, me njė letėr drejtuar kabinetit "Berisha", shprehte pakėnaqėsitė e pėrzgjedhjes sė firmės fituese. Prokuroria mori nė dorėzim njė kopje tė ofertės sė paraqitur nga kompania gjermane. Sipas ofertės, firma kishte si qėllim ta zhvillonte "Albtelekomin" nė qendėr tė shėrbimeve tė telekomunikacionit rajonal. Kompania shtetėrore parashikohej tė ofronte shėrbime konkurruese tė telefonisė fikse dhe mobile pėr 50 pėr qind tė popullatės deri nė vitin 2012. Nė ofertė parashikohej reduktimi i listės sė pritjes pėr t‘u pajisur me numra tė rinj, si dhe ulja e tarifave dhe ngarkesės sė roaming-ut ndėrkombėtar, sipas standardeve tė BE-sė. Por gjithēka ėshtė hedhur poshtė nga qeveria shqiptare, e cila preferoi 120 milionė eurot e turqve pėrballė 320 milionė eurove tė gjermanėve, ēka solli edhe hetimin e Prokurorisė sė Tiranės. Pas njė sėrė pyetjesh dhe verifikimesh, prokuroria "mbylli njė sy", duke mos rrezikuar qė personat pėrgjegjės tė shpalleshin tė pafajshėm nga gjykata, e vendosi qė tė pushojė hetimet, pavarėsisht se janė konstatuar disa parregullsi gjatė procesit tė privatizimit.

    Shqip

Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Skandali i AlbTelekom me "Call Center Albania", 200 milion lekė vjedhje
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 18:15
  3. Albtelekom ul 25% tarifat pėr telefonatat ndėrkombėtare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 00:42
  4. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnė krimin dhe jo votimin e fshehtė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51
  5. Privatizimi
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 21:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •