Close
Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 133
  1. #121
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Skandal!
    320 milione paskan ofruar gjermanet. Ku eshte opozita? Ku eshte parlamenti? Ku jane hetimet e ketyre pislleqeve??
    Artikulli qe kerkoje Njemik--

    Djali i Berishes drejtor tek CALIK
    Data e Publikimit: 27/07/2007

    Autori i Lajmit:
    Lindita Cela
    Kur nuk kanė kaluar ende njė muaj nga shitja zyrtare e "Albtelekom", djali i Kryeministrit vihet nė krye tė drejtimet tė kėsaj kompanie. Shkėlzen Berisha, i kthyer nga Suedia, tashmė drejton operatorin e tretė tė kompanisė celulare nė Shqipėri. Burime pranė kėsaj kompanie pohojnė pėr gazetėn "Shekulli" se prej mė shumė se dy javėsh, djali i Kryeministrit ėshtė emėruar nėndrejtori i shoqėrisė "Eagle Mobil", qė tashmė menaxhohet nga kompania turke "Calik Energy".

    Konsorciumi Turk "CETEL" Emėrimi

    Prej ditėsh, njė "BMW" e zezė parkohet brenda ndėrtesės sė "Albtelekomit". Fakti qė nė tė udhėton djali i njeriut mė tė pushtetshėm tė vendit bėn jo vetėm rojet, por edhe zyrtarė tė lartė tė kėsaj shoqėrie, qė t'i rrinė gati nėndrejtorit tė sapoemėruar. Shkėlzen Berisha, prej dy javėsh mban kėtė post nė kompaninė e tretė celulare nė vend. Pėrveē burimeve tė sigurta, lajmi konfirmohet edhe nga drejtues tė Kėshillit Mbikėqyrės tė kompanisė, si dhe nga sekretaria e z.Berisha tė Riut. Vajza qė pėrgjigjet nė nr.04229436, tė thotė se nėndrejtori i kompanisė, z.Shkėlzen nuk ėshtė paraqitur sot nė punė. Ndėrsa personi qė ka marrė pėrsipėr tė komunikojė me median nė kėtė kompani, nuk pranon tė japė asnjė koment. I kontaktuar nga "Shekulli", pėrfaqėsuesi i kėsaj kompanie, qė prezantohet me emrin Sokol Karapici, tė thotė se komunikimi me median do tė bėhet vetėm pėr interesa tė kompanisė.

    Gjithsesi, Sokoli tė shpjegon se asnjė prej drejtuesve nuk ndodhet nė zyrė dhe se kompania ėshtė nė fazėn e transferimit nga shteti shqiptar nė kompaninė turke, pas zyrtarizimit tė shitjes sė kompanisė "Albtelekom" kompanisė turke. Ndėrsa zėdhėnėsja e Ministrisė sė Punėve Publike dhe e Telekomunikacionit, Erla Mėhilli, thotė se nė bazė tė kontratės sė shitjes sė kompanisė "Albtelekom" tė drejtėn ekskluzive pėr vendosjen e stafit tė "Eagle Mobil" e kanė pronarėt e rinj. Zėdhėnėsja tė sqaron se, pikė e kėsaj marrėveshjeje ėshtė qė ish-drejtuesit e kompanisė sė tretė celulare duhet tė japin dorėheqjen dhe mė pas, pėr fatin e tyre vendosin drejtuesit e shoqėria turke "Calik Energy" qė kanė blerė kėtė shoqėri. Kėshtu, nga sa thotė zėdhėnėsja e ministrisė, duket se drejtori i pėrgjithshėm aktual i kompanisė sė tretė celulare, Arben Margilaj i ka ditėt e numėruara. Nė zyrat e kompanisė "Eagle Mobile" tė thonė se drejtori ėshtė me pushime, ndėrkohė qė ndihet fuqishėm prezenca e nėndrejtorit tė ri, Berisha. Emėrimi i Shkėlzen Berishės ėshtė i vetmi ndryshim i bėrė deri mė tani nė nivelet e larta tė kėsaj shoqėrie, pas shitjes sė kompanisė "Albtelekom" shoqėrisė turke "Calik Energy".

    "Eagle Mobile" ėshtė operatori i terė celular i krijuar me Vendim tė Kėshillit tė Ministrave, qė vitin 2003, si pjesė e paketės sė shitjes sė shoqėrisė "Albtelecom". "Eagle Mobile" ėshtė premtuar se do tė jetė nė treg brenda muajit shkurt tė vitit tė ardhshėm. Pala turke ėshtė angazhuar qė tė investojė brenda kėsaj kohe rreth 35 milionė euro pėr ngritjen e "Eagle Mobile" dhe ka pranuar qė tė heqė dorė nga shėrbimi roaming, pėr tė shfrytėzuar rrjetet e dy kompanive ekzistuese, AMC dhe Vodafone. Nė ditėn e nėnshkrimit tė kontratės sė shitjes "Albtelekom" kishte njė numėr total prej 2233 punonjėsish, ndėrsa "Eagle Mobile" 29. Nė opozitė, Berisha e ka akuzuar shpesh shitjen e "Telekomit" tek turqit nga ish-kryeministri Nano, por qė nga ardhja e tij nė pushtet kanė kaluar dy vjet dhe sėrish, para mė pak se njė muaj, kompania u shit me tė njėjtin ēmim dhe operatori i tretė celular, qė shpresohet se do tė ulė tarifat e komunikimit, nė tė vėrtetė nuk dihet kur do tė dalė nė treg.

    Marre nga gazeta "Shekulli"

  2. #122
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri, nė vitin 1999, pas deklaratave tė shumta politike shpresėdhėnėse, Kancelari gjerman, Gerhard Shrėder deklaroi nė njė prej fjalive pėrmbyllėse tė deklaratės, se Gjermania kėrkonte "Albtelekomin". Por "Telekomi" shqiptar nuk ishte ende gati pėr privatizim nė ato kohė, ndėrsa vendi i kish ende tė freskėta plagėt e trazirave tė '97-ės. Vite, mė vonė nė 2005-ėn, njė konsorcium turk, gati anonim, u bė blerėsi i ri i "Albtelekomit", pėrmes njė procesi tė shumėkritikuar e tė pėrfolur pėr korrupsion nga qeveri e opozitė bashkė, me akuza qė mbetėn tė njėjta, por thjesht ndėrruan kah dhe autorėsi pas zgjedhjeve tė korrikut 2005. Nė fund tė muajit qershor 2007, ministri i Ekonomisė, Genc Ruli nėnshkroi kontratėn me Ahmet Calik, pėr blerjen e 76% tė aksioneve tė "Albtelekomit" nga firma turke, pėr 120 milionė euro.
    Shitjen e Telekomit nuk e ka firmosur kryeministri Berisha por kryeministri Nano, Berisha vetem sa insistoi qe kushtet e kontrates ekzistuese te forcoheshin apo permiresoheshin para se te behej shitja dhe kjo e zvarriti procesin me 2 vjet. Nese kontrata do te anullohej nga ekzekutivi shqiptar me turqit, shteti shqiptar do te hidhej ne gjyq nga turqit qe do ti kushtonte disa miliona dollare si demshperblim per prishje kontrate.

    Tani Kokedhima e kompani duan t'ia faturojne fajin Berishes, kur gazeta e tij ishte nje nga sponsorit kryesore te 8 vjeteve te pushtetit socialist ne Shqiperi. Ne 2005 Shekulli ishte shurdh-memece per aferat e korruptuara te Nanos me Erdoganin nga llozhat e stadiumeve te futbollit ne Itali. Sot mundohet te fabrikoje akuza fiktive ndaj qeverise qe Berisha kryeson. Dhe arrin deri atje sa fabrikon lajme te paqena sikur i biri i Berishes qenka bere i madh ne kompanine turke, lajm qe eshte pergenjeshtruar nga zedhenesi i qeverise si mashtrim i hapur publik.

    Nese Telekomi u shit pak apo shume, e rendesishme per mua eshte qe ai u shit dhe procesi i privatizimeve po shkon perpara pasi jane keto privatizime qe do ti hapin rrugen hyrjes se kapitalit te huaj dhe zhvillimit ekonomik dhe teknologjik te vendit.

    Albo

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Prandaj e ke fshir 3 her shkrimin per djalin e Berishes ti Albo
    Mashtrues ordiner

    Pėrgėnjeshtrim i Zėdhėnėsit tė Kryeministrit, z.Dritan Mishto


    27/7/2007
    Sot, gazeta “Shekulli” hapet me titullin dezinformues “Djali i Berishės, drejtor te Ēalik”, sipas tė cilit djali i Kryeministrit ėshtė emėruar nėndrejtor i kompanisė “Eagle Mobile”, operatori i tretė celular nė vend, i privatizuar tashmė nga kompania turke “Ēalik”.

    Ky artikull ėshtė njė sulm personal familjar ndaj Kryeministrit dhe bazohet vetėm nė trillime dhe gėnjeshtra.

    Zėdhėnėsi i Kryeministrit deklaron se djali i Kryeministrit nuk ėshtė emėruar nėndrejtor i kėsaj kompanie.
    Zoti Shkėlzen Berisha vazhdon tė punojė aty ku ka punuar prej kohėsh, nė profesionin e tij, si shef i zyrės juridike tė kompanisė “Eagle Mobile”.

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Ne 2005 Shekulli ishte shurdh-memece per aferat e korruptuara te Nanos me Erdoganin nga llozhat e stadiumeve te futbollit ne Itali. Sot mundohet te fabrikoje akuza fiktive ndaj qeverise qe Berisha kryeson. Dhe arrin deri atje sa fabrikon lajme te paqena sikur i biri i Berishes qenka bere i madh ne kompanine turke, lajm qe eshte pergenjeshtruar nga zedhenesi i qeverise si mashtrim i hapur publik.



    Albo
    Albo hape kete tem ne vitin 2005 ta shohesh se sa her e keni cituar shekullin duke denoncuar shitjen e ALbtelekom dhe aferat e tjera koruptive te Nanos

    Tani qe Berisha po vepron njesoj si nano sju ka ngelur vec te shani median

    Ju kuptoj fare mir ne mjerimin tuaj

    Tung

    dhe mos haro ti fshish postimet si gjithmon mjeran

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403

    Ruli sulmoi Calik, por na skualifikoi ne

    Ervin Qafmolla MAPO

    E kotė tė mundohesh tė kapėsh Jan Budden. Njė ditė ai ėshtė nė Nju Jork pėr tė takuar investitorėt mbi tronditjen e bursave, ditėn tjetėr nė njė skaj tjetėr tė globit. Mundėm tė komunikonim me tė nė rrugė telefonike nė njė nga ish nga ish-republikat ruse tė Kaukazit, ku ai ndodhej. Humbėm me kėtė rast edhe mundėsinė pėr tė marrė njė foto tė tij, megjithėse argumentat qė trajtuam nė intervistėn e mėposhtme e kompensojnė kėtė defekt tė vogėl teknik.

    Jan Budden, drejtori i bordit tė Axos Capital, firma gjermane qė kėrkoi tė blejė Albtelekomin, nė njė intervistė telefonike pėr “MAPO”-n hedh dritė mbi marrėdhėniet e shkurtra e tė trazuara tė firmės gjermane me qeverinė shqiptare, duke argumentuar se oferta gjermane mund tė merrej parasysh edhe jashtė procesit tė tenderit, pėr sa kohė tenderi ishte i parregullt. Ish-nėndrejtori ekzekutiv Deutsche Telecom rrėfen pėr takimet miqėsore me Berishėn e Rulin dhe premtimet e pambajtura tė burrave tė shtetit shqiptar. Por, qeveria thjesht u tėrhoq, pas premtimeve fillestare edhe kėto tė detyruara nga oferta superiore prej 320 milionė eurosh tė gjermanėve, 160 milionė euro cash dhe 160 milionė euro tė tjera investime, duke i shkaktuar Shqipėrisė njė humbje prej qindra milionė eurosh, nėse merret parasysh oferta prej 120 milionė eurosh e Calik Enerji. Arsyet e refuzimit tė palės shqiptare nuk mund tė gjenden apo tė thuhen formalisht, ndaj dhe Budden refuzon ta shpjegojė zyrtarisht refuzimin e palės shqiptare.

    - Pėrse, sipas mendimit tuaj, qeveria shqiptare nuk e mori parasysh ofertėn tuaj?
    Nga pikėpamja komerciale, ligjore, strategjike dhe teknike, nuk kemi asnjė shpjegim. Qeveria aktuale dhe veēanėrisht, vetė ministri Ruli, e pėrshkruan shitjen e Albtelekomit te Calik, si korruptive dhe nė kundėrshtim me interesat e vendit. Qė nga ajo kohė (2005), qėndrimi zyrtar i qeverisė ndryshoi me 180 gradė, duke rezultuar nė njė garantim ekskluziviteti ndaj Calik dhe injoroi ofertat mė tėrheqėse (jo vetėm nga Axos, pavarėsisht se oferta e Axos ishte mė tėrheqėsja) nė njė proces artificial.

    - Ministria e Ekonomisė thotė se “Axos nuk pėrmbushte kriteret e investitorit strategjik pėr njė privatizim tė kėtij lloji, duke qenė se nuk ėshtė njė kompani qė operon nė sektorin e telekomunikacioneve”. Cili ėshtė komenti juaj?
    Axos dhe investitorėt e saj kanė kryer mbi 200 investime nė sektorin e telekomunikacioneve gjatė 20 vjetėve tė fundit, nė njė total prej 4 miliardė dollarėsh. Pėr mė tepėr, Axos ofroi njė partneritet me njė ndėr operatorin kryesor evropian tė telekomit, i cili ka blerė disa operatorė ish-shtetėrorė nė Evropė. Ky ėshtė kualifikimi qė Shqipėria ka dashur gjithnjė ta ketė.

    - Pėrse Axos nuk u paraqit para fillimit tė tenderit?
    Tenderi nė fjalė “u ndot” pas deklaratave zyrtare tė qeverisė sė mėparshme. Kjo ėshtė arsyeja pėrse rezultoi vetėm njė garues i pakualifikuar – ai qė tani bleu Albtelekomin.

    - A ekziston njė mėnyrė ligjore pėrmes sė cilės oferta juaj mund tė pranohej e prezantuar jashtė procesit tė tenderit?
    Duke qenė se nuk ka njė proces ligjor tenderues, nuk ka si tė ketė kufizime pėr njė ofertė. Oferta u paraqit nė pėrputhje absolute sipas standardet ligjore ndėrkombėtare mė tė larta. Duke qenė se nuk ka njė proces zyrtar ligjor, nuk ka asnjė arsye qė kjo ofertė tė mos merret parasysh. Pėr mė tepėr, pas dy vjetėsh ēdo proces privatizimi, nė mėnyrė automatike, duhet tė ishte anuluar zyrtarisht apo duhet tė ishin marrė parasysh oferta mė tėrheqėse nė interes tė vendit.

    - A keni ndonjė koment nė pėrgjithėsi, mbi deklaratat qė ministri Ruli ka dhėnė pėr median shqiptare mbi kėtė proces dhe pėrfshirjen tuaj?
    Ėshtė nė interesin parėsor tė njė ministri tė Ekonomisė qė tė forcojė pozitat e ekonomisė kombėtare. Varianti i ofruar (rreth 200 milionė euro mė shumė pėr Shqipėrinė), impakti strategjik i afrimit me BE-nė dhe disponimi i njė partneri strategjik i cili ėshtė njė ndėr 5 kompanitė mė tė mėdha tė telekomunikacionit nė botė, ėshtė njė zgjedhje qė duhet ta bėjė qeveria juaj. Ėshtė brezi i ardhshėm i shqiptarėve, i cili dėshiron njė ‘state of the art’(nivelin mė tė lartė) tė infrastrukturės sė telekomunikacionit – dhe qė dėshiron tė lidhet menjėherė me internetin (Axos ofroi tė lidhė tė gjitha shkollat me internet dhe tė financojė njė universitet telekomunikacioni).

    - Jemi nė dijeni tė faktit se jeni takuar me Kryeministrin Sali Berisha. Ēfarė u premtoi ai pėrfaqėsuesve tė Axos?
    Nė dy takimet qė patėm nė pranverė dhe nė verė, tė ndjekura nga njė drekė me Kryeministrin, ne gjetėm njė nivel tė lartė interesi nė tėrheqjen e njė investitori strategjik pėr Albtelekomin. Kryeministri nė mėnyrė specifike na kėrkoi qė nė takimin e parė tė dorėzonim njė ofertė, e cila mė vonė do tė konsiderohej e drejtė nė “procesin” e shitjes. Ndėrkaq, nė njė konferencė tė gjatė telefonike me Prof. Dr. Horst Teltschick, ish shef i stafit tė Kancelarit Kohl, tashmė kryetar i Konferencės sė Sigurisė sė Mynihut (njė konferencė e tillė e famshme u zhvillua nė pranverė, ku u takuan liderėt botėrore, pėr shembull, vitin e shkuar u takuan Putin, Gates dhe Merkel), ai (Berisha) konfirmoi preferencėn e tij pėr njė partner tė vėrtetė evropian, ēka do tė ishte nė interesin mė tė mirė tė Shqipėrisė.

    Sikundėr jemi informuar, ka njė hetim nė proces e sipėr nga Komisioni Evropian dhe qeveria amerikane mbi procesin e privatizimit tė Albtelekomit. A keni dijeni se nė ē’pikė ndodhet ky investigim dhe/apo cili ėshtė fokusi parėsor i hetimit ndėrkombėtar?
    Nuk mund tė komentoj…

    Perdja e hekurt mbi
    aferen “Albtelekom”

    Si qeveria shqiptare vazhdon tė fshehė kontratėn e shitjes me Calik Enerji, duke anashkaluar standardet bazė tė transparencės dhe duke shpėrfillur Kushtetutėn e Shqipėrisė

    Duke anashkaluar oferta serioze si ajo e gjermanėve tė Axos Capital, qeveria shqiptare duket se e ka mbyllur pėrfundimisht paktin me turqit. Axos ofroi njė total prej 320 milionė eurosh pėr telekomin shqiptar, nga tė cilat 160 milionė shkojnė pėr blerjen e 76% tė aksioneve, ndėrsa 160 milionėt e tjera do tė investohen deri nė vitin 2012. Por, nga ana tjetėr, qeveria nuk ka pranuar as tė publikojė kontratėn e shitjes sė Albtelekomit te turqit, njė ēėshtje qė sipas tė gjitha argumenteve dhe gjasave, ka marrė fund, nė dobi tė palėve nėnshkruese dhe nė dėm tė popullit shqiptar. Qeveria shqiptare mban peng prej vitesh tashmė, kontratėn e shitjes sė Albtelekomit te Calik Enerji. Megjithėse kontrata fillestare e vitit 2005, pėsoi njė sėrė modifikimesh deri nė maj tė 2007-ės, kur turqit hodhėn firmėn finale mbi letrėn qė i bėn pronarė tė 74% tė aksioneve tė telekomit shqiptar, asnjė variant i saj nuk ėshtė bėrė publik.
    Nė fakt, duke qenė se Albtelekomi mbtetet njė aset publik, tė paktėn pėr 26% tė aksioneve qė nuk janė ende nė pronėsi formale tė shtetit, ēdo qytetar shqiptar disponon tė drejtėn kushtetuese tė njihet me kontratėn e shitjes, pėr tė cilėn gojėt e liga thonė se ėshtė njė dokument dy-tre faqesh. Por, kontrata nuk ėshtė publikuar kurrė, ndonėse qeveria e djathtė premtoi para dhe pas fitores sė zgjedhjeve tė korrikut 2005, se ajo do tė ishte “qeveri e transparencės”. Pėr mė tepėr, duke qenė se kontrata e Albtelekomit u ratifikua nė Kuvendin e Shqipėrisė, normalisht duhej tė ishte publikuar nė formė zyrtare, por diēka e tillė nuk ka ndodhur. Nga ana tjetėr edhe vetė auditi i Deloitte nuk u publikua kurrė, ndonėse media arriti tė sigurojė pjesė tė tij dhe tė publikojė diēka.
    Por, vetė qeveria nuk ka bėrė as transparencėn mė tė vogėl mbi ēėshtjen e Albtelekomit, ndonėse bėhet fjalė pėr njė aset tė vyer tė pasurisė kombėtare, qė ka kaluar pėrmes njė procesi privatizimi tėrėsisht informal. Kjo pėr sa kohė nuk ka pasur asnjė publikim zyrtar tė negociatave, kontratės fillestare, problemeve tė saj tė evidentuara nga shqyrtimi sekret i Deloitte, vete fshehja e raportit tė auditit tė Deloitte dhe nė fund, perdja qė qeveria ka lėshuar mbi kontratėn finale tė blerjes sė telekomit shqiptar nga turqit. Kjo tymnajė mbi kėtė “proces” dėshmon pėr pėrfshirjen e interesave jo fort tė virtytshme tė qeverisė nė njė nga privatizimet qė duhej tė kishte qenė shembullor pėr nga rėndėsia dhe interesat afatgjata tė tė gjithė shqiptarėve qė pėrfshihen nė tė.

    Auditi i Deloitte
    Raporti i Deloitte Chez Republic nxori nė pah handikape shumė serioze tė kontratės fillestare, duke sugjeruar rinegociim tė disa pikave. Shitja e dyshimtė, e mbetur nė hava e Albtelekomit nga konsorciumi anonim turk Calik Enerji, i hetuar nga firma Deloitte Czech Republic, pėrfaqėsia ēeke e auditorit ndėrkombėtar Deloitte, kushtoi 172 mijė euro, kur kjo shoqėri fitoi tenderin ndėrkombėtar pėr firmėn e cila do tė hetonte privatizimin e stigmatizuar tė telekomit shqiptar. Qė nė fillim tė pėrfundimeve tė auditit tė kryer ėshtė nėnvizuar se pjesėmarrja nė tender kufizohej vetėm pėr “shoqėri tė specializuara nė telekomunikacion”.
    Sipas kėtij raporti, Calik Enerji nuk i pėrmbushte kushtet pėr tė qenė njė investitor i besueshėm, pasi ai vetė nuk gėzonte asnjė lloj eksperience nė telekomunikacion. Deloitte tregon se katėr shoqėri u paraqitėn nė garėn pėr privatizimin e telekomit, duke pėrfshirė edhe konsorciumin e Truk Teklecom dhe Calik Enerji. “Megjithatė, oferta e e 6 majit 2005, u dorėzua vetėm nga CETEL (Calik Enerji Telekomuikasyon), me sa duket, pasi Turk Telekom nuk u lejua tė blinte aksione, ngaqė vetė Turk Telekom po privatizohej ndėrkaq”, thotė Deloitte. Nė raport theksohet se: “CETEL-i si shoqėri, nė vend tė ishte konsorcium, nuk pėrmbushte kushtet e njė investitori strategjik”.
    Mė pas, Calik-u nėnshkroi njė marrėveshje, ku pėrfshihej edhe bashkėpronėsia e Turk Telekom nė privatizimin e telekomit shqiptar, por sipas Deloitte, kjo marrėveshje paraqiste mangėsi, pasi duke qenė se CETEL-i fitoi tenderin, Turk Telekom nuk ishte i detyruar tė merrte pjesė nė pronėsinė e Albtelekomit, ndėrkaq qė pėrfshirja e telekomit turk mund tė komprometohej edhe vėshtirėsitė qė ai mund tė haste gjatė dhe pas privatizimit, veēanėrisht, pėr sa i takon ndarjes sė aksioneve tė tij. Njė tjetėr parregullsi qė auditori nė fjalė ka vėrejtur gjatė procesit ėshtė koha e zgjatur qė u ėshtė vėnė nė dispozicion konkurrentėve nė dorėzimin e dokumentacionit tė kėrkuar, sipas ftesės qė u ishte bėrė paraprakisht shoqėrive nė garė. Gjithashtu, Deloitte ka evidentuar njė rast tė thyerjes sė Marrėveshjes sė Konfidencialitetit nga njėri prej tenderuesve, por nga ana tjetėr, nuk ka mundur tė gjejė gjurmė tė ndonjė penaliteti ndaj kėtij rasti e as nėse kjo shkelje ka shkaktuar pasoja negative te ndonjėri nga konkurrentėt e tjerė dhe nė krejt procesin e tenderimit.
    Ndėrsa, ndryshimet qė i janė bėrė marrėveshjes sė tenderimit pėr shitjen e aksioneve tė telekomit shqiptar, kanė rezultuar pothuaj nė tė gjitha rastet nė favor tė CETEL-it, ndėrsa njėkohėsisht, kėto ndryshime janė gjetur tė kenė shkelur edhe obligimet e Shqipėrisė ndaj Organizatės Botėrore tė Tregtisė. Pėr mė tepėr, sipas Deloitte, Ministria e Ekonomisė ka favorizuar CETEL-in pėr roaming-un kombėtar, pa marrė parasysh pasojat ligjore qė sjell ky ndryshim. Mbi kėtė pikė janė gjetur fakte qė tė paktėn njė nga operatorėt e telefonisė sė lėvizshme – Vodafone Albania – beson se kjo ėshtė njė shkelje e vetė licencės sė saj, duke favorizuar operatorin e tretė (praktikisht Eagle Mobile), nė kurriz tė dy operatorėve ekzistues.
    “Nuk ka fakte qė ministria tė ketė marrė parasysh pasojat mbi operatorėt ekzistues”, pėrforcon raporti. “Ne vėrejmė se me gjithė lėshimet e bėra nga ministria gjatė procesit tė negociimit, ēmimi i ofruar nga CETEL-i nuk ka ndryshuar gjatė kėsaj periudhe”, vijon konkluzioni i Deloitte. Gjithashtu, sipas auditit tė kryer, vihet re se nuk janė marrė parasysh ēėshtje tė sigurisė kombėtare lidhur me kalimin e pronėsisė sė Albtelekomit te Calik Enerji, ndryshe nga sa kanė bėrė disa vende tė rajonit. Ndėrsa, qeveria shqiptare rezulton tė mos ketė ushtruar si duhet tė drejtat e saj nė pjesėn e aksioneve qė zotėron, ndryshe nga sa rezulton nga eksperienca ndėrkombėtare e privatizimeve tė ngjashme tė njė rėndėsie tė lartė.

  6. #126
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    ERT kėrkon shpalljen OFNT tė Albtelekomit

    Sipas Entit, Albtelekom mund tė imponojė ēmimet nė tregun e telefonisė fikse, pasi nuk ka konkurrencė



    Pas pėrplasjeve me kompan
    itė celulare, pėr shpalljen e
    tyre Organizma me Fuqi tė
    Ndjeshme nė Treg, Enti Rregullator
    i Telekomunikacioneve ka filluar
    betejėn edhe me Albtelekomin
    e sapoprivatizuar. ERT-ja ka
    kėrkuar sė fundmi shpalljen si Organizėm
    me Fuqi tė Ndjeshme nė
    Treg (OFNT) tė kompanisė mė tė
    madhe tė telefonisė fikse nė vend.
    Nė njė raport tė publikuar kohėt e
    fundit nga ERT, thuhet se Albtelekom
    zotėron fuqi tė lartė
    kundėrvepruese ndaj operatorėve
    ruralė, duke imponuar
    kėshtu ēmimet e telefonisė fikse,
    nė mėnyrė tė njėanshme dhe jashtė
    rregullave konkurrenciale. Por
    ERT-ja shkon edhe mė tej kur e
    akuzon Albtelekomin pėr mungesė
    transparence nė lidhje me tarifat
    e tranzitimit pėr thirrjet hyrėse
    ndėrkombėtare. "Kjo ėshtė njė
    sjellje antikonkurruese, qė transmetohet
    me efekte negative edhe
    nė tregjet e terminimit tė thirrjeve
    nė operatorėt e tjerė, fiks dhe celularė
    nė Shqipėri, duke sjellė pėr
    pasojė ēmime mė tė larta pėr pėrdoruesit",
    thuhet nė raportin e
    ERT-sė. Nė mungesė tė ndėrhyrjes
    sė ERT-sė, Albtelekomi do
    tė mund tė impononte tarifa terminimi
    nė rrjetin e saj edhe mė tė
    larta se tarifat aktuale. Pėr kėto arsye,
    ERT-ja ka konkluduar se Albtelekomi
    sh.a. pėrmbush kushtet
    pėr t‘u shpallur OFNT, nė tregun
    e terminimit tė thirrjeve drejt
    numrave gjeografike nė rrjetin fiks
    Albtelekom. Por, kompania e sapoprivatizuar,
    tashmė pronė e
    turqve tė "Calik", duket se gėzon
    pozita tė forta edhe nė tregun e
    ofrimit tė shėrbimeve tė internetit.
    Sipas ERT-sė, marrėdhėniet
    e Albtelekomit me ofruesit e shėrbimit
    internet janė krejtėsisht tė
    parregulluara, ēka kėrkon ndėrhyrje
    nė kėtė treg. Sipas tė
    dhėnave zyrtare, Albtelekomi
    ruan pozita thuajse monopol
    edhe nė tregun e thirrjeve tė
    origjinimit nė rrjetin fiks. Nė fakt,
    gati 90 pėr qind e thirrjeve fikse nė
    Shqipėri kryhen nėpėrmjet Albtelekomit,
    ndėrsa pjesa tjetėr
    prej shoqėrive celulare dhe operatorėve
    ruralė. Ky tregues, qė ėshtė
    i qėndrueshėm prej disa vitesh,
    tregon aftėsinė ndikuese tė Albtelekomit
    nė kėtė treg.
    Tranzitimi i thirrjeve
    Albtelekomi ka humbur
    ndjeshėm pjesė tė tregut nė tranzitimin
    e trafikut hyrės ndėrkombėtar
    me destinacion pajtimtarėt
    e tij, ata tė operatorėve
    ruralė dhe abonentėt e kompanive
    celulare. Kjo, pėr shkak
    tė liberalizimit tė kėtij tregu.
    Ndonėse deri para pak vitesh, ēdo
    thirrje qė kryhej nga jashtė qoftė
    kjo drejt njė numri fiks apo celular
    duhet tė kalonte nėpėrmjet Albtelekomit,
    tashmė kjo nuk ndodh
    mė pėr shkak tė fuqisė nė rritje tė
    dy operatorėve celularė. Tė dy
    kėta operatorė kanė kapacitete tė
    larta financiare dhe janė prezentė
    nė shumė vende tė botės, sidomos
    atyre fqinj, pėrmes filialeve tė kompanive
    tė tyre mėmė "Vodafone
    Group" dhe "Cosmote". Kjo ka bėrė
    qė tė dy operatorėt celularė tė rrisin
    trafikun e shkėmbyer direkt me
    botėn pa ndėrmjetėsinė e Albtelekomit.
    Gjithsesi, kjo nuk i ka dobėsuar
    pozitat e Albtelekomit nė tregun
    e telefonisė fikse, ēka ka bėrė
    qė ERT-ja tė kėrkojė shpalljen e
    kėsaj shoqėrie OFNT. Kjo do t‘i jepte
    tė drejtė Entit qė tė pėrcaktonte
    vetė tarifat e telefonisė fikse, me
    qėllim uljen e tyre nė rastet kur dyshohet
    se ēmimet e propozuara nga
    vetė shoqėria janė abuzive.
    Tregu i telefonisė fikse
    Telefonia fikse nė Shqipėri ėshtė
    zhvilluar me ritme shumė tė ulėta
    krahasuar me atė tė telefonisė
    celulare. Sipas tė dhėnave nga ERTja
    nė vitin 2000 nė Shqipėri ekziston
    rreth 153 mijė pėrdorues fiks
    dhe vetėm 29 mijė pėrdorues celularė.
    Aktualisht, raportet janė
    pėrmbysur, teksa telefonia fikse
    regjistron vetėm 291 mijė pėrdorues
    kundrejt 1.9 milionė pėrdoruesve
    celularė Shqipėria renditet
    vendi i tretė nė rajon me pėrqindjen
    mė tė ulėt tė penetrimit tė
    telefonisė fikse pėr banorė, duke
    lėnė prapa vetėm Bosnjėn dhe Kosovėn.
    Aktualisht, nė vendin tonė
    nė 100 banorė vetėm 10 janė pajtimtarė
    tė telefonisė fikse, nė njė
    kohė qė pėr celularėt ky numėr
    ėshtė 60.



    Shqip
    #VamosArgentina

  7. #127
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Prokuroria, hetim shitjes sė kompanisė "Albtelekom"

    Task-Forca: Pėrzgjedhja e firmės fituese, nė mėnyrė abuzive


    Skualifikimi nga gara i firmės gjermane, "Axos", pėr privatizimin e kompanisė sė telefonisė fikse, "Albtelekom", ėshtė bėrė objekt hetimi nga Task-Forca nė Prokurorinė e Tiranės. Kronikat dhe artikujt e mediave pėr kėtė kontratė, tė cilat raportonin se firma gjermane kishte ofruar 200 milionė euro mė shumė se kompania turke "Ēalik", kanė detyruar prokurorėt dhe hetuesit e seksionit kundėr informalitetit tė verifikojnė procedurat e zhvillimit tė tenderit. Grupi hetimor ka sekuestruar procedurat e tenderimit, si dhe ofertat e dy kompanive qė pretendonin pronėsinė e gjigandit tė telefonisė fikse nė Shqipėri. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se firma fituese nuk ka dhėnė ofertėn mė tė lartė pėr "Albtelekom"-in.

    Hetim qeverisė

    Nė njė hark kohor shumė tė shkurtėr, Prokuroria e Pėrgjithshme konfirmon hetimin e dytė pėr qeverinė "Berisha". Pas rrugės Durrės-Kukės-Morinė, vartėsit e Kryeprokurorit Theodhori Sollaku konfirmojnė se kanė nisur njė hetim ndaj shitjes sė "Albtelekom"-it. Nė sitėn e organit tė akuzės janė drejtuesit e Ministrisė sė Ekonomisė. Rezultatet e para tė hetimit bėjnė fjalė pėr njė abuzim, gjithsesi nė ditėt nė vazhdim do tė mėsohet pėr vlerėn reale tė abuzimit. Nga njė llogaritje e thjeshtė e grupit hetimor, rezulton se firma gjermane "Axos" ka ofruar 200 milionė euro mė shumė se kompania turke. Gjithsesi, nė fund tė vlerėsimit tė ofertave komisioni ka vendosur tė shpallė fituese firmėn turke, duke "injoruar" ofertėn gjermane. Kjo e fundit, me njė letėr drejtuar kabinetit "Berisha", shprehte pakėnaqėsitė e pėrzgjedhjes sė firmės fituese.

    Ofertat e paraqitura

    Prokuroria ka marrė nė dorėzim njė kopje tė ofertės sė paraqitur nga kompania gjermane. Sipas ofertės, "Axos" kishte si qėllim ta zhvillonte "Albtelekom"-in nė qendėr tė shėrbimeve tė telekomunikacionit rajonal. "Albtelekom"-i parashikohej tė ofronte shėrbime konkurruese tė telefonisė fikse dhe mobile pėr 50% tė popullatės deri nė vitin 2012. Pėrveē 200 milionė eurove shtesė, krahasuar me ofertėn fituese tė "Calik", marrėveshja do tė pėrfshinte pėrhapjen e shpėrndarjes sė teledensitetit nga niveli 8% qė ėshtė sot, nė 25% brenda pesė vitesh, si dhe ndėrtimin e njė rrjeti WiMax, duke qenė se licenca pėr kėtė teknologji do tė pėrfshihej nė transaksion. Nė ofertė parashikohej reduktimi i listės sė pritjes pėr t‘u pajisur me numra tė rinj, si dhe ulja e tarifave dhe ngarkesės sė roamingut ndėrkombėtar sipas standardeve tė BE-sė. Rritja vjetore e biznesit parashikohej nė 15%, ndėrsa konkurrenca nė treg do tė pėsonte njė rritje tė ndjeshme. Prokuroria tha se nė ofertėn e saj kompania gjermane zotohej se do tė ishte nė gjendje tė lidhte nė rrjetin e saj tė telefonisė fikse rreth 120 mijė konsumatorė nė vit. "Axos" shkruante se bėhej fjalė pėr njė operator lider nė tregun evropian, duke theksuar se partneri rezervon tė drejtėn e blerjes sė shumicės sė aksioneve tė "Albtelekom"-it. Por gjithēka ėshtė hedhur poshtė nga qeveria shqiptare, e cila preferoi 120 milionė eurot e turqve, pėrballė 320 milionė eurove tė gjermanėve, ēka solli edhe hetimin e Prokurorisė sė Tiranės. Njė tjetėr abuzim, sipas akuzės, ėshtė mospublikimi i kontratės nga ana e Ministrisė sė Ekonomisė. Gjithashtu, dikasteri i ministrit Genc Ruli nuk ka publikuar edhe itinerarin dhe dokumentacionin e zhvillimit tė kėtij tenderi.


    Genc Ruli nė dorėn e "Sollakut"


    Pas ish-ministrit tė Transporteve, Lulzim Basha, i cili akuzohet pėr tenderin e rrugės Durrės-Kukės, tashmė njė tjetėr anėtar i kabinetit "Berisha" po verifikohet nga Task-Forca kundėr informalitetit. Grupi hetimor tha se ka filluar procedimin penal pėr mėnyrėn e pėrzgjedhjes sė firmės fituese gjatė privatizimit tė kompanisė "Albtelekom". Hetuesit nuk bėjnė tė ditur nėse do e thėrresin pėr shpjegime apo jo ministrin e Ekonomisė, ndėrsa saktėsojnė se nėse gjatė hetimeve rezulton i implikuar, atėherė do ta transferojnė dosjen nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Kjo e fundit ėshtė organi kompetent pėr hetimin e personave me imunitet. Ndėrkohė, disa ditė mė parė Ministria e Ekonomisė njoftoi se oferta qė kompania gjermane "Axos" kishte dėrguar pėr blerjen e "Albtelekom"-it, nuk mund tė merrej parasysh pėr shkak se tenderi pėr privatizimin e shoqėrisė mė tė madhe tė telefonisė fikse nė vend ishte mbyllur qė nė vitin 2005. Ministria e drejtuar nga Genc Ruli ka sqaruar zyrtarisht se kompania gjermane ėshtė trajtuar me kujdes, seriozitet dhe ndershmėri, por nuk mund tė quhej e vlefshme pėr arsyen e lartpėrmendur.


    Gjermania, Rulit: Tregohuni tė ndershėm nė privatizim


    Drejtuesit e kompanisė gjermane "Axos", si dhe Sekretari i Shtetit gjerman, kanė reaguar pas shpalljes fituese sė firmės "Calik" pėr privatizimin e "Albtelekom"-it. Bernd Plaffenbach, Sekretari i Shtetit gjerman, me anė tė njė letre drejtuar ministrit tė Ekonomisė, Genc Rulit, dhe ish-ministrit tė Transportit, ka deklaruar se pėrzgjedhja e kompanisė fituese duhet tė jetė e ndershme dhe transparente. Plaffenbach ka siguruar drejtuesit e Ministrisė sė Ekonomisė se kompania "Axos" ka baza tė forta financiare, si dhe paraqet njė garanci pėr marrjen e pronėsisė sė "Albtelekom"-it. Ndėrsa pėrfaqėsuesi i kėsaj firme, Jan Budden, nė njė intervistė nuk do tė nguronte ta quante privatizimin njė farsė. "Nga pikėpamja komerciale, ligjore, strategjike dhe teknike, nuk kemi asnjė shpjegim. Kreu i qeverisė aktuale, kur ishte nė opozitė, e cilėsoi shitjen e ‘Albtelekom‘-it te kompania ‘Ēalik‘ si korruptive dhe nė kundėrshtim me interesat e vendit. Qė nga ajo kohė (2005), qėndrimi zyrtar i qeverisė ndryshoi me 180 gradė, duke rezultuar nė njė garantim ekskluziviteti ndaj ‘Ēalik‘ dhe injorancė ndaj ofertave mė tėrheqėse, jo vetėm nga ‘Axos‘, pavarėsisht se oferta e ‘Axos‘ ishte mė tėrheqėsja, nė njė proces artificial. Tenderi nė fjalė ‘u ndot‘ pas deklaratave zyrtare tė qeverisė sė mėparshme. Kjo ėshtė arsyeja pėrse rezultoi vetėm njė garues i pakualifikuar, ai qė tani bleu ‘Albtelekom‘-in", do tė deklaronte Budden.

    Ndėrkohė, Ministria e Ekonomisė ka hedhur poshtė edhe raportimet e mediave, sipas tė cilave kompania gjerman "Axos" kishte ofruar pėr blerjen e "Albtelekom"-it rreth 320 milionė euro. "Nė letrėn e saj, kompania shpreh si ēmim blerjeje shifrėn 140 milionė euro, pa iu referuar mėnyrės sė pagesės dhe investimeve nė 5 vjet prej 160 milionė eurosh. Nė kėtė kontekst, METE thekson se ‘Calik‘ ka njė ēmim shitjeje prej 120 milionė eurosh, qė do tė paguhen, dhe ndėrkohė qeveria shqiptare mori nga ‘Albtelekom‘-i pėrpara firmosjes sė kontratės rreth 70 milionė USD", thuhet mė tej nė njoftim. Po kėshtu, Ministria e Ekonomisė pretendon se kompania gjermane "Axos" nuk e pėrmbushte kushtin e investitorit strategjik pėr njė privatizim tė tillė, duke mos qenė kompani qė vepron nė fushėn e telekomunikacionit. Ndėrkohė, ministria ka pėrgėnjeshtruar edhe zėrat pėr njė prishje tė marrėdhėnieve me qeverinė gjermane. Duke i quajtur si tė pabaza faktet e raportuara nga media. Kjo ministri ka deklaruar se "spekulimet mediatike pėr prishjen e marrėdhėnieve me qeverinė mike gjermane, pėr shkak tė kėtij transaksioni, janė tėrėsisht tė pabaza dhe nuk u pėrgjigjen fakteve qė demonstrojnė pėr rritje tė partneritetit ndėrmjet dy vendeve".



    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403

    “Abtelekom”, prokuroria nis hetimet

    Pas mbylljes sė hetimeve pėr Rrėshen-Kalimash, Prokuroria e Tiranės ka marrė nė dorė procedurat e privatizimit tė “Albtelekom”
    Skualifikimi i kompanisė “Axos” dhe shkeljet ligjore nė verifikim. Dėmi paraprak, 200 mln euro

    TIRANĖ- Pas hetimit tė dosjes Rrėshen-Kalimash, Prokuroria e Tiranės merr nė dorė njė tjetėr ēėshtje tė diskutuar, ku dyshohet se i janė shkaktuar dėme tė mėdha buxhetit tė shtetit. Procedurat e shitjes sė Albtelekomit po hetohen prej ditėsh nga Task-Forca e luftės kundėr krimit ekonomik pranė Prokurorisė sė Tiranės. Kanė mjaftuar disa numra tė gazetės “Shekulli” qė denoncuan skandalin e shitjes sė Albtelekomit, kompanisė turke “Ēalik”, me ēmim dy herė mė tė ulėt se oferta e kompanisė gjermane “Axos”, qė organi i akuzės tė nxitet pėr tė filluar hetimet. Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranė Task-Forcės sė ngritur vetėm pak ditė mė parė.

    Grupi i prokurorėve qė tashmė ka nė dorė dosjen “Albtelekom” i ėshtė referuar edhe rezultateve tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, pas inspektimit tė bėrė pranė Albtelekomit, pėr mėnyrėn e tenderimit dhe mė pas shitjes sė kompanisė telefonike Albtelekom. “Hetimet kanė filluar kryesisht nga seksioni i krimit ekonomik pranė prokurorisė sė kryeqytetit, por me formimin e Task-Forcės, dosja ka kaluar nė duart e tyre pėr hetime tė mėtejshme. Ndėrkohė, gjatė hetimeve paraprake ka rezultuar se Ministria e Ekonomisė ka skualifikuar pa shkak nga tenderi i privatizimit kompaninė gjermane “Axos”, edhe pse kjo kompani kishte ofruar njė ēmim dy herė mė tė lartė se kompania fituese “Ēalik”-thuhet nga hetimet e prokurorisė. Po sipas kėtyre burimeve, gjatė ditėve nė vazhdim, oficerėt e grupit hetimor priten tė zbarkojnė pranė Ministrisė sė Ekonomisė dhe kompanisė “Albtelekom”, qė tė verifikojnėnėse ėshtė e nevojshme, tė sekuestrojnė dokumentet zyrtare pėr procedurat e tenderimit, prokurimit, vendimet e nxjerra nga Kėshilli i Ministrave pėr shitjen e Albtelekomit dhe kopjen e kontratės sė privatizimit mes Albtelekom dhekompanisė turke, “Ēalik”.

    Kontrata e nėnshkruar nga qeveria e Fatos Nanos me kompaninė “Ēalik”, sipas raportit tė auditit qė ka bėrė firma “Deloitte & Touche” ka pasur shkelje tė mėdha ligjore, qė sipas raportit duhej rizhvilluar tenderimi dhe mė pas tė bėhej kontrata e shitjes”-pohojnė burime nga grupi hetimor. Ndėrkohė, qeveria e kryesuar ngaSali Berisha, edhe pse me njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave me ardhjen nė pushtet ka vendosur pezullimin e zbatimit tė kontratės sė shitjes sė Albtelekomit, dy vjet mė pas ia rishiti pėrsėri kompaninė turke tė “Ēalik” me tė njėjtėn vlerė qė kishte tentuar ta shiste qeveria e Fatos Nanos, me 120 milionė euro. Kėshtu, me shitjen e kompanisė Albtelekom, shteti shqiptar ka humbur rreth 200 milionė euro nga skualifikimi i gjermanėve tė kompanisė “Axos Capital”, tė cilėt ofruan rreth 320 milionė euro. Mėsohet gjithashtu se shkelje janė hasur edhe nė tenderimin e blerjes sė 200 mijė portave ADSL, me vlerė 10 milionė euro, nė kohėn kur kompania “Albtelekom” i ishte shitur “Ēalik” nga qeveria e asaj kohe. Kontrolli i Lartė i Shtetit, nė raportin e tij tė vitit 2006 ka konstatuar njė sėrė shkeljesh nė tenderin 10 milionė dollarėsh tė njoftuar nga “Albtelekom”. Sipas raportit tė KLSH-sė, “me vendimin nr.48, datė 23.8.2006, Kėshilli Mbikėqyrės i kompanisė ka autorizuar shoqėrinė “Albtelekom” sh.a. tė prokurojė blerjen pėr 200 mijė porta ADSL, me njė vlerė prej 10 milionė euro, sipas relacionit tė Drejtorisė, si dhe fondi tė sigurohet me kredi bankare, edhe pse Albtelekom ishte nė proces privatizimi. Tenderi i mėsipėrm pėr tė blerė 200 mijė porta ADSL u zhvillua nė mesin e muajit mars tė vitit 2007, ndėrsa kompania “Albtelekom” u shit tek turqit 2 muaj mė vonė.

    Skualifikimi i kompanisė “Axos” zė pjesėn mė tė rėndėsishme tė hetimit

    Oferta e skualifikuar, 200 mln euro mė shumė se “Ēalik”

    TIRANĖ- Nė ofertėn e paraqitur, kompania “Axos” kishte shprehurqėllimin pėr ta zhvilluar “Albtelekomin” nė qendėr tė shėrbimeve tė telekomunikacionit rajonal. Albtelekomi parashikohej tė ofronte shėrbime konkurruese tė telefonisė fikse dhe mobile (GSM dhe ĖiMax) pėr 50 % tė popullatės deri nė vitin 2012. Pėrveē 200 milionė eurove shtesė, krahasuar me ofertėn fituese tė “Ēalik”, marrėveshja do tė pėrfshinte pėrhapjen e shpėrndarjes sė teledensitetit (telefonisė fikse pėr 100 banorė) nga niveli 8 % qė ėshtė sot nė 25 % brenda 5 vitesh, si dhe ndėrtimin e njė rrjeti ĖiMax, duke qenė se licenca pėr kėtė teknologji do tė pėrfshihej nė transaksion. Gjithashtu, nė ofertė parashikohet reduktimi i listės sė pritjes pėr t’u pajisur me numra tė rinj, si dhe ulja e tarifave dhe ngarkesės sė roamingut ndėrkombėtar, sipas standardeve tė BE-sė. Rritja vjetore e biznesit parashikohej nė 15 %, ndėrsa konkurrenca nė treg do tė pėsonte njė rritje tė ndjeshme. Nga ana tjetėr, firma zotohej se do tė ishte nė gjendje tė lidhte nė rrjetin e saj tė telefonisė fikse rreth 120 mijė konsumatorė nė vit. Duke folur pėr partnerin e saj strategjik, “Axos” thotė se bėhej fjalė pėr njė operator lider nė tregun evropian, duke theksuar se partneri rezervon tė drejtėn e blerjes sė shumicės sė aksioneve tė kompanisė. Megjithėse mjaft premtuese, kjo firmė u skualifikua nga procedurat e blerjes sė “Albtelekom” pa ndonjė arsye, ēka pėrbėn edhe njė pjesė tė rėndėsishme tė hetimit tė prokurorisė.

    SKUALIFIKIMI

    “Axos”: Privatizimi ishte njė farsė

    TIRANĖ- Skualifikimi i padrejtė nga gara pėr privatizimin e Albtelekomit i ka acaruar pėrfaqėsuesit e kompanisė telefonike gjermane “Axos”. Edhe pse kishin ofruar 200 milionė euro mė shumė se kompania turke “Ēalik”, sė cilės iu “dhurua” privatizimi, “Axos” iu mohua e drejta nga ministri Genc Ruli pėr tė arritur kėtė synim. Njė gjė e tillė u prit me pakėnaqėsi dhe replika tė mėdha nga pėrfaqėsuesit e kėsaj firme. Madje, pėrfaqėsuesi i kėsaj firme, Jan Budden, nė njė intervistė pėr median shqiptare nuk do tė nguronte ta quante privatizimin njė farsė. “Nga pikėpamja komerciale, ligjore, strategjike dhe teknike, nuk kemi asnjė shpjegim. Kreu i qeverisė aktuale, kur ishte nė opozitė e cilėsoi shitjen e Albtelekomit te kompania “Ēalik” si korruptive dhe nė kundėrshtim me interesat e vendit. Qė nga ajo kohė (2005), qėndrimi zyrtar i qeverisė ndryshoi me 180 gradė, duke rezultuar nė njė garantim ekskluziviteti ndaj “Ēalik” dhe injorancė ndaj ofertave mė tėrheqėse”,-ka pohuar kohė mė parė pėrfaqėsuesi i kėsaj firme.

    www.shekulli.com.al

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Shitja e Albtelekomit, nė prokurori zyrtarėt e Ministrisė sė Ekonomisė

    Prokuroria e Tiranės pret disa fletė-thirrje, privatizimin e kompanisė tė telefonisė fikse


    Prokuroria e Tiranės ka prerė disa fletė-thirrje pėr procedurat e tenderit tė kompanisė "Albtelekom". Nėn hetim nga organi i akuzės janė komisionerėt e vlerėsimit tė ofertave, pėr tė cilėt janė ngritur dyshimet se kanė abuzuar nė mėnyrėn e pėrzgjedhjes sė fituesit. Gjithsesi, pritet qė pas verifikimeve paraprake tė ofertave tė vėrtetohen edhe abuzimet e vėrejtura. Lajmi bėhet i ditur nga burime pranė Prokurorisė sė Tiranės. Sipas tyre, pas ish-ministrit tė Transporteve, Lulzim Basha, i cili akuzohet pėr tenderin e rrugės Durrės-Kukės, tashmė njė tjetėr anėtar i kabinetit "Berisha" po verifikohet nga Task-Forca kundėr informalitetit. Grupi hetimor tha se ka filluar procedimin penal pėr mėnyrėn e pėrzgjedhjes sė firmės fituese gjatė privatizimit tė kompanisė "Albtelekom". Hetuesit thanė se do tė thėrresin pėr shpjegime ministrin e Ekonomisė, Genc Ruli. Nėse gjatė hetimeve rezulton i implikuar, atėherė do ta transferojnė dosjen nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Kjo e fundit ėshtė organi kompetent pėr hetimin e personave me imunitet. Ndėrkohė, disa ditė mė parė, Ministria e Ekonomisė njoftoi se oferta qė kompania gjermane "Axos" kishte dėrguar pėr blerjen e Albtelekomit, nuk mund tė merrej parasysh pėr shkak se tenderi pėr privatizimin e shoqėrisė mė tė madhe tė telefonisė fikse nė vend ishte mbyllur qė nė vitin 2005. Ministria e drejtuar nga Genc Ruli ka sqaruar zyrtarisht se kompania gjermane ėshtė trajtuar me kujdes, seriozitet dhe ndershmėri, por nuk mund tė quhej e vlefshme pėr arsyen e lartpėrmendur.

    Skualifikimi nga gara i firmės gjermane "Axos", pėr privatizimin e kompanisė tė telefonisė fikse "Albtelekom", ėshtė bėrė objekt hetimi nga Task-Forca" nė Prokurorinė e Tiranės. Kronikat dhe artikujt e mediave pėr kėtė kontratė, tė cilat raportonin se firma gjermane kishte ofruar 200 milionė euro mė shumė se kompania turke "Ēalik", kanė detyruar prokurorėt dhe hetuesit e seksionit kundėr informalitetit tė verifikojnė procedurat e zhvillimit tė tenderit. Grupi hetimor ka sekuestruar procedurat e tenderimit, si dhe ofertat e dy kompanive qė pretendonin pronėsinė e gjigantit tė telefonisė fikse nė Shqipėri. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se firma fituese nuk ka dhėnė ofertėn mė tė lartė pėr "Albtelekom"-in.

    Nė njė hark kohor shumė tė shkurtėr, Prokuroria e Pėrgjithshme konfirmon hetimin e dytė pėr qeverinė "Berisha". Pas rrugės Durrės-Kukės-Morinė, vartėsit e Kryeprokurorit Theodhori Sollaku konfirmojnė se kanė nisur njė hetim ndaj shitjes sė Albtelekomit. Nė sitėn e organit tė akuzės janė drejtuesit e Ministrisė sė Ekonomisė. Rezultatet e para tė hetimit bėjnė fjalė pėr njė abuzim, gjithsesi, nė ditėt nė vazhdim do tė mėsohet pėr vlerėn reale tė abuzimit.



    Gazeta Shqip
    #VamosArgentina

  10. #130
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Albtelekom, thirren Ruli, Bode dhe Angjeli

    Redinalda Caushaj
    E Merkure, 10 Tetor 2007


    TIRANE - Prokuroria e Tiranes vendos te therrase dy ministra aktuale dhe nje ish-pararendes te tyre, per te dhene shpjegime rreth ceshtjes se privatizimit te “Albtelekom”. Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranes thane dje, per gazeten “Koha Jone”, se Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Anastas Angjeli, eshte vendosur te thirren gjate diteve ne vazhdim, per te folur mbi informacionet qe dine rreth privatizimit te gjigantit te telefonise ne vend. Dy prej tyre jane perkatesisht ministrat aktuale te Ekonomise dhe Financave. Ndersa i treti ka qene minister i Ekonomise, gjate kohes qe jane kryer tratativat e para te shitjes se institucionit te telefonise fikse qe prej kater vjetesh ka ne brendesi dhe licencen e “Eagle Mobile”. Burimet nga grupi hetimor i ceshtjes, nuk saktesuan daten kur do te pyeten tre zyrtaret, por konfirmuan se kjo eshte ne plan te realizohet brenda javes ne vazhdim. Sipas tyre, behet fjale per nje procedure, qe duhet te mbaroje sa me shpejt, pasi dosja hetohet nga departamenti i ri i Task-Forces. Objekt i hetimit eshte fakti perse “Albtelekom” u shit me te njejtin cmim prej 120 milione eurosh, te kontestuar dy vjet me pare dhe arsyet qe cuan ne rilidhjen e kontrates.

    Nje muaj me pare, sektori i Task-Forces ka terhequr dosjen nga Prokuroria e Pergjithshme, e cila prej me se nje viti mbante dosjen ne arkivat e saj, pas debatit te nisur per shitjen e “Albtelekom” te firma turke “Calik”. Shkak per te thirrur ish-ministrin Anastas Angjeli dhe ata aktuale, Genc Ruli e Ridvan Bode, eshte bere informacioni qe ata kane per kete ceshtje, gjate kohes qe jane kryer procedurat dhe pse eshte vonuar procesi. Burime nga organi i akuzes thane per gazeten se per shpjegime do te thirren edhe zyrtare te tjere, qe kane dijeni rreth ceshtjes, per te cilen heton prokuroria. Hetimet, te cilat kane nisur dy vjet me pare, kane lidhje me kontraten midis kompanise turke “Calik Enerji”, fituese e tenderit per blerjen e telefonise fikse ne vendin tone dhe blerjes se operatorit te trete celular ne vend.

    Mesohet se i pari qe do te jape shpjegime eshte Anastas Angjeli, i cili, dy vjet me pare, mbante postin e ministrit te Ekonomise ne qeverine socialiste. Ai eshte nje nga personat qe do te merret ne pyetje per dosjen “Albtelekom”. Shkak i thirrjes se Angjelit eshte pikerisht fakti qe ky i fundit, dy vjet me pare, ka firmosur te njejten kontrate me firmen “Calik” per shitjen e institucionit te telefonise fikse. Nderkohe qe, pezullimi i shitjes u be menjehere kur ne pushtet erdhi Partia Demokratike, e cila akuzoi se shitja ishte bere me afera korruptive. Nderkohe qe, kohe me pare, u be e mundur edhe shitja e Albtelekomit serish, me te njejtin cmim, 120 milione euro, kontrate e firmosur me “Calik” nga ministri i Ekonomise, Genc Ruli. Nderkohe, sipas burimeve, ministri i Financave, Ridvan Bode, se bashku me Rulin, kane qene dy nga personat e qeverise “Berisha”, qe, sipas prokurorise, kane dijeni per kete ceshtje e duhet te japin shpjegime.






    Kohajone
    #VamosArgentina

Faqja 13 prej 14 FillimFillim ... 311121314 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Skandali i AlbTelekom me "Call Center Albania", 200 milion lekė vjedhje
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 18:15
  3. Albtelekom ul 25% tarifat pėr telefonatat ndėrkombėtare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 00:42
  4. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnė krimin dhe jo votimin e fshehtė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51
  5. Privatizimi
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 21:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •