Close
Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 133
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    Albo te thuash qe Biznesi shqiptar nuk mundet dhe ta inkriminosh gjith bizensin shqiptar si perdorues te lekeve te pista eshte nje veprim i marre

    P.S. nderkohe qe ti flet dokra biznesi shqiptar operoi ne tregun bankar (shum me i veshtire se tregu i telekomunikacioneve) dhe prodhoi nje Bank e cila 2-3 vjet nga krijimi u ble nga Societe Genera per nje cmim 5 her me te larte se leket e investuara

    Shqiptaret munden Albo. kurse keto parullat e tua antishqiptare jane mbulime qe te gjitha pasurit e vlefshme shqiptare ti perpijne te huajt

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Na e la shenden dhe Telekomi
    Shyqyr se ram rehat tani qe skemi gje me shit
    keshilltaret e Sales vitin e ardhshem duhet te mendojne te nbejne ca shtetezime ne menyr qe nje vit para zgjedhjeve te kemi cte privatizojme...

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Albtelekom, monopoli transferohet tek privatet

    E Merkure, 04 Korrik 2007

    Blerina Hoxha

    Shitja e Albtelekom tek kompania turke "Calik Group" pritet te transferoje monopolin ne sherbimet e telefonise fikse ne zonat urbane nga shteti tek privati. Kjo situatw pritet te krijohet nga shitja e gjigantit shqiptar te telefonise, i cili deri tani ishte ne pronesi te shtetit. Autoriteti i Konkurrences kerkon qe para se, te miratoje lejen ndaj Calik, ta konsultoje ate me baze te gjere. Burimet zyrtare ne Autoritetin e Konkurrences bene me dije se, prane Autoritetit eshte paraqitur nje kerkese nga ana e Calik Enerji Telekomunikasyon Hizmetleri A.S.("CETEL") per marrjen e autorizimit te perqendrimit per transaksionin e shitblerjes se 76 per qind te aksioneve te Albtelekom sh.a. Kerkesa eshte bere si rrjedhoje e shitjes qe beri Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ne cilesine e aksionerit te vetem te shoqerise Albtelekom sh.a, tek Calik Group. Paketa prej 11 400 000 aksione ka nje vlere nominale prej 1 000 leke aksioni, qe perfaqesojne 76% te kapitalit te Albtelekom, qe perfaqeson shumicen e te drejtave te votes ne Asamblene e Pergjithshme. Si rrjedhim, Calik Group perfiton ne menyre direkte kontrollin ekskluziv te plote te Albtelekom dhe ne menyre indirekte te "Eagle Mobile". Autoriteti i Konkurrences do ta shqyrtoje perqendrimin CETEL-Albtelekom mbeshtetur ne nenin perkates per procedurat e kontrollit te perqendrimeve.

    AKL ka hezituar te jape ne menyre te menjehershme lejen per pronarin e ri te Albtelekomit nisur nga eksperiencat e meparshme. Telekomunikacionet konsiderohen sherbime strategjike dhe si te tilla, shitjet dhe blerjet qe behen ne keto sherbime kerkojne monitorim me te gjere. Aktualisht Autoriteti i Konkurrences sapo ka mbaruar nje proces hetimi ne kompanite celulare dhe se shpejti pritet te dale me konkluzione per masat qe duhet te ndiqen ne vazhdim, per te shmangur pozitat e oligopolit ne keto sherbime.

    B.H.






    kohajone
    #VamosArgentina

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Rama deklaroi ne shkoder se ka pasur nje oferte Nga deutche Telecom per 300 milion euro.
    Di njeri gje per kete?

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403

    Telekom, gjermanėt ofruan 320 milione euro

    Telekom, gjermanėt ofruan 320 milione euro
    www.a1tv.al




    Gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri, nė vitin 1999, pas deklaratave tė shumta politike shpresėdhėnėse, Kancelari gjerman, Gerhard Shrėder deklaroi nė njė prej fjalive pėrmbyllėse tė deklaratės, se Gjermania kėrkonte "Albtelekomin". Por "Telekomi" shqiptar nuk ishte ende gati pėr privatizim nė ato kohė, ndėrsa vendi i kish ende tė freskėta plagėt e trazirave tė '97-ės. Vite, mė vonė nė 2005-ėn, njė konsorcium turk, gati anonim, u bė blerėsi i ri i "Albtelekomit", pėrmes njė procesi tė shumėkritikuar e tė pėrfolur pėr korrupsion nga qeveri e opozitė bashkė, me akuza qė mbetėn tė njėjta, por thjesht ndėrruan kah dhe autorėsi pas zgjedhjeve tė korrikut 2005. Nė fund tė muajit qershor 2007, ministri i Ekonomisė, Genc Ruli nėnshkroi kontratėn me Ahmet Calik, pėr blerjen e 76% tė aksioneve tė "Albtelekomit" nga firma turke, pėr 120 milionė euro.

    Ndėrkaq, investigime tė javėve tė fundit, tė kryera nga "MAPO", kanė nxjerrė nė pah detajet mė tė errėta tė kėsaj afere dhe humbjes qė i ėshtė bėrė shtetit shqiptar nga ujdia me firmėn turke, ku sė fundmi, drejtor i Pėrgjithshėm u emėrua dhėndėri i Erdoganit. Qeveria shqiptare i ka kushtuar buxhetit tė shtetit, qytetarėve tė saj dhe investimeve nė vend, plot 200 milionė dollarė, duke shpėrfillur njė ofertė alternative nga ajo e turqve tė "Calik Enerji" pėr blerjen e "Albtelekomit".

    Kėsaj radhe oferta ka ardhur nga Gjermania, nga njė firmė qė quhet "Axos Capital", e cila, sipas tė gjitha gjasave ka partner strategjik "Deutsche Telecom". Nga burime tė revistės pranė institucioneve mė tė larta qeveritare, ėshtė mundėsuar sigurimi i njė dokumentacioni tė bollshėm dhe informacioni shtesė, ku rezulton se gjermanėt kanė ofruar plot 320 milionė euro pėr blerjen e "Albtelekomit", ēka pėrkthehet nė 200 milionė euro mė shumė se oferta e turqve.

    Revista kontaktoi "Axos", me seli nė Hamburg, nga e cila mori konfirmimin se ata kishin shprehur interes pėr blerjen e "Albtelekomit", duke paraqitur njė ofertė zyrtare pėr qeverinė shqiptare, e cila nuk ishte marrė parasysh. Ndėrkaq, burime pranė qeverisė bėjnė tė ditur se pėrfaqėsuesit e firmės gjermane kanė zhvilluar disa takime nė Tiranė me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrat, Ruli, Olldashi e Basha.

    Nė kėto takime, pėrfaqėsuesit e "Axos" i kanė kėrkuar qeverisė shqiptare tė marrė parasysh tė gjitha parregullsitė e "Calik Enerji" nė tenderin pėr "Albtelekomin", si dhe paaftėsinė e turqve pėr tė pėrmbushur kushtet e tenderit, deri nė muajt e parė tė kėtij viti. Ndėrkaq, oferta ėshtė dėrguar zyrtarisht me fax dhe e-mail.

    Nė njė prej kėtyre takimeve, gjatė paraqitjes zyrtare tė ofertės nė prani tė Berishės dhe Rulit, ka qenė i pranishėm nė tė njėjtėn tavolinė, si anėtar bordi i "Axos", Volker Rühe, ish ministėr i Mbrojtjes i Gjermanisė, i partisė CDU, anėtar i Bundestagut gjerman nga viti 1976 deri nė 2005-ėn, bashkė me pėrfaqėsues tė tjerė tė firmės gjermane. "Axos" i ka kėrkuar qeverisė shqiptare tė marrė nė dorė situatėn, duke marrė parasysh edhe auditin e "Deloitte" mbi procesin e privatizimit tė "Telekomit" shqiptar, i cili, praktikisht e bėn tė pavlefshme kontratėn me turqit. Por, qeveria thjesht u tėrhoq, pas disa premtimeve fillestare, edhe kėto tė detyruara nga oferta superiore prej 320 milionė eurosh tė gjermanėve, duke i shkaktuar buxhetit tė shtetit njė humbje prej 200 milionė eurosh, nėse merret parasysh oferta prej 120 milionė eurosh e "Calik Enerji".

    Oferta e "Axos", prej 320 milionė eurosh, prej tė cilave 160 milionėt e para, investim fillestar direkt dhe njė investim shtesė prej 160 milionė eurosh nė zhvillimin e infrastrukturės sė telekomunikacionit nė vend, kundrejt ofertės prej 120 milionė euro tė Calik. Ēka pėrkthehet nė 200 milionė euro mė shumė, rreth 4 herė sa buxheti i BE-sė pėr Shqipėrinė. Arsyet e refuzimit nuk mund tė gjenden apo tė thuhen formalisht, por janė tė thjeshta pėr t'u marrė me mend.

    Rekursi diplomatik

    Ēėshtja iu bė menjėherė e ditur komisionerit Olli Rehn, si dhe Kancelares gjermane, Anxhela Merkel dhe ministrit tė Ekonomisė, Michael Glos. Duke qenė se firma gjermane nuk ka gjetur asnjė institucion ligjor nė Shqipėri pėr t'ia adresuar kėtė ēėshtje, ndoshta edhe ngaqė shkeljet janė kryer nga vetė qeveria, vihet nė pikėpyetje pavarėsia e sistemit gjyqėsor shqiptar. Nė prill tė kėtij viti, ministri gjerman i Ekonomisė i kėrkoi qeverisė shqiptare trajtim tė drejtė tė ēėshtjes, ndėrsa nė maj, Komisioni Evropian dhe qeveria amerikane (disa nga investitorėt e "Axos" janė firma nga SHBA) njoftohen mbi skandalin dhe fillojnė hetimet pėrkatėse, tė cilat janė ende nė proces. Kjo do tė thotė se pėrfundimet e kėtyre institucioneve mund tė kenė pasoja tė hidhura pėr qeverinė, tė cilat mund tė shndėrrohen edhe nė efekte negative pėr vendin.

    Ndėrkaq, pėrfaqėsues tė Komisionit Evropian, nė njė takim me pėrfaqėsues tė qeverisė shqiptare gjatė njė takimi tė kohėve tė fundit mbi kėtė ēėshtje, pėrmes njė ligjėrate tejet formale dhe diplomatike, shprehėn mbėshtetjen e tyre tė fortė pėr njė proces privatizimi tė hapur dhe tė ndershėm, duke i kėrkuar qeverisė shqiptare njė raport tė detajuar mbi kėtė privatizim.

    Por, qeveria shqiptare nuk ia ka dorėzuar zyrtarisht raportin e Auditit tė "Deloitte", zyrtarėve tė Brukselit, pėr arsye qė mund tė merren me mend.

    Oferta gjermane

    "Axos" ka pėr qėllim ta zhvillojė "Albtelekomin" nė qendėr tė shėrbimeve tė telekomunikacionit rajonal. Albtelekomi parashikohet tė ofrojė shėrbime konkurruese tė telefonisė fikse dhe mobile (GSM dhe ĖiMax) pėr 50% tė popullatės deri nė vitin 2012. Marrėveshja do tė pėrfshinte pėrhapjen e shpėrndarjes sė teledensitetit (telefonisė fikse pėr 100 banorė) nga niveli 8% qė ėshtė sot nė 25% brenda 5 vitesh, si dhe ndėrtimin e njė rrjeti ĖiMax, duke qenė se licenca pėr kėtė teknologji do tė pėrfshihej nė transaksion. Gjithashtu, parashikohet reduktimi i listės sė pritjes pėr t'u pajisur me numra tė rinj, si dhe ulja e tarifave dhe ngarkesės sė roamingut ndėrkombėtar, sipas standardeve tė BE-sė. Rritja vjetore e biznesit parashikohet nė 15%, ndėrsa konkurrenca nė treg do tė pėsonte njė rritje tė ndjeshme. Nga ana tjetėr, firma zotohet se do tė jetė nė gjendje tė lidhė nė rrjetin e saj tė telefonisė fikse rreth 120 mijė konsumatorė nė vit. Duke folur pėr partnerin e saj strategjik, "Axos" thotė se bėhet fjalė pėr njė operator lider nė tregun evropian, duke theksuar se partneri rezervon tė drejtėn e blerjes sė shumicės sė aksioneve tė Albtelekomit. Pas blerjes sė 76% tė aksioneve tė "Albtelekomit", "Axos" dhe partnerėt e saj, rezervojnė tė drejtėn e blerjes sė 24% tė aksioneve qė mbeten nė pronėsi tė shtetit, pas blerjes fillestare. Investimi pėr blerjen arrin njė total prej 320 milionė eurosh, nga tė cilat 160 milionė shkojnė pėr blerjen e 76% tė aksioneve, ndėrsa 160 milionėt e tjera do tė investohen deri nė vitin 2012. Pagesa do tė ndahet nė faza. Faza e parė parashikon pagimin e 25% tė vlerės, nė datėn e mbylljes sė kontratės, 50% do tė paguhet 60 ditė mė pas, ndėrsa 25% qė mbetet, do tė paguhet 120 ditė pas mbylljes sė kontratės.

    "Telekomi" u shit pėr "2 lekė"

    Nga ana financiare, ky privatizim paraqitet njė marrėveshje e paprecedent. Duke marrė parasysh fitimin e shoqėrisė prej 20 milionė dollarėsh dy vitet e fundit, "Calik" po e blen "Telekomin" shqiptar pėr 120 milionė euro, por me 20 milionė dollarė brenda. Pjesa tjetėr ėshtė vlera e aseteve ekzistuese tė shoqėrisė shqiptare tė telefonisė dhe mė nė fund mbetet vlera qė "Calik" e paguan vėrtet. Nė fakt, fitimi i kėtij viti llogaritet nė fillim tė 2008-ės, dhe orientimi i tij varet nga bordi i "Albtelecom", i cili vitin qė vjen do tė flasė turqisht. Kjo situatė privatizimi, paraqitet e pakrahasueshme ndėr 28 privatizime telekomesh nė Evropė. Vlera e aseteve tė paluajtshme tė Albtelekomit llogaritet nė 107 milionė euro, inventari total i materialeve dhe pajisjeve vlerėsohet nė 4 milionė euro, aktivet qarkulluese llogariten nė gati 74 milionė euro dhe paratė cash 19 milionė euro. Kjo do tė thotė se totali i aseteve tė "Albtelekomit", llogaritet nė 206 milionė euro, ēka po blihen nga turqit e "Calik Enerji", ku drejtor ėshtė dhėndėri i Erdoganit, pėr 120 milionė euro. Kjo ėshtė njė tjetėr shkelje e hapur nė privatizimin e "Telekomit" shqiptar, i cili sipas vlerėsimeve ndėrkombėtare, llogaritet tė ketė njė vlerė nga 300-550 milionė euro. Ndėrkaq, ėshtė e sigurt tashmė se me injorimin e ofertės prej 320 milionė eurosh nga "Axos Capital", qeveria i ka kushtuar vendit njė humbje prej tė paktėn 200 milionė eurosh.

    Ofertat e "Axos"

    19-20 mars 2007: Pėrfaqėsues tė firmės takohen me kryeministrin Sali Berisha dhe disa ministra tė kabinetit.

    5 prill 2007: Dorėzohet oferta e parė (300 milionė euro), nė ndjekje tė takimeve zyrtare tė marsit.

    25 maj 2007: Dorėzohet oferta e dytė (320 milionė euro), nė prani tė kryeministrit Berisha, ministrit Ruli, Olldashi dhe kėshilltarėve tė tyre.

    Kronologjia e ndėrlikimeve diplomatike

    24 prill 2007: Ministri gjerman i Ekonomisė i kėrkon qeverisė shqiptare trajtim tė drejtė tė ēėshtjes.

    4 maj 2007: Komisioni Evropian dhe qeveria amerikane njoftohen mbi skandalin dhe fillojnė hetimet pėrkatėse, tė cilat janė nė proces sot e kėsaj dite.

    8 maj 2007: Qeveria gjermane merr njė dokument tė datės 24 prill, nga ministri Ruli, drejtuar Sekretarit tė Shtetit gjerman, Bernd Pfaffenbach, ku ministri mundohet tė sqarojė pozicionin e qeverisė shqiptare nė kėtė aferė.

    Kronologjia e tenderit

    2005 (fillim): Tė ardhurat e "Albtelekom" 100 milionė euro, fitimi neto 13 milionė euro, duke pėrfshirė njė licencė mobil. Penetrimi i telefonisė fikse 10%. Historikisht, ndėrmarrja mė e keqmenaxhuar nė Evropė. Kėrkesė shumė e madhe pėr investime kapitale dhe nevojė urgjente pėr partnerė qė mund tė ofrojnė pėrmirėsime teknologjike.

    Kėshilltar i privatizimit "San Paolo IMI". Gjashtė emra u listuan nė prill tė vitit 2005, ndonėse disa prej tyre nuk shfaqėn asnjė formė interesi apo thjesht u tėrhoqėn, pasi kryeministri Fatos Nano, shpalli preferencėn e tij pėr "Calik Enerji":

    o Telecom Slovenia

    o Samsung / South Korea Telecom

    o Western Wireless

    o Communicorp (Irlandė)

    o MTC-Alkarifi Group (Kuvajt/Egjipt)

    o Calik Enerji / Turk Telecom

    Maj 2005: Si rrjedhojė "Calik" ėshtė i vetmi qė ofron 120 milionė euro. Gjithkush tjetėr humb ēuditėrisht interesin pėr tė marrė pjesė nė tender.

    Qershor 2005: Pavarėsisht qėndresės sė opozitės pėr tė pezulluar negociatat me "Calik", para zgjedhjeve, pėr shkak tė fakteve pėr korrupsion dhe paracaktimit preferencial tė fituesit, qeveria e atėhershme socialiste finalizoi shitjen e parė, para ndryshimit tė qeverisė.

    Tetor 2005: Menjėherė pas zgjedhjeve, qeveria e re, nėn kryeministrin Sali Berisha, ndali transaksionin dhe shpalli njė tender tė ri. Parlamenti nuk e ratifikoi shitjen e mėparshme.

    Maj (15) 2006: Qeveria pėrcaktoi departamentin e "Deloitte & Touche" nė Pragė pėr tė rishikuar tenderin.

    Gusht (15) 2006: Deloitte shpall (jo publikisht) rezultatet e saj. Por, nė vend qė tė kryheshin hetime mbi korrupsionin, vetėm sa u vlerėsua se Calik nuk i pėrmbushte kėrkesat e tenderit. Rezultati u konsiderua "jo ligjor". Sipas burimeve jo zyrtare, firmės iu tha tė ndėrpriste hetimet e mėtejshme.

    Gjatė viteve 2005/2006/2007: Presioni politik nga Kryeministri turk rezultoi nė rifillimin e negociatave me Calik Enerji, duke mbėrritur nė njė marrėveshje pėr tė siguruar njė periudhė afatgjatė me tarifa tė larta interkonjeksioni pėr kompanitė ekzistuese celulare.

    Mars (mes) 2007: Ministri Genc Ruli vendos njė tjetėr afat pėrfundimtar qė Calik tė pėrmbushė kriteret e tenderit, deri nė mes tė prillit (veēanėrisht pėr kapitalin e investimit dhe partnerin strategjik).

    Prill (fillim) 2007: Axos Capital prezanton njė ofertė superiore (jo vetėm) financiarisht, e cila nuk u mor parasysh nga qeveria.

    Prill (mes) 2007: Calik shpall njė marrėveshje tė re me Turk Telecom. Por, marrėveshja nuk ishte arritur, pėrderisa Ruli zgjat afatin edhe njė herė, deri nė fund tė majit.

    Qershor (mes): Nėnshkruhet kontrata me Calik Enerji, pavarėsisht hetimeve mbi firmėn, ofertave superiore dhe shqetėsimeve tė Komisionit Evropian mbi kėtė ēėshtje. Ndėrkaq, Shqipėria po zgjedh njė president tė ri, duke rrezikuar edhe zgjedhje tė parakohshme dhe Ruli shpejton ta mbyllė kontratėn para se diēka e tillė tė ndodhė.

  6. #116
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Mesaduket kane qene te gjitha per fondin qeveritar, jo per xhepat e qeveritareve, sic bene Turqit. Turqit or daje e dijne mire si te korruptojne. Kane qene perandoria me e pakorruptueshme sepse i paguanin me rroga te majme puntoret e tyre dhe nuk i linin shkas qe te benin tradhti. Prandaj Ali Pashai shikohet si nje figure monstruoze dhe e pakuptimte, sepse i gezonte te gjitha.

    Shif kur te hapin dhe ndonje plazh turistik tani ne jug me 1/10 e cmimit qe do fitonim po te ishte ndonje kompani tjeter.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #117
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    mesa kuptova une nga shkrimi, cmimi i ofruar ka qene 160 meleona se 160 te tjerat kane qene parashikuar per investime ne kompani ne vietet ne vazhdim, dmth buxhetit te shtetit do ti shkonin 160 meleona.

    nejse, nga titulli nuk duket keshtu te pakten......
    To look life in the face....

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    buxhetit te shetit i shkonin 160 melona direkt si dhe perfitonte indirekt nga investimi sepse do ngelesh aksioner me 1/4

  9. #119
    120 deputete nga 1 milion Euro..

    E siguruan jeten legenat.


    Turp te shitet AlbTelekomi per 120 milion Euro, vetem godinat i benin aq.. mos themi per aparaturat etj etj..

    Njerez te korruptuar legene

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Dini gje ku shkoi ajo tema "Djali i Berishes drejtor tek Calik Telecom

Faqja 12 prej 14 FillimFillim ... 21011121314 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Skandali i AlbTelekom me "Call Center Albania", 200 milion lekė vjedhje
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 18:15
  3. Albtelekom ul 25% tarifat pėr telefonatat ndėrkombėtare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 00:42
  4. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnė krimin dhe jo votimin e fshehtė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51
  5. Privatizimi
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 21:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •