Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 133
  1. #91
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    "Albtelekomi", pėrfundimisht turk

    Pas gati dy vjet zėnkash tekniko-ligjore mes shqiptarėve dhe turqve, palėt kanė rėnė dakord

    "Calik Enerji" nėnshkruan sot marrėveshjen pėr blerjen e shoqėrisė


    Albtelekomi" do tė kalojė pėrfundimisht nė pronėsi tė konsorciumit tė "Calik Enerji" dhe "Turk Telecom". Marrėveshja pėrfundimtare nėnshkruhet sot nga qeveria shqiptare, pėrfaqėsuar nga ministri i Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Genc Ruli, dhe nga "Calik Enerji", pėrfaqėsuar nga Ahmet Calik. Burime pranė Ministrisė sė Ekonomisė konfirmuan pėr "Shqip" nėnshkrimin pėrfundimtar tė marrėveshjes, e cila finalizohet pas gati dy vjet zėnkash e problemesh tekniko-ligjore tė kontratės fillestare. Asetet qė rrezikuan marrėveshjen janė "Eagle Mobile" dhe roamingu i brendshėm. "Eagle Mobile" u pengua me njė tjetėr vit nga qeveria shqiptare qė tė hyjė nė treg, por finalizimi i kontratės me turqit do tė sjellė qė licenca e kėsaj shoqėrie tė riaktivizohet menjėherė pasi firmat e Ahmet Calik dhe Genc Rulit tė vendosen mbi letrėn e kontratės. Por, operatorit tė tretė celular mund t‘i duhen vite tė hyjė nė treg, pėrderisa "Calik" nuk do tė gėzojė edhe roaming-un e brendshėm bashkė me "Albtelekomin".
    Kjo do tė thotė se nuk do tė mund tė pėrdorė rrjetet ekzistuese tė dy operatorėve tė tjerė celularė pėr njė kohė tė shkurtėr, maksimumi dy vjet, derisa tė ndėrtojė kapacitetet e veta. Njė praktikė e tillė, ndonėse zbatohet nė vendet e Bashkimit Evropian, nuk ėshtė parė e arsyeshme tė zbatohet edhe nė rastin e "Calik Enerji" nga qeveria shqiptare, duke favorizuar haptazi dy kompanitė celulare, "Vodafone Albania" dhe "AMC". Aktualisht, tregu i telekomunikacioneve vlerėsohet te 500 milionė dollarėt dhe sipas njė llogaritjeje direkte tė ndarjes sė konsumatorėve dhe shėrbimeve qė ofrohen, pronari i ri i "Albtelekomit" do tė zotėronte brenda njė harku dyvjeēar rreth 300 milionė dollarė nga totali prej 500 milionėsh, nėse do tė dispononte edhe roaming-un e brendshėm. Pėr tė argumentuar pavlefshmėrinė e kontratės, qeveria shqiptare realizoi edhe njė audit nga Deloitte, i cili nxori shumė parregullsi. Nė fakt, marrėveshja duhej tė ishte rrėzuar me kohė nga vonesa e ratifikimit nė Parlament tė marrėveshjes sė qeverisė me "Calik Enerji" pėr blerjen e 76% tė aksioneve tė Telekomit Shqiptar. Vonesė qė, sipas Genc Rulit, automatikisht rrėzon kontratėn mes palėve. Nė kėto kushte, Ruli e konsideroi auditin e Deloitte si njė rekuizitė mbėshtetėse tė njė vendimi tė pakthyeshėm. "Kjo ēėshtje ka marrė fund", deklaroi ai gjatė njė seance plenare nė fund tė 2005-ės, duke folur mbi rrėzimin e marrėveshjes me turqit, ēka nė fakt nuk ndodhi kurrė. Kritikėt e marrėveshjes kanė akuzuar nė mė shumė se njė rast qeverinė shqiptare se zvarritja e privatizimit bėhej nė fakt thjesht e vetėm pėr tė favorizuar celularėt. Por, njė nga faktorėt qė ka ndikuar nė suksesin e marrėveshjes mund tė jetė edhe karta e fundit qė Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, pėrdori. Pas tentativave tė pėrsėritura pėr tė marrė dritėn jeshile nga qeveria shqiptare nė blerjen e "Albtelekomit", pėrfshi kėtu edhe njė vizitė tė anuluar nė Shqipėri, Kryeministri turk futi familjen nė lojė. Dhėndri i tij, Berat Albajrak, u emėrua para pak kohėsh drejtor i "Calik Holding". Gazeta turke "Milliyet" ka bėrė tė ditur lajmin nė faqen e saj tė internetit, ndėrsa thotė se Albajrak ėshtė specializuar pėr ekonomi nė Nju-Jork, por ėshtė vetėm 26 vjeē. Rrethanat e emėrimit dhe mosha e drejtorit tė ri janė provė e seriozitetit tė pėrpjekjeve tė fundit tė homologut turk tė Berishės. Ēunaku i Erdoganit cilėsohet i suksesshėm nga gazeta turke. Por nga ana tjetėr hidhen dyshime se nė emėrimin e tij nė njė moshė aq tė re nė krye tė njė kompanie me 15 mijė punėtorė dhe 2 miliardė dollarė kapital ka pasur ndikim edhe politika. "Milliyet" bėn tė ditur se veē lidhjeve politike, Albajrak ėshtė gjithashtu njė i afėrm i Ahmet Calik, president i kompanisė me tė njėjtin emėr. Mediat turke kanė lėnė tė nėnkuptohet se pas kėtij emėrimi mund tė ketė konflikt interesash. Por, duket se kjo lėvizje ka funksionuar, duke vėnė nė pah edhe interesin personal tė Kryeministrit turk pėr tė zotėruar asetet e shoqėrisė sė telefonisė fikse. Mesa duket ėshtė njė ėndėrr e bėrė realitet. Telekomi shqiptar do tė fillojė tė flasė edhe turqisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 19-06-2007 mė 11:47
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Nenshkruhet shitja e Albtelekom

    Merr fund procesi i privatizimit te albtelekomit. Ministri i ekonomise genc ruli dhe presidenti i Calik Hollding firmosen kontraten e shitjes te 76 perqind te kompanise Albtelekom me nje vlere 120 milion euro. Firmat u hodhen, nenpranine e ministrit te
    transporteve Olldashi, homolug te tij turk dhe ministrit shqiptare te mbrotjes Fatmir Mediu. Pas shume negocitash palet kane rene dakort per transferimin e aksioneve. Albtelekomi do te drejtohet nga nje konsorcium mes Calik dhe Turktelekom, gjithashtu ata duhet te vene ne pune komapnine e trete
    celulare. Kontrata do te ratifikohet nga parlamenti shqiptar,
    nderkohe qe deri ne shtator, muaj ky qe Calik do te marre plotesisht kontrollin albtelkom do te drejtohet nga menaxhere turk dhe shqiptare. Mesohet qe gjate neogociatave qe nga pala shqiptare jane drejtuar dhe mbyllur nga ish zevendes ministri i ekonomise Gjergj Bojaxhi eshte rene dakort qe 70 milion dollaret qe Albtelkom ka fituar 2 vitet e fundit te merren nga shteti shqiptare, nderkohe qe per Calik eshte hapur mundesia per futjen edhe ne sektorin energjitik.
    #VamosArgentina

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-03-2006
    Postime
    92
    E shiten dhe telekomin per te permbushur mareveshjet e fsheta te Nanos
    Tani ngelet vec ta vem dhe nanon president qe te vertetohet plotesisht teza se gjith keto vite na kan udhehequr kopilat e Enver Hoxhes Nr 1 Ramiz Alia Nr 2 Sali Berisha dhe nr 3 Fatos Nano

    Ptu far e keqe komuniste qe nuk u shkulke dot nga gjiri i vendit tim



    Ministri i Ekonomisė Tregtisė dhe Energjetikės Genc Ruli, nė emėr tė qeverisė dhe Presidenti i Konsorciumit Turk ‘CETEL’ Ahmet Calik kanė firmosur sot kontraten e shitjes sė kompanise Albtelekom sh.a.

    Nė fjalėn e tij nė ceremoninė e organizuar me kėtė rast, ministri Ruli tha se ndihej mjaft i kėnaqur pėr kėtė nėnshkrim kontrate ‘Sepse kemi arritur tė marrim shumė mė tepėr nga kontrata e parė; jo sepse fituam shumė mė tepėr se sa nė kontratėn e parė.

    Ndjehem i sigurtė, sepse partenerėt tanė sot jane shumė mė tė fortė nė eksperiencė se 2 vjet parė; ndjehem i sigurtė sepse partneret tanė janė shumė mė tė fortė financiarisht se 2 vite mė parė; dhe ndjehem i qetė, sepse kėto 2 vite pėr asnjė nga palėt nuk ishin vite tė humbura kot’.

    Pėr ministrin Ruli kėto nuk kanė qenė vite tė humbura kot pasi kontrata e firmosur sot, ėshtė shumė mė e balancuar nė tė drejta dhe detyrime pėr palėt dhe nuk ka riskun e pėrfundimit nėpėr arbitrazhe e gjykata. ‘Nuk ishin vite tė humbura kot pėr Qeverinė Shqiptare, pasi pėrmirėsimet e kontratės janė tė tilla qė japin garancinė e zbatimit te saj;

    Mbi tė gjitha mendoj se nuk ėshtė kohė e humbur as pėr konsumatorin shqiptar, pasi kontrata jep garancinė e zhvillimit tė njė konkurrence tė efektshme nė tregun e telekomunikacioneve, qė sė shpejti do tė jetė shume i dukshėm nė ēmimet e shėrbimeve qė do tė ofrohen si dhe cilėsine e tyre’.

    Njė falenderim tė veēante minsitri Ruli i ka kushtuar sot konsulentit tė METE tonė nė kėtė transaksion (konsurciumit tė pėrbėrė nga Tonucci&Partners, Banca IMI dhe Bain&Company), tė cilėt gjatė kėsaj periudhe kanė dhėnė njė kontribut tė ēmuar nė negocimin e kontratės.

    Nė fjalėn e tij, ministri Ruli i ka kujtuar edhe njėherė CALIK dhe TURKTELECOM se qeveria shqiptare ėshtė e vendosur nė zhvillimin e sektorit tė telekomunikacionit dhe do tė ndjekė me shumė kujdes realizimin e ‘business plan’-it tė paraqitur. ‘Krijimi i njė ambienti tė pėrshtatshėm pėr konkurrencėn e drejtė dhe tė ndershme, ėshtė premtimi qė ne japim sot, dhe qė pėr Qeverinė Shqiptare ėshtė njė detyrim qė kalon caqet e ēdo detyrimi tjetėr kontraktual; ėshtė njė detyrim ndaj konsumatorit shqiptar dhe ndaj investitorėve dhe ne jemi tė vendosur ta zbatojmė’.

    Nė fund, ministri Rili i ka uruar pune tė mbarė Grupit Calik nė Shqipėri, tashmė prezent nė dy sektorė strategjikė; atė bankar nėpėrmjet BKT dhe nė telekomunikacion.

    PERMIRESIMET E KONTRATES

    1.Statusi i Bleresit

    Nė ndryshim nga kontrata e parė, aksionet e Albtelecom do tė zotėrohen nga njė kompani ku Turk Telecom do tė zotėrojė tė paktėn 20% tė kapitalit. Pėr mė tepėr qė njė kontratė menaxhimi me Turk Telecom ėshtė firmosur pėr administrimin e Albtelecom.

    2.Gjendja financiare e Bleresit

    Gjendja financiare e Blerėsit nė krahasim me 2 vite mė parė ėshtė mė e konsoliduar; kėshtu CALIK (qė ėshtė akioneri kryesor i CETEL) ka vendosur pėr rritjen e kapitalit themeltar pėr ta bėrė atė nė pėrputhje me kėrkesat qė ishin nė tenderin e vitit 2005 si dhe do japė njė letėr garancie (pėrveē garancise bankare pėr pagimin e ēmimit) pėr tė garantuar detyrimet qė ka CETEL sipas kontratės.

    3.Pagimi i cmimit

    Nė ndryshim nga kontrata e parė, qė parashikonte njė pagim me kėste pėr njė vit, pagimi i ēmimit do tė bėhet i menjėhershėm (upfront payment) me bėrjen efektive tė kontratės.

    4.Heqja e detyrimeve qė bien ne kundershtim me ĖTO

    Nė pėrputhje me rekomandimet e raportit tė Deloitte, nga kontrata janė hequr njė sėrė parashikimesh (siē eshte rasti i roaming kombtėar) qė kishin riskun ta vendosnin Qeverine Shqiptare nė kushtet e shkeljes sė marrėveshjes me ĖTO (OBT).

    5.Business Plan

    Nė kontratė janė parashikuar penalitete shumė tė forta pėr mosrrespektimin e “business plan”-it tė paraqitur nga Blerėsi.

    6.Pjesėmarrja nė keshillat mbikėqyrėse

    Pėr tė pasur njė kontroll tė vazhdueshėm tė menaxhimit tė kompanive (Albtelecom dhe Eagle Mobile) ėshtė vendosur qė njė pėrfaqėsues i Qeverisė Shqiptare do te emėrohet nė kėshillat mbikėqyrese tė kėtyre kompanive pėr 5 vjet, apo derisa shteti shqiptar tė ketė tė pakten 10% tė aksioneve nė Albtelecom.

    7.Transferimi i Aksioneve

    Eshtė parashikuar qė pėr 5 vjet, transferimi i aksioneve tė Albtelecom apo i aksioneve tė kompanive qė do tė kenė pronėsinė e Albtelecom, nuk do tė transferohet pa miratimin e Qeverisė Shqiptare. Nė tė kundėrt marrėveshja ėshtė e pavlefshme dhe Blerėsi paguan njė penalitet tė lartė.

  4. #94
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Duke qene se parlamenti i sotem eshte i konfiguruar kesisoj vetem ne saje te premtimit te Berishes, qe do te ktheje mbrapsht kontraten e shitjes se Albtelekomit dhe do te coje perpara pergjegjesise penale ata persona, te cilet shkelen ligjin me shitjen e Albtelekomit, lind krejt natyrshem pyetja, nese ky parlament dhe kjo qeveri kane legjitimitetin e duhur per te qeverisur kete shtet?

    A i ka mbetur PD ndonje karte tjeter nen menge per t“ja nxjerre popullit kur ti duhet ti kerkoje voten? Me c“sy e faqe dhe me cfare argumentimi do ti kerkoje rradhes tjeter voten popullit, kur deri me sot nuk ka bere asgje nga premtimet e zgjedhjeve te kaluara?
    Apo dini ju te kete permbushur ndonje premtim kjo qeveri?
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  5. #95
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    “Albtelecom”-i, kontrata e re ka sjellė kushte mė tė favorshme pėr konsumatorėt

    Kompania turke “Ēalik Holding” nėnshkroi dje me Ministrinė e Ekonomisė marrėveshjen pėr blerjen e “Albtelecom”-it. Kontrata e re ndėrmjet qeverisė shqiptare dhe kompanisė turke ka sjellė njė sėrė kushtesh mė tė favorshme pėr konsumatorėt shqiptarė. Sipas kėsaj kontrate, kompania “Ēalik” ka nėnshkruar pėr rritjen e kapitalit fillestar pėr tė realizuar kėrkesat e shtetit shqiptar nė investimet qė do tė bėhen nė “Albtelecom”. Nė ndryshim nga e vjetra, kontrata e re do tė detyrojė kompaninė turke tė paguajė ēmimin e “Albtelecom”-it nė njė ditė tė vetme dhe jo me kėste siē ishte parashikuar. Gjithashtu, nė kontratėn e re janė parashikuar penalitete shumė tė forta nė rast tė moszbatimit tė planit tė biznesit nga kompania turke, madje pėr kėtė gjė ėshtė vendosur qė nė kėshillat mbikėqyrėse qė do tė ngrihen pėr tė mbikėqyrur manaxhimin e kompanive “Albtelecom” dhe “Eagle Mobile” do tė ketė edhe pėrfaqėsues tė shtetit shqiptar. Gjithashtu, “Ēalik Holding” ėshtė tashmė zotėrues edhe i Bankės Kombėtare Tregtare, pas blerjes sė aksioneve tė saj.

    Nėnshkrimi i marrėveshjes

    Nėnshkrimi i kėsaj marrėveshjeje ka sjellė pėrfundimin e procesit tė privatizimit tė kompanisė mė tė madhe tė telefonisė fikse nė vend, duke i hapur rrugėn krijimit tė njė tregu tė mirėfilltė tė telekomunikacionit. Marrėveshja u firmos dje nga ministri i Ekonomisė, Genc Ruli dhe presidenti i konsorciumit turk “CETEL” Ahmet Ēalik, nė mjediset e hotel “Sheraton” nė Tiranė. Tė pranishėm nė ceremoninė e zhvilluar ishin edhe ministri turk i Transportit Ismet Yilmaz, ministri i Transporteve Sokol Olldashi, ambasadori turk nė Tiranė Suphan Erkula, si dhe mjaft titullarė tė lartė si dhe pėrfaqėsues tė biznesit. Nė bazė tė marrėveshjes, tashmė 76 pėr qind e aksioneve tė kompanisė “Albtelecom” iu shit konsorciumit tė pėrbėrė nga Ēalik Holding, Ēalik Energy Telekomunikacion (CETEL) dhe Turk Telekom.

    “Ēalik”: Mė shumė abonentė tė “Albtelecom”-it dhe ēmime mė tė ulėta pėr celularėt

    Nė bashkėpunim me Turk Telekom, kompania “Ēalik” do tė rrisė numrin e abonentėve tė telefonisė fikse, ndėrsa nga ana tjetėr do tė pėrgatitet pėr tė vėnė nė shėrbim tė konsumatorit kompaninė e tretė tė telefonisė celulare “Eagle Mobile”. Sipas kompanisė, kjo do tė sjellė krijimin e njė klime konkurrence nė tregun vendas, si dhe krijimin e njė shėrbimi me kosto mė tė ulėt pėr qytetarėt.


    “Ēalik”: Do tė investojmė nė krijimin e njė teknologjie tė pėrparuar


    Presidenti i konsorciumit turk, Ahmet Ēalik, tha nė fjalėn e tij gjatė nėnshkrimit tė marrėveshjes se do tė investojė nė futjen e teknologjisė mė tė pėrparuar nė kėtė kompani, duke synuar qė tė arrijė standardet bashkėkohore tė Shqipėrisė nė rrjetin e telekomunikacionit dhe informacionit global. Sipas tij, nė muajt nė vazhdim kompania “Ēalik” do tė ofrojė investime moderne nė infrastrukturė dhe nė shėrbime tė mbėshtetura nė teknologjinė e avancuar. “Shprehim dėshirėn qė pas firmosjes sė marrėveshjes, procesi i transferimit tė aksioneve tė kryhet nė njė kohė sa mė tė shkurtėr, nė mėnyrė qė tė fillojmė realizimin e projektit”, - u shpreh presidenti Ēalik nė fjalėn e tij.

    Olldashi: Privatizimi sjell njė treg krejtėsisht privat tė telekomunikacionit


    Ministri Olldashi e ka vlerėsuar si mjaft tė efektshėm privatizimin e kompanisė telefonike “Albtelecom”. Sipas tij, ky privatizim do tė sjellė njė pėrfitim tepėr tė ndjeshėm pėr konsumatorėt, duke rritur konkurrencėn nė tregun e telefonisė. Olldashi u shpreh se me realizimin e kėtij privatizimi tregu shqiptar i telekomunikacioneve bėhet tėrėsisht privat dhe kjo pėrbėn njė risi pėr Shqipėrinė nė lidhje me kėtė treg tė ndjeshėm tė shėrbimeve. Rritja e konkurrencės, sipas ministrit tė Transporteve do tė sjellė pėrfitime tė ndjeshme pėr konsumatorėt, duke sjellė uljen e kostove tė telefonisė pėr ta.

    Ruli: Marrėveshja e sotme shumė mė e mirė se ajo e dy viteve mė parė

    Ministri i Ekonomisė, Genc Ruli, tha gjatė ceremonisė sė nėnshkrimit tė kontratės se kontrata e re ishte mjaft e favorshme pėr konsumatorėt, sepse ėshtė arritur tė merret shumė mė tepėr nga kontrata e parė. Pėr ministrin Ruli, dy vitet e vonesės sė nėshkrimit tė kėsaj kontrate nuk kanė qenė vite tė humbura kot, pasi kontrata e firmosur tashmė, ėshtė shumė mė e balancuar nė tė drejta dhe detyrime pėr palėt dhe nuk ka riskun e pėrfundimit nėpėr arbitrazhe e gjykata. Sipas tij, pėrmirėsimet e kontratės janė tė tilla qė japin garancinė e zbatimit tė saj. “Mbi tė gjitha, mendoj se nuk ėshtė kohė e humbur as pėr konsumatorin shqiptar, pasi kontrata jep garancinė e zhvillimit tė njė konkurrence tė efektshme nė tregun e telekomunikacioneve, qė sė shpejti do tė jetė shumė i dukshėm nė ēmimet e shėrbimeve qė do tė ofrohen si dhe cilėsinė e tyre”, - u shpreh Ruli nė fjalėn e tij. Gjithashtu, gjatė kėtyre dy viteve, fuqia financiare e “Ēalik” ėshtė rritur ndjeshėm dhe kjo ka sjellė qė nėnshkrimi i kontratės tė bėhet nė kushte mė tė favorshme se dy vjet mė parė. Nga ana tjetėr ministri ka shprehur vendosmėrinė e qeverisė pėr tė ndjekur dhe kontrolluar me kujdes realizimin e planit tė biznesit tė paraqitur nga kompania turke, me qėllim qė kushtet e marrėveshjes tė zbatohen plotėsisht nė lidhje me shėrbimin e ofruar ndaj konsumatorėve. “Krijimi i njė ambienti tė pėrshtatshėm pėr konkurrencėn e drejtė dhe tė ndershme ėshtė premtimi qė ne japim sot dhe qė pėr qeverinė shqiptare ėshtė njė detyrim qė kalon caqet e ēdo detyrimi tjetėr kontraktual; ėshtė njė detyrim ndaj konsumatorit shqiptar dhe ndaj investitorėve dhe ne jemi tė vendosur ta zbatojmė”, - tha Ruli gjatė ceremonisė sė nėnshkrimit tė marrėveshjes.

    “Ēalik Holding”, 2 miliardė dollarė asete nė tė gjithė botėn

    Kompania turke “Ēalik Holding”, me qendėr nė Stamboll, sė bashku me firmat qė e pėrbėjnė ėshtė njė prej grupeve mė tė fuqishme dhe konkurrentė nė njė sėrė vendesh tė Europės, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Ballkanit, Azisė sė Mesme, Afrikės dhe Lindjes sė Mesme. Investimet e kėsaj kompanie shtrihen nė tė gjitha kėto vende, duke zotėruar njė vlerė asetesh prej 2 miliardė dollarėsh. “Ēalik Holding’ ka njė fuqi punėtore prej rreth 15 mijė e pesėqind punėtorėsh kudo nė investimet e saj nė tė gjithė botėn. Investimet e saj shtrihen nė njė sėrė fushash si ajo e ndėrtimit, tregtisė, sistemit bankar, energjisė, telekomunikacionit dhe tekstilit. Ajo ėshtė njė kompani e cila zotėron njė shtrirje tė gjerė, duke investuar nė njė mori shėrbimesh dhe prodhimesh nė kėta sektorė. Lidhur me energjinė kjo kompani ka investime tė mėdha nė prodhimin e energjisė nėpėrmjet burimeve hidrike, termike, si dhe nėpėrmjet burimeve tė energjisė diellore dhe erės. Po kėshtu, ajo zotėron njė sėrė bankash nė vende tė ndryshme tė botės, duke pėrfshirė kėtu edhe blerjen mė tė fundit tė saj tė BKT-sė nė Shqipėri.

    PĖRMIRĖSIMET E KONTRATĖS

    1. Statusi i blerėsit


    Nė ndryshim nga kontrata e parė, aksionet e “Albtelecom” do tė zotėrohen nga njė kompani, ku “Turk Telecom’ do tė zotėrojė tė paktėn 20 % tė kapitalit. Pėr mė tepėr qė, njė kontratė menaxhimi me “Turk Telecom” ėshtė firmosur pėr administrimin e “Albtelecom”-it.

    2. Gjendja financiare e blerėsit

    Gjendja financiare e blerėsit nė krahasim me 2 vite mė parė ėshtė mė e konsoliduar; kėshtu ĒALIK (qė ėshtė akioneri kryesor i CETEL) ka vendosur pėr rritjen e kapitalit themeltar pėr ta bėrė atė nė pėrputhje me kėrkesat qė ishin nė tenderin e vitit 2005, si dhe do japė njė letėr garancie (pėrveē garancise bankare pėr pagimin e ēmimit) pėr tė garantuar detyrimet qė ka CETEL sipas kontratės.

    3. Pagimi i ēmimit

    Nė ndryshim nga kontrata e parė, qė parashikonte njė pagim me kėste pėr njė vit, pagimi i ēmimit do tė bėhet i menjėhershėm (upfront payment) me bėrjen efektive tė kontratės.

    4. Heqja e detyrimeve qė bien nė kundėrshtim me WTO

    Nė pėrputhje me rekomandimet e raportit tė “Deloitte’, nga kontrata janė hequr njė sėrė parashikimesh (siē eshte rasti i roaming kombėtar) qė kishin riskun ta vendosnin qeverinė shqiptare nė kushtet e shkeljes sė marrėveshjes me WTO (OBT).

    5. Business plan

    Nė kontratė janė parashikuar penalitete shumė tė forta pėr mosrespektimin e “business plan”-it tė paraqitur nga blerėsi.

    6. Pjesėmarrja nė kėshillat mbikėqyrėse


    Pėr tė pasur njė kontroll tė vazhdueshėm tė manaxhimit tė kompanive (“Albtelecom” dhe “Eagle Mobile”) ėshtė vendosur qė njė pėrfaqėsues i qeverisė shqiptare do te emėrohet nė kėshillat mbikėqyrese tė kėtyre kompanive pėr 5 vjet, apo derisa shteti shqiptar tė ketė tė paktėn 10 % tė aksioneve nė “Albtelecom”.

    7. Transferimi i aksioneve


    Ėshtė parashikuar qė pėr 5 vjet, transferimi i aksioneve tė “Albtelecom”-it apo i aksioneve tė kompanive qė do tė kenė pronėsinė e “Albtelecom”, nuk do tė bėhet pa miratimin e qeverisė shqiptare. Nė tė kundėrt marrėveshja ėshtė e pavlefshme dhe blerėsi paguan njė penalitet tė lartė.

    Tema

  6. #96
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    E shiten dhe telekomin per te permbushur mareveshjet e fsheta te Nanos
    Tani ngelet vec ta vem dhe nanon president qe te vertetohet plotesisht teza se gjith keto vite na kan udhehequr kopilat e Enver Hoxhes Nr 1 Ramiz Alia Nr 2 Sali Berisha dhe nr 3 Fatos Nano
    Mos krahaso te pakrahasueshmit. Fatos Nano e shiti Albtelekomin tek turqit fale ndermjetesimit te Erdoganit, me nje kontrate skandaloze ku as pagesa nuk behej me para ne dore por me keste te shtrira ne kohe. Kurse qeveria qe Berisha kryeson ndoqi nje proces teper transparent: thirri nje kompani te huaj auditimi per te hetuar kushtet e kontrates, ato rekomandime ia vuri si parakushte kompanise turke dhe nuk e shiti Albtelekom per 2 vjet, per aq kohe sa kompania i plotesoi te gjitha kushtet e vena. Bile nje nga kushtet e kontrates eshte qe kompania turke te mos shesi dot aksionet e saja nje kompanie tjeter pa aprovimin e qeverise shqiptare.

    A ishte i drejte tenderi i shitjes? Jo nuk ishte, ishte teper i dyshimte dhe askush nuk e mori vesh se sa oferta u bene per Albtelekom, por ky nuk eshte faji i Berishes por Nanos dhe qeverise se tij qe e nenshkroi ate kontrate.

    A eshte 120 milion eura shifra e duhur per te shitur 2/3 e aksioneve te Albtelekom? Eshte e debatueshme si shume. Por ajo qe nuk eshte aspak e debatueshme, eshte fakti qe duke filluar qe sot nje prej industrive me potencialin me te madh te zhvillimit, ajo e telekomunikacionit, eshte 100% private, dhe si e tille konsumatori shqiptar do te perfitoje ndjeshem nga konkurrenca e tre kompanive te medha qe veprojne ne vend. Ashtu sic do te arrihet permiresimi me hapa shume me te shpejta i futjes se teknologjise se re qe do te jete me kosto me te ulet per konsumatorin shqiptar.

    Dhe ajo qe shteti shqiptar perfiton eshte:

    - 120 milion euro te cilat mund ti perdori per investime ne infrastrukturen e vendit.
    - Te ardhurat vjetore qe do te vjeli ne taksa nga kompania e re private.
    - Modernizimin e rrjetit te telekomunikacionit ne vend jo me investime nga fondet publike por ato private.

    Dhe lajmi qe nje kompani turke e telekomunikacionit blen nje kompani si albtelekom ne Shqiperi, do te joshi edhe investitore te tjere te huaj qe te investojne ne Shqiperi.

    Albo

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    154
    Duke i hequr ngjyrat politike, nuk mendoj se Shqiperia ka fituar nga privatizimi i "Albtelekom".
    Arsyet jane te shumta sidomos duke ditur qe ERT nuk do arrije ta kontolloje Albtelekom dhe pronaret e saj te rinj, dhe do et ndodhe ajo qe ka ndodhur me telefonine celulare, sepse tashme i kemi te qarta sjelljet monopoliste te dy telefonive qe operojne ne Shqiperi.
    Per me teper shteti shqiptare duhej te kishte mbajtur shumicen e aksioneve, sic ka ndodhur ne pjesen me te madhe te vendeve te Europes, dhe pjesen tjeter ta kishte ndare mes investuesve SHQIPTARE dhe te huaj.
    Sidurisht qe ne kete menyre shteti shqiptar terheq investitore te huaj, sepse asnje vend tjeter nuk u jep mundesine ketyre invesitoreve te krijojne monopol

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Albtelekom, turqit marrin administrimin ne shtator

    E Enjte, 21 Qershor 2007

    Transferimi i plote, real i Albtelekom-it tek konsorciumi turk CETEL, do te behet ne muajin Shtator, deklaroi dje ministri Ruli. Ky proces parashikon miratimin ne Kuvend, dhenien e lejeve nga ERT dhe Autoriteti i Konkurrences, deri ne pagimin e 120 milione eurove. Gjate periudhes se transferimit, krahas menaxhereve te sotem te "Albtelekom", do te kete dhe perfaqesuesin turk te "Calik". Statusi i bleresit ne ndryshim nga kontrata e pare, aksionet e "Albtelekom" tashme do te zoterohen nga nje konsorcium, ku "Turk Telecom", do te zoteroje te pakten 20% te kapitalit dhe kjo, sipas Rulit, ishte pike e panegociueshme. Pervec 2 kritereve themelore te kontrates qe lidheshin me sherbimin roaming dhe investitorin strategjik jane rregulluar edhe shume pika te tjera kontrates. Ceshtja tjeter e rishikuar ne kontrate lidhet me "Business-Plan". Ne kontrate jane parashikuar penalitete shume te forta per mosrespektimin e "business plan"-it te paraqitur nga Bleresi. "Keto penalitete jane teper te medha, gati ne 20% te vleres se pa-investuar ne kete kompani", tha Ruli. Edhe pika "Pagimi i cmimit", ka rendesi te madhe ne kontraten e ri-negociuar, theksoi ministri Ruli. "Pavaresisht nga mos ndryshimi formal i kontrates prej 120 milione euro, ajo qe ka ndryshuar, eshte vlera qe shteti ka perfituar nga shitja e "Albtelekom"-it, tha Ruli. Ai shpjegoi se "se fundi eshte bere nje pakesim i kapitalit te kompanise, ku si pasoje, numri i aksioneve te saj, ra nga 13 320 000 aksione, ne 11 400 000 aksione, ku duke pasur te njejtin cmim te kuotuar, pra 120 milione euro, si pasoje eshte rritur vlera e 1 aksioni, prej gati 15%". Nga ana tjeter, "ne arken e shtetit, jane futur deri sot, rreth 70 milione euro, pervec 120 milione euro, qe pritet te futen ne castin e transferimit te kompanise, duke arritur ne nje vlere prej gati 200 milione euro", tha Ruli.
    #VamosArgentina

  9. #99
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar mė parė nga Albo
    Mos krahaso te pakrahasueshmit. Fatos Nano e shiti Albtelekomin tek turqit fale ndermjetesimit te Erdoganit, me nje kontrate skandaloze ku as pagesa nuk behej me para ne dore por me keste te shtrira ne kohe. Kurse qeveria qe Berisha kryeson ndoqi nje proces teper transparent: thirri nje kompani te huaj auditimi per te hetuar kushtet e kontrates, ato rekomandime ia vuri si parakushte kompanise turke dhe nuk e shiti Albtelekom per 2 vjet, per aq kohe sa kompania i plotesoi te gjitha kushtet e vena. Bile nje nga kushtet e kontrates eshte qe kompania turke te mos shesi dot aksionet e saja nje kompanie tjeter pa aprovimin e qeverise shqiptare.

    A ishte i drejte tenderi i shitjes? Jo nuk ishte, ishte teper i dyshimte dhe askush nuk e mori vesh se sa oferta u bene per Albtelekom, por ky nuk eshte faji i Berishes por Nanos dhe qeverise se tij qe e nenshkroi ate kontrate.

    A eshte 120 milion eura shifra e duhur per te shitur 2/3 e aksioneve te Albtelekom? Eshte e debatueshme si shume. Por ajo qe nuk eshte aspak e debatueshme, eshte fakti qe duke filluar qe sot nje prej industrive me potencialin me te madh te zhvillimit, ajo e telekomunikacionit, eshte 100% private, dhe si e tille konsumatori shqiptar do te perfitoje ndjeshem nga konkurrenca e tre kompanive te medha qe veprojne ne vend. Ashtu sic do te arrihet permiresimi me hapa shume me te shpejta i futjes se teknologjise se re qe do te jete me kosto me te ulet per konsumatorin shqiptar.

    Dhe ajo qe shteti shqiptar perfiton eshte:

    - 120 milion euro te cilat mund ti perdori per investime ne infrastrukturen e vendit.
    - Te ardhurat vjetore qe do te vjeli ne taksa nga kompania e re private.
    - Modernizimin e rrjetit te telekomunikacionit ne vend jo me investime nga fondet publike por ato private.

    Dhe lajmi qe nje kompani turke e telekomunikacionit blen nje kompani si albtelekom ne Shqiperi, do te joshi edhe investitore te tjere te huaj qe te investojne ne Shqiperi.

    Albo
    Me mire te mos ishe shprehur fare ne lidhje me kete ceshtje more ditezi
    Jo per gje po e kuptoj shume mire se ne c'situate te sikletshme je, se ne nje ane te marreveshjes eshte qeveria jote qe e ke aq per zemer dhe ne ane tjeter jane turqit qe i ke po aq "per zemer"
    To look life in the face....

  10. #100
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,999
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Gunnar
    Me mire te mos ishe shprehur fare ne lidhje me kete ceshtje more ditezi
    Jo per gje po e kuptoj shume mire se ne c'situate te sikletshme je, se ne nje ane te marreveshjes eshte qeveria jote qe e ke aq per zemer dhe ne ane tjeter jane turqit qe i ke po aq "per zemer"
    Lexo perpara se te shprehesh qe te kuptosh qe nuk eshte qeveria turke qe e privatizoi albtelekomin por nje kompani private turke qe aktivitetin e vete e shtrin pertej kufijve te Turqise. Dhe ne biznes nuk ka vend per paragjykime, prandaj mos ngaterro Albon me veten.

    Euro e dollari nuk kane kombesi dhe kushdo qe vjen e investon 120 milion euro ne Shqiperi une i them faleminderit.

    Albo

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Skandali i AlbTelekom me "Call Center Albania", 200 milion lekė vjedhje
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 18:15
  3. Albtelekom ul 25% tarifat pėr telefonatat ndėrkombėtare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2006, 00:42
  4. Berisha akuza ndaj PS: Ata mbrojnė krimin dhe jo votimin e fshehtė
    Nga Barlet23 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 29-03-2006, 02:51
  5. Privatizimi
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 21:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •