Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Ndigjo ti shtaze dykambore:

    Citim Postuar më parë nga mani
    Hagë: Prokuroria e Tribunalit kundërshton lirimin me kusht të Ramush Haradinajt

    Mediat serbe gjatë ditës kanë njoftuar se prokuroria e Tribunalit të Hagës ka vlerësuar se, përkundër dorëzimit vullnetar dhe garancive të ofruara nga UNMIK-u, nuk ka dëshmi të mjaftueshme se UNMIK-u është në gjendje që ta arrestojë dhe ta kthejë në Hagë Ramush Haradinajn, nëse kjo tregohet e nevojshme.

    RTK

    A je ti qaj qe e ke vendos ketu kete artikull?
    A po shkruen qaty "Mediat serbe gjatë ditës kanë njoftuar"... "?
    A po shkruen?
    A din me lexue?
    Ah,fol ,a e ke vendos ti ,a baba i lubes?

    Kam zane me dyshue mos ta ka vjedhe dikush paswordin ,
    se me qene kaq shytk s po ma kap rradakja.


    nuk po te tham se ti ki faj 100%,aty faj ka RTK qe vendos lajmin
    pres mediave serbe,e ti je nr dy qe i percjell ketu.

    Mos kce si kikirez se faj te ka msusi qe nuk te ka rreh dy here ma shume thuper kres!
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Ty trurin e vogel me kazem njeriu nuk undet me ta gjet o RTP
    po a je njeri ti
    aje ne veti ti
    RTK esdhte tv i Kosoves e pse ne te jane njerez si ti ne nuk kemi faj,
    Pra nuk eshte informim i shkjeve po i baces adem me kompani.
    Pra mos u perzie ne pune te pa puna se nuk te ka hije.
    Merre veten me te mire se ate une vetem e kam ,percjelle ketu e nuk kam lidhje me te fare, pastaj e solla e dhe lajmin e QIK-ut mos te ardht merzi ishte i nejjt vetem ishte hequr fjalia mediat e shkjeve.
    Pra ti me del ma shka se shkjau o RTP.
    Merre veten me te mire,pij kokrrat nga tri here ne dite e nashta ban ma mire.
    Me te mirat.
    Une nuk kam ndermend te hy ne thes me ty.
    Bisedojme per temen ne ta marrt mendja me me fye mos me fyje as mue e as ke ne forume.
    Banu i sinqert e jo lahper.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e RRyma
    Anëtarësuar
    14-10-2002
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    167
    Pershendetje RTP,

    RTK-ja lajmron se mediat serbe lajmrojn se ,,,,,,,, qfar mutavista

    a e dini pse RTK-ja servon lajmet e serbise , sepse eshte radio televizion antikombtar
    Ma mir neser se dje

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Pershendetje Rryma!


    Shyqyr,me ne fund dikush e kuptoi mllefin tim!

  5. #15

    Arrow Lajmi i ri ne lidhje me lirimin e Haradinajt!


    Me 24 Maj merret vendimi, per apo kunder mbrojtjes ne liri te Haradinajt


    >>TE MARTEN E ARDHSHME - VENDIMI<<

    Ekipi i mbrojtjes ligjore te ish kryeministrit Ramush Haradinaj, ka njoftuar se me 22 Maj do te merret vendimi nga Gjykata e Hages per ose kunder mbrojtjes ne liri te Haradinajt. Koordinatori i mbrojtjes, Michael O'Reilly, eshte shprehur optimist se Haradinajt do t'i mundesohet mbrojtja ne liri


    Prishtine, 17 Maj- Te marten e ardhshme, me 24 Maj, Ramush Haradinaj do ta kuptoje se a do t'i lejohet mbrojtja ne liri apo jo. Kerkesa per mbrojtjen ne liri e bere nga ekipi i mbrojtjes ligjore te ish kryeministrit, e mbeshtetur nga institucionet e Kosoves dhe nga UNMIK-u, te marten e ardhshme do te aprovohet apo do te hidhet poshte nga Gjykata e Hages. Mbrojtja ligjore e ish kryeministrit Haradinaj, ne nje konference per media, te henen, eshte shprehur optimiste se Haradinajt do t'i lejohet mbrojtja ne liri. Koordinatori i mbrojtesve ligjor, Michael O'Reilly tha se ne seancen e 24 majit eshte parapare qe te degjohen argumentet e te dyja paleve, prokurorise dhe mbrojtjes, nderkaq i pranishem ne kete seance do te jete edhe Haradinaj. Sipas O'Reilly-t, vendimi te cilin duhet ta marre trupi gjykues, per te shqyrtuar kerkesen e trupit mbrojtes te ish-kryeministrit kosovar per t'u mbrojtur ne liri, mund te vonohet disa dite.

    Mbeshtetes per ekipin mbrojtes te ish kryeministrit Haradinaj kane dale edhe institucionet kosovare si dhe UNMIK-u.

    "UNMIK ka dhene garancione, per te mundesuar mbrojtjen ne liri te Haradinajt. Mendoj se gjykata do t'i pranoje garancionet e UNMIK-ut dhe besoj se nuk do te kete probleme ne kete aspekt"
    , tha O'Reilly.

    Per te mundesuar mbrojtjen ne liri te ish-kryeministrit Haradinaj, ne Gjykate te Hages jane derguar nje varg letrash, si nga kryetari i Kosoves, Ibrahim Rugova, dhe kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, nepermjet te cilave ofrohen garanci. Nderkaq edhe vet kryeadmministratori i Kosoves, Soren Jessen-Petersen i ka derguar garanci te tille Gjykates se Hages. Ish-kryeministri i Kosoves, i vetedorzuar pas ngritjes se nje aktakuze kunder tij nga ana e Gjykates se Hages, tash dy muaj eshte ne pritje te nje pergjigjeje per t'i lejuar atij mbrojtjen ne liri.


    Marre nga gazeta e perditshme "Lajm ekskluzive"


    ZeM
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zana e malit : 18-05-2005 më 08:46 Arsyeja: Gabimi gazetaresk-permiresim!
    Të mos ishte feja Islame, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër, por jo shqiptar-F.Konica

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Karla del Ponte thotë se do të kundërshtojë lirimin e përkohshëm të Ramush Haradinajt

    Hagë, 20 maj - Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagë Karla del Ponte tha se prokurorët e gjykatës së OKB-së do ta kundërshtojnë lirimin e përkohshëm të ish-Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Komentet e kryeprokurores Karla del Ponte të bëra në Vjenë pasuan pas kërkesës së zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës që Haradinaj të mbrohet në liri. (QIK)

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Mbrojtësi i Haradinajt ,Kemi të bëjmë me proces gjyqësor e jo medial

    Përmes një deklarate, Michael O’Reilly, koordinator i mbrojtjes se Ramush Haradinajt, është përgjigjur në komentet e prokurores se Tribunalit te Hagës, Karla Del Ponte, te cilat ajo i bëri në një takim të OSBE-se në Vjenë, dhe qe u raportua në media. Në përgjigjen e tij, Michael O’Reilly thotë se kemi të bëjmë me një proces gjyqësor, e jo me një proces medial.


    “Ramush Haradianj ka thënë disa here që ai i beson procesit aktual gjyqësor. Mbrojtja do të parashtrojë të gjitha argumentet për lirimin e zotit Haradinaj para gjyqit të martën, e jo nëpër media”, thuhet në deklaratën e Michael O’Reilly-t.


    RTK
    Ndryshuar për herë të fundit nga Irfan : 20-05-2005 më 17:45
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Haradinaj, Qeveria ime zgjidh problemet
    Nga ARIANI_TB në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 29-12-2008, 11:18
  2. Kryeministri i Kosovës jep dorëheqjen
    Nga rudo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52
  3. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  4. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11
  5. Për lirimin e Limajt nuk ekziston asnjë arsye bindëse
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 08-12-2003, 09:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •