Mund te jete loje e Nanos, te tregoje se ka ngritur shpaten kunder korrupsionit. Edhe nese nuk eshte loje e tij, Nano s'ka per ta falur Tarifen sepse zgjedhjet jane shume afer.
por sigurisht qe cdo gje eshte e kalkuluar mire nga Nano-Kac.
Mund te jete loje e Nanos, te tregoje se ka ngritur shpaten kunder korrupsionit. Edhe nese nuk eshte loje e tij, Nano s'ka per ta falur Tarifen sepse zgjedhjet jane shume afer.
por sigurisht qe cdo gje eshte e kalkuluar mire nga Nano-Kac.
Faqja 7 - POLITIKE Maj 11, 2005
Skandali i ryshfeteve. Tarifa flet nga Washington: Nuk kthehem nė Shqipėri
Tarifa: Islami dinte gjithēka nė 4 maj
Ministri i Jashtėm pezullon ambasadorin nė SHBA
--------------------------------------------------------------------------------
a.k.
Plas mė egėr se kurrė skandali nė Ministrinė e Jashtme, kėtė herė me njė ambasador. Revista Klan publikoi ditėn e dielė njė bisedė tė pėrgjuar mes ambasadorit shqiptar nė SHBA, Fatos Tarifa dhe njė biznesmeni shqiptar, emri i tė cilit sipas Zėrit tė Amerikės ėshtė Indrit Bregasi. Reagimi ishte i menjėhershėm nga ana e Ministrit tė Jashėtm. Ai e ka pezulluar ambasadorin Fatos Tarifa dhe ka njoftuar edhe presidentin Moisiut pėr kėtė. Taifa tha se Islami e dinte kėtė fakt por nuk i kishte thėnė gjė dhe ai ishte nisur tė dielėn nė mėngjes pėr nė SHBA. Ndėrsa pėr kthimin? Tarifa nuk do kthehet tani nė Tiranė edhe pse ėshtė thirur nga ministria e Jashtme. Ai thotė se ėshtė nomenklaturė e kryeministrit dhe presidentit dhe jo e ministrit tė Punėve tė Jashtme. Edhe nė SHBA, shqiptarėt pėrzihen nė histori tenderash njėsoj si nė Tiranė. Njė zyrtar qė kėrkon ryshfet dhe njė biznesmen qė negocion. Pas publikimit tė bisedės nė revistė, ministria e Jashtme njoftoi se kishte thirur urgjentisht nė Tiranė pėr shpjegime ambasadorin Tarifa. Gjatė njė interviste dhėnė dje pėr VOA nė gjuhėn shqipe, Tarifa pėrgėnjeshtron gjithė bisedėn duke thėnė se ajo ėshtė copėza bisede tė mbledhura nė telefon apo nė ambjent dhe akuzon se kjo ėshtė bėrė pėr tė dėmtuar imazhin e tij dhe tė Shqipėrisė nė njė kohė kur ambasada shqiptare nė Ėashington ėshtė duke bėrė njė punė shumė tė mirė. "E vėrteta ėshtė se ai ka humbur tenderin. Unė nuk pranova tė nėnshkruaj sepse mė thanė se ėshtė njė firmė fantazmė", tha Tarifa dje pėr Zėrin e Amerikės. Biznesmeni Indrit Bregasi ka konfirkuar pėr VOA se ambasadori i kishte kėrkuar njė ryshfet prej 3000 USD pėr punimet qė do tė bėnte nė godinėn e ambasadės shqiptare nė Ėashington. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, replikon Tarifa, historia e libirt qė do botoja unė ėshtė e para dy vjetėve dhe nuk ka lidhje me kėtė. Mė pas Tarifa ka aluduar pėr ministrin Islami duke thėnė se ai e dinte pėr ēėshtjen e pėrgjimit qė nė datėn 4 maj dhe nuk i kishte thėnė asgjė Tarifės. Ambasadori ėshtė larguar nga Shqipėria tė dielėn ndėrsa nė media plasi skandali. Burime nė Ministrinė e Jashtme thotė se ministri Islami ishte nė djeni tė njė bisede tė pėrgjuar mes ambasadorit tė Shqipėrisė nė SHBA dhe njė biznesmeni tė quajtur Indrit Bregasi. Ministri nuk ka vepruar sepse burimi i informacionit qė kishte nuk ishte tėrėsisht i besueshėm. Me kėtė shpjegohet edhe reagimi i djeshėm, ndėrsa ishte publikuar skandali nė media, Ministri i Jashtėm morri vendim pėr pezullimin e ambasadorit Tarifa dhe pėr kėtė ka njoftuar edhe Presidentin Mosiu. Njoftimi ėshtė dhėnė nė njė konferencė pėr shtyp nga Sekretari i Pėrgjithshėm Roland Bimo, i cili ėshtė shprehur se Tarifa duhet tė vijė pėr tė dhėnė shpjegime pėr akuzat pėr mitmarrje. Sipas tij ai nuk ka pse tė paragjykohet nėse ėshtė fajtor apo jo, pavarėsisht nga kjo Tarifa ėshtė pezulluar deri sa tė sqarohet ēėshtja nė fjalė.
Incidenti 100 dollarėsh i ambasadorit Tarifa
Refreni i tė gjithė bisedės sė pėrgjuar tė ambasadorit shqiptar nė SHBA dhe biznesmenit Bregasi, sillej tek pamundėsia e njėrit prej diplomatėve mė tė rėndėsishėm shqiptarė pėr tė pėrballuar jetesėn me pagėn dhe buxhetin e pėrcaktuar nga Tirana. Nuk duhet harruar qė nė tė njėjtat kushte financiare, mbrojnė imazhin e vendin tonė nė botė tė gjithė ambasadorėn e tjerė shqiptarė. Buxheti i varfėr i ambasadės sonė nė Washington ishte shkaku edhe i njė incidenti tė Fatos Tarifės me ekipin kryeministror qė vizitoi Shtėpinė e Bardhė nė marsin e kaluar. Ambasadori Tarifa kėrkoi tė rimbursohej njė shpenzim prej rreth 100 dollarėsh qė ishte kryer nga llogaria e ambasadės nga njėri prej vartėsve tė tij, pėr pagimin e njė dreke tė stafit tė gazetarėve qė shoqėronte kryeministrin. Revolta e ambasadorit arriti deri nė veshin e kryeministrit Nano, i cili pėr tė evituar vazhdimin e mėtejshėm tė incidentit u detyrua t'I kėrkojė stafit tė tij pagesėn e shpenzimit.
Pjesė nga biseda
- Fatos Tarifa- Ato dy rrjedhat kanė dy gomina, nė tė vėrtetė. Dy gomina ti i gjen me ****ė po tė shkosh tani nė dyqan. Vetėm tė mos rrjedhė uji se ėshtė humbje e madhe. Tė thashė 1000 dollarė nė muaj vjen fatura e ujit, rrjedhė natė e ditė, plus zhurma e tė gjitha. Njė nga ata djemtė ta bėjė atė punė. Ajo puna nuk kushton as 40 dollarė ja do tė marrėsh 500 pėr tė parėn. Iku e para.
- Po pastaj ēfarė munmd tė bėjmė atje?
- Fatos Tarifa- Pastaj ka plot tė tjra. Po do tė bėhen aty, do sajojmė. Me derėn do tė bėjmė ndonjė gjė. Kemi plot gjėra.
- Buxheti apo...
- Fatos Tarifa- Gjėrat e vogla i bėj unė atje. Edhe vetė unė i sajoj. Gjėrat e mėdha nuk i bėj dot sepse duhet tė mė japin ata para.
- Tė kuptoj. Mirė se i rregullojmė atėherė.
- Fatos Tarifa- Kėshtu qė ēfarė ėshtė detyrimi im ai do tė shlyhet se edhe mua mė vjen keq pėr ata djemtė se ed i qė pėr bukėn e gojės punojnė. Nuk ke ti t'i paguash nga xhepi tėnd kur ata punojnė pėr ne.
- Po unė nga xhepi im i pagova ata.
- Fatos Tarifa- Dakord, po ti e thua fjalėn e fundit tė parėn. Thuaj tė parėn, tė dytė, tė tretėn, leje tė katėrtėn...
- Drejt.
- Fatos Tarifa- Tė pestėn mos e thuaj kurrė.
- Drejt.
- Fatos Tarifa- Kėshtu atėhere.
- Mirė atėhere hajt se do tė dėgjohemi.
- Fatos Tarifa- Kur do tė ikėsh nė Nju Jork ti.
- Unė duke u nisur jam po erdha mora ca plaēka nė shtėpi.
- Fatos Taria- Dėgjo se ka stufi tė madhe, ka rėnė gjithė ditėn shiu, unė mezi kam ardhur. Mė mori 5 orė rrugė kėtej nga Filadelfia. Kujdes se ka shi tė madh.
- Ehe. Mirė atėhere hajde do dėgjohemi. Ciao.
- Fatos Tarifa- Hajde mirupafshim. Adio.
Marrė me shkurtime nga publikimi i bisedės sė pėrgjuar, nė Revista Klan
Sipas "Gazetes Shqiptare"
ja dhe versioni i "Panorames",
skandali tarifa
shkarkimi
Reagon sekretari i pėrgjithshėm, Roland Bimo: Milo e emėroi Fatos Tarifėn si diplomat
Islami: Tarifa pezullohet si ambasador
Njėgrup ekspertėsh niset nė Uashington pėr tė hetuar tenderimet
Bledar Hoti
Ministri i Punėve tė Jashtme, Kastriot Islami pezullon Fatos Tarifėn nga detyra e ambasadorit shqiptar nė SHBA.
Vendimi ėshtė bėrė publik menjėherė pasi Tarifa u prononcua nė njė intervistė te VOA, i cili theksoi se nuk do tė kthehet nė Tiranė pėr tė sqaruar akuzat e ngritura ndaj tij gjatė publikimit tė njė bisede tė zhvilluar me njė biznesmen nga Korēa. Sekretari i pėrgjithshėm i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Roland Bimo ka bėrė tė ditur se ėshtė marrė vendimi pėr pezullimin e ambasadorit Tarifa. Sipas tij, ky vendim ka hyrė nė fuqi menjėherė dhe vetė atij i ėshtė bėrė e ditur kjo masė. Gjithashtu Bimo bėri tė ditur se njė ekip ekspertėsh financiarė do tė shkojė nė SHBA, nė ambasadėn shqiptare nė Uashington pėr tė hetuar tė gjitha procedurat tenderuese qė janė kryer nga ana e Tarifės. Ndėrkohė detyrėn e ambasadorit do ta ushtrojė Mirosh Sako, funksionari i dytė i lartė nė ambasadėn shqiptare nė SHBA. Bimo bėri tė ditur dje se pėr kėtė vendim ministri i Jashtėm, Islami ka njoftuar edhe kryeministrin pėr pezullimin nga detyra.
Milo emėroi Tarifėn
Sekretari i pėrgjithshėm u ka kėrkuar politikanėve dhe ish-ministrave tė Jashtėm tė mos pėrfitojnė politikisht nga kjo situatė, pasi diplomatėt punojnė me dedikim dhe pėrfaqėsojnė njė pasuri kombėtare. Eshtė i pafalshėm, qoftė pėr zotėrinjtė Milo, Mustafaj e Xhufi qėndrimi i tyre, shėrbimi i jashtėm ėshtė njė pasuri kombėtare, nuk mund tė luhet me dinjitetin e tyre. Dua ti kujtoj zotit Milo se dėmi i tij si ministėr ndaj shėrbimit tė jashtėm ėshtė 12 milionė lekė. Eshtė ai qė ka marrė me dhjetėra letra. Dua tė them se dy zotėrinjtė Tarifa dhe Sejdiaj janė njerėzit e tij qė ka zgjedhur si drejtues, theksoi Bimo.
Mustafaj
Moisiu tė ndalojė emėrimet
Skandali i fundit i ndodhur nė ambasadėn e SHBA-sė tregon edhe njė herė fytyrėn e vėrtetė tė kėtij shteti klientelist. Veprime tė tilla duhet tė marrin fund, pasi dėmtojnė imazhin e Shqipėrisė. Dua qė me kėtė rast ti bėj thirrje presidentit tė Republikės se njė valė e re emėrimesh pritet tani nė prag tė zgjedhjeve pėr ambasadorė. I kėrkoj Moisiut qė tė mos pranojė kėto emėrime tė njerėzve qė skanė lidhje me shėrbimin diplomatik, por vetėm i marrin ato pėr privilegje. I bėj thirrje edhe deputetit Bardhyl Agasi qė tė mos bėhet pjesė e kėsaj loje politike, sepse kjo nuk ėshtė nė natyrėn e tij, prandaj tė tėrhiqet.
Milo
Hetim tė gjithė ambasadorėve
Skandali i ndodhur me ambasadorin tonė nė SHBA dėshmon qė nė Ministrinė e Jashtme ka hyrė fort krimbi i korrupsionit. Janė dy raste njėra pas tjetrės qė e dėshmojnė njė gjė tė tillė, por qė nuk lė jashtė pėrgjegjėsisė drejtuesit e MPJ-sė, tė qeverisė dhe tė shtetit shqiptar nė pėrgjithėsi nė tė gjitha institucionet. Kėto gjėra po ndodhin dhe nuk janė vetėm kėto qė kanė ndodhur dhe po ndodhin, se po tė gėrmohet nė mjaft ambasada tė tjera do tė gjenden me siguri edhe shkelje tė tjera tė kėsaj natyre ose mė keq, sepse ėshtė krijuar njė qerfull diplomatik njerėzish tė priveligjuar, tė cilėt nuk pyesin as pėr ligj e as pėr shtet, as pėr opinion publik e as pėr imazh tė shtetit shqiptar.
Reagimi i ambasadorit dhėnė VOA-s
Tarifa: Kthehem po mė kėrkoi Nano ose Moisiu
Zoti ambasador do tė ishim tė interesuar pėr sqarimin tuaj pėr bisedėn. A ka ndodhur, dhe nė ēfarė kushtesh ka ndodhur?
Unė isha nė Tiranė dhe u ktheva mbrėmė. Televizioni Klan dhe shtypi shqiptar, mė thanė sot, po bėn zhurmė pėr njė ēėshtje qė quhet skandal financiar dhe unė dua tė sqaroj se asnjė skandal financiar nuk ka nė kėtė mes. Flitet pėr njė kasetė qė pėrmban njė bisedė tė incizuar timen me njė biznesmen shqiptar nė Uashington. Nė fakt unė nuk jam nė dijeni se njė bisedė e tillė ėshtė bėrė, pasi lexova sot transkriptimin e saj. Ajo kasetė, siē lexova nė shtyp, mė duket njė montazh bisedash tė ndryshme tė bėra, ose jo nga unė, nė telefon, ose mjedise tė tjera.
Pra ju e mohoni faktin se ekziston njė bisedė e tillė midis jush dhe biznesmenit shqiptar nė Uashington.
Unė pohoj qė flas nė telefon me tė gjithė shqiptarėt qė jetojnė nė Uashington, disa dhjetėra qindra, siē flas nėpėr kafene dhe pritjet qė bėj. Unė nuk di tė kem bėrė njė bisedė tė tillė, kaq tė gjatė sa ēshkruhej sot nė shtyp. Pra e mohoj tėrėsisht. Eshtė njė montazh bisedash qė nuk kanė koherencė dhe qė pėrpiqen tė duken komprometuese.
Ne kontaktuam me biznesmenin shqiptar. Ai ėshtė Indrit Bregasi. Ai pretendon veē atyre qė kanė dalė nė shtyp, se ju i keni kėrkuar njė borxh atij para gjashtė muajsh, pėr tė paguar njė libėr qė ėshtė botuar nė Holandė, siē ėshtė thėnė edhe nė materialet e botuara nga shtypi shqiptar. Ai ua ka dhėnė borxh paratė, por pasi i keni marrė ju keni mohuar marrjen e tyre dhe pastaj ka filluar e gjithė peripecia?
Eshtė njė shpifje e pėshtirė dhe e tmerrshme. Unė pėr njė botim timin qė ėshtė bėrė nė Holandė kam biseduar, jo me Indritin, por me shumė njerėz, por nuk ėshtė kėtu vendi pėr ti pėrmendur, pra kam biseduar nė ambasadė, miqėsisht me ta, pa i kėrkuar askujt lėmoshė, sepse se kam bėrė kurrė. Dhe e vėrteta qė thotė ai nuk ekziston. E vėrteta ėshtė qė ēėshtja, zemėrimi dhe intriga e kėtij individi, me sa duket shkaktohet pėr faktin se ai nuk fitoi njė tender, ose nuk mori paratė qė do tė merrte nga ai tender, qė po bėhej nė ambasadė. Prandaj unė dua qė tė them dy fjalė pėr kėtė punė nėse mė lejoni.
A e ka fituar tenderin Indriti nė ambasadė fillimisht?
Jo. Disa kompani kanė hyrė nė lojė, sikurse kėrkohet edhe nga shteti shqiptar. Kompania e tij ishte njėra nga ato kompani. Eshtė firmosur njė kontratė sipas porosisė sė dhėnė nga Drejtoria e Shėrbimit tė Trupit Diplomatik nė Tiranė, pasi oferta e tij qe mė e lirė dhe nė momentin e fundit, unė jam bėrė pishman, sepse kam pyetur shqiptarė tė tjerė nė Uashington dhe mė kanė thėnė pse merresh me atė njeri, ai ska fare firmė, pra qe njė firmė fantazmė. Dhe nė kėtė moment kontrata nuk ėshtė dėrguar asnjėherė nė Tiranė pėr dėrgim fondesh.
Indriti kėmbėngul, tė paktėn nė bisedėn paraprake qė bėri me Zėrin e Amerikės, qė ju ka dhėnė juve tre mijė dollarė borxh pėr punėn e librit nė Holandė. A ekziston ky fakt, a i keni marrė prej tij kėto para?
Jo, asnjėherė. Ai mund tė thotė edhe tridhjetė mijė dollarė, por nuk ka ndodhur kurrė.
Indriti nuk ju ka dhėnė para borxh dhe sipas jush e gjithė kjo histori ėshtė e sajuar. Pyetja qė kam pėr ju ėshtė, nė gjithė kėtė histori, kush ėshtė i interesuar pėr tė shpifur gjėra tė tilla pėr ju?
Shumė njerėz mund tė jenė tė interesuar. E para, posti qė kam unė nė Uashington ėshtė post i lakmuar nga shumė. Ky post bėn shumė pėr Shqipėrinė dhe qeverinė shqiptare. Dhe nėse duhet tė goditet qeveria shqiptare, unė jam njė objektiv mjaft i pėrshtatshėm. Me goditjen time personale goditen arritjet mes Shqipėrisė dhe Amerikės. Goditet imazhi i mirė qė ka kjo ambasadė nė Uashington edhe ėshtė njė presion qė bėhet pikėrisht para zgjedhjeve dhe jo mė parė. Problemi ėshtė qė ēdo procedurė qė ėshtė bėrė lidhur me kėta tendera pėr riparimin e ndėrtesės sė keqmbajtur tė ambasadės sė Shqipėrisė, e cila pėr katėr vjet me radhė qė unė shėrbej kėtu nuk ka marrė asnjė qindarkė tė vetme buxhet nga shteti shqiptar pėr tu riparuar, kėrkesa tė herėpashershme pėr ēdo vit nga ministri Islami janė konstatuar nevojat pėr riparimin e ndėrtesės nė korrikun e kaluar, kur ai vizitoi Uashingtonin. Njė ekip i Drejtorisė sė Shėrbimit tė Trupit Diplomatik ka ardhur nė dhjetor nė ambasadė, ka verifikuar dhe ka ikur me njė listė me 17 lloje punimesh qė duhen bėrė. Nė bazė tė kėrkesės sė tyre janė ēuar porositė dhe ofertat qė kėtej. Oferta qė ėshtė nėnshkruar dhe kontrata qė ėshtė nėnshkruar janė bėrė me miratimin e Ministrisė sė Jashtme. Por unė, engjėlli qė kam nė kokė pėr tė mė shpėtuar, mė ka thėnė mos e dorėzo dhe nuk ėshtė dėrguar asnjėherė nė Tiranė njė kontratė e tillė. Prandaj asnjė kontratė nuk ėshtė nėnshkruar. Asnjė para, asnjė cent, nuk ka ardhur nė ambasadė dhe asnjė cent nuk ėshtė vjedhur as nga unė, e as nga askush tjetėr nė ambasadė. Kjo ėshtė e vėrteta e ēėshtjes.
Po ju do tė ktheheni nė Shqipėri sipas kėrkesės sė shkresės?
Unė i kam dėrguar njė letėr kryeministrit dhe Presidentit tė Republikės si dhe ministrit tė Jashtėm dhe i sqaroj se arsyeja pse unė duhet tė shkoj atje ėshtė pėr tė ēuar dokumentet financiare, qė fare mirė mund tė vėrtetohen aty ku janė nė ambasadė, siē ėshtė edhe rregulli. Nuk di nėse duhet tė shkoj apo jo tani, sepse sapo u ktheva mbrėmė. Arsyet shėndetėsore nuk mė lejojnė qė tė shkoj pėr dy-tre javė, por sidoqoftė nuk kam pse tė mos shkoj nė qoftė se mė kėrkojnė. Por unė nuk jam nomenklaturė e ministrit tė Jashtėm, jam nomenklaturė e kryeministrit dhe presidentit. Nė qoftė se ata mė thonė hajde, domosdo qė unė do tė shkoj.
Intervista qe dha bisnesimeni korcar Indrit Bregasi, per "Zerin e Amerikes":
Fillimisht, a mund tė na shpjegoni variantin tuaj tė incidentit me ambasadėn shqiptare, me ambasadorin Tarifa?
Ne kemi punuar pėr ambasadėn shqiptare pėr njė periudhė prej dy vjetėsh dhe kemi ofruar shėrbimet tona si firmė modeste ndėrtimi nė zonėn e Uashingtonit. Kemi qenė pjesėmarrės pėr riparime tė ndryshme dhe tashti mė sė fundi, morėm pjesė nė tenderin qė ambasada shqiptare organizoi pėr tė bėrė mirėmbajtjen dhe rregullimet nė ambasadė dhe ndihmuam ambasadorin drejtpėrdrejt pėr mbarėvajtjen e kėtij projekti.
A filluan punimet nė ambasadė pėr kėtė tender?
Ambasadori Tarifa ka firmosur kontratėn, firma jonė fitoi tenderin. Unė kam sjellė kėtu kopjen origjinale tė kontratės me firmėn e ambasadorit Tarifa.
Pra, ju fituat tenderin, por punimet nė ambasadė nuk filluan?
Punimet nuk filluan, pasi siē ka bėrė tė ditur ambasadori, paratė nuk janė lėvruar ende nė llogarinė e ambasadės.
Atėherė, ēfarė ndodhi midis jush dhe ambasadorit?
Kjo ėshtė zhvilluar nė dy plane. Njėri ėshtė plani personal. Ambasadori kishte njė periudhė 6-mujore qė kėrkonte njė sasi tė caktuar lekėsh, 4 mijė e 500 dollarė pėr tė qenė mė i saktė, pėr tė nxjerrė nga shtėpia botuese njė libėr, qė ai e kishte ēuar aty dy vjet mė parė. Mbas tentativave tė ndryshme tė ambasadorit, rashė dakord tia jepja privatisht shumėn prej 4 mijė e 500 dollarėsh. Nga ana tjetėr, ne kishim kontratė, ishim strikt nė biznes, nė bazė tė rregullave tė lojės, qė bėhet kėtu nė Shtetet e Bashkuara, ku kontratat janė tė pėrpiluara me avokat.
A ėshtė shkėmbyer ndonjė lek, pra a janė dhėnė para fizikisht nga ambasadori te ju, ose nga ju tek ambasadori?
Unė i kam dhėnė ambasador Tarifės 3 mijė e 500 dollarė amerikanė, nė formė kesh, nga llogaria ime personale bankare. U la qė kėto tia jepja me dy kėste, pėr arsye teknike me bankėn. Kur unė vonova pėrgjigjen pėr tri-katėr ditė pėr shumėn e dytė, ambasadori filloi tė bėnte presione, shantazhe dhe kėrcėnime nė telefon. I thashė nė telefon se kjo ishte absurde dhe dola e takova tė nesėrmen, duke i thėnė se nuk do ta vazhdoja mė kontratėn me ambasadėn. I thashė qė nuk i jam i interesuar pėr kėtė marrėveshje dhe i kėrkova lekėt e mia. Ambasadori e mohoi. Kėshtu u detyrova, edhe me kėshillėn e avokatit personal, tė bėnim regjistrimin e bisedės telefonike, e cila hedh dritė mbi faktet dhe mėnyrėn si ėshtė zhvilluar e gjithė ngjarja.
Ju pretendoni se nė ambasadė keni kryer punime dy vjet mė parė, apo jo?
Po, sigurisht.
Nga regjistrimi i bisedės kuptohet se ka shkelje si nga njė zyrtar publik, me fondet publike tė amabasadės, po ashtu aty kuptohet qė bėhet shkelje edhe nga ju, pėr praktika jo tė ndershme biznesi, pėr ta faturuar ambasadėn mė shumė se ēduhet, qė ju tė merrni paratė qė i keni dhėnė ambasadorit privatisht. A kanė ndodhur raste tė tjera tė kėsaj natyre, me kėtė ambasadė, gjatė dy vjetėve qė ju keni kryer punime atje?
Kjo nuk ka ndodhur as mė parė e as tashti. Ēdo marrėdhėnie qė ėshtė kryer midis firmės sime dhe ambasadės shqiptare ka qenė nė bazė tė rregullave tė lojės tė biznesit nė Amerikė. Nuk e di si bėhen kontratat nė Shqipėri, por kontratat e mia janė tė pėrpiluara nga njė grup avokatėsh qė merren me kėtė punė. Ne kemi punuar pėr ambasadėn dhe tė them sinqerisht qė, duke qenė shqiptarė dhe duke qenė tė interesuar pėr mbarėvajtjen e punėve nė ambasadė, duke patur parasysh edhe faktin qė ambasadori ka bėrė gjithmonė tė ditur se fondet pėr ambasadėn nuk kanė qenė kurrė tė mjaftueshme, ne kemi ofruar gjithmonė shėrbimet tona dhe jemi treguar shumė modestė nė ēmimet me ambasadėn. Marrėdhėniet e mia me ambasadėn nė kėtė drejtim, kanė qenė gjithmonė nė disfavorin tim ekonomik. E kam bėrė thjesht si njė qytetar qė pata mundėsi tė ofroja diēka pozitive pėr ambasadėn e shtetit pėr tė cilin unė jam krenar.
Atėherė, si ju lindi ideja pėr tė bėrė regjistrimin e bisedės, cili ishte motivi kryesor?
Unė u befasova nga sjellja e ambasadorit. Ishte diēka qė nuk e prisja, mė befasoi, duke patur parasysh qė ai ėshtė njė titullar dhe duhet tė jetė shembull pėr tė gjithė qytetarėt qė jetojnė nė zonėn e Uashingtonit. Faktin qė ai filloi tė bėnte shantazhe dhe presione nė telefon, unė kam zėrin e tij nė sekretarinė telefonike, ia shpreha kėtė shqetėsim avokatit tim, i cili mė sugjeroi tė pėrgjonim bisedėn dhe tia ēonim organeve pėrkatėse nė Shqipėri qė kjo ēėshtje tė marrė drejtimin e duhur. Ky ishte motivi.
Ju nuk bėtė ndonjė pėrpjekje pėr tu ankuar nė Ministrinė e Jashtme tė Shqipėrisė pėr tė marrė paratė?
Unė ia bėra tė qartė zotit Tarifa, i thashė nė bisedėn para se tė shkonim te finalja, i thashė qė unė dua lekėt e mia, dua ta mbyll kėtė ēėshtje, nuk dua tė kem tė bėjė mė me ambasadėn dhe kėtė mėnyrė tė korruptuar. Kaseta flet vetė dhe ambasadori madje, mė bėri ofertė nė bisedėn telefonike tė regjistruar, qė unė tė kthehesha dhe tė merrja shumėn e dhėnė hua prej meje personalisht tek ai dhe ta merrja me buxhetin e ambasadės, tė cilėn nuk e pranova dhe ēėshtja erdhi deri kėtu ku ėshtė tani.
A do ta ndiqni kėtė ēėshtje nė organet e drejtėsisė nė Shqipėri?
Unė do tė vė nė dispozicion tė gjithė dokumentacionin qė kam, pėr ti dhėnė lehtėsi organeve kompetente pėr ta ēuar kėtė nė drejtimin e duhur.
KUSH I KONTROLLON AMBASADORET DHE AMBASADAT?
Rasti i ambasadorit shqiptar ne Uashington mund te kete ngjallur reagime te shumta e te ndryshme, qe shprehin shqetesimin e thelle te opinionit shqiptar per katandisjen e vendit dhe imazhit te tyre. Ky imazh prej kohesh ka rene aq poshte dhe eshte perbaltur aq keq, sa edhe nje rast me shume si ai i zotit Tarifa nuk perben ndonje gje te re. Natyrisht rastet me diplomatet jane me delikate per shkak te natyres se punes se tyre dhe jehones qe mbartin raste te tilla. Nuk dime me siguri si qendron e verteta, pavaresisht se ne biseden e pretenduar permenden detaje te tilla qe lidhen me vete ambasadorin Tarifa (paga 1200 dollare, shkollimi i femijeve ne Holande, libri, etj qe i takojne vetem atij). Ajo qe bie ne sy ne reagimin e ambasadorit eshte qendrimi i tij arrogant dhe fyes ndaj Ministrise se Jashtme dhe ministrit te Jashtem. As me shume e as me pak ai shprehet pothuajse drejtperdrejt se nuk pyet per ministrin e Jashtem, se nuk eshte nomeklature e tij, per pasoje nuk eshte i detyruar te vije ne Tirane per te dhene shpiegime. Ndryshe do te ishte po ta kerkonte kryeministri apo Presidenti. Do te mjaftonte vetem ky deklarim, qe ambasadori te shkarkohej menjehere nga detyra. Vetem ne Shqiperi ndodh qe punonjes te shtetit deklarohen kunder institucioneve te shtetit dhe titullareve te tyre duke qene akoma ne detyre. Ligji per sherbimin e jashtem percakton qarte se perfaqesite diplomatike, titullaret dhe punonjesit e saj varen drejpersedrejti nga Ministria e Jashtme. Vetet ambasadoret kur emerohen firmosen nga ministri i Jashtem, kryeministri dhe dekretohen nga Presidenti, por kur fillojne pune varen nga Ministria e Jashtme. Kjo eshte praktike ne te gjitha vendet e botes demokratike. As Presidenti e as kryeministri nuk merren me aktivitetin e ambasadave dhe ambasadoreve. Zoti Tarifa nxiton t'i jape rastit te tij nuance politike, mjet tashme i njohur dhe i perdorur ne shume raste. Eshte bere eksperience bajate tashme per titullare perfaqesish diplomatike qe provokojne perplasje politike apo me institucione te shtetit per te realizuar qellime meskine pas largimit nga detyra. U lepihen shefave te tyre deri ne perulje dhe sapo ndiejne se gjerat mund te mos shkojne sic u intereson jane gati t'i blasfemojne e t'i akuzojne per cdo gje. Ceshtja e ambasadoreve prej kohesh eshte kthyer ne nje shqetesim te madh per Ministrine e Jashtme. Kjo kryesisht per ambasadoret qe jane emertesa politike, sic eshte zoti Tarifa, dhe nuk vijne nga stafi i karrieres diplomatike te MPJ-se. Ata e mendojne veten te plotfuqishem ndaj Ministrise dhe perpiqen ta kene mire vetem me kryeministrin dhe lejojne te perdoren prej tij. Ministrine e konsiderojne thjesht si vendi ku duhet te kerkojne te drejtat e tyre, por jo si institucioni nga ku varen per cdo gje. Ka shume te tille. Te derguar neper perfaqesi si shprehje te perkatesise politike, klanore, nepotike dhe per interesa qe nuk lidhen me diplomacine dhe fatet e vendit, ata nuk respektojne rregullat dhe ligjet qe rregullojne marredheniet e tyre me MPj-ne, sic ben zoti Tarifa. Mirpo ai e di mire se nga i vjen kurajoja. Per sa kohe ta kete mire me ate tjetrin, asgje nuk i ndodh. Sepse ai ka privatiuar cdo gje, perfshire edhe sherbimin diplomatik. Ai ben listat, ai cakton njerezit, dhe jo vetem ambasadoret. Ai vendos te terheqe nje shef misioni per te kandiduar ne zgjedhje dhe urdheron qe bashkeshortja e tij te mbetet ne Danimarke si punonjese e perfaqesise, sepse keshtu behet pazari. Ajo duhet te mbetet atje, te shfrytezoje apartamentin, te paguhet, dhe keto ne kurriz te taksapaguesve shqiptare. Te kalohet brenda nates ne punonjese perfaqesie diplomatike, vetem per meriten se bashkeshorti do kandidoje per deputet, kjo ndodh vetem ne shtetin shqiptar. Ministri Islami e kupton mire kete absurditet, por nuk ka fuqi ta ndaloje. Ashtu sic e kupton edhe absurditetin e dergimit si shef misioni te nje anetari parlamenti, qe nuk e ka per gje te behet komik e te shkoje shef misioni. Se si do prezantohet ai atje, nga anetar parlamenti ne punonjes ambasade, as ai nuk e di, por kjo eshte gjeja me pa rendesi. Islami e kupton mire se sa absurde eshte te caktohet ish-bashkeshortja e kryeministrit si punonjese ambasade ne Paris, vetem e vetem se asaj i duhet te jete atje per interesat e saj familjare. Por qendrimi ne Paris kushton shume, dhe ndoshta shpenzimet prekin vete kryeministrin. Keshtu le te futet ne ambasade, te paguaje shteti per apartamentin, rrogen, uje, drita, makine. Nuk ka rendesi diplomacia dhe integrimi. C'nuk ndodh neper perfaqesi. Ka raste kur titullaret nuk komandojne as shoferet, sepse kane nje mburoje pushtetari dhe Islami i ka duart e shkurtera. Emigrantet shqiptare mese nje here jane ankuar per titullaret e konsullatave per sherbimet qe u behen. Por kush pyet. Edhe konsujt i kane marre nga rruga e jo nga MPJ-ja per te bere pune konsullore. Nje turp me vete ky, por per te cilin nuk turperohet askush. Vijne turma kinezesh mjerane e te keputur me viza "turistike" nga ambasda e asgje nuk ndodh. Shkruajne e deklarohen ne publik titullare ambasadash per opinionet e tyre, deri edhe per rrogat e pamjaftueshme, dhe ministri nuk mund te beje asgje, vetem te perserise shkresa per respektimin e rregullave te komunikimit me masmedian. Dhe keshtu trimerohen njerez si Tarifa qe thote se nuk pyet per Ministrine e Jashtme dhe ministrin e Jashtem. Prandaj edhe shume si ai kane kaluar cdo kufi ligjor te kohes se sherbimit jashte vendit dhe nuk i kthen askush. Edhe nese do ministri nuk e pyet njeri. Prandaj titullaret e ambasadave jane me shume se gjysma emertesa politike, nderkohe qe ligji parashikon vetem 20% te jene te tille. Por kush pyet per ligjin.
Dhe keshtu do kaloje edhe ceshtja Tarifa. Cudia me e madhe zgjat tri dite. E pergenjeshtron, hidhet ne sulm, i jep natyre politike, ben insinuata per konspiracion dhe thote se nuk varet nga ministri i Jashtem dhe e vendos vete nese do vije ne Tirane sic i kerkon MPJ-ja apo jo. Mirepo ligji thote ndryshe. Por ai e di se kush e ben ligjin. Dhe nese ai vendos ta flake i kundervihet edhe atij dhe vete shtetit qe ka perfaqesuar, qe sic pretendohet edhe ne bisede, sipas tij eshte .....Keshtu e mendon me te lehte per te qendruar atje ku eshte ashtu sic shprehet ne biseden e pretenduar. E nderkohe vendi ecen perpara me suksese te medha drejt integrimit ne institucionet euro-atlantike dhe ne balle te tij qendrojne ambasadoret si Tarifa qe nuk pyesin per institucionet e vendit te tyre nga ku varen.
Nuk eshte dicka e jashtezakonshme kjo historia e Tarifes por ajo qe te ben pershtypje eshte publiciteti qe po i ben vete partia ne pushtet.
Te ishin kaq te "mire" ata nuk do te merreshin tani ne fund me Tarifen kur kishin me para skandale milioneshe si ai Benzit te Nanos e sa e sa ceshtje te tjera qe Zoti e di a do te behen ndonjehere publike.
Kjo puna e parave eshte nje gje "normale" tek pushtetaret e cdo ngjyre ne Shqiperi.
Provo te zgjidhesh nje ceshtje sado te vogel pa para?!
Lere me tenderat ne te cilat qe te fitosh duhet te paguash gjithmone 10% te vleres se tenderuar se perndryshe kot qe hyn aty.
Tarifa nuk eshte as i pari e as i fundit por ajo qe duhet te behet eshte qe tek shqiptaret te krijohet nje vetedije e larte shoqerore lidhur me korrupsionin sepse jane dy pale qe bejne korrupsionin ajo qe jep dhe ajo qe merr.
4500 $ te Tarifes jane nje hiq para milionave te tenderave qe behen ne Shqiperi e per te cialt nuk flet askush.
Sic duket Tarifa eshte nje "viktime" e klaneve brenda PS apo me ngushte te klaneve brenda Ministrise se Puneve te Jashtme.
Historia e korrupsionit as ka filluar sot e as do te mbaroje neser (me kete nuk dua te justifikoj Tarifen) sepse shoqeria shqiptare eshte ne nivele te tilla.
Korrupsioni nuk luftohet me "duar te pastra" nga njerez ose politikane pisa por luftohet nga nje sistem demokratik i zhvilluar dhe nga nje shoqeri e emancipuar ne te gjitha drejtimet.
Personalisht nuk shikoj asgje te re dhe ne deklarimet e fundit te te gjitha paleve lidhur me korrupsionin sepse nuk mjafton vetem deshira e mire apo fjalet e bukura se per kaq kohe e per kaq dite do te zhdukim korrupsionin.
Ajo eshte dhe duhet te jete nje lufte e perditshme qe duhet te filloje qe nga bankat e shkolles (ku dhe mesuesi u merr para nxenesve per provimet).
Fjale,fjale dhe vetem fjale!
kurse kryetari i Partise tende o r2t i hedh ne gremina dashnoret dhe ne kanal pleqte..
Po ti perseri do e votosh se..
Boku..
po dhe Kaci nje cop hajdut e kanibal eshte..
me dhimbset Tarifi i Nanos..
nuk i ka vajtur ne mendje se ai katunari indrit bregasi ka futur kasetofonin ne xhep..
po mire a vut re nje gje?????
hmmm jo sigurisht..
po VOA-ja e pate sa e shqetsuar eshte qe ju deskreditua nje Tarif i Nanos?
eshte gati ta haj te gjalle byberi i Elezajve te Nanos te ngratin indrit..
po ambasadoren emerikane prapa mulla.qeve te Nanos e pate duke prere shirita kto dite bashk me Tosin e Nasit?
Me nje fjale e kan prere shiritin ata te stejt departmentit qe ta lene Nanon dhe nje dekade tjater ne pushtet...
sikurse lane Enverin 50 vjet..
Tarifen nuk e heqin se te heqesh tarifen do te thote ta prishesh punen me Sevon me shoke qe lehin neper lagje der me dere per Social imperialisten bark madhe te Nanos..
cna bere mo indrit more malukat..
Ne kemi vrare e vjedhur miliarda e sna ka hire ferre ne kembe thone nashti ata boset e PS-se .. e ki kullufi i Sevos vate e u zbulua nga nje zhbllokus lavamani..
kulmi eee..
sa inat na vjen..
jo brar e ke gabim se Tarifes ia kane vene syrin prej kohesh Nano & Kaci, po vendosen te nderhyjne tani qe eshte kohe zgjedhjesh. As per sevon nuk i behet vone Nanos qe la grua e femije rrugeve per nje cope baxhelle.Postuar mė parė nga Brari
biseda e rregjistruar nuk ishte koherente, nuk e vuri re njeri kete?
sa per shkollimin e Tarifes qe eshte hedhur poshte me siper, pervec titullit doktor shkencash qe ka ne Shqiperi, Tarifa ka qene 5 vite student PhD ne North Carolina nga 94-99, dhe ka titullin Doktor Profesor ne Sociologji. Le te thuhen gjerat ashtu sic jane.
.......................................
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga green : 11-05-2005 mė 15:54 Arsyeja: ....................
Moisiu: Tarifa, nuk do tė hezitoj tė veproj
I kam ndjekur dhe vazhdoj ti ndjek me mjaft shqetėsim njoftimet e medias dhe komentet lidhur me ambasadorin e Shqipėrisė nė SHBA,- tha dje presidenti Moisiu pas interesimit tė gazetarėve gjatė takimit tė zhvilluar nė Bukuresht nė kuadėr tė SEECP-sė.
Sipas tij, Ministria e Punėve tė Jashtme ka ndėrmarrė tashmė hapin e parė, thirrjen urgjente tė ambasadorit nė Tiranė pėr sqarimin e rrethanave dhe verifikimin e fakteve.
Unė pres nga Ministria dhe ambasadori qė ky problem tė trajtohet me seriozitet dhe transparencė tė plotė.
Mbi bazėn e konkluzioneve tė sakta zyrtare, ju siguroj se nuk do tė ketė asnjė hezitim nga ana e ime pėr tė vepruar nė mėnyrėn e duhur.
Fatos Tarifa. Diplomati nė fjalė, nėpėrmjet njė bisede tė zhvilluar me biznesmenin Indrit Bregasi, i ka kėrkuar 4 500 euro ryshfet, tė cilat do tė pėrfshiheshin nė shpenzimet qė do tė realizoheshin pėr rikonstruksionin e godinės sė ambasadės. Nisur nga kėto tė dhėna, ministri i Jashtėm, Kastriot Islami, ka pezulluar nga detyra dhe zhveshur nga imuniteti i diplomatit Tarifėn, deri nė sqarimin e plotė nga ana e tij tė kėsaj historie, ndėrsa kreu i qeverisė, Fatos Nano, ka urdhėruar kthimin e njėhershėm tė ambasadorit nė Tiranė dhe dėrgimin nė SHBA tė njė ekipi auditimi adiministrativ. KLSH-ja ka tė dokumentuar nė materialet e raportit vjetor tė vitit 2002 edhe disa shkelje tė tjera financiare tė realizuara nė ambasadėn tonė nė SHBA. Nė njė kontroll tė ushtruar nga KLSH-ja nė dhjetor tė vitit 2002 nė kėtė ambasadė, ka rezultuar se veprimet financiare tė kryera nga selia jonė diplomatike nuk kanė qenė tė sakta dhe ligjore. Konkretisht, ndryshe nga sa kėrkohet nė procedurat financiare, tė gjitha veprimet janė bėrė pa fatura dhe tė paregjistruara nė librin e arkės, dokument qė mungonte nė dokumentacionin financiar tė pėrfaqėsisė sonė diplomatike.
Marre nga gazeta "Shekulli"
Krijoni Kontakt