Fatos Tarifa akuzohet pėr abuzime tė fondit, me dėm nė 100 mijė USD
Tarifa , thanė burimet e prokurorisė, akuzohet se ka abuzuar me detyrėn nė lidhje me shpenzimet e bėra nė mė tepėr se njė vit, pėr rikonstruksionin e godinės sė Ambasadės shqiptare nė SHBA si dhe me shpenzime tė tjera si blerje makinash dhe riparime tė ndryshme nė kėtė Ambasadė.
Prokuroria e Tiranės, bėri tė ditur dje se ka pėrfunduar hetimet nė ngarkim tė ish ambasadorit shqiptar nė SHBA, Fatos Tarifa. Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranės thanė , "dosja penale nė ngarkim tė ish ambasadorit Tarifa do tė dėrgohet ditėt nė vijim pėr shqyrtim gjyqėsor". Sipas prokurorisė, Fatos Tarifa, akuzohet pėr veprėn penale tė shpėrdorimit tė detyrės, gjatė kohės qė ka qenė Ambasador i Shqipėrisė nė SHBA, nė periudhėn 2001-2005.
Tarifa , thanė burimet e prokurorisė, akuzohet se ka abuzuar me detyrėn nė lidhje me shpenzimet e bėra nė mė tepėr se njė vit, pėr rikonstruksionin e godinės sė Ambasadės shqiptare nė SHBA si dhe me shpenzime tė tjera si blerje makinash dhe riparime tė ndryshme nė kėtė Ambasadė.
"Nga hetimet e kryera pėr kėtė ēėshtje rezulton se, kėto shpenzime nuk janė tė dokumentuara", thane burimet e mėsipėrme.
Ndėrkohė, vlera e dėmit tė shkaktuar buxhetit tė shtetit nga abuzimet nė Ambasadėn shqiptare nė SHBA, gjatė kohės qė Fatos Tarifa ishte ambasador, pėrllogaritet nė 100 mijė dollarė.
Ish ambasadori i Shqipėrisė nė SHBA, Fatos Tarifa, u denoncua pak muaj mė parė nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor tė Tiranės, nga Kontrolli i Lartė i Shtetit (KLSH) dhe u hetua nė gjendje tė lirė.
KJ
Krijoni Kontakt