Nje bosht amerikano-italiano-shqiptar
Nga Mentor Nazarko /Te thuash qe ardhja e kryeministrit italian Berluskoni eshte nje ngjarje e rendesishme per Shqiperine, duket sikur thua nje te vertete te padiskutueshme nga te gjithe. Kjo u pa dukshem edhe ne menyren si u prit ai, vemendjen qe ju dedikua nga mediat shqiptare ardhjes se tij, por ne fund te fundit edhe vemendjes qe krijoi apo perqendroi rreth vetes ne mjedisin politik shqiptar. Kane ardhur ne Shqiperi, pothuaj te gjithe kryeministrat dhe presidentet e dymbedhjet vjeteve te fundit, por padyshim vemendja ndaj Berluskonit, president i Milanit, i Fininvestit, pra i kanale 5, Italia unos dhe rete kuatros, nje nga njerezit me te pasur te botes, etj, etj ishte e vecante. Ashtu si te gjithe fenomenet televizive,- shume pak e njohin ate si politikan-, ai ishte stari qe i kenaqi te gjithe: u kenaq Nano, qe po sheh frytet me se pari diplomatike te ktheses se tij me Italine; u kenaq nga pak Presidenti Moisiu qe ne keta pak muaj eksperience politike pati mundesi qe te komunikonte vertet edhe pse ne nje takim protokollar me kryeministrin e fuqise se peste se botes; u kenaq doktor Berisha qe u shpall faqe publikut miku i tij, megjithe keshillen miqesore per te bere me shume durim si opozitar; u kenaqen te gjithe burrat tane te shtetit sepse kane numrin e tij te telefonit, etj,etj. Por ka disa elemente te vertetes qe mbarti me vete vizita e Berluskonit qe meritojne vemendje per shkak te rendesise qe kane ne planin ekonomik, politik, te imazhit te vendit, me nje fjale me rendesi thelbesore.

Berluskoni eshte dhe mbetet edhe tani perfaqesues i kapitalit te madh italian dhe sipas shume vezhguesve ardhja e tij megjithese e vonuar, konsiderohet si hapja e rruges per kete kapital nepermjet investimeve ne sektore kyc dhe me rendesi strategjike per vendin. Ne fakt vizita e Berluskonit, asokohe shef i opozites ju premtua Shqiperise gjate takimit te tij me Meidanin ne Strasburg, ne vitin 1999, bashke me premtimin per te ngritur edhe nje qender te madhe pritjeje per kosovaret me investimin e tij personal, por ishte ardhja e kryeministrit te kohes D'Alema qe e shtyu kete vizite te pare te tijen deri me sot. Kjo ardhje, mesazhet e saj te percjella dje dhe sot, ka shume te ngjare te interpretohet nga qarqe te biznesit te madh ne Itali si krijim i kushteve minimale ne Shqiperi per te qene te pranishem e per ta shfrytezuar ate si porte per depertimin e investimeve apo kapitalit italian ne tere rajonin. Nuk eshte e rastit qe ardhja e Berluskonit lidhet me disa projekte te rendesishme ne fushen e energjise elektrike, depozitave te naftes, ujit te pijshem dhe turizmit, qe perfaqesojne resurse dhe sektore me rendesi jetike per zhvillimin e vendit. Garanci per zbatimin e mundshem te ketyre projekteve eshte nuhatja, stili pra menyra e te sjellit te Berluskonit si njeri i biznesit: pra konkret, praktik, qe i jep rendesi kontakteve te drejtperdrejta njerezore-shembulli i fjalimit ne parlament, i dhenies se numrave te telefonit bashke me Putinin dhe Bushin edhe Nanos, Berishes, Pellumbit dhe Moisiut. Si njeri biznesi me se pari, mbeshtetur edhe ne eksperiencen e vet profesionale dhe politike, Berluskoni e beri te qarte rendesine e imazhit ne ecurine ekonomike te nje vendi, ndaj angazhimi i tij ne kete drejtim eshte me te vertete realist dhe i domosdoshem ne percaktimin e nje kuadri te ri marredheniesh bashkepunimi partnerial midis Shqiperise dhe Italise.. Ne kete plan duhet pare edhe angazhimi per te nxitur turizmin dhe investimet italiane ne kete sektor qe konsiderohet me te drejte si sektor kyc per ekonomine shqiptare dhe gjeografia e vizites Tirane-Butrint, ndoshta duhet shfrytezuar edhe per vizitore te tjere. Hyrja e kapitalit te madh italian eshte garanci per rritjen e konkurences dhe per pasoje ofrimin e sherbimeve me cilesi dhe te favorshme ne sektore te ndryshem, por edhe per elemininimin e varesive tona ekonomike, per pasoje edhe politike nga nje vend i vetem per shkak te dominimit te investimeve te medha te atij vendi.

Por garanci per nje ere te re ne ne realizimin praktik te angazhimeve italiane eshte dhe fryma qe ka sjelle ardhja ne pushtet me Berluskonin si perfaqesues tipik, e se djathtes italiane. Vizioni i saj ne Ballkan eshte thellesisht proshqiptar, ndryshe nga politika e nje pjese te mire te se majtes dhe nje pjese te vogel te se djathtes italiane per barazlargesi te Italise ndaj Shqiperise dhe Serbise dhe thellesisht agresiv ne kuptimin pozitiv te fjales. Sipas ketij vizioni Italia duhet te kontrolloje tregjet e rajonit duke e konsideruar ate si zonen e saj normale te influences ekonomike dhe duke sherbyer si avokat i tij per integrimin ne organizatat nderkombetare si BE dhe NATO. Eshte pjese e ketij vizioni me se pari vemendja dhe angazhimi per Korridorin tete i cili shihet si rruga natyrale e ketij depertimi kapitalesh dhe interesash, korridor qe ka qene ne boshtin e politikes se jashtme te Berluskonit qe ne fushaten elektorale, dhe qe perfaqeson nje potencial te madh edhe per zhvillimin e zones se jugut te Italise. Kjo zone qe ka sherbyer historikisht si serbator votash per te djathten, ka shance te medha zhvillimi per shkak se portet e saj te Brindisit dhe Barit, tere rajoni i Pulias, do te kene avantazhe te medha te drejtperdrejta ose indirekte, prej spostimit nga apo drejt lindjes te kapitaleve, mallrave, naftes apo gazit, etj, nje rol qe deri tani e kane luajtur portet e veriut si ai i Triestes. Mbeshtetja qe qeveria e Berluskonit i jep vendosjes se depozitave italiane ne zonen e Vlores, eshte ne nje fare menyre parathenes i mundesise se realizimit te gazjellesit AMBO, Burgas- Vlore.

Por pa u zgjatur shume, Berluskoni njihet edhe si aleati me i mire i amerikaneve ne Europe, qe njihen nga ana tjeter edhe si aleatet me te mire te shqiptareve. Ne kendveshtrimin e korridorit tete, te mbeshtetur fuqimisht prej administrates Klinton, por edhe prej aktuales, por edhe ne nje plan me te gjere,duket se realizimi i interesave italiane ne rajon ne pergjithesi, dhe ne Shqiperi ne vecanti shkon ne unison me interesat amerikane qe ka te ngjare qe e shohin Italine si kujdestare te ketyre interesave. Jane interesa qe sjellin zhvillim, te percuar ne nje fryme te re, larg skemave te vjetra te se kaluares dhe qe rrisin integrimin e tregjeve te lindjes me te perendimit. Shqiperia fiton ne kete optike rendesine e saj natyrale, qe vjen per shkak te pozicionit dhe peshes se shqiptareve ne rajon, duke bere me se pari pjesen e vet te punes, qe eshte kontributi per stabilitet dhe nderprerja apo reduktimi i kalimit te trafiqeve te ndryshme te paligjshme. Nderprerja e trafikut te klandestineve dha frytet e para.