Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 53
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Vritet udhëheqësi rebel çeçen

    Vritet udhëheqësi rebel çeçen (BBC)

    Një zëdhënës i udhëheqësit rebel çeçen, Aslan Maskhadov, ka konfirmuar se ai është vrarë gjatë një operacioni të forcave ruse të sigurisë në Çeçeni.
    Një zëdhënës ushtarak rus tha se zoti Maskhadov ishte fshehur në një bunker në fshatin Tolstoy-Yurt.

    Aslan Maskhadovi ishte personi më i kërkuar nga Moska. Tani i dërguari i tij kryesor thotë se ka konfirmim të pavarur për vdekjen e tij: që është një arritje e madhe për Moskën dhe presidentin rus Vladimir Putin.

    Zoti Maskhdov -- i cili ishte president i Çeçenisë në mesin e viteve 1990 - është fajësuar nga Kremlini për disa nga operacionet më të përgjakshme të rebelëve çeçenë, përfshirë rrethimin e teatrit në Moskë dhe masakrën në shkollën në Beslan.

    Ai e kishte mohuar të kishte lidhje me sulme të tilla dhe kohët e fundit kishte bërë thirrje për dialog me Moskën.

    Tani televizioni rus po jep pamje të kufomës së tij: gjysmë të zhveshur të shtrirë mbi një pellg gjaku.

    Zëdhënësi çeçen Akhmed Zakayev i tha BBC-së se Aslan Maskhadovi ishte vrarë gjatë një operacioni të forcave ruse të sigurisë.

    Zoti Zakayev i hodhi poshtë fjalët se ai ishte tradhëtuar nga truproja e tij, por pranoi se vdekja e tij është një goditje e rëndë.

    Por udhëheqësit rebelë këmbëngulin se lufta e tyre për pavarësi do të vazhdojë, dhe e paralajmërojnë Moskën se ka bërë një gabim të rëndë duke vrarë të vetmin person - që shumë besojnë se mund të kishte negociuar një marrëveshje paqësore.

    Mbështetësit e tij thonë se me vrasjen e tij Moska ka eleminuar një nga forcat më të moderuara në mesin e rebelëve dhe paralajmërojnë se ekstremistët mund të reagojnë me një shpërthim dhune.
    Maskhadov, i vrarë nga forcat ruse në Çeçeni
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    As i pari, as i fundit, vetëm shtuan edhe një hallkë në zinxhirin e terrorit kundër muslimanëve.

    Muslimanët e paguajnë çmimim e mos respektimit të urdhërit të Zotit dhe porosive të Muhammedit a.s. se muslimanët duhet të kujdesen për mirëqenien e vëllezërve të tyre dhe se vetëm të bashkuar janë të fuqishëm për të arritur mirëqenie.

    Ndoshta dikur, disi, ky agresion tejmase që ushtrohet mbi muslimanët në mbarë botën do të ndikon në vetëdijësimin dhe ndërgjegjësimin e muslimanëve, që të kuptojnë politikën e fëlliqur anti-islame të Komunitetit Ndërkombëtar në krye me Kombet e bashkuara dhe t'i kthehen vetëvehtes.

    Përndryshe do të ket edhe shumë Maskhadov-a, do të përsëritet Iraku, Afganistani, do të shtohen burgjet si ai i Guantanamos...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Edhe nji terrorist ma pak!

    Krimineli vrases i femijeve neper shkolla, i hedhjes ne ere te stadiumeve e pallateve me civile te pafajshem, e mori ate qe meritonte kahere...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Nje terrorist me pak ne listen e zeze.
    Keta ishin ata qe me perçmim deklaruan se kishin shpenzuar 8.000 dollare per te organizuar vrasjen e 400 femijeve te pafajshem ne Beslan.
    Lufte globale kunder terrorizmit e jo kunder fese islame.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Cecenet, si cdo popull tjeter, kane ma se t'drejte me pase shtetin e vet e mos me i pague taksa kurrkujt tjeter. Por terrorizmi nuk asht zgjidhje. Kush asht ai qi vret gra e fmije? Terrorizmi chechen nuk ban gja tjeter vecse i jep Rusise dore t'lire e arsye me vazhdue shtypjen.
    Defend the second amendment

  6. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Çeçenet luftojne per liri e mos i ngatrroni gjerat.
    Sigurisht se jane do grupacioni qe ne emer te "Allahut" e me pelqimin e Rusise bejne krime si ate me femijet. Çeçenia i duhet Putinit ashtu si edhe Palestina Arabeve. Ju duhet kaosi dhe te gjejne nje "fajtore" per cdo gje qe ndodhe. Atje kan Izraelin, ketu rebelet çeçen dhe keshtu me radhe.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #7
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Une ende kam problem me ate se kush ka shpikur termin terorist dhe ne cilat kohe dhe raste perdoret ai term.

    Me "double standard" nuk arrihet askund. Terori individual si edhe ai kolektiv ka cdohere dy kendveshtrime.
    Te gjithe e dime kete pune, po nejse.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar më parë nga StormAngel
    Une ende kam problem me ate se kush ka shpikur termin terorist dhe ne cilat kohe dhe raste perdoret ai term.

    Me "double standard" nuk arrihet askund. Terori individual si edhe ai kolektiv ka cdohere dy kendveshtrime.
    Te gjithe e dime kete pune, po nejse.

    Ketu po flitet per vrasjen e nje terroristi nga forcat e sigurise ruse..Per ty ky person mund te quhet nje luftetar i lirise se popullit te vet.
    Per mua eshte terrorist e ska nevoje te kerkojme kush i ka shpikur e kur perdoret fjala terrorist.
    Dy kendveshtrime simbas klasifikimit tend.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Storm:

    Per me ti lehtesue pak problemet qe ke me perdoruesat e fjales "terroriste":

    Vrasja me qellim e njerezve te pafajshem apo civileve, vetem pse i perkasin nje etnie apo jane qytetare te nje shteti te caktuar, per qellime politike a fetare, per ti bere presion nje shtei, qeverie apo etnie, mund te klasifikohet shume mire si terror.

    Nese e ke fjalen per hedhjen ne ere te femijeve neper shkolla e kopshte me eksploziv natyrisht qe e tejkalon fjalen "terrorizem", por meqe nuk eshte shpike ende fjala e duhur per keto monstra po i quajme "butesisht" terrorista.

  10. #10
    Today is the Day Maska e Sinister
    Anëtarësuar
    03-03-2005
    Vendndodhja
    Temple of the Morning Star
    Postime
    7
    Konceptit te terrorizmit qe ju ka marr trute ere ju, i jepet ndarje eksesive nga koncepti universal i luftes. Kujt i dogji ktu meqe ju shkel nderi fjales "lufte" duke perfshire terrorizmin brenda dmth thjesht qe esht nen 15 vjec.

    Normalisht qe edhe nji shtet pa pike respekti per te drejtat e njeriut si Rusia sot flet per terrorizem...nje vend ku te drejtat e njeriut para 10 vjetesh kane qen i njejti tabu si jane sot ne vendet islamike. Edhe nji shtet terrorist si Serbia flet per terrorizem ndersa del ne fushata vrasjesh e perdhunimesh...rendesi ka qe ju te degjoni raportin e kolonel Kurvovicit qe deklaron me keqardhje "demet kolaterale ne popullsi" ishin nje aksident makaber qe nuk pasqyrojne qellimet e ushtrise fisnike serbe/ruse/amerikane/arabo-saudite etj.

    Denohet keshtu terrorizmi i atij qe nuk ka uniforme militare ndersa terrorizmi i ushtrise kalohet me nje "slap-on-the-wrist" si dem kolateral...ne ket pike formoni edhe ju opinionet tejet te ceketa qe perbejne ate botkuptimin tuj 1 metersh katror.
    Gjeja qe me djeg me shum s'esht as vdekja e nje vrasesi femijesh ngado qe te jet ky e c'faredo m'ut feje te kete, me shum se c'me vrasin arsyet pas ktyre shpalosjeve te humanizmit tuj.

    Po te kishit pak common sense aty ku keni perden e paragjykimit fetaro-mesjetaro-parahistorik para syve do kuptonit qe fushatat e bomberave rus ne Ceceni jane pikerisht vrasje me qellim (si nenvizohet kjo?) e te pafajshmeve civile me qellim terrorizimin e popullates...pra me i fjal balancojeni icik kandarin qe ju ka marre anen. (e djathte-ekstreme ma merr menja)

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Vritet udhëheqësi i ri i Hamas-it, Abdel Aziz Rantisi
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-02-2008, 19:23
  2. Vritet adoleshentja, refuzoi trafikimin
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 10-11-2006, 19:28
  3. Londër: Burg përjetë vrasësit shkodran
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 21:34
  4. Vritet biznesmeni shkodran, sponsori i Vllaznia
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 01-07-2003, 07:54
  5. A ben te vritet njeriu ne Ramazan ???
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-01-2003, 20:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •