Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720

    Perkujtohet dita e fitores mbi fashizmin.

    Pėrkujtohet 60-vjetori i fitores mbi fashizmin nė Evropė


    Nė Berlin do tė zhvillohet njė festival dyditor i demokracisė
    Nė tė gjithė Evropėn po zhvillohen veprimtari pėrkujtimore me rastin e 60- vjetorit tė fitores sė forcave aleate mbi Gjermaninė naziste.
    Mbi 40 milionė vetė u vranė gjatė luftės sė dytė botėrore.

    Presidenti Bush do tė nderojė kujtimin e ushtarėve tė vrarė nė qytetin hollandez tė Mastrihtit, ku ndodhen varret e tetė mijė ushtarėve amerikanė.

    Pėrpara kėsaj vizite, zoti Bush deklaroi se do t'u thurte lavde atyre qė luftuan, por do t'i kujtonte gjithashtu njerėzimit se ende duhej punė pėr ta bėrė botėn tė lirė.

    Kėto komente vlerėsohet se janė njė referencė pėr zhvillimet politike nė Rusi, ku presidenti Bush do tė marrė pjesė nė njė ceremoni tė veēantė pėrkujtimore qė do tė zhvillohet tė hėnėn.

    Rusia njeh 9 Majin si Ditėn e Fitores mbi Fashizmin.

    Gjatė vizitės nė Republikėn Balltike tė Letonisė ditėn e shtunė, zoti Bush e pėrshkroi dominimin e Bashkimit Sovjetik nė Evropėn Qendrore dhe Lindore gjatė periudhės sė Luftės sė Ftohtė si njė ndėr shkeljet mė tė mėdha tė historisė.


    Zoti Bush me homologen letoneze

    "Fitorja nė Evropė shėnoi fundin e fashizmit por nuk i dha fund shtypjes. Vuajtjet e miliona vetėve nė Evropėn Qendrore dhe Lindore do tė kujtohen si njė ndėr shkeljet mė tė mėdha nė histori", tha Presidenti Bush.

    Festival Demokracie nė Gjermani

    Nė Gjermani, Dita e Fitores po pėrkujtohet me atė qė ėshtė quajtur si Festival i Demokracisė.

    Ceremonia 48-orėshe me muzikė dhe fjalime do tė zhvillohet nė Portėn e Brandenburgut nė Berlin.

    Udhėheqėsit politikė tė Gjermanisė do tė marrin pjesė nė njė shėrbesė fetare nė Katedralen Katolike tė Berlinit, dhe mė pas do tė ketė njė ceremoni nė parlament.

    Njė kurorė me lule do tė vendoset nė monumentin e ngritur pėr nder tė ushtrisė sė kuqe nė Berlin pėr tė nderuar kujtimin e ushtarėve qė luftuan nė kėtė qytet.

    Gjermania e feston 8 Majin ēdo vit si ditėn e ēlirimit nga regjimi nazist.

    Kėtė vit do tė ketė edhe njė marshim tė grupeve tė ekstremit tė djashtė, tė cilat kėrkojnė qė t'i jepet fund asaj qė ato e quajnė gėnjeshtėr tė ēlirimit.

    Festime nė vendet evropiane

    Fitorja mbi nazi-fashizmin po pėrkujtohet edhe nė vende tė tjera evropiane.

    Presidenti francez, Zhak Shirak do tė marrė pjesė nė njė ceremoni qė do tė zhvillohet nė Pallatin Elize nė Paris.

    Ministrja e tij e Mbrojtjes, Mishel Alliot Marie, vizitoi qytetin Reim, ku Gjermania u dorėzua pėrpara fuqive perėndimore.

    Ajo tha se ēlirimtarėt e Evropės do tė mbeteshin pėrgjithmonė nė zemrat e popullit francez.

    Nė Londėr, Princi Charles do tė vendosė njė kurorė nė monumentin e njohur si Cenotafi nė qendėr tė Londrės. Disa mijėra vetė pritet tė marrin pjesė nė njė koncert nė sheshin e Trafalgarit.

    Ndėrsa nė Poloni ceremonitė pėrkujtimore kanė shkaktuar debat.

    Njė parti opozitare e ka kritikuar vendimin e presidentit Kvasnievski pėr tė marrė pjesė nė ceremonitė qė do tė zhvillohen tė hėnėn nė Moskė, duke thėnė se kjo i thurte lavde komunizmit sovjetik.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  2. #2
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Bush flet pėr pushtimin komunist



    Turneu i zotit Bush ka zemėruar Presidentin rus Putin
    Presidenti Bush e ka pėrshkruar dominimin e Evropės qėndrore dhe lindore nga BS gjatė Luftės sė ftohtė si njė nga gabimet mė tė mėdha nė histori.
    Duke folur nė Letoni, zoti Bush tha se SHBA gjithashtu kishte pėrgjegjėsinė e vet pėr ndarjen e Evropės nė fund tė luftės sė dytė botėrore.

    Ai tha se SHBA nuk do tė harrojė kurrė se nė shtetet balltike, shkatėrrimi i nazizmit solli okupimin dhe shtypjen komuniste.

    "Njė objektiv i udhėtimit tim ėshtė nderimi i kujtimeve tė atyre qė dhanė jetėn e tyre, 60 vjet mė parė, nė luftė kundėr nazizmit dhe fashizmit. Nesėr, do tė jem nė varreza nė Hollandė pėr t'i bėrė homazhe brezit qė sakrifikoi jetėn pėr liri dhe paqe. Por unė njoh gjithashtu edhe atė se nė perėndim, fundi i luftės sė dytė botėrore solli paqe, ndėrsa nė vendet balltike solli pushtimin dhe shtypjen komuniste. Populli amerikan nuk do tė harrojė kurrė okupimin e shtypjes komuniste tė vendeve balltike. Ne e njohim historinė tuaj tė dhimbshme."
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  3. #3
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Ne lufte e Dyte Boterore jane vrare perafersisht 60 milione njerez, dhe jo 40 milion.

Tema tė Ngjashme

  1. Shėnimi i ditės sė Evropės dhe fitores mbi fashizmin
    Nga Davius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-05-2006, 15:43
  2. Festimi i Fitores se Futbollit ndaj grekeve ne Danforth
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-07-2005, 21:11
  3. Opozita e mbyll fushatėn me njė miting madhėshtor nga sheshi Skėnderbej
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 13-07-2005, 01:28
  4. Berisha kryeministėr pas fitores sė PD nė zgjedhje
    Nga Veshtrusja nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:58
  5. Berisha dhe Mediu tė ftuar nė darkėn e fitores sė Bushit
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 18:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •