Se fundi me ra ne dore libri Lalbanese parlato (fjalor shqip-italisht // italisht shqip, dialekti geg), permbledhje nga Angelo Leotti, me origjine shqiptare, diplomuar ne gjuhet orientale ne Napoli. Sic permend edhe autori ne parathenien e librit, nje nga arsyet kryesore per botimin e ketij fjalori ishte rruajta dhe njohja e gjuhes shqipe, duke pare rrezikun qe Shqiperia ndodhej ne ate kohe. Libri eshte botim i vitit 1916, Milano. Libri permban: 1) nje permbledhje te shkurter te rregullave kryesore te gramatikes 2) dialogje mbi temat te ndryshme te komunikimit te perditshem 3) fjalor shqip- italisht // italisht shqip 4) proverba .
Ne permbledhjen e tij Leotti jep alfabetin ne shqip me 36 germa, te cilat jane: a, b, d, dh, dz, dzh, e, ė, f, g, gj, h, i, j, k, kj, l, ll, m, n, nj, o, p, r, rr, s, sh, t, th, ts, tsh, u, v, y, z, zh.
Disa nga proverbat qe Leotti ka perfshire jane:
Kush etsėn kadal, shkon shėndosh e larg
Kur ka shporta fikj, gjithė bota jan mikj
Njeriu pa ditėni, asht po si nji bakti
Kush fle me kjenin, ngrihet me pleshta
Kungulli nuk shkon gjithmotin mi uj
Ban-e tė mirėn ene hidhe ne dėt, nė mos e ditshin peshkjit, e di zoti vėt
Mos e prek nė bisht, se tė ha nė gisht
Djal pa nanza, nata pa han[ė]za (djali pa nene si nata pa hene)
S-ka mal pa uk, s-ka fush pa brėshk
Nuk len njeri me mustak
Kur t-i shkosh di-kuj ne gost, lidhe pulėn per kamet
Kush tru nuk ka, t-kėt kama me nga
Gjaja e lir, s-ka yndyr
Mė mundo si shkjan, e mė do si tė vllan....
Krijoni Kontakt