
Postuar më parë nga
Brari
Ja nje njeri simpatik me vlera qe do ja jepja voten me deshire..
Suksese Apollon Baces..
RD shkruan:
...
Kryetari i PD prezanton kandidatin e PD-së për zonën 35 në Tiranë, publicistin Apollon Baçe
Berisha: Baçe, avokat i interesit qytetar
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi dje në sallën e kinema "Dajti"-t kandidatin e PD për zonën elektorale nr.35 në Tiranë, Apollon Baçe. Në prezantimin e kandidatit mori pjesë nënkryetari i Degës së PD Tiranë, Bujar Nishani, dhe anëtari i Kryesisë së PD dhe KOP, Aldo Bumçi. Berisha vlerësoi kandidaturën e Baçes, duke thënë se "unë kam nderin të paraqes para jush një nga intelektualët më të shquar të vendit, një nga përfaqësuesit dinjitozë të kulturës perëndimore të kombit tonë, i cili në traditë dhe aktualitet është një avokat i vërtetë i vlerave të shoqërisë dhe kulturës perëndimore, dhe që jam i sigurt se me punën dhe mbështetjen tuaj do ta sillni atë përfaqësues në parlament, duke ia lënë arkivave kulturën sovjetike të rivales së tij". Kryetari i PD paraqiti për të pranishmit dhe arsyet pse elektorati duhet të votojë për kandidatin e PD. "Unë gjithashtu dua t'ju siguroj se tek Baçe keni një avokat të vërtetë të interesit qytetar, të interesave tuaja. Në fakt, asnjë interes aktualisht nuk është më i rëndësishëm se interesi i qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve të Tiranës. Në të gjitha përpjekjet e tij, unë do të qëndroj fuqishëm prapa Apollonit dhe do ta mbështes atë në çdo projekt për këtë zonë, dhe për mbarë vendin në tërësi", tha Berisha.
Në pjesën tjetër të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpjegoi pikat bazë të projektit të PD për ndryshimin. Në fjalën e tij, kryetari i PD tha se në programin e saj kjo parti parashikon që investimet për arsimin të zënë zërin e parë në buxhetin e shtetit. "Nuk ka asnjë arsye që Shqipëria të zërë vendin e parafundit në botë për pjesëmarrjen e fëmijëve në shkollë, në një kohë kur qeveritarët e sotëm i shkollojnë fëmijët e tyre në kolegjet më të shtrenjta të botës. Unë zotohem këtu dhe jam tërësisht i bindur se ne do të realizojmë qëllimin tonë për të patur internetin në çdo klasë të shkollave të Shqipërisë, ashtu sikurse do të rrisim trainimet për mësuesit, pagat e tyre, pasi ato sot janë nën nivelin e jetesës". Berisha shpjegoi gjithashtu se shkaku kryesor i gjendjes së rënduar ekonomike është korrupsioni. "Beteja e parë që do të fitojmë ne, është beteja kundër korrupsionit. Çdo shtet i botës ka patur momente të historisë së tij kur ka qenë i kapur nga krimi dhe korrupsioni. Të gjithë ata kanë shpëtuar, pasi ka ekzistuar vullneti për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Unë ju deklaroj këtu dhe zotohem se ne kemi vullnetin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar", tha Berisha.
Kryetari i Partisë Demokratike prezantoi edhe pikën kryesore ku bazohet qeverisja e pas korrikut, për të rritur nivelin e jetesës së qytetarëve në Shqipëri. "Punësimi është një nga qëllimet tona kryesore. Ne do ta realizojmë punësimin nëpërmjet vendosjes së shtetit ligjor, largimit të dorës së zezë të shtetit nga biznesi. Ne do të përgjysmojmë taksat dhe vetë biznesi do të ketë nevojë për punëtorë. Ne do ta vëmë theksin tek biznesi i vogël dhe do ta ndihmojmë si me përgjysmimin e taksave, ashtu edhe me rritjen e nivelit të kreditimit. Në vitin '95, biznesi i vogël punësoi 107 mijë shqiptarë. Biznesi i vogël në vendet e zhvilluara punëson 70% të krahut të lirë të punës", tha Berisha.
Në prezantimin e Apollon Baçes foli edhe sekretari i PD të Tiranës, Bujar Nishani. Në fillim të fjalës së tij, Nishani shpjegoi arsyet pse qytetarët e Tiranës nuk duhet të votojnë për PS.
Bujar Nishani foli edhe për kundërshtaren e Baçes, Ermalinda Meksi, për të cilën tha: "Nuk mundet që banorët e kësaj zone të tolerojnë më një njeri si deputetja aktuale Meksi, që për moral dhe objektiv të punës së saj ka patur vetëm projektet e bizneseve të ndërtimit të bashkëshortit të saj. Nuk mundet të tolerojmë më një njeri që ka ende genin bolshevik dhe intrigën staliniste. Nuk mund të besojmë më një njeri që në marrëdhëniet me partnerët europianë, gënjen duke tentuar të mbulojë hajdutërinë e pushtetarëve socialistë, duke tentuar të fshehë gjendjen e dehur të shefit të saj, të minimizojë gjendjen e mjeruar ekonomike të shqiptarëve, të fshehë trafiqet, kontrabandën dhe korrupsionin fenomenal socialist. Qytetarët e kësaj zone nuk do të lejojnë më të zërë karrigen e përfaqësuesit të tyre në parlament një njeri që mendja i punon vetëm të vjedhë votën dhe të manipulojë të drejtën e votimit".
Ermal Ngjelina
Krijoni Kontakt