Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    PD, PDR, PR, PDK nënshkruajnë koalicionin në zgjedhje

    Nenshkruhet marreveshja e fitores se qeverisjes se djathte shqiptare

    Marreveshjet e arritura mes Berishes dhe tre partive opozitare PDR, PR dhe PDK mbyllin gjithe ciklin politik qe duhej te kryente opozita perpara ketyre zgjedhjeve. Nderkohe qe PD-ja ka bere nje pune te admirueshme per te afruar shoqerine civile, si me krijimin e KOP-it, ashtu edhe me rikthimin atje te themeluesve te larguar ne vitin "92, lypsej gjithashtu edhe ngritja e nje ombrelle te perbashket, ose me sakte i nje koalicioni politik opozitar per t"u perballur me PS-ne, e cila eshte e gatshme, dhe kete e ka treguar, te beje gjithfare marifetesh me aleatet e saj vetem e vetem per te ruajtur pushtetin.

    Aleatet qe Berisha ka afruar se fundmi kane aftesine te krijojne rezonancen e rrotacionit. Ata jane elementet me te perzgjedhur dhe me cilesore te opozicionit ne vend, pavaresisht perqindjes elektorale qe ata perfaqesojne per momentin, ndonese votat e tyre reale jane vjedhur ne zgjedhjet e kaluara nga komisioneret e PS-se. Megjithate PDR, PR dhe PDK firmosen me PD, duke synuar jo vetem largimin e kreut te qeverisjes me te korruptuar, por edhe per nje qeverisje tjeter cilesore dhe me profesionale. Kjo eshte shume e rendesishme, po te kihet parasysh se keto zgjedhje perpos nje sfide te perplasjes matematike jane edhe nje beteje psikologjike, cka synon ndikimin e atyre shume votuesve te pavendosur ende per drejtimin qe do te marrin te dielen e 3 korrikut. Duke pasur parasysh kete, opozita, e sidomos PD-ja, suksesshem deri tani kane kryer te gjitha levizjet e duhura .Mund te thuhet pa frike se ky eshte koalicioni me i madh dhe me cilesor qe eshte krijuar ndonjehere ne opozite qe pas ardhjes se pluralizmit ne vend.

    Pervecse krijohen shanset per te kapercyer 50% + 1, te mandateve te nevojshme per te qeverisur neser, me kete megakoalicion, opozita tregon se eshte luajale, demokratike dhe plurale. E pasur me perfaqesime te ndryshme, por edhe me personalitete te spikatura. Ndersa Beisha mbetet nje politikan me vullnet te jashtezakonshem dhe qe ka projektuar kete here nje qeverisje krejt tjeter nga ajo qe kishte ne vitet 1992-1996, ndonese edhe vitet kane ndryshuar e natyrisht koalicionet evoluojne. Tashme kater partite e koalicionit te fitores PD+PDR+PR+PDK kane firmosur edhe rrezimin e Fatos Nanos ,pasi kreret e kesaj katershje te madhe kane sejcili vecorine e tij, ku bashkuar japin nje qeverisje te mirekontrolluar prej sejcilit dhe mbi te gjitha cilesore per shqiptaret. Tashme asnje vote nuk humbet nga rradhet e opozites se vertete, ndonese akoma ne tregun e se djathtes sillet hija e LZHK-se, e cila me apo pa dashje po luan lojen e Nanos per te marre sadopak vota nga e djathta.Porse forca e LZHK po bie si vete fuqia fizike e liderit te saj Leka Zogu.

    Si perfundim, mund te thuhet se rrotacioni eshte afruar me shume se kurre, pritet vetem te kalojne ditet qe te cojne tek 3 korriku.

    Marre nga gazeta Koha Jone.

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    kjo aleance eshte nje vërr ne ujë.
    Cfar fiton Pd nga Pdr e Pollos?

    As voten e stafanaqit nuk fiton se le me voten e krushqive qe votojne spiunin e nanos kryefreshistin Koja.
    Po pdr cfar fiton?
    Fiton ca deputet nga vota e mijra e mijra demokrateve te ndershem te cilet i tradhetoi Pollo me Tritan preshin e nard ndoken "contralistin me celular".
    Dhe keta deputet ne parlamentin e ardhshem do votojne gjithmon per Nanon.
    Me njefjale fiton Nano 3-4 bashibozuk rezerv me plotsu numrin magjik ne se e tradhton ndoj kokqyp tip lir mete.

    Edhe Pr me Pdk skan kushedi cfar elektorati.

    Ata qe duhen llogarit nuk bejne pjese fare neper Partira.
    ata mijra e mijra te shkundur e te lodhur e te c'mobilizuar nga e drejta dhe detyra per vote le te munde Saliu ti afroje.
    por koha po troket per Ps-ne sepse ata asnji minute nuk i kan harruar skalionet e tyre barbare te jene ne gatishmeri keto 8 vjet qe te gjenden ne rresht sapo ja ben nje xerr Partia me celular te Gramozit.
    Eshte e vonuar PD-ja.

    As komisionere ska koh te gjeje.
    Celibashi do ja numeroje perseri votat demokrateve, dhe dihet cfar arithmetike ka mesuar dobici qe ne bark te buces qe e ka sjell aty Kryetar te KQZ.
    Nje ujdi mes PD dhe Lekes se LZHK-s Saliu nuk mundi ta beje e kjo do te ishte dicka percaktuese sepse Ahmet Zogu ka votues shume.
    Ne referendum Zogu mori mbi 50 % te votave ose aty afer.
    Mendo se ne ate referendum votuesi per "Ahmet Zog" kishte dy hajdute te pa bese, PS e Enverit dhe Pd-n e tritanit te asaj kohe.
    Paguhet shtrenjte mungesa e transparences dhe mendjemadhesia.
    Ne kte rast e Sali Berishes dhe qefbereseve rreth tij.
    Ka disa qe e shikojne politiken si biznes privat dhe si te tille ata e realizojne aspiraten personale dhe duke qen ne Opozit. Mjafton qe punet e tyre personale i kryejn dhe duke ju lepire ministrave te Nanos.
    Eshte rrug e gjate , mendojn ata, te fitosh kunder Nanos. Me mire me Nanon ne pushtet e i mbarojm punet tona te rrethit tone familjar.
    Ky lloj krimbi e ka cuar PD-ne sot ne gjendjen e te pergjumures qe sdi ku i ka adhuruesit.
    Dhe duan te tallen me miletin duke i servirur "pune".
    Ja thon, shikoni, bem koalicion me Pollon. Pra skemi ngren bar kto 8 vite. U muarrem vesh me nje ish kulish tonin i cili ka nja 7 votues ne gjithe republiken po ama i ka tre germa ne sigel, marshallah , 1 me shum se ne.
    Goxilla Ps do pun te vertete per tu mundur. Lidershipi i Pd-se eshte i kalbur.
    Dje Lenka CuKo ( pasuesja e Linose, kjo reis-a e Amerikes) u shkri pran prapanicave te Nanos ne Tv.

    I tha pra shqipove kjo pantere e zyrave amerikane qe ne Shpija e bordhe e Bushit jemi me kte Nano gersheren e inagurimeve, barkderrin,hajdutin e Ps-se.

    Shum qeq.

    .
    .

    a.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet në Bllog
    22
    BERISHA: ALEANCE EDHE ME TRE PARTI

    Markel Bejdo

    Partia Demokratike do te shtrije me tej koalicionin e saj me forcat politike te qendres se djathte. Keshtu pritet qe kryenegociatori i demokrateve, Ridvan Bode, i cili mban dhe postin e sekretarit te Pergjithshem ne parti te zhvilloje negociata me Partine e Ballit Kombetar, me Partine Bashkimi Liberal, me Partine e Gjelber si dhe disa forca te tjera te djathta ne menyre qe te formoje nje koalicion i cili te siguroje fitoren e alternatives demokrate ne zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut. Jashte ketij koalicioni te forcave te djathta do te mbetet forca politike e Levizjes per Zhvillim Kombetar e udhehequr nga pretendenti per fronin mbreteror Leka i I, pasi gjate prononcimeve te drejtuesve te saj ka lene te nenkuptohet se do te kene nje koalicion te mundshem me Partine Socialiste. Formimin e aleancave me forcat e tjera te djathta e ka konfirmuar vete kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, i cili theksoi se qellimi i ketij bashkepunimi eshte fitorja ne zgjedhje e alternatives demokrate. "Zoti Bode i cili eshte dhe kryenegociatori i PD-se dhe ka mandatin do te diskutoje me te gjitha forcat. Jo vetem me te por jane dhe tri forca te tjera qe do te negociohet dhe do te plotesohet nje aleance perfekte. Jane tri parti, eshte Balli, eshte Starova, te Gjelbrit, jane disa parti eshte Bashkimi Demokrat. Ne jemi te vendosur te bashkojme te gjithe spektrin pervec LZHI-steve te cileve sic e dini u ka futur Nano duart thelle", tha Berisha. Pjese e qeverisjes se ardhshme demokrate ne rast fitoreje ne zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut pritet te jete dhe Partia e Bashkimit te te Drejtave te Njeriut. Lideri demokrat deklaroi per mediat se pavaresisht nenshkrimit apo jo te nje marreveshjeje bashkepunimi para apo paszgjedhor me PBDNj-ne, kjo force politike do te jete pjese e koalicionit qeverises pas zgjedhjeve. Mosdeklarimin publik nga ana e drejtuesve te PBDNJ-se te ketij bashkepunimi paszgedhor, lideri demokrat e ka komentuar si nje strategji te tyre per shkak te ndodhjes se kesaj force politike ne koalicionin qeverises. "PBDNJ-ja deklaroi ketu se pavaresisht nese do te beje koalicion me ne para apo paszgjedhor do te jete pjese e qeverisjes se ardhshme. Ata e kane ate problemin dhe disa veshtiresira per t'u deklaruar publikisht se jane dhe ne koalicion por do te jene dhe ne koalicion me ne", theksoi Berisha. Partia Demokratike deri tani ka firmosur marreveshjet e bashkepunimit me tri forca te djathta politike si Partia Republikane, ajo Demokristiane dhe Demokrate e Re. Ne keto marreveshje, PD-ja u ka ofruar lenien e zonave te lira ketyre partive duke zgjedhur kandidatet perkates te cilet do te kandidojne nen siglen e Partise Demokratike nderkohe qe keto parti do te mbeshtesin te gjitha kandidatet demokrate ne mazhoritar. Nderkohe keto parti do te luftojne te vetme ne garen per proporcionalin. Perfundimi i marreveshjeve te bashkepunimit para dhe paszgjedhor duket se kane vonuar dhe hartimin perfundimtar te listes se kandidateve per deputete te Partise Demokratike. Pavaresisht se tashme gati 80 per qind e kandidateve jane prezantuar ne zonat e tyre ende nuk ka nje liste perfundimtare me emrat e 100 kandidateve. Kreu i selise blu ka konfirmuar se shkaku kryesor i kesaj vonese jane marreveshjet qe po nenshkruhen duke hedhur keshtu poshte se ka pasur pakenaqesi ne baze per emrat e kandiduar. "Pak me shpejt duhet t'i shpejtojme por keto partite te quajtura te vogla te nxjerrin veshtiresi. Jo, ne menyre kategorike nuk ka kundershti nga baza, i vetmi shkak jane koalicionet dhe je i detyruar t'i respektosh", tha Berisha.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja nje njeri simpatik me vlera qe do ja jepja voten me deshire..

    Suksese Apollon Baces..

    RD shkruan:

    ...

    Kryetari i PD prezanton kandidatin e PD-së për zonën 35 në Tiranë, publicistin Apollon Baçe

    Berisha: Baçe, avokat i interesit qytetar

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi dje në sallën e kinema "Dajti"-t kandidatin e PD për zonën elektorale nr.35 në Tiranë, Apollon Baçe. Në prezantimin e kandidatit mori pjesë nënkryetari i Degës së PD Tiranë, Bujar Nishani, dhe anëtari i Kryesisë së PD dhe KOP, Aldo Bumçi. Berisha vlerësoi kandidaturën e Baçes, duke thënë se "unë kam nderin të paraqes para jush një nga intelektualët më të shquar të vendit, një nga përfaqësuesit dinjitozë të kulturës perëndimore të kombit tonë, i cili në traditë dhe aktualitet është një avokat i vërtetë i vlerave të shoqërisë dhe kulturës perëndimore, dhe që jam i sigurt se me punën dhe mbështetjen tuaj do ta sillni atë përfaqësues në parlament, duke ia lënë arkivave kulturën sovjetike të rivales së tij". Kryetari i PD paraqiti për të pranishmit dhe arsyet pse elektorati duhet të votojë për kandidatin e PD. "Unë gjithashtu dua t'ju siguroj se tek Baçe keni një avokat të vërtetë të interesit qytetar, të interesave tuaja. Në fakt, asnjë interes aktualisht nuk është më i rëndësishëm se interesi i qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve të Tiranës. Në të gjitha përpjekjet e tij, unë do të qëndroj fuqishëm prapa Apollonit dhe do ta mbështes atë në çdo projekt për këtë zonë, dhe për mbarë vendin në tërësi", tha Berisha.

    Në pjesën tjetër të fjalës së tij, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shpjegoi pikat bazë të projektit të PD për ndryshimin. Në fjalën e tij, kryetari i PD tha se në programin e saj kjo parti parashikon që investimet për arsimin të zënë zërin e parë në buxhetin e shtetit. "Nuk ka asnjë arsye që Shqipëria të zërë vendin e parafundit në botë për pjesëmarrjen e fëmijëve në shkollë, në një kohë kur qeveritarët e sotëm i shkollojnë fëmijët e tyre në kolegjet më të shtrenjta të botës. Unë zotohem këtu dhe jam tërësisht i bindur se ne do të realizojmë qëllimin tonë për të patur internetin në çdo klasë të shkollave të Shqipërisë, ashtu sikurse do të rrisim trainimet për mësuesit, pagat e tyre, pasi ato sot janë nën nivelin e jetesës". Berisha shpjegoi gjithashtu se shkaku kryesor i gjendjes së rënduar ekonomike është korrupsioni. "Beteja e parë që do të fitojmë ne, është beteja kundër korrupsionit. Çdo shtet i botës ka patur momente të historisë së tij kur ka qenë i kapur nga krimi dhe korrupsioni. Të gjithë ata kanë shpëtuar, pasi ka ekzistuar vullneti për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Unë ju deklaroj këtu dhe zotohem se ne kemi vullnetin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar", tha Berisha.

    Kryetari i Partisë Demokratike prezantoi edhe pikën kryesore ku bazohet qeverisja e pas korrikut, për të rritur nivelin e jetesës së qytetarëve në Shqipëri. "Punësimi është një nga qëllimet tona kryesore. Ne do ta realizojmë punësimin nëpërmjet vendosjes së shtetit ligjor, largimit të dorës së zezë të shtetit nga biznesi. Ne do të përgjysmojmë taksat dhe vetë biznesi do të ketë nevojë për punëtorë. Ne do ta vëmë theksin tek biznesi i vogël dhe do ta ndihmojmë si me përgjysmimin e taksave, ashtu edhe me rritjen e nivelit të kreditimit. Në vitin '95, biznesi i vogël punësoi 107 mijë shqiptarë. Biznesi i vogël në vendet e zhvilluara punëson 70% të krahut të lirë të punës", tha Berisha.

    Në prezantimin e Apollon Baçes foli edhe sekretari i PD të Tiranës, Bujar Nishani. Në fillim të fjalës së tij, Nishani shpjegoi arsyet pse qytetarët e Tiranës nuk duhet të votojnë për PS.

    Bujar Nishani foli edhe për kundërshtaren e Baçes, Ermalinda Meksi, për të cilën tha: "Nuk mundet që banorët e kësaj zone të tolerojnë më një njeri si deputetja aktuale Meksi, që për moral dhe objektiv të punës së saj ka patur vetëm projektet e bizneseve të ndërtimit të bashkëshortit të saj. Nuk mundet të tolerojmë më një njeri që ka ende genin bolshevik dhe intrigën staliniste. Nuk mund të besojmë më një njeri që në marrëdhëniet me partnerët europianë, gënjen duke tentuar të mbulojë hajdutërinë e pushtetarëve socialistë, duke tentuar të fshehë gjendjen e dehur të shefit të saj, të minimizojë gjendjen e mjeruar ekonomike të shqiptarëve, të fshehë trafiqet, kontrabandën dhe korrupsionin fenomenal socialist. Qytetarët e kësaj zone nuk do të lejojnë më të zërë karrigen e përfaqësuesit të tyre në parlament një njeri që mendja i punon vetëm të vjedhë votën dhe të manipulojë të drejtën e votimit".

    Ermal Ngjelina

  5. #5
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Brari

    Brari mos u bazo ne sondazhe qe i bene "Radio Kontakti" ne Tirane.Jane te gabuara ato sondazhe e opinione.E njehe drejtorin e Radio Kontaktit?!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk e njoh asnji drejtor radiosh ne Shqiperi..

    Njoh vetem Thanas Nanon qe ka qen Drejtor i Perjetshem i Radio Tiranes dhe i ATSH-se..dhe e njoh me te degjuar..

    Si do thuash..
    ne 24 ore ne dite RadioTv i Tiranes se Thanasit transmetonte lajme per suksese madheshtore ne te gjitha fushat e jetes.. ne Shqiperine e Enverit..dhe per mjerimin e qytetareve gjerman anglez e francez..e zvicerane e austriake..
    por..ishim deshmitare.. se..

    Psh ne dyqanin (shitoren) e nji lagjeje te qytetit (koha e Enver Ramiz Thanasit) vinte nje ark me 25 shishe qumesh dhe nji me 25 shishe kos..
    Radha e burrave e grave qe zihej ne 3 te mengjezit ishte 100 burra andej e 100 gra ketej.. per ato 50 shishe qumsh (t'ambel) e Kos..
    Kuptohet se vetem 25 burra e 23 gra mund te merrnin ndonji shishe Kos ose qumesht sepse dy shishe i mbante Shitsja apo shitsi i shitores se Bylmetit..

    Pra 75 burra e 77 gra.. profesor apo mjek inxhiniere apo mesues ..puntor apo pleq pensioniste iknin ne shpi tek femijet me shishe bosh..

    Pra beheshin armiq njerzit me njeri tjetrin cdo pik mjesi per qat shishe te kosit apo qumshit qe vec ngjyren kishin te bardh se ishin krejt uje.

    Pikerisht per kete regjim Skllaverues ndahemi ne o marinar..
    Ju Enveristet keni kenaqsi kur degjoni keto histori.. ahh sa mir thoni ju a ka ba enveri..
    Ne themi jo..keq na e ka ba..
    Kur vrisni Shqiptare ne hidherohemi e ju gezoni ne Pojata..

    Ky eshte ndryshimi yne..

    Skam nevoj un te kem informata.. vet ti marinar e gjith ju enveristet na i jepni informatat..
    Ju dallon qarte shtazeria e urrejtja ndaj Kombit tuaj..ne cdo fjal qe thoni..

    Un e Dua Apollon Bacin se eshte tribun i se vertetes e Humanizmit.. ti don Nanon se eshte kelysh i enverit dhe vrases e shok vrasesish.. pra babai juaj politik..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Brari

    Mos u mundo tu tregosh historite e rradhave te qumeshtit dikujt qe e kupton kete, aq sa kupton gomari i Nastradinit nga FIZIKA BERTHAMORE.

    Une kam vendosur qe atyre Kosovareve qe lavderojne Fatos Nanon, t`ju lavderoj Kushtunicen dhe Drashkovicin.

    Per ata Kosovare qe kane rrespekt per Enver Hoxhen, do ju kthej te njejten monedhe me Sllobadan Milloshevicin.

    Te gjitha keto vlejne vetem per ketu ne Forum. Sepse ne jeten e perditshme, i bej Kosovaret pro Nano(me argumenta) aq m.ut ,saq per te gjejtur shtepine e tyre t`ju duhet te pysin policin e pare qe takojne ne rruge.

  8. #8
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Brari dhe Antimafia!
    Une e di kohen e Ramizit e te Salos.Nuk kemi nevoje te mirremi me ate kohe.Do te shkojme perpara.
    Ti Antimafia nuk ke nevoje ti beshe transparence Drashkoviqit e Koshtunices ketu ne forumin shqipetar.Neqofte se i do shko atje nga Beogradi.
    Une dhe mbare Kosova(me perjashtim te ndonjerit si ti Antimafia)tradicionalisht ishim,jemi dhe do te jem kunder çdo Drashkoviqizmi e Koshtuniqizmi,ne te gjitha periudhat kohore,pa marre parasysh bindjet politike.Kete Kosova e ka deshmuar ne çdo etape historike shume fuqishem.Perveq disave sikur se je ti Antimafia,pa ndjenje te pasterta dhe pa gjak shqiptari ne vena.
    Mos na shite prroqka ne forum,se keshtu duke ngare grizeve te shqyhen poturet...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    abc-ja e anti-drashko-sllobodanizmit eshte ti thuash ndal Vrasesit qe vret Drinin, Sabaheten, Xhemen e Uk Bytyqin.. etj etj..

    PDK-isti eshte nje robot enverist per te cilin jan lvozhg kepe (qepe) fjala Shok, Vlla, Moter, Atdhe e Demokraci e Pamvaresi..

    Nji shembull..

    Fitoj Uk Bytuqi ne Votime.. ne zonen e tij ku banonte e jetonte ne shekuj me fisin e tij.. por dhe ne zonen ku dhe luftoj kunder barbareve Serb..
    Ishte njeri i mire i popullit.. Luftar i shquar e atdhetar i mirnjohur..dhe nji burre i pashem si kreshnik i vertete Arbnoro Iliro-shqiptar ne pamje..
    Per cilindo Shqiptar te vertete kjo nuk perben Tragjedi e moto per urrejtje deri ne Vrasje..perkundrazi cdo shqiptar gezohet e ja respekton Popullit voten.. dhe njeriun qe ka zgedhur..
    Por per Robotin Enverist Thaqo-Qosist kjo eshte e mjaftueshme qe ky njeri te vritet.. dhe e vrasin diten per diell e shyqyr Zotit per kete vrasje nuki munden te thone Qose-Enveriste e Thaq Halit Klosit e Milaim Zek Osek Bislim Jakupave se..e vrau "Rugoviqi".. sepse tashme vrasesi dihet se kush eshte..

    Ky eshte PDK-isti Thaqist.. Vrases e fanatik i klaneve envero-nanoiste e armik i Kombit.. Llafet e tjera o Marins nuk pin uje..

    Kemi pare dhe te tjere si ti me pare ne Forum.. qe cuditerisht kan pas than salo per Sali Berishen..
    Mirse ke ri-ardhur o Marins..

    Ja si punon instruktorja e PDK-s ...PS-ja e Nanos..

    Rd
    --

    Ja si diskriminohen qytetet ku ka fituar Partia Demokratike

    Qeveria, asnjë fond për Bashkinë e Librazhdit

    Bashkia e Librazhdit po diskriminohet nga qeveria socialiste, duke mos marrë asnjë fond. Këtë e tregojnë faktet. Sapo në krye të bashkisë u zgjodh kandidati i Partisë Demokratike, Shaqir Kuka, kësaj bashkie iu ndërprenë të gjitha fondet edhe pse mjaft projekte janë lënë përgjysëm. "Qeveria nuk jep fonde për projekte prioritare që bën Bashkia. Deputeti i PS, Maksut Balla harroi çfarë kishte premtuar dhe u hodh në "koshin e plehrave" edhe nga vetë partia e tij socialiste. Varfëria është ulur këmbëkryq dhe sfidon çdo koment tjetër se çfarë duhet bërë në këtë qytet", shprehet kryetari i Bashkisë, Shaqir Kuka.

    Sipas kryebashkiakut Shaqir Kuka, janë të shumta familjet që janë në përkrahje sociale, por ndër më të varfërit e të varfërve janë rreth 150 familje, nga po kaq të tjera që për një apo tjetër arsye nuk marrin ndihmën ekonomike. Por edhe atyre që realisht janë të varfërit e të varfërve, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale jep vetëm aq fonde sa një familjeje i takon të marrë vetëm 1.087 lekë të reja në muaj, çka do të thotë që nuk dalin as për të paguar energjinë elektrike, as ujin, as për bukë thatë, por as edhe për të thënë se është një pagesë.

    Megjithëse këta ta varfër nuk kanë ngjyra politike, se të varfër tashmë janë bërë edhe demokratët, edhe socialistët, përsëri ndëshkimi i qeverisë socialiste është politik, vetëm e vetëm se këtë qytet e fitoi PD dhe qytetarët e tij duhen ndëshkuar. As këshilltarët socialistë që janë të barabartë me ata të djathtë, nuk arrijnë dot të shmangin këtë mënxyrë që e ka emrin varfëri. Mjafton të thuash se emigracioni ka mbetur si gozhda e Nastradinit ku kapen familje të tëra për të jetuar.

    Të papunët janë kthyer në kontigjent i listave të borxheve në fletoret e dyqaneve të ushqimeve, me shpresë se diçka do të ndryshojë edhe për qytetin e tyre, që të mund të sigurojnë bukën. Aq keq është katandisur gjendja në këtë qytet, ku mungon edhe gëzimi, edhe shpresa, edhe puna, edhe drejtësia. E vetmja shpresë e këtyre qytetarëve ka mbetur rrëzimi i kësaj qeverie të korruptuar.

    H. ZANE

  10. #10

    Shko pyete keshilltarin "special" te Rugoves Rame Marajn per keto vrasje e sidomos per vrasjen e Sabahates e Isuf Haklajt.Po ti i di mire keto gjera por behesh i shurdhert.Koha do ti tregoje te gjitha...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 12:29
  2. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  3. Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2007, 08:34
  4. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  5. Zgjedhje historike në Kuvajt, gratë votojnë për herë të parë
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-06-2006, 06:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •