ik o Cetnikisti 0070000 e lere rehat RUGOVEN ME SHOKE TE PUNOJNE PER kOSOVEN..
hAJT SHKO NE sHUMSADI SE NDOSHTA KAN NEVOJ PER TY..
---
Qazim..
Cmendim ke per kte Burrin e mire ketu..qe na e prezanton Tema:
Safet Sula, njeriu simbol i ndershmërisë
Nga Rexhep Shahu
Qytetari i parë i Kukësit i viteve 1996 – 2000,
qytetari i parë i atij qyteti historik që menaxhoi 500
mijë shqiptarë të ardhur nga Kosova në vitet
1998-1999, qytetari i parë i qytetit të vetëm të
globit që u shpall kandidat për çmimin Nobël për Paqe
e që ishte në tre kandidaturat kryesore për këtë çmim,
qytetari i parë pra i atij qyteti që u bë i famshëm në
mbarë njerëzimin, quhet Safet Sula.
Sot ky qytetar i parë i Kukësit në ato vite, është
kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Kamzë të
Tiranës. Pedagogu i ri i fizikës në universitetin
“Luigj Gurakuqi” u bë pjesë e protestave të fuqishme
antikomuniste që di t’i organizojë Shkodra e askush jo
si ajo. Në krye të studentëve ai thërriti “E duam
Shqipërinë si Evropa”. Në krye të studentëve ai priu
deri në shembjen e diktaturës komuniste. Dhe nuk iu
nda kurrë që nga ajo kohë proceseve demokratizuese të
vendit, krijimit të administratës së vërtetë qytetare
siç e duan qytetarët.
Nga pedagog erdhi kryebashkiak në Kukës. Me bindje
antikomuniste, me bindje prej intelektuali që pa u
ndalur studion literaturë të huaj, Safet Sula drejtoi
bashkinë Kukës duke u bërë shembull e model për të
gjithë banorët.
Inferioriteti ishte i huaj për Safet Sulën. Sepse
ishte njeri i plotë, i formuar për ta patur zili,
komunikonte anglisht rrjedhshëm. Sepse kishte mbaruar
shkëlqyeshëm studimet dhe kishte qenë pedagog i zoti i
fizikës.
Ai ka ditur të bëjë shumë gjëra të mira në bashkinë
Kukës. Atë që pas 8 vitesh përpiqet të bëjë kjo
qeveria aktuale me donacione të majme për
informatizimin e gjendjes civile të vendit, Safet Sula
në bashkinë Kukës e ka bërë në vitin 1998. Pra është
një dekadë në mendësi para qeveritarëve të sotëm.
Në vitin e zi 1997 Safet Sula ka qenë kryetar bashkie
në Kukës. Kuksianët që janë në Kukës, kuksianët e
shumtë që janë në Tiranë, por edhe kuksianët që kanë
marrë udhët e botës duke ikë prej regjimit të Fatos
Nanos e të të fortëve të tij, të monopolistëve të tij,
të kriminelëve që kanë liçensë morale prej tij e
qeveritarëve të tij, që kanë dhe OK-në e tij, pra
kuksianët nuk mund ta harrojnë se në ballë të asaj
situate për të qetësuar njerëzit, për ta ruajtë
qytetin të padëmtuar, ka qenë Safet Sula. Kukësi në
1997 nuk theu asnjë xham. Kjo tregon kulturë e
qytetari.
Një eveniment tjetër që s’e harroj kurrë është viti
1998. Në Tropojë kishin ardhë rreth 20 mijë të dëbuar
nga Kosova. Një pjesë e tyre erdhën në Kukës. Safet
Sula urdhëroi menjëherë lirimin e një kopshti
fëmijësh për to. Ashtu u bë.
Ditë më vonë, me kërkesë të qeverisë së kryeminsitrit
Bukoshi, përfaqësuesi i kësaj qeverie Naser Kuka
shpreh kërkesën për të çelë një zyrë të Kosovës në
Kukës. Mora përsipër problemin, pa treguar detaje.
Sapo ia paraqita kërkesën kryebashkiakut Safet Sula,
ai pa asnjë mëdyshje, pa asnjë vonesë, pranoi të
lironte një zyrë nga të bashkisë dhe ta vinte në
dispozicion të Kosovës. Kështu u çel një zyrë e
Kosovës në Kukës. Zyrën e lëshoi pa heqë asnjë karrige
prej saj, pa heqë as telefonin prej saj.
Ka patur ato kohë mjaft probleme e ankesa për këtë
veprim që bëri Safet Sula. Por ai në momentin që
vendosi pa asnjë hezitim të jepte zyrë në mjediset e
bashkisë Kukës, më tha se edhe konsekuencat i
përballoj vetë dhe zyrës së Kosovës në Kukës i krijoi
të gjitha lehtësitë e mundshme. Më vonë erdhën reagime
të ndryshme. Njerëzit teknikë, njerëzit e vijave të
bardha arritën ta konsiderojnë incident diplomatik
çeljen e kësaj zyre të Kosovës në Kukës. Por, puna të
bëhet, thoshte Safet Sula, pa fjalët nuk sosen kurrë.
Dhe puna u bë. Zyra e Kosovës në Kukës u erdhi në
ndihmë shumë të dëbuarve që e kishin si pikë kontakti
dhe si zyrë ku adresonin problemet e tyre të shumta.
Këto desha t’i shkruaj për kandidatin për deputet të
Partisë Demokratike Safet Sula. Desha t’i shkruaj që
njerëzit t’i dinë. Të mësojnë diçka për atë që do t’i
përfaqësojë nesër në parlamentin shqiptar. Desha të
them se nuk mund të gjejnë përfaqësim më qytetar se sa
përfaqësimin që do t’ua bëjë Safet Sula.
Sepse Safet Sula do të jetë i angazhuar për hallet e
nevojat e qytetarëve e nuk do të jetë i angazhuar për
të shitë bananet e tij apo naftën e tij apo gomat e
tij apo bojërat e tij. Atij nuk i duhet mandati i
deputetit për të bërë tregti as me anije as me maune.
Nuk i duhet mandati për të kërcënuar doganierët apo
taksambledhësit a policët e shtetit. Ai është baor i
ri i Tiranës, siç janë të rinj shumica e banorëve të
Tiranës. Ai ka të njëjtin hall që kanë të gjithë ata
që u vendosën në Tiranë në kohën e demokracisë. Ai nuk
ka racizëm, ai nuk përbuz askënd.
--
Suksese Safet Sules..
Krijoni Kontakt