Se fundi me ra ne dore libri “L’albanese parlato” (fjalor shqip-italisht // italisht – shqip, dialekti geg), permbledhje nga Angelo Leotti, me origjine shqiptare, diplomuar ne gjuhet orientale ne Napoli. Sic permend edhe autori ne parathenien e librit, nje nga arsyet kryesore per botimin e ketij fjalori ishte rruajta dhe njohja e gjuhes shqipe, duke pare rrezikun qe Shqiperia ndodhej ne ate kohe. Libri eshte botim i vitit 1916, Milano. Libri permban: 1) nje permbledhje te shkurter te rregullave kryesore te gramatikes 2) dialogje mbi temat te ndryshme te komunikimit te perditshem 3) fjalor shqip- italisht // italisht shqip 4) proverba .

Ne permbledhjen e tij Leotti jep alfabetin ne shqip me 36 germa, te cilat jane: a, b, d, dh, dz, dzh, e, ė, f, g, gj, h, i, j, k, kj, l, ll, m, n, nj, o, p, r, rr, s, sh, t, th, ts, tsh, u, v, y, z, zh.

Disa nga proverbat qe Leotti ka perfshire jane:

Kush etsėn kadal, shkon shėndosh e larg

Kur ka shporta fikj, gjithė bota jan mikj

Njeriu pa ditėni, asht po si nji bakti

Kush fle me kjenin, ngrihet me pleshta

Kungulli nuk shkon gjithmotin mi uj

Ban-e tė mirėn ene hidhe ne dėt, nė mos e ditshin peshkjit, e di zoti vėt

Mos e prek nė bisht, se tė ha nė gisht

Djal pa nanza, nata pa han[ė]za (djali pa nene si nata pa hene)

S-ka mal pa uk, s-ka fush pa brėshk

Nuk len njeri me mustak

Kur t-i shkosh di-kuj ne gost, lidhe pulėn per kamet

Kush tru nuk ka, t-kėt kama me nga

Gjaja e lir, s-ka yndyr

Mė mundo si shkjan, e mė do si tė vllan....