Master nė Universitetin e Harvardit
Universiteti i Harvardit ėshtė njė nga universitetet mė tė mira nė botė. Kostoja e masterit pėr Administim-Biznes nė kėtė universitet ėshtė shumė e madhe, por pėrfitimi qė merr njė student ėshtė disa herė mė i lartė. Vetėm emri qė ka ky universitet hap dyert e suksesit pėr kėdo
Nė Universitetin e Harvardit kanė filluar tani aplikimet pėr MBA (Masterin nė Administrim-Biznes) tė vitit akademik 2006-2007. Pėr shkak tė volumit tė madh tė aplikimeve nė ēdo raund, kandidatėt duhet tė dėrgojnė aplikimet e tyre sa mė shpejt tė jetė e mundur. Ka tre raunde aplikimesh pėr kėtė master. Raundi i parė pėrfundon zakonisht nė tetor 2005, raundi i dytė nė janar 2006 dhe raundi i tretė nė mars 2006. Kandidatėt ndėrkombėtarė duhet tė aplikojnw sa mė shpejt, pasi atyre u duhet mė shumė kohė pėr tė siguruar vizat, shtėpitė, ndihmėn financiare dhe tė perfeksionojnė anglishten. Disa kandidatė mund tė ndjekin edhe kurse paraprake para se tė futen nė master, pasi kėrkesat e pranimit janė shumė tė rrepta.
Aplikimi pėr master nė Harvard bėhet nėpėrmjet internetit, online. Udhėzimet, linja e veprimit dhe materialet janė tė gjitha online nė sitin http://www.hbs.edu/mba/admissions/apply.html.
Studentėt mund tė pėrfitojnė edhe ndihmė financiare, vetėm pasi tė jenė pranuar pėr masterin nė Universitetin e Harvardit.
Ēmimet e strehimit nė universitet janė shumė konkurruese. Apartamentet nė Harvard fitohen nė bazė tė njė llotarie, e cila organizohet para pranimit pėr Master.
Nuk ka njė formulė tė vetme pėr kandidatin mė tė suksesshėm. Kandidatėt do tė vlerėsohen pėr arritjet e tyre, potencialin qė kanė pėr tė adoptuar njė program masteri nė Harvard. Nė qoftė se ka pyetje lidhur me mėnyrat e aplikimit, mund tė kontaktoni nė (617) 495 6128 ose nė mba_questions@hbs.edu.
Kriteret e pranimit
Ēdo vit universiteti pėrzgjedh kandidatėt me potencial mė tė madh pėr tu bėrė liderė. Selektimi e vė theksin te potenciali i lidershipit, diploma, karakteristikat dhe cilėsitė personale. Bordi i selektimit mundohet qė ēdo vit tė krijojė njė klasė me njerėz qė vijnė nga vende tė ndryshme, pėr ti rritur mė shumė njohuritė e studentėve.
Pėr tė aplikaur pėr master nė Harvard nuk ka minimum moshe; ju kėshillojmė tė vlerėsoni zgjuarsinė tuaj. Edhe nė qoftė se je akoma duke vazhduar shkollėn, ose jeni nė hapat e para tė karrierės, ju mund tė aplikoni pėr master nė qoftė se e ndieni se keni potenciale tė larta lidershipi. Ėshtė njė mundėsi e mirė pėr tė ngjitur shkallėt e karrierės.
Kostoja pėr tė studiuar master nė Harvard
Kostoja pėr tė studiuar njė master nė Administrim-Biznes nė universitetin e Harvardit ėshtė shumė e lartė, por po aq i lartė ėshtė edhe pėrfitimi qė sjell ky master pėr karrierėn e ēdo njeriu. Pėr ta lehtėsuar paksa koston e lartė universiteti ėshtė lidhur me shumė banka dhe fondacione. tė cilat mund tė japin kredi me terma tė buta pėr tė gjithė studentėt qė pranohen pėr master nė Harvard. Siti ku ju mund tė gjeni tė dhėna pėr fondacionet dhe bankat qė ndihmojnė me kredi ėshtė ky: http://www.hbs.edu/mba/admissions/funding.html
Dokumentacioni i kėrkuar
Dokumentet e mėposhtme mund tė plotėsohen tė gjitha online nė sitin http://www.hbs.edu/mba/admissions/apply.html.
- Pėrgjigjet pėr pyetjet e esse-sė, tė dhėna nė sitin http://www.hbs.edu/mba/admissions/apply.html.
- Curriculum Vitae
- Tri letra rekomandimi, tė cilat do tė plotėsohen nė site online.
- Pėrkthimin e tė gjtha diplomave universitare dhe pasuniversitare tė ndjekura.
- Pėrmbushje e standardeve tė Universitetit tė Harvardit
- Dėshmi nga gjykata ose prokuroria
- Rezultatin e testin GMAT (Graduate Managment Admission Test) qė mund tė bėhet online nė adresėn http://www.gmac.com/gmac/thegmat/
- Pagesa e aplikimit ėshtė 215 dollarė qė mund tė bėhet vetėm nėpėrmjet kartės sė kreditit.
Duke pasur parsysh se programi i masterit ėshtė shumė rigoroz, aplikantėt bėjnė mirė tė ndjekin kurse pėr financė, ekonomi ose statistika para se tė aplikojnė pėr master. Aplikantėt duhet tė flasin, tė shkruajnė dhe ta kuptojnė shkėlqyeshėm anglishten.
Shkolla do tė bėjė verifikime pėr tė gjitha informacionet e dhėna nga aplikanti.
Esse
Njė kusht pėr aplikantėt ėshtė mbushja e esse-ve.
Esse-tė qė do tė plotėsohen pėr vitin 2006 do tė jenė tė ndryshme nga ato tė bėra kėtė vit. Pėr njė ide tė pėrgjithshme po japim esse-tė qė janė mbushur kėtė vit nga aplikantėt.
Pyetjet pėr esse-tė e klasės sė masterit tė futur nė vitin 2005-2006
1- Pėrshkruaj njė ndryshim tė rėndėsishėm nė njė organizatė dhe impaktin qė pati nė zhvillimin tuaj si lider? (400 fjalė maksimumi)
2- Cilat janė tri arritjet tuaja mė tė rėndėsishme nė jetė, dhe pse ju i shikoni ato si tė tilla? (600 fjalė maksimumi)
3- Jep njė vlerėsim tė sinqertė tė anėve tė forta dhe tė dobta qė ju keni. (400 fjalė maksimumi)
4- Si e pėrshkruani ju suksesin? (400 fjalė maksimumi)
5- Cilat janė aspiratat tuaja pėr karrierėn, dhe si mund tju ndihmojė njė master nė Harvard pėr ti arritur ato? Pse tani? (400 fjalė maksimumi)
6- Ēfarė pyetje do donit tė dėgjonit nga bordi i pranimit tė masterit? (400 fjalė maksimumi)
Aplikantėt ndėrkombėtarė
Universiteti i Harvardit mirėpret aplikime nga e gjithė bota. Kriteret e pranimit pėr aplikantėt ndėrkombėtarė janė tė njėjta me kandidatėt amerikanė. Tė gjitha materialet, pėrfshirė edhe rekomandimet, janė tė gjitha online nė gjuhėn angleze.
Diplomat e kėrkuara
Njė aplikant ndėrkombėtar duhet tė ketė njė diplomė universitare ose kolegji. Tė gjitha shkollat ose kurset e ndjekura duhet tė listohen nė formėn e aplikimit, duke pėrdorur emrat e plotė tė institucioneve dhe tė diplomave tė marra.
Pėrkthimet
Gjatė aplikimit online tė gjitha diplomat do tė pėrkthehen nė gjuhėn angleze dhe do tė dėrgohen me aplikimin online. Nė qoftė se kandidati pranohet nė universitet, atėherė do ti kėrkohet tė bėjė pėrkthimin zyrtar tė diplomės (nė agjenci qė njihen edhe jashtė) dhe do ta dėrgojė kėtė nė agjencinė World Education Services (WES), e cila bėn verifikimin e diplomave pėr llogari tė Universitetit tė Harvardit.
TOEFL
Duke pasur parasysh natyrėn e programit MBA, studentėt duhet tė kenė rrjedhshmėri nė tė folur e nė tė shkruar tė anglishtes. Kandidatėt nga vendet joanglishtfolės duhet tė paraqesin pranė universitetit rezultatet e testit tė TOEFL-it.
Ne edukojmė liderėt
Motoja e Universitetit tė Harvardit ėshtė Ne edukojmė liderėt, tė cilėt ndryshojnė botėn.
Me 32 ndėrtesa tė pėrhapura nė mijėra hektarė sipėrfaqe universiteti ėshtė i shtrirė nė anė tė lumit Charles. I themeluar qė nė vitin 1908 kompleksi i godinave me ndėrtesat madhėshtore gjeorgjiane ėshtė dizenjuar nga Frederic Law Olmsted, i cili ka bėrė edhe dizenjon e parkut qendror tė Nju-Jorkut.
Libraria Baker e Harvardit ėshtė zemra e Universitetit tė Harvardit. Ėshtė libraria mė e madhe nė botė me libra biznesi. Aty ndodhen mė shumė se 600 mijė volume dhe ėshtė njė burim si pėr komunitetin ashtu edhe pėr studentėt nga e gjithė bota.
Kompleksi i Harvardit ėshtė i shtrirė qė nga Bostoni nė Cambrige. Kjo ėshtė edhe qendra mė e madhe nė botė, pėrsa i pėrket qendrave akademike, sipėrmarrėse, financare dhe kulturore.
Krijoni Kontakt