Tė enjten njė kontingjent prej 18 mijė litrash uji mineral i markės “Dea” ėshtė nisur pėr nė Dubai tė Emirateve tė Bashkuara Arabe. Pronari i kėsaj fabrike e ka vlerėsuar si sukses tė madh futjen e ujit “Dea” nė kėtė treg


Mė nė fund, prodhimet kosovare kanė filluar tė eksportohen jashtė Kosovės. Tė enjten njė kontingjent prej 18 mijė litrash uji mineral ėshtė nisur pėr nė Dubai tė Emirateve tė Bashkuara Arabe. Pronari i kėsaj fabrike, Mustaf Shala, e ka vlerėsuar si sukses tė madh futjen e ujit “Dea” nė kėtė treg dhe, sipas tij, ėshtė rezultat i analizave tė bėra nė Dubai, para nėnshkrimit tė kontratės. Sipas tij, ambalazhet e ujit janė shkruar nė gjuhėn arabe dhe atė angleze dhe nė fund natyrisht qė ėshtė shėnuar “Made in Kosova”. “ Uji mineral dhe natyral “Dea” ėshtė futur nė tryezat e KFOR-it francez, suedez, austriak e irlandez dhe tashmė po hyn edhe nė tregun e Maqedonisė dhe atė tė Shqipėrisė. Pas depėrtimit tė ujit “Dea” nė tregun e Emirateve tė Bashkuara Arabe, kemi shpresė pėr depėrtim edhe nė shtetet e tjera aziatike”, pohoi Shala. Ai ka shtuar se uji mineral dhe natyral “Dea” i cili ambalazhohet nė njė fabrikė nė Gjilan, nė Dubai do tė hyjė nė konkurrencė me ujin francez dhe atė italian. Kimisti Arben Haziri, pėrgjegjės i prodhimit tė ujit “Dea”, duke folur pėr cilėsitė e ujit natyral, tha se ai ėshtė i vetmi ujė nė Kosovė, i cili i pėrmbush kriteret qė ka parashikuar Bashkimi Europian pėrmes njė deklarate 98-83/EC pėr ujėrat e ambalazhuar, kurse cilėsia e tij nė Kosovė kontrollohet nė dy institutet vendase, nga Instituti Kombėtar i Shėndetit Publik dhe Departamenti i Kimisė, pranė Fakultetit tė Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN). Fabrika pėr prodhimin e ujit mineral dhe natyral “Dea”, me teknologji gjermano-sllovake, ėshtė lėshuar nė prodhim vitin e kaluar, pėr tė cilin janė investuar mbi tre milionė euro. Fabrika qė gjendet nė bjeshkėt e fshatit Ponesh, punon me dy turne me njė kapacitet prodhues nė shishe plastike prej 5 mijė njėsive nė orė (rreth 7 500 litra), kurse linja e dytė ka njė kapacitet prej 5 mijė njėsi nė shishe qelqi (3 000 litra). Nė kėtė fabrikė janė punėsuar 48 punėtorė, ndėrkohė qė pronari Shala thotė se planifikon qė shumė shpejt tė fillojė edhe me turnin e tretė gjė e cila do ta ēojė numrin e punėtorėve nė 108.