Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11

    Bertolt Brecht

    (1898-1956)

    Eugen Berthold Friedrih Brecht i quajtur Bertold, mbahet si poeti, dramaturgu dhe regjizori teatral mė i rėndėsishėm gjerman i shekullit tė XX-tė. U lind nė Augusta mė 10 shkurt 1898 nga Berthold Friedrih Brechti e Sophie Brezing, nė njė familje borgjezėsh tė rinj. Lumenj boje janė derdhur pёr tё folur pёr poezinė e Bertold Brechtit. Nё kėto faqe ftojmė vetё Brehtin qё tё flasё pёr poezinė e tij. Brechti nuk ёshtё vetėm dramaturg, ai ёshtё edhe autor i poezive tё shumta, midis mё mallėngjyeseve tė lirikёs gjermane tё shekullit tё njėzetё. Krijimtaria e tij poetike ёshtё e drejtpёrdrejtё, me tonin e rrėfimit tё njё intelektuali qё jeton nё njё epokё me mizori shtazarake. Poezia e tij nuk na ēon nё asnjė botё fantastike e enigmatike, nuk ka rimё, por njё ritёm tё studiuar shumё mirё. Brechti e donte artin kinez, nё veprat e tij gjenden referime pёr Kinёn dhe civilizimin e saj. Nё vitin 1951 duke vėshtruar njё luan tё vogėl kinez, pёrzёnё nga rrёnjёt e bimёs sё ēajit, ai shkruan kёta rreshtat qё mund tё konsiderohen njё lloj programi i veprės sё tij poetike.

    Pėrktheu Faslli Haliti

    TЁ KЁQIJTЁ

    Tё kёqijtё i tremben thonjve tё tu
    Tё mirёt i gёzohen hijeshisё tёnde
    Tё njejtёn gjё
    Do tё mё pėlqente ta ndiej
    Pёr vargjet e mia.

    Njё poezi tjetėr e tij, nё njё farё kuptimi “programatike”, titullohet "An die Nachgeborenen" (Tё lindurve pas nesh) . Ja disa pjesё tё kėsaj poezie:

    ĒFARЁ KOHЁRASH

    Ēfarё kohёrash janė kėto
    Nё tё cilat njё ligjёratё mbi pemėt ёshtё gati njё faj
    Sepse nёn, kupton kėshtu, heshtjen pёr shumё krime!
    Ai atje qё qetёsisht po kapėrcen rrugёn
    Mbase nuk ёshtё mё i arrritshёm pёr miqtė e tij
    Qё vuajnė?

    ***

    Vėrtet, jetoj nё njё kohё tё errёt!
    Fjala e shkujdesur ёshtё ēmenduri.
    Njё ballё i lёmuar tregon moskokėēarje.
    Ai qё qesh mbase s’ka marrё ende
    Lajmin e tmerrshėm.

    ***


    Edhe tё shmangёsh dhunёn
    Tё paguash tё keqen me tё mirёn
    Tё mos plotёsosh dėshirat e tua, por tё harrosh
    Kjo mbahet pёr menēuri.
    Kёtё unё s’e arrij dot.
    Jetoj vėrtet nё kohёra tё errėta!

    ***

    Ju qё ēkridheni nga batica
    Nё tё cilёn, ne, jemi mbytur
    Kujtoni
    Kur tё flisni pёr dobёsitё tona
    Edhe pёr kohёt e errėta
    Nga tё cilat ju shpėtuat.
    Ecёm duke ndёrruar mё shpesh vendet se sa kёpucёt
    Nёpёrmjet luftёrave tё dёshpёruar klasore ,
    Kur kishte vetėm padrejtėsi dhe asnjė revoltё.

    ***

    Megjithatė e dimё:
    Edhe urrejtja kundėr sё ultёs
    Shtrembėron tiparet e fytyrės.
    Edhe zemėrimi nga padrejtёsitё
    E bёn zёrin tё ngjirur.
    Ah ne qё donim tё pėrgatisnim terrenin
    Ne s’mund tё ishim xhentilё.
    Por ju, kur tё vijё ēasti
    Nё tё cilin njeriu do tё jetё mik i njeriut
    Na kujtoni ne
    Me indulgjencё.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-01-2017
    Postime
    1

    Pėr: Bertolt Brecht

    Nese ka dikush vepra, dram nga bertolt brech ose qfar do qofte nga autor te huaj .. Veper me personazhe (vetem nga shekspiri jo)
    ose me tregoni si mund ti gjej online

  3. #13
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    Pėr: Bertolt Brecht

    Citim Postuar mė parė nga Sia Lexo Postimin
    Nese ka dikush vepra, dram nga bertolt brech ose qfar do qofte nga autor te huaj .. Veper me personazhe (vetem nga shekspiri jo)
    ose me tregoni si mund ti gjej online
    I ke te gjithe ketu ne anglisht....

    http://www.gutenberg.org/browse/authors/s

    Perndryshe perdor librarine (ilegale ketu ne USA) Genesis Library... shume libra aty jane pa te drejten e autorit, por pothuajse nuk mungon asnje liber.... dhe nese jeton ne Shqiperi e drejta e autorit as qe ekziston

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Bertold Brecht dhe "Trusti i Lulelakres"
    Nga Darius nė forumin Arti botėror
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-10-2004, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •