Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anėtarėsuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Arrow Te Gjithe Kunder Kongresit Te Ps-se

    TE GJITHE KUNDER KONGRESIT TE PS-SE

    Te gjithe aktoret politike e sociale dolen dje kunder Kongresit Elektoral te PS-se duke e cilesuar ate thjesht nje shou dhe aspak nje forum ku u shpallen alternativa qeverisjeje. Perfaqesues te opozites, te se majtes si dhe opinioniste te mediave, u shprehen se evokimi i vitit '97 ne nje menyre makaber vetem sa i frikesoi shqiptaret. Kongresi i Partise Socialiste eshte konsideruar si jo etik dhe me mesazhe percarjeje dhe mungese alternativash konkurruese nga demokratet. Deputeti demokrat Prec Zogaj u shpreh dje per mediat se Kongresi i PS-se gjate zhvillimit te tij humbi rastin e perballjes se alternativave te cilat u parashtruan gjate zhvillimit te Kuvendit te PD-se por u mor me nje ngjarje per te cilen ende historia dhe shoqeria shqiptare nuk ka nje imazh te qarte.

    "Une kam pershtypjen se Kongresi i PS-se humbi rastin per t'iu pergjigjur standardit etik qe propozoi Kuvendi i PD-se, qe do te thote te merremi me problemet qe ka shoqeria shqiptare, te ofrojme zgjidhje dhe te heqim dore nga praktika, pervoja, tradita e marrjes me nje njeri-tjetrin. Wshte nje perpjekje per te ushqyer serisht tek ngjarjet e nje kohe qe historia nuk ka dhene ende nje verdikt. Ketu qendron dhe dramaciteti i faktit qe socialistet kerkojne licence per t'u votuar per here te trete tek ngjarje te cilat kane brenda mister", tha Zogaj. Referimin e socialisteve te ngjarjet dramatike te vitit '97, deputeti demokrat e ka cilesuar si jo etike nderkohe ka theksuar se do te ishin keto ngjarje te cilat do t'i sherbenin politikes si mesim per nje bashkepunim midis paleve ne te mire te vendit. "Palet kane parashtruar te vertetat e tyre por nuk ka nje verdikt te shoqerise. Dhe te referosh sot nje kohe e cila duhet te sherbeje si nje mesim se si duhet ta ruajme vendin tone duke u marre vesh me njeri-tjetrin do te thote te mos kesh marre asnje mesim nga historia, do te thote qe te propozosh konfliktin, ndarjen. Nuk eshte hera e pare qe Nano imponohet me skema te tilla ndarjeje krahinash, feshe. Wshte nje gje e palejueshme kjo per nje lider politik", u shpreh Zogaj. Kreu i PD-se se Tiranes, Sokol Olldashi, deklaroi dje se ne Kongresin e Partise Socialiste u vu re qarte se socialistet nuk kane me ide dhe alternative per te qeverisur vendin si dhe e ka cilesuar Edi Ramen si nje arushe te zbutur ne duart e Nanos. "E vetmja gje qe une pashe ne Kongresin e Partise Socialiste eshte qe platforma e paraqitur nga kryebashkiaku Rama, i cili se fundi eshte kthyer ne nje arushe te zbutur te kryeministrit Nano qe mund te haje edhe karamele", tha Olldashi.

    Gjitashu ai ka akuzuar socialistet si shkaktare te ngjarjeve te vitit '97 duke mos dashur me tej te komentoje zhvillimet e tjera te Kongresit socialist. "Teorite e kriminalistikes kane nje aksiome qe thote: "Krimineli kthehet gjithmone ne vendin e ngjarjes".Socialistet kane qene autoret e 1997-s dhe dje iu rikthyen vendit te ngjarjes. Qytetaret do te na bsojne ne per nje arsye shume te thjeshte sepse ne do t'u paraqesim qe jemi shume serioze ne evidentimin e problemeve dhe komplet serioze ne gjetjen e zgjidhjeve te duhura", tha kreu i PD-se se Tiranes. Persa u perket shifrave te arritjeve te qeverise socialiste, Olldashi u shpreh se te dhenat reale jane ato te dhena nga raportet nderkombetare te cilat e rendisin Shqiperine ne vendin e 102 per korrupsion, jane shifrat e zbatimit te shtetit ligjor nga me te ultat ne bote, jane shifrat e kriminalitetit nga me te lartat ne Europe.

  2. #12
    Perjashtuar nga Mod.
    Anėtarėsuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    edvin rama eshte nje nga me tmerresisht te interesuarit qe te fitoj partia e Enver Hoxhes, partia qe e vari ne litar poetin Havzi apo qe pushkatoi dy djelmosha katundi per dy vjersha, apo partia qe kur europa ne 45-sen shkundi blozen nazi fshiste te mathauzenit e hapi nje epok te ndritshme per popujt e vet kjo qelbanike ngriti an e kend vendit qindra mathauzena me jet gjatesi 45 vjecare.
    Eshte tmerri qe ne se ndryshon sistemi i sotshem, pra sistemi kriminal i PS-se mundet te hapen dhe dyert e gjyqeve per super mega hajdutin edvin.
    Prandaj edvini ngulmon per fitore te Ps-se.
    Prandaj te gjithe te votojme per Ps-ne qe dhe ca dekada te tjera te vjedhin ,vrasin e hedhin greminave dashnoret e dashnoreve si dhe rivalet e dashnoreve edvini Nanua me shoke.
    Te votojme Ps-ne qe kurre te mos i dalin vjedhjet Zhejit e goces se driteroit,cacit apo Malajt. Jo shoke smund ti leme mjeshtrat tane ne balt.
    Jane vjedhje me milona shok pra grusht bashkuar rreth partise se specialisteve te hajdutllekut.

    Pse e permend gazeta diku per Edvinin Ceshtjen "Gina"?
    A ne mars eshte atashuar Rexhina qe svjen dot te deshmoje per ish dashnoren e burrit qe u gjend e masakruar ne Krrabe apo ja aty ne Paris ne ambasaden shqiptare 2 or me aeroplan?

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet nė Bllog
    22
    Kreu i LSI-sė i ka cilėsuar “diversione” ftesat e liderėve tė PS-sė pėr bashkėpunim me partinė e tij

    Meta: As sot, as nesėr dhe asnjėherė nuk kthehem nė PS

    ”LSI-ja nuk pranon mė kthim prapa, nė mėnyrė qė Shqipėria tė ecė vetėm pėrpara”

    Darina Tanushi

    LIBRAZHD – Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta, ka pėrjashtuar nė mėnyrė kategorike ēdo mundėsi kthimi prapa nė Partinė Socialiste, duke hedhur poshtė njėherė e pėrgjithmonė tė gjitha “diversionet” qė mund tė bėhen nga lidershipi aktual i Partisė Socialiste. Gjatė njė prononcimi tė dhėnė pėr pėrfaqėsuesit e medias, pas Konferencės sė LSI-sė nė rrethin e Librazhdit, ku u prezantuan edhe kandidatėt e LSI-sė pėr deputetė, inxhinieri Mehmet Biēaku nė zonėn e Librazhdit dhe mjeku kirurg Bujar Kllogjri nė zonėn e Pėrrenjasit, kryetari i LSI-sė, Meta, ka dhėnė disa mesazhe tė qarta pėr tė gjithė opinionin publik.
    “As sot, as nesėr dhe asnjėherė nuk do tė kthehem nė PS, theksoi Meta, duke shtuar se LSI-ja nuk pranon mė kthim prapa, nė mėnyrė qė Shqipėria tė ecė vetėm pėrpara. Duke vazhduar mė tej, Meta u shpreh se LSI-ja nuk ka asnjė detyrim ndaj strukturave tė Partisė Socialiste dhe dhe nė veēanti ndaj lidershipit aktual tė kėsaj force”. LSI-ja ėshtė projekt afatgjatė pėr dekadat e ardhshme, ndaj nuk e mbaron misionin e saj mė 3 korrik, por e rinis pas kėsaj date, tha ai. Pėr mė tepėr, Meta theksoi se LSI-ja ėshtė njė parti krejtėsisht e re, me njė vizion dhe moral tė ri, nuk ėshtė dhe as ka pėr tė qenė ndonjėherė fraksion i PS-sė, ndaj nuk ka asnjė detyrim ndaj forcės politike nė pushtet. Nė kėtė kontekst, kreu i LSI-sė u shpreh se askush nuk ka tė drejtė tė na bėjė moral nė emėr tė elektoratit tė majtė, por secili do tė verifikojė elektoratin e tij mė 3 korrik. LSI-ja ėshtė e vendosur pėr t’i fituar zgjedhjet dhe pėr t’i dhėnė fund regjimit dypartiak, si pengesė kryesore pėr zhvillimin e demokracisė, shtetin ligjor dhe mirėqenien e tė gjithė shqiptarėve. Nė Kongresin e PS-sė, kryetari socialist, Fatos Nano, i ftoi tė larguarit nga PS-ja tė rikthehen. Ai tha se “ne presim qė ata tė qetėsohen dhe tė mos mohojnė shtėpinė e lindjes. Prandaj dua t’ju them nė emrin e tė gjithė socialistėve: “Mirė se vini, tė nderuar konkurrentė tė rinj!” Progresi drejt Evropės, tha ai, nuk mund tė ketė dy shtėpi nė Shqipėrinė tonė tė dhembshur.
    Gjithashtu, kryetari i LSI-sė, Meta, lidhur me shitjen e Albtelekomit, u shpreh se “ne nuk ndajmė asnjė pėrgjegjėsi me kėta pushtetarė qė keqqeverisin vendin dhe abuzojnė me pasuritė publike. Shikoni skandalin e radhės nė fushėn e privatizimeve, siē ėshtė prokurimi i drejtpėrdrejtė qė qeveria kėrkon tė bėjė pėr Albtelekomin. Manipulimi i tenderave kaq tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė, pėr fatin e kompanive publike dhe shėrbimeve jetike, nuk ėshtė rasti i parė, por ėshtė ndoshta nga mė tė dembshmit”,- tha ai. Po tė marrim shembull Maqedoninė, edhe pse ėshtė vend mė i vogėl se Shqipėria, e privatizoi Telekomin e saj 4-5 vite mė parė me njė vlerė tė paktėn tri herė mė tė lartė, sqaroi Meta.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne 8 vjet sla bordello e kazino te botes pa harxhuar miljarda sheiku Nano e tani 2 jav para votimeve i ra nder mend te "ndertoj" shtepi per te varferit..

    Mjeshter eshte..

    KJ shkruan:

    --

    E Premte, 13 Maj 2005


    NANO: QEVERIA DEMOKRATE NXITI LEVIZJEN KAOTIKE

    DURRES- Pas miratimit ne Keshillin Bashkiak te qytetit te Durresit nuk ka vonuar fillimi i punimeve per ndertimin e te pares godine per te pastrehet e qytetit. Ne perurimin e punimeve per ndertimin e ketij kompleksi banesash sociale ka marre pjese dhe kryeministri Fatos Nano, i cili tha se nen qeverisjen socialiste eshte synuar te administrohet kaosi urban i krijuar gjate qeverisjes se demokrateve. Nano ua ka faturuar demokrateve dhe politikave te ndjekura prej tyre ne qeverisje krijimin e nje grupi te madh te pastrehesh te krijuar si rezultat i levizjes demografike pa kriter dhe firmave piramidale. "Qeveria e meparshme nxiti zyrtarisht levizjen kaotike te njerezve duke mos treguar fare vemendje, duke mos treguar fare strategji, duke mos perpunuar ekspertize per programe e financime, krijoi nje humbje te shpreses, si dhe humbje reale te kapitalit social me mijera banesa qe u zhduken ne lojen e piramidave." Dhe duke u perpjekur ta largoje ceremonine e djeshme ne Durres nga fushata elektorale, Nano ka thene: "Duke vene sot gurin e themelit ne godinen e pare sociale te eres se pluralizmit, ne duam te krijojme bindjen dhe besimin te njerezit se projekti yne per t'u ardhur ne ndihme komuniteteve ne nevoje nuk eshte demagogji, aq me pak elektorale, por funksionon." Projekti, me vlere 50 milione leke dhe bashkefinancim i Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit dhe Bashkise Durres, perfshin ndertimin e 6 pallateve me nga 30 apartamente secili. Keto banesa do te jene me qira e kosto te ulet per te pastrehet. Nderkohe Nano, ndonese jemi prane zgjedhjeve elektorale, ka premtuar per nje bashkepunim ne vazhdimesi mes qeverise socialiste, bashkise se Durresit dhe sipermarrjes private qe "ve ne rrugen e zgjidhjes problemin e strehimit ketu per 180 familjet me ne nevoje". Gjate fjales se tij ne Durres, Nano ka deklaruar se ne 8 vjet te qeverisjes socialiste jane zgjidhur problemet e strehimit per me shume se 500 mije veta, me ndertimin e 125 mije banesave e apartamenteve te reja. "Ne nuk lejojme qe te komercializohet shoqeria apo nevojat themelore te njerezve. Prandaj jemi ketu per te vazhduar te punojme me ju per ekonomine e tregut, por jo per shoq-_e e komercializuar, me qellim qe te varfrit, me te kufizuarit, me te pafatet te kene nje strehe te sigurte per te futur koken dhe nje shans me shume per integrim",- tha Nano duke i quajtur programet sociale te strehimit ne Shqiperi te njejta me standardet e vendeve te zhvilluara te BE-se, si Franca apo Suedia.



    Projekti pilot i strehimit, shprese te te pastrehet

    Qytetaret qe vuajne per strehim ne qytetin e Durresit duke u perballur me ankthin dhe cmimet e larta te qirave dhe apartamenteve do te kene mundesi te perfitojne strehim pas perfshirjes se bashkise se qytetit ne nje projekt-pilot qe synon te zgjidhe nje nga problemet me te mprehta sociale ne qytetin nr.2 te vendit. Fillimi i punimeve u realizu dje, ne Shkozet te Durresit. Perfituesit e ketij projekti nuk do t'i kalojne 180 familjet, po ne vazhdimesi numri i strehekerkuesve do te jete me i vogel. Pjesemarrja e bashkise ne kete projekt-pilot per ndertimin e pallateve per te pastrehet eshte miratuar ne unanimitet nga te gjithe keshilltaret e bashkise, pavaresisht nga ngjyrat politike qe perfaqesojne. Jane 6 godina banimi 6-kateshe me nga 30 apartamente secila te cilat do te ndertohen ne zonen ish-industriale te Shkozetit ne Durres. I pari ka nisur te beje gati themelet. Jane 6304 m2 truall ne lagjen 14 te qytetit ne dispozicion te ketij projekti qe vendos urat e bashkepunimit mes Ministrise se Rregullimit te Territorit dhe Turizmit e Bashkise se Durresit per bashkefinancimin e pallateve. Per godinen e pare, bashkefinancimi per bashkine kap 10 per qind te vleres se objektit, 7,02 milione leke, ndersa per pallatet e tjera kontributi financiar i bashkise do te jete ne masen 50 per qind. Me pas apartamentet e ndertuara do te jepen me qira nga bashkia per te pastrehet dhe familjet qe jetojne ne shtepite e ish-pronareve. Kryebashkiaku i Durresit e ka vleresuar kete si nje projekt te rendesishem qe shenon nje hap te pare drejt autonomise se pushtetit vendor ne zgjidhjen e problemeve te komunitetit, si dhe nje fillim te mbare per zgjidhjen e problemit te strehimit per afro 6 mije te pastrehet e qytetit-port.

    Vali Qyrfyci

    ...

    posi me shkop magjik i ben shtepit ki cuni i nasit..

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Kongresi socialist, ndryshime rrėnjėsore nė statut
    Nga Davius nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 04-07-2006, 02:44
  2. Kushtetuta dhe kombi Amerikan
    Nga ILovePejaa nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 05:11
  3. Kongresi socialist: Edvin Rama zgjidhet kryetar i Partisė Socialiste
    Nga Username nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 121
    Postimi i Fundit: 08-12-2005, 19:40
  4. “homo socialisticus” - Arti i Realizmit Socialist
    Nga Eni nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 16:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •