Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015

    Pse po vetëvriten njerëzit në Shqipëri?

    Pershendetje te gjitheve!
    Ne kohet e fundit po me shqeteson shume fakti qe rastet e vetvrasjes ne Shqiperi jane shtuar jashte mase. Une jetoj ne Amerike dhe nuk mund te gjykoj me objektivitet pse.
    Ju lutem merni nje moment per te shprehur mendimin tuaj.
    Faleminderit dhe mbaresi kudo qe jeni.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2005
    Vendndodhja
    te guri i shqipes
    Postime
    92
    Citim Postuar më parë nga EdiR
    Pershendetje te gjitheve!
    Ne kohet e fundit po me shqeteson shume fakti qe rastet e vetvrasjes ne Shqiperi jane shtuar jashte mase. Une jetoj ne Amerike dhe nuk mund te gjykoj me objektivitet pse.
    Ju lutem merni nje moment per te shprehur mendimin tuaj.
    Faleminderit dhe mbaresi kudo qe jeni.
    Ndoshta dikush do te thote se e kan pase veshtire ne jete,ndoshta i ka fajet alkoholi apo droga e ku ta di cfare shkaqe tjera,por per mua nuke vlejne asnjeri ptej ketyre shkaqe.
    Per mua keta njerez e kane humbe castin,moralin,bejen....me shkurte BESEN shqiptare sepse aty ku jetoj une njerzit thuan SHQIPTARI KURE NUK VRITET ME DOREN E VETE.
    Prandaj edhe nga ana jeme per ata njerez ngushlime NUK KA.

    Ju pershendese
    Fjala e urte,eshte fjale e zjarte

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Fotzenland
    Anëtarësuar
    23-04-2005
    Postime
    85
    Une MORA NJE MOMENT per te menduar per kete fenomen qe kohet e fundit ka perfshire Shqiperine ne pergjithesi edhe Fierin ne vecanti.
    Arrita ne perfundimin se keta njerez vrasin veten, se nuk kane cfare te bejne edhe nuk dine si ta shtyjne kohen.

  4. #4
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga Fotzenland
    Une MORA NJE MOMENT per te menduar per kete fenomen qe kohet e fundit ka perfshire Shqiperine ne pergjithesi edhe Fierin ne vecanti.
    Arrita ne perfundimin se keta njerez vrasin veten, se nuk kane cfare te bejne edhe nuk dine si ta shtyjne kohen.
    Psikologjia si disipline mjekesore e njeh kete skenar. Njerezit jane papune.

    ---------------------------------
    As Jezu Krishti, as Muhamedi ne imagjinatat me te cmendura te fanatikeve e tyre nuk arriten dot ato qe Enver Hoxha arriti dhe realizoi ne pak kohe qe jetoi.

  5. #5
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Jane te depresuar, sic tha dikush mesiper s'kane pune, pra te ardhura per familjen...dhe kjo mund te jete nje arsye per te vrare veten.

  6. #6
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Citim Postuar më parë nga love_ya
    vrasin veten sepse te jetosh ne Shqiperi eshte fun fun fun
    Mbas kulminacionacioneve te qeverisjes demokratike 1992-1997 me 6km rruge dhe me vjedhjen e parave ne 1997 sigurisht eshte "fun". Jane pasojat e ketyre kulminacioneve. Njerezit jane te zhgenjyer nga "demokracia". Si cdo semundje tjeter mendore periudha varion. Kete mjekesia e njeh me fakte te pakontestueshme. Njerezit nuk mund te vrisnin veten ne vitin 1997. Organizmi i njeriut nuk punon keshtu. Do vite. Faleminderit Prof Dr. Sali Berisha per kete dhurate i bere popullit shqiptar.

    ---------------------------------
    As Jezu Krishti, as Muhamedi ne imagjinatat me te cmendura te fanatikeve e tyre nuk arriten dot ato qe Enver Hoxha arriti dhe realizoi ne pak kohe qe jetoi.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Prof Dr SamSung
    Mbas kulminacionacioneve te qeverisjes demokratike 1992-1997 me 6km rruge dhe me vjedhjen e parave ne 1997 sigurisht eshte "fun". Jane pasojat e ketyre kulminacioneve. Njerezit jane te zhgenjyer nga "demokracia". Si cdo semundje tjeter mendore periudha varion. Kete mjekesia e njeh me fakte te pakontestueshme. Njerezit nuk mund te vrisnin veten ne vitin 1997. Organizmi i njeriut nuk punon keshtu. Do vite. Faleminderit Prof Dr. Sali Berisha per kete dhurate i bere popullit shqiptar.

    ---------------------------------
    As Jezu Krishti, as Muhamedi ne imagjinatat me te cmendura te fanatikeve e tyre nuk arriten dot ato qe Enver Hoxha arriti dhe realizoi ne pak kohe qe jetoi.
    Dr. Samsung,
    Si ka mundesi qe qe nuk pati kaq vetvrasje ne 1997 kur shqiptaret humben paret po priten deri tani 8 vjet te qeverisjes socialiste.
    Kur une kerkova per nje mendim pse mendova se njerzit do te tregoheshin pak me te arsyeshem. Jo ju por askush nuk mund te me tregoje se kjo eshte per shkak te Dr. Berishes me shume se sa eshte per shkak te 50 vjeteve diktature, 8 vjeteve varferi dhe harrese.
    Me sa kuptoj une te gjitha keto po ndodhin se shqiptaret e thjeshte jane lodhur me cfare po ndodh c'do dite ne jeten e tyre, socialistet ne pushtet kane bere pune te mira per te vrare dhe shpresen e fundit per shume njerez te thjesht. Eshte fakti qe si une dhe shumica e shqiptareve ne kete forum kan lene shqiparine mbrapa per tu endur rrugeve te Amerikes apo Europes.
    Mos ma mer per keq por nese ti akoma betohesh per enver hoxhen une nuk e konsideroj mendimin tend objektive dhe te vertet por perkundrazi te verber dhe te qellimshem.

    Gjithe te mirat dhe shpresoj qe te hapesh syte dhe mendjen jo per mua por do te ndihmoje ty.

  8. #8
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    90 vetevrase ne 3 muaj eshte katastrofike. C'eshte me keq eshte mos pasja e vullnetit nga media 'hetimore' Shqiptare per ta pare ceshtjen sic duhet, ne vend qe t'ia rrasin fajin 'Deshmitareve te Jehovait' e kulteve te tjera 'jo-tradicionale' ne Shqiperi.

    Fajin e kemi nga brenda....gjithe familja eshte e shturur, morali njerezve eshte shthurur....Po te ishte te pakten kjo baze, gjendja ekonomike edhe perballohej.,. Por keta njerez s'kane per c'te jetojne. Babai i rreh, i perdhunon, i vret. Nena eshte nje cope mishi me dy sy. Para s'kane. Njerezit vriten per nje llaf goje... e mundesi per te ikur nga ai ferr nuk ka..

    Vallahi...edhe une te isha do ia hiqja vetes.

  9. #9
    V per Vendeta Maska e ORIONI
    Anëtarësuar
    10-12-2003
    Vendndodhja
    Shkup-Prishtine-Ulqin-Tirane-Cameri
    Postime
    919
    Dukuria e vetëvrasjes tek adoleshentët

    Vetëm në fillim të shekullit, adoleshencës i është dhënë territori i zhvillimit që ne njohim sot. Stanley Hall (1904) ka shkruar artikujt e parë mbi këtë subjekt.
    --------------------------------------------------------------------------------

    Që atëheërë adoleshenca ka marrë një rëndësi shumë të madhe si periudhë zhvillimi. Kjo për arsye së pari të ndryshimit të madh fiziologjik, konjitiv, emocional dhe social që ndodh tek individi 12-18 vjeç dhe të asaj që ka ndodhur për hir të erës së industrializmit dhe të teknologjisë që bëjnë të reflektohen traditat dhe vlerat e një shoqërie në ndryshim të shpejtë dhe konstant. Adoleshenca merr sot një domethënie sociale ulëritëse ndoshta për hir të momentit ku arkitekturat socio-ekonomike lënë të shihet, nëpërmjet një retorike të globalizmit, perspektiva të një të ardhmeje që vuloset nga pasiguria.
    Me nevojat ekzistenciale që ata kanë e perceptojnë përgatitjen e së ardhmes së tyre si një kundërshti.
    Nëse adoleshentët kanë nevoja, ata kanë gjthashtu detyra të zhvillimit, të rënda për t'u realizuar: autonomia dhe individualizmi, kristalizimi i identitetit, zhvillimi i raporteve afektive dhe seksuale dhe artikulimi i lidhjeve të barabarta me të rriturit.
    Megjithatë asnjëherë si tani, adoleshentëve nuk u është dashur të përballen me kaq kushte të vështira në përmbushjen e këtyre detyrave.
    Adoleshenca është një kalim i vështirë nga statusi i fëmijës në atë të të rriturit. Adoleshenti kalon një moment ku duhet të krijojë personalitetin e tij mbi autonominë, pavarësinë edhe ndarjen nga familja. Kjo ndarje është një "qëndrim ndryshe ndaj figurave prindërore, një nevojë për t'u individualizuar".

    Kërkimi i një statuti tjetër të ri nga ana e adoleshentit përballet me kërkesat dhe dëshirat e prindërve të tij. Kjo situatë është konsideruar si një krizë e cila karakterizohet nga shkëputje e ekuilibrit midis dy gjendjeve dhe bëhet për adoleshentin një realitet psiqik. Adoleshenti gjendet në një krizë të dyfishtë; brenda vetes dhe në raportet e tij me familjen.

    Aspektet e krizës

    Kriza shfaqet në një proces pavarësie për adoleshentin në raport me prindërit të cilët luajnë një rol të rëndësishëm në këtë stad pasi familja nuk pushon së interesuari për adoleshentin dhe ekziston për të.
    Në sajë të strukturës së saj, familja jep një kontekst i cili lejon që të realizohen nevojat e çdo pjesëtari të saj. Kur shfaqet një nevojë e re, kjo kërkon një ndryshim të strukturës. Befas familja duhet të gjejë kufij të tjerë. Çdo pjesëtar duhet të gjejë një rol të ri, një vend të ri. Roli i ri që marrin prindërit, është përballja me një sërë ndryshimesh që pëson adoleshenti.

    Kriza e adoleshentit shprehet në:

    -Lirinë e veprimit
    -Lirinë afektive dhe seksuale
    -Lirinë intelektuale.

    Realiteti shqiptar

    Adoleshenti ynë gjendet në një kontekst familjar dhe social, vlerat e të cilit janë tronditur, me pasojë përmbysjen dhe ndërtimin e vlerave të reja, të cilat duhet të mbartin në vetvete, vetëdijen morale (besimin).
    Ndryshimet e mëdha sociale, e kaluara jonë diktatoriale, e tashmja ku mungojnë vlerat dhe pikat e referimit janë të vështira për t'u gjetur, bëjnë një ardhme të pasigurtë, të cilën një adoleshent e ka të vështirë ta përballojë, duke ripërmendur këtu faktin që në gjendjen që ai ndodhet ka nevojë të identifikohet, të referohet, të interiorizojë modele për të pasur një imazh të vetvetes, një vetëvlerësim i cili do ta ndihmojë të ndihet mirë me veten dhe të krijojë marrëdhënie të ekuilibruara me ambientin social dhe familjar.
    Një nga dukuritë që duhet të na trondisë më tepër në këtë realitet, është vetëvrasja edhe pse nuk ka shifra apo studime të mirëfillta statistikore të cilat mund të na tregojnë situatën e vetëvrasjes dhe tentativave vetëvrasëse tek adoleshentët në Shqipëri.

    Vetëvrasja

    Vetëvrasja përkufizohet si çdo sjellje që kërkon dhe gjen një zgjidhje për një problem ekzistencial duke i dhënë fund jetës.
    Vetëvrasja në adoleshencë është një dukuri tragjike që nuk po rresht. Ajo përbën shkakun e dytë të vdekshmërisë tek adoleshentët 15-19 vjeç. Kjo përqindje është e nënvlerësuar pasi nuk përfshihen këtu vrasjet nën petkun e aksidentit. Pse të rinjtë që kanë gjithë jetën përpara janë kaq të dëshpëruar sa i japin fund jetës? Mbetet e vështirë t'i jepet një shpjegim i thjeshtë kësaj pyetjeje. Vetëvrasja në adoleshencë mbart praninë e një parehatie të rëndësishme, është një klithmë vuajtjeje, dëshpërimi dhe thirrjeje për ndihmë. Shpjegimi i vetëvrasjes nuk gjendet në një faktor që përjeton aktin, por në historinë e shkuar, në përjetimin problematik, në konfliktet e mëparshëm. Ka pasur një eskaladë problemesh, që janë bërë të mprehtë dhe të mbledhur në vite, më pas kanë arritur një pikë kulminante në periudhën e adoleshencës. Kur kësaj i bashkangjitet edhe një problem i fundit, vjen kriza vetëvrasëse. Duhet theksuar se një krizë nuk është gjithmonë vetëvrasëse dhe që mund të jetë një faktor rritjeje ashtu siç mund të degjenerojë në një krizë vetëvrasëse…
    Adoleshenca është një periudhë tepër e mprehtë për të ngjallur sjellje vetëvrasëse.

    Adoleshenti vetëvrasës

    Perceptohet shpesh si i keq, pasiv, fajtor. Ai nuk ka një vetëvlerësim të dobët për veten dhe ndihet i padëshiruar. Ai ende nuk zbuluar vlerën e tij jashtë normave sociale dhe presioneve që ushtrohen mbi të. Ai nuk gjen vend. Ai ka nuk qëllim në jetë, nuk merr pjesë në aktivitet, ka rezultate të ulta shkollore. Ai nuk ka asnjë kontroll mbi mjedisin që e rrethon dhe shpesh është shumë impulsiv. I mungon lidhja me komunitetin, çka shoqërohet me një ndjenjë çmendurie dhe nuk provon asnjë tërheqje ndaj shoqërisë për të vazhduar jetën.

    Faktorët e rrezikut

    Familja


    Problemet familjare mbeten nga arsyet e para që evokohen nga adoleshentë vetëvrasës (divorc, konflikte, dhunë, mungesë komunikimi, alkoolizëm, etj). Në nivelin e kontrollit prindëror një kontroll i tepërt mund ta dekurajojë në realizimin e vetvetes, e kundërta shpreh indiferencën, mungesat afektive dhe edukative.

    Jeta sentimentale

    Tek adoleshentët vetëvrasës vëmë re se humbja në dashuri lë gjurmë të thella.

    Izolimi social

    Disa adoleshentë vetëvrasës ndihen vetëm, të tjerët kanë përshtypjen se janë flakur nga shokët e tyre, megjithatë kjo nuk do të thotë se ata janë gjithmonë të izoluar. Ata mund të kenë një rreth miqsh por përjetojnë vështirësi relacionale me ta. Ai përjeton më tepër një izolim afektiv se sa fizik.

    Adoleshenti në rrezik

    -Funksionim familjar i çrregullt
    -Eksperienca emocionale të vështira
    -Vështirësi të identifikimit seksual
    -Fugat
    -Problemet e konsumimi të drogave, alkoolit etj.

    Humbja

    Kriza vetëvrasëse vjen befas pas një humbjeje që mund të marrë forma të ndryshme: Nevoja të pa kënaqura të përjetuara si një humbje mbështetjeje, dashurie. Humbja mund të jetë në terma të humbjes së identitetit dhe të vetëvlerësimit. Ngarkesa emotive dhe afektive që lidhet me të është e rëndësishme. Reagimet ndaj humbjes janë të vrullshme dhe adoleshenti ka një humbje të kontrollit të impulsivitetit. Kur humbjet dhe stresi mblidhen, reagimi i adoleshentit vazhdon të shkëputet nga mbështetja e sistemit, do të ketë rritje të ndjenjave të pashpresës dhe humbje të besimit që situata mund të ndryshojë.

    Procesi vetëvrasës

    Ky proces është periudha që ndan momentin kur ndodh kriza dhe kalimin në akt. Në adoleshencë ky interval mund të jetë i shkurtër.
    Kërkimi i zgjidhjes: Për disa të tjerë këto etapa janë normale në një proces për të zgjidhur problemin, personi bën një analizim të zgjidhjeve të ndryshme. Secila prej zgjidhjeve është objekt i një vlerësimi për të gjykuar mundësinë e ndryshimit. Disa persona kanë një sërë zgjidhjesh dhe mund të përshtasin strategji për të zgjidhur shpejt krizën. Të tjerët kanë pak mundësi zgjidhjesh pasi këto zgjidhje nuk u përgjigjen nevojave të pranishme. Në këtë rast ideja e vetëvrasjeve nuk është përcaktuar ende ose fare pak.
    Ideimi i vetëvrasjes: Në kërkim të një zgjidhjeje, një imazh i befasishëm, i shkurtër dhe kalimtar i vdekjes mund të shfaqet midis zgjidhjeve të mundshme. Zgjidhjet e paefektshme për të reduktuar intensitetin e krizës hidhen poshtë. Ideja e vetëvrasjes shfaqet më shpesh dhe merret gjithnjë e më tepër në konsideratë. Personi përpunon gjithnjë e më tepër skenare të mundshëm.

    Ruminacioni: Parehatia bëhet gjithnjë e më e vështirë për t'u duruar dhe dëshira për t'iu larguar bëhet më e shpeshtë. Pamundësia për të zgjidhur krizën dhe ndjenja e lodhjes nga mundësitë e zgjidhjes provokojnë një ankth të madh. Ideja vetëvrasëse bëhet më e qëndrueshme dhe e rregullt. Ajo jep ankth, dhembje e vuajtje.
    Kristalizimi: Personi është i mbingarkuar nga dëshpërimi dhe humbja e shpresës apo besimit. Vetëvrasja konsiderohet si e vetmja zgjidhje për vuajtjet e tij. Kur vjen në këtë stad ka përgjithësisht përpunim të një plani të saktë, qoftë ora, data, mjeti, vendi. Mund të vihet re një heqje dorë spontane nga kriza vetëvrasëse dhe duket sikur nuk ka më probleme. Adoleshenti mund të ndihet i shkarkuar dhe të japë shenja të të qenurit mirë, kur vetëvrasja paraqet zgjidhjen përfundimtare sepse ai ka tashmë një mjet me të cilin do t'i japë fund vuajtjeve të tij. Në këtë etapë një shkëputje emotive nga të tjerët dhe një ndjenjë izolimi janë shpesh të pranishme. Vetëvrasja paraqet tentativën e fundit për të rimarrë kontrollin. Një ngjarje apo një problem shtohet tek ata të cilët përshpejtojnë kalimin në akt.

    Në adoleshencë procesi vetëvrasës mund të jetë i shkurtër, madje edhe disa orë. Psikologjikisht adoleshenti është impulsiv, i paqëndrueshëm, emotiv. Ai vepron për të eksperimentuar para se të reflektojë. Prandaj periudha e adoleshencës është e prirur për të ngjallur sjellje vetëvrasëse.
    Procesi është më i shpejtë në tentativën e dytë, mesazhet janë më të dhunshme dhe gjithashtu edhe metoda e përdorur.

    Shenjat që paraprijnë vetëvrasjen

    Vetëvrasja nuk prodhohet pa paralajmërim. Shpesh japin mesazhe që lajmërojnë qëllimet e tyre për të vënë në alarm rrethin familjar dhe social.

    Mesazhet direkte

    Mesazhe verbale dhe aluzione ndaj vdekjes "më mirë të isha i vdekur, kjo nuk ia vlen, ju nuk do të më shihni më gjatë, kam frikë të vetëvritem, etj.
    Do të vras veten, dua të vdes; Sjellje vetëmutiluese, të rrezikshme; Mesazhe indirekte; Aluzione ndaj vetëvrasjes në mënyrë indirekte: Së shpejti do të jem në paqe, jam i panevojshëm, do të bëj një udhëtim të gjatë, për mua është kurajë të vetëvritesh etj.
    Përgatitje për një nisje, letra; Tërheqje e befasishme për armët apo prodhimet toksike; Shenja depresioni; Çrregullime të gjumit; Çrregullime të të ushqyerit; Mungesë energjie. Lodhje e madhe; Pamundësi për t'u kënaqur; Trishtim, frikë, dekurajim etj. Zemërim, tërbim; Nënvlerësim i vetvetes; Ankth masiv; Izolim fizik dhe psikologjik; Mite dhe realitet mbi vetëvrasjen.

    Një numër mitesh qarkullojnë përsa i përket vetëvrasjes. Mitet janë besime apo ide të pasakta. Ata vendosen për t'u mbrojtur nga rreziku vetëvrasës pasi ai vë brutalisht vdekjen në qendër të peisazhit. Ata shërbejnë për të mos ndërhyrë, për të qenë çliruar nga çdo përgjegjësi. Është e rëndësishme të çmitikohen.
    Mit: Vetëvrasja ndodh pa paralajmërim Realiteti: Në 10 persona që vetëvriten, 8 japin mesazhe edhe pse mund të jenë të pakta. Vetëvrasja është rezultat i një procesi gjithmonë të vëzhgueshëm edhe pse mund të ndodhë shumë shpejt tek të rinjtë.

    Mit: Një person vetëvrasës dëshiron realisht të vdesë Realiteti: Personi vetëvrasës uron të pushojë së vuajturi dhe nuk dëshiron realisht të vdesë. Ai heziton midis jetës dhe vdekjes dhe ua lë të tjerëve për ta shpëtuar.

    Mit: Personi vetëvrasës është frikacak apo kurajoz? Realiteti: Personi vetëvrasës nuk tenton t'u japë fund ditëve të tij nga frika apo kurajoja, por se jeta e tij është e padurueshme, ai nuk percepton dot një zgjidhje, ai është i dëshpëruar.

    Mit: Nëse je me ide vetëvrasëse një herë do të jesh gjithmonë Realiteti: Tendenca për t'u vetëvrarë është e kthyeshme. Procesi vetëvrasës nuk vazhdon gjithë jetën dhe mund të rreshtë përfundimisht edhe tek vetëvrasësit kronikë.

    Mit: Personi që mendon vetëvrasjen duket i deprimuar. Realiteti: Simptomat variojnë në funksion të personalitetit të secilit. Nën një aparencë të fortë mund të fshihet një trishtim i madh.

    Mit: Kur ka një përmirësim të rreziqeve vetëvrasëse kjo do të thotë se rreziku ka kaluar. Realiteti: Një person që merr vendimin për t'u vetëvrarë mund të duket i çliruar madje dhe i lumtur. Rrethi familjar mund të mendojë se kriza ka mbaruar, ndërkohë që duhet qëndruar vigjilent. Pjesa më e madhe e vetëvrasjeve ndodhin 3 muaj pas fillimi të periudhës së përmirësimit.

    Mit: Vetëvrasja është e trashëguar Realiteti: Vetëvrasja nuk është e trashëguar. Ndërkohë që një person një pjesëtar i familjes së të cilit është vetëvrarë rrezikon më tepër për të bërë një tentativë një ditë.

    Mit: Personat që vetëvriten janë të sëmurë mendorë ose të çmendur Realiteti:Personat që nuk duan të jetojnë nuk janë të gjithë të sëmurë mendorë dhe personat që vuajnë nga sëmundje mendore nuk janë të gjithë me ide vetëvrasëse. Personi vetëvrasës mund të jetë nën një çrregullim emotiv të përkohshëm ose nuk sheh asnjë shpresë për të dalë nga situata e vështirë, por kjo nuk do të thotë se është një i sëmurë mendor.

    Mit: Personi që rrezikon të vetëvritet nuk e bën, për një formë shantazhi për të tërhequr vëmendjen. Realiteti: Fakti që dikush na tregon se do të vetëvritet nuk duhet konsideruar si manipulim. Ai vuan dhe vërtet ka nevojë për ndihmë. Edhe pse në mesazhet e tij ka një pjesë manipulimi, nuk duhet harruar se ka gjithashtu një dozë dëshpërimi.

    Mit: Personat suicidare kanë një personalitet të dobët Realiteti: Nuk ekziston një personalitet suicidar tipik. Në të kundërt nga ajo çka mund të besohej bëhet fjalë për persona që kanë shumë energji. Shpesh kanë përshkruar vështirësi shumë të mëdha (humbje, përdhunim, flakje)

    Mit: Vetëvrasja ndodh në shtresa të varfra Realiteti: Vetëvrasja ndodh në të gjitha klasat sociale.


    Vetvrasja, zgjidhje apo...

    Prej shumë kohësh vetëvrasja ka qenë një problem shumë shqetësues që ka vënë në lëvizje psikologë e sociologë perëndimorë, duke bërë që të ngrihen organizma të ndryshme joqeveritare e shumë institucione shtetërore për zgjidhjen e këtij problemi me përmasa të gjera. Këta studiues megjithëse konsiderohen mendjendritur, fatkeqësisht e kanë kuptuar shumë vonë ose nuk e kanë kuptuar akoma se rrugëzgjidhja e vetme e këtij problemi është besimi në një Zot.
    Muajin e fundit kjo dukuri ka copëtuar, katër herë brenda pesëmbëdhjetë ditëve, zemrën e lodhur të popullit tonë të shumëvuajtur. Katër raste të tilla në një kohë kaq të shkurtër janë shumë për një popull të vogël si ne, ku pothuajse të gjithë kemi lidhje farefisnore me njëri tjetrin. Por ajo që e bën akoma më shqetësues këtë fakt është se tre nga viktimat ishin minorenë. E ç'mund ta çojë një të mitur tek vetëvrasja. Ç'mund ta bëjë një person që nuk ka filluar akoma të provojë jetën, të mendojë t'i japë fund asaj. Ndoshta shoqëria jonë duhet të mendojë pak rreth kësaj.
    Duhet të mendojë rreth telenovelave, të cilat ulemi e i shohim bashkë me fëmijet pa marrë parasysh moshën e tyre. E këta të mitur shohin heronjtë e tyre se si ndahen, bashkohen, përdhunojnë apo vrasin veten.
    Apo rreth disa organizatave pseudofetare që nën petkun e besimit në Zot zhvillojnë aferat e tyre të pista dhe u ngatërrojnë mendimet njerëzve me lloj-lloj çmendurirash. E sigurisht që të parët që bien pre e përrallave të tyre, janë fëmijët.
    Lidhja që viktimat kishin me sektin e quajtur "Dëshmitarët e Jehovait," logjikisht bëri që shumë njerëz të dyshonin nëse predikohet ose stimulohet një akt i tillë nga ky sekt apo anëtarët e tij. Meqë ata njihen si përfaqësues të një mendimi fetar, vështrimi i dyshimit, qëllimisht ose jo i kaloi përmasat e ngjarjes duke i përgjithësuar të gjithë besimet fetare. Dikush tjetër pretendoi se është më mirë të mos besosh, ndërkohë që njohuria më minimale mbi fetë tradicionale në Shqipëri, të bën të konstatosh se ato e ndalojnë kategorikisht vetvrasjen.
    Emile Durkheim, i njohur edhe për studimet e tij kërkimore, në një kërkim të hollësishëm tregon se numri i vetvrasjeve në popullsitë e njohura si besimtare të besimeve hyjnore është shumë më i vogël se në popullsitë e tjera.
    Nëse këtë fenomen që ka munduar kaq shumë shtetet e zhvilluara të kohës sonë, Perëndimin dhe SHBA-në, do ta studiojmë tek anëtarët e besimit Islam, do të vërejmë se përhapja e vetëvrasjes në këtë popullsi, për të mos thënë fare, është në minimum.
    Islami e ndalon rreptësisht vetvrasjen. Për çfarëdo lloj arsye qoftë askush nuk ka të drejtë t'i japë fund jetës së vet, sepse ajo është amanet nga Zoti dhe askush nuk mund ta shpërdorojë atë. Në Islam (vet) vrasja konsiderohet sikurse vrasja e dikujt tjetër dhe është një prej mëkateve të mëdha.
    Në suren Maide, ajetin 22, shpjegohet se t'i shpëtosh dikujt jetën, është sikur t'i japësh jetë gjithë njerëzve dhe t'i marrësh jetën dikujt konsiderohesh fajtor sikur ke vrarë gjithë njerëzit. Ndërsa në suren Nisa, ajeti 29 ndalohet drejtpërdrejt vetëvrasja dhe thuhet "dhe mos e vrisni veten tuaj."
    Ndërsa Profeti Muhammed a.s. në një hadith që gjendet në shumë prej librave më të besueshëm të haditheve, të Buhariut, Muslimit, etj. e ndalon vetvrasjen duke sqaruar se ai që kryen një akt të tillë hyn në xhehennem.
    Vetvrasja ndodh në një situatë të vështirë psikologjike për personin, në atë moment logjika nuk funksionon, ndjenjat janë të turbullta dhe mendimet e kanë humbur komplet kthjelltësinë. Zbrazëtira që njeriu ndjen e shtyn drejt veprimeve të pamenduara. Stresi që ai ka, shumë herë mund ta çojë në këtë fund të hidhur. Në këtë gjendje njeriu preferon vetëvrasjen si zgjidhje, por nuk e kupton se ajo është zgjidhja më e keqe, madje nuk është aspak zgjidhje, është vetëm fillimi i problemeve që fillojnë pas saj.
    Fëmijët janë ata që duhen patur kujdes më shumë. Ngaqë nuk u janë pjekur akoma mendimet, ata mund të bien pre të vendimeve të çastit. Sot mund të ndikohen prej një mashtrimi të bërë në emër të fesë, por përvetësimi i lloj-lloj ideve, pamjeve vizive, shkrimeve, lojrave të fatit e sa e sa viruseve që brejnë ndërgjegjen njerëzore dhe e drejtojnë drejt degjenerimit, shkatërrimit të vlerave dhe të vetvetes, mund ta ndikojnë atë qenie të njomë pse jo më pas edhe drejt vetvrasjes. Vetvrasja e parë ndikoi tek e dyta, e dyta tek e treta e kështu me radhë. Viktima e mëpasme pa problemet e veta tek paraardhësja dhe ndodhi ajo që ndodhi. Në këtë kohë familjet duhet të tregohen më të kujdesshme me fëmijët e tyre. Të mos i lënë ata të paedukuar e të paarsimuar, por në të njëjtën kohë të jenë në dijeni të vendeve ku shkojnë, të shokëve që luajnë, të emisioneve dhe filmave që ndjekin, etj.
    Shumëkush mund të tregojë varfërinë, mentalitetin apo kushtet e jetesës si shkaktarë të vetëvrasjes. Megjithëse nuk mund të përjashtohen si shkaqe, evident është fakti se këta njerëz nuk janë të kënaqur nga jeta dhe nuk i besojnë dikujt që të mund t'u zgjidhë problemet e tyre, që t'u japë fund vuajtjeve shpirtërore dhe që t'i shpërblejë për durimin që bëjnë.
    Ndërkohë që besimi në një Zot i jep zgjidhje të gjithave. Sidoqë t'i ketë kushtet, në çfarëdo rrethanash të ndodhet dhe çfarëdo vështirësish që të ketë, njeriu që beson e di se është dikush që e mbikqyr. E mendon si një provim atë çast të vështirë dhe duron me mendimin se do ta marrë shpërblimin e durimit të tij. Ai që beson nuk ngelet kurrë vetëm, sepse edhe sikur ta braktisin të gjithë njerëzit është dikush që nuk e braktis kurrë. Në këtë mënyrë, me të tilla mendime njeriu merr kënaqësi edhe nga kjo botë dhe sigurisht shpërblehet shumë më tepër në atë tjetrën. Për t'i dhënë zgjidhje kësaj çështje sikurse dhe shumë çështjeve të tjera muslimanët, kanë një rol sa të vështirë aq edhe të rëndësishëm. Teologu dhe shkrimtari i njohur amerikan Peter Craft, në një libër ku paraqet me statistika degjenerimin në fakultete të ndryshme të shoqërisë amerikane, shprehet se ringjallja e vlerave morale mund të bëhet vetëm me ndihmën e domosdoshme të muslimanëve.
    Kur'ani e ka thënë fjalën e vet, edhe Profeti a.s. po ashtu. Ajo që na ngelet ne, është që t'i zbatojmë ato dhe t'ua mësojmë edhe të tjerëve me mënyrën më të përshtatshme, me butësi e sinqeritet. Allahu nuk ka dërguar asnjë sëmundje pa ilaç, asnjë problem pa zgjidhje, asnjë shqetësim pa shpërblim, dhe asnjë jetë pa qëllim. Jeta pasqyron më qartë se çdo gjë emrat e Allahut. Ajo është e bukur. Është prej Tij. Askush tjetër nuk ka të drejtë t'i japë fund.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    arsye kryesore e vetvrasjeve eshte shteti..

    shteti i nanos eshte hajdut..

    ka psh 100 kile oriz per te gjithe... e populli eshte 100 njerez gjithsej..

    nje shtet i mire u jep shtetareve nga dy kile e njerzve ...shtetasve te thjeshte nga gjys kile..
    shteti i keq u jep shtetareve pra pushtetareve nga 15 kile sejcilit e njerzve nga 50 gram..

    e ne masen e ketyre 50-gram-marresve.. ka ca te forte qe ja vjedhin komshiut e ja dalin deri ne fund te 15 dicit..
    mirpo..ca 50-gram marres nuk dijne te vjedhin..ata lodhen nga fukaralleku e me ne fund ne vend ti drejtohen foto nanos e tja mbledhin rripat.. i drejtohen foto ksinos..

    edhe ne se ndonje nga keta thot po..ejani mo 50 gramsha te protestojme ..i thone ata kushot e 15 kilshave.. ik mo armik i partise.. e ai ingrati hesht sepse per ate kjo parti nashti eshte ajo e vjetra qe sguxoje ta kundershtoje..

    kjo eshte big-arsyeja.. plus gjera tjera..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 17-05-2005 më 18:57

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Koha për të formuar të majtën reale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •