Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 35
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    EPIDEMIA E VETËVRASJEVE


    Agim Shehu

    Përditë e më shumë mediat njoftojnë vetëvrasje shqiptarësh, pothuaj çdo ditë një njeri. Mundet Evropa Shqipërinë ta emërtojë dhe si «shtet i vetëvrasësve»! Një dramë sa tronditëse, aq dhe hutuese – shqiptari ka nisur të vrasë veten! Në tablonë e krimit vetëvrasja është mozaiku më i pikëllueshëm. Duke vrarë veten, viktima vret në të njëjtën kohë dhe ndëshkuesin e shkaktarit të krimit: Ikën vetë e fajtorin e vërtetë e lë pas pa e ndëshkuar, për të shtuar dhe viktima të tjera. Të lihet përshtypja se shqiptari sot u trembet dhe heronjve të tij: Ata i pranon pasi bëhen martirë! Kurse ai, në varfërinë e tejskajme e pa shpresë për të, i nënshtrohet gjykimit të Dideroit te vepra «Nipi i Ramoit»: «Është e rëndë të jesh i varfër, kur rrotull vetes sheh aq budallenj të krimbur në parà»! Ndërsa politikanët e çdo krahu vazhdojnë qetësisht të tyren në stilin e kaut. Ngjiten në pushtet për kohën e kullotës; mbushen mirë, pastaj ia japin shokut karrigen, e vetë tërhiqen në hije për kohën e ripërtypjes. Të tillë, ata shqetësohen më shumë për numërimin e kutive të tyre të votimit se për numërimin e arkivolëve të popullit. Kriminel nuk është thjesht ai që vret drejtpërdrejt me kobure në dorë, nga ai që urdhëron për të vrarë apo të shpie gjer në vetëvrasje. «Vrasja kolektive është më kriminale se vrasja individuale», thotë Noli, duke plotësuar gjykimin e shtetarit të njohur Tyllerand: «Politikani vret më rëndë me një gabim të tij në udhëheqje, sesa kur vret drejtpërdrejt një njeri». Këtu duhen gjykuar dhe duart e „pastra“ të çdo politikani. Kurse përditë e më shumë nga një shtëpi te tjetra, nga një qytet te tjetri, si në një garë ogurzezë krahina me krahinë zgjaten vetëvrasjet. Duroi 50 vjet diktaturë skëterre, u rop, u shtrydh e u drodh në çdo formë, por veten në diktaturë nuk e vrau në këtë shkallë si në «demokraci»; tkurrur brenda «getos» me tela duroi si një akull i ngrirë, me shpresë gjithsesi se një ditë do të vinte edhe për të demokracia e akulli do të shkrihej! Shpresa vdes e fundit. Por «demokracia», administruar nga komunistë të fshehur, i erdhi e shfytyruar: «Akullin» e ngrirë brenda getos e kthyen në avull të ndotur që mori arratinë e iu urrye botës. Skenari i hollë i diktatorit të fundit që u vu dado demokracie, ia arriti mes besnikëve të tij që Shqipërinë t’ia dorëzojë demokracisë tërësisht të shkatërruar (pas vizitës në Shqipërinë e Jugut, Jevtushenko në një takim të ngushtë shkrimtarësh, tha: «Gjithsesi, ata që e paskan shkatërruar kështu Shqipërinë paskan qenë shumë të talentuar»!) Kundër shpresës së çiltër prej fëmije, shqiptarit jetën ia vunë përballë pikëpyetjeve. Edhe ca fitim që bëri në vitet e para të demokracisë, më në fund ia rrëmbyen me piramidat (njëra palë i ngriti e i mbrojti si shtet, tjetra i administroi me miratim shteti e ia ktheu humnerë Shqipërisë). Së fundi, shqiptarëve, e vetmja «minierë» e tyre u mbeti miniera e mundimeve; e vetmja industri për ta – «industria» e mashtrimeve. Shtetarë e deputetë, të ndërgjegjshëm që lëkura u vlen më pak se këmisha, nuhatin si popullit ndoshta i rrjepin dhe lëkurën e shtatë! Njerëzit e dinë se çfarë lë pas uria e frikshme e pasanikëve të rinj! Dhe po u dole përpara tek ecin të dehur në Benzat e tyre, ata të shtypin! Aherë ... nuk ndryshon gjë t’ia kthesh vetes, kur as “demokracia” nuk doli siç ëndërrohej! Shpresa rri pas diktaturës. Pas demokracisë, po nuk ndenji gëzimi, rri hutimi. Për mikun e dashur, i cili i nguli thikën pas, Çezari i prerë, në tragjedinë e Shekspirit, thirri: “Edhe ti, Brut, aherë vdis Çezar!“ (edhe ti, demokraci? Aherë shtriu, Shqipëri”, dhe më i paduruari e nis nga vetja!... Ka 15 vjet “demokraci” që i provoi politikët e çdo ballkoni e të çdo mikrofoni, kurse shqiptari veten e ndien ende brenda tunelit pa dritë në fund. Në atë terr jeta dhe vdekja kufijtë i kanë konvencionalë, pasi janë njëlloj të errëta. Si të rrojë edhe të vdesë, është njëlloj. Për më tepër, i vdekur do të shpëtojë nga mundimet e të gjallit. Z. Nano për zgjedhjet lëshoi parrullën “mbroni të ardhmen tuaj”, e përkthyer saktë nga analistët – “mbroni të ardhurat e mia”, kurse prej tij popullit nuk i ka mbetur fuqi të mbrojë veten e tij prej plumbit të tij! E ka më të lehtë t’i drejtojë plumbin vetes se t’i drejtojë pështymën fajtorit! Një dijetar shkruan se krimi është barometri ku lexohet gjendja qytetare e një shoqërie. Në këtë gjendje, për Shqipërinë shërimi është largimi i klasës politike, e cila mbetet fajtore e pashfajsueshme e gjendjes. Te vetëvrasja sot e shqiptarit ka megjithatë, qoftë dhe e lyer me gjakun e tij, një lloj fisnikërie tragjike, e kjo kundër përfoljes së gjatë mbi të nga fqinjët shovenë, se shqiptari është i egër në gen, hakmarrës... Viktima, sado i hutuar në mjerimin e mbyllur të tij e sado pa shkollë qoftë, ai sigurisht e di nga i vjen në të vërtetë e keqja, kush janë shkaktarët, të paktën këto 15 vjet “demokraci”. Di shkaktarët e prekshëm afër tij dhe burimorët sipër tij. Para se t’ia kërcasë koburen vetes, ai e di se kryeministri socialist kërcet takat i dehur nën buzuqet e kazinove greke; Për vetëmbytje vajza kërkon diku një helm bimësh të saktë për vdekje, kur “zonja e parë” përdor parfume sheikësh nga Arabia përmes shëtitjesh të “1 001 Netëve”!... Çdo gjë rrotulluar përmbys. 15 vjet “demokraci” shqiptari po bindet se në Shqipëri e keqja, mbjellur nga komunizmi edhe duke “vdekur”, riprodhon vetveten. Nuk janë më ujqër siguruar me bunkerë, po mafiozë kthyer në aksionerë. Dje thuhej – “Paraja e ngre ujin përpjetë”, d.m.th. sot dhe sojsëzin mund ta ngrejë përpjetë, sa të dojë ai, të kalojë dhe oqeanin e ta duan dhe diku në Amerikë! Në fushatën e zgjedhjeve e në premtimin kolltukëngrënës epidemia e “vetëvrasjes”, natyrshëm dhe çështja kombëtare sidomos fati i Kosovës, nuk u zunë në gojë. Me sa duket, vënia e gishtit te vetëvrasjet zgjatet zinxhir e të çon te ata vetë që drejtojnë (në shtëpinë e të varurit nuk zihet në gojë litari). Arsyet kryesore të vetëvrasjeve, siç thamë, janë ekonomike. Ka sigurisht dhe “erotike”, përcjellë në tërësi me gjykimin fyes për të larë duart shteti, - “Për motive të dobëta”! Por edhe këto (përjashtuar ndonjë “Zhuljetë-Romeo” të vonuar), lidhen diku me fije varfërie. Ato qëndrojnë mbi një shkatërrim të përgjithshëm e të gjithanshëm shpirtëror të të rinjve. I vetmi fill intim gëzimi ku u mbahet zemra, posa këputet, s’kanë më ku mbahen gjetkë dhe e quajnë shpëtim të ndahen nga jeta. Është tronditëse për shoqërinë shqiptare, që në një ditë bëhen 4 ndarje bashkëshortësh. Kush e mohon se këto ushqehen më së shumti nga ngushtimi ekonomik, e njerëzit ndahen, thua do të lehtësohen nga barra me dy thasë e varfërisë! S’e thotë kot populli: “Varfëria pjell grindje”! Aq më keq, populli shqiptar, sa i vjetër në histori, aq dhe i ri në vitalitet, të fillojë të plaket nga rrallimi i lindjeve si kurrë ndonjëherë. Me sa duket, të vetëvrarët u thonë të palindurve se me varfërinë që heqin ata lart, të mos shpejtohen të vijnë në jetë! Kjo gjendje nuk lindi vetë, nga shpirti i njeriut, sado fatkeq qoftë. Ajo u përpunua si një skenar tanimë i njohur: Varfërimi ekonomik shpie në varfërim shpirtëror e varfërimi shpirtëror shpie në ftohje të ndjenjës kombëtare. Pas këtyre gërmadhave të shpirtit e të karakterit koburja rri në gatishmëri me tytë nga vetja. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur duke ardhur demokracia, politika shtetërore asaj i pagoi një “borxh”, të cilën demokracia nuk ia kërkoi as Shqipërisë. Por këtë e kërkonte shfytyrimi i demokracisë dhe shkatërrimi si komb i Shqipërisë: shpërbërja e qelizës njerëzore të shoqërisë – familja, si institucioni kryesor e i parë i edukimit të fëmijve, veçanërisht në traditën e shqiptarit. Vrasja në gen i virtyteve të trashëguara, të cilat aq shumë i kanë adhuruar dhe të huajt; kazino të shthurura pa kontroll shteti; shitja e femrave dhe fëmijve lënë të harruar nëpër botë, shoqëruar me propagandë të shthurur pornografie e krimi në ekran e shtyp; leksione seksi gjer në shkolla në vend të edukimit kombëtar e të virtytit; droga në industri e qarkullim shtetarësh; kushtëzimi i punës me “dorëzim” të moralit; heqja e dënimit me vdekje, veçanërisht për krimet e rënda, aq e domosdoshme për natyrën dhe traditën e shqiptarit në shkelje të stuhishme ligji... Këto e të tjera ushqejnë këtë epidemi të vetëvrasjeve, e cila, duke u mbyllur sytë njerëzve, nuk hap gojën të thotë të paktën se gjer ku do vejë! Gebelsi thoshte: “Kur kujtoj intelektualët, dora më vete te koburja”. A mos në Shqipëri po piqet mendimi tjetër: “Kur kujtoj koburen, mendja më vete te vetëvrasja”! Këtë shqetësim çdo qeverie i takon ta ketë mbi tavolinë.




    08/08/2005

    nga shekulli

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Faleminderit te gjitheve qe patet mundesine te jepni mendimin tuaj ne kete teme. Shpresoj qe ndryshimet e deritanishme ne Shqiperi te reflektohen ne uljne dhe dhenien fund te kesaj tragjedie.
    Kalofshi mire,
    Ed

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anëtarësuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Njerezit ne Shqiperi vetevriten sepse SHOQERIA SHQIPTARE eshte ne krize....Gjithashtu realiteti ekonomiko-politiko-social ne Shqiperi eshte nje realitet i rralle....

    Qe te analizohen keto dy gjera duhet nje kohe e gjate si dhe specialiste te ketyre fushave, kshu qe po e leme me kaq pasi Forumi nuk eshte vendi me i pershtatshem per kete teme....

    Fatkeqesisht duke analizuar realitetin shqiptar dhe prespektivat per ndryshim kam frike se vetvrasjet ne Shqiperi do vazhdojne akoma...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  4. #24
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Njerezit ne Shqiperi vetevriten sepse SHOQERIA SHQIPTARE eshte ne krize....
    Shoqeria shqiptare nuk eshte ne krize. Po perballohen si jetime lakuriqe ne kete shoqeri tip perendimore ne te vertete ne konstruksion me perjashtimin e vetem se vetem hajdutet ne Shqiperi bejne vend.

    Mos ja hidh fajin shoqerise shqiptare se ska gje me te mire te sillesh te ndihesh banor i europes. Kjo shoqeri po ben te pamunduren te sillet e tille. Kur hajdutet dhe badakcinjte e dhjesin punen vete e gjitha se prapthi njerezit coroditen sa jo te tere kane forcen dhe durimin.

    Faji eshte nga qeveria lokale deri lart. Keta jane badakcinjte.

  5. #25
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Ka dhe dy zgjidhje te tjera nje eshte provuar: Diktatura ose Sheriati Islamik. Ose bejeni kete demokraci te punoje sakte ose beni vetvrasje.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Alket,
    Me vjen mire qe ke shprehur mendimin tend por nuk besoj se zgjidhjet e tua jane realiste.
    Ne si komb kemi mjaft per te bere qe te largohemi nga e kaluara dhe nga e tashmja ne varferi por e ardhmja eshte shpresa te pakten keshtu mendoj une.
    Kalofsh mire,
    Ed

  7. #27
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Tamam! Chi vive sperando, muore cacando!
    Ceshtja eshte qe qekurse filluan keto me nder "ndryshimet per mire" ritmet e vetvrasjeve vajten ne nivele alarmante.....
    Europa pasi na ngopi (dhe ne si kaqola e gelltitem) me dengla neper televizora, te pakten ti jape shqiperise ndonje bar miu qe e shkakton vdekjen ne menyre pak me njerezore.
    Keshtu me nje gur vrasim 4 zogj:
    a) Nisim ne ate bote nje sasi industriale njerzish
    b) Megjithe se kemi eksportuar 1 miljon kurbetllinj, prape kemi nja 400 000 te papune te cilet do ti "sistemojme" me "ndihmat humanitare" farmakosese europiane....
    c) I japim rastin europes te ndjehet krenare qe te pakten ka zgjidhur nje problem......ate shqiptar!
    d) Sic do thoshte nje toger i Zhvejkut, fushat e shqiperise pas kesaj do shtonin pjellorine....
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  8. #28
    Perjashtuar Maska e fejer_nagy
    Anëtarësuar
    18-08-2005
    Vendndodhja
    këtu
    Postime
    231
    Pse po vetëvriten njerëzit në Shqipëri?
    Per te njejten arsye qe vetevriten edhe ne vendet e tjera te botes ....

  9. #29
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anëtarësuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Po mor mejk! Por ka edhe nje indikator i cili quhet numri i vetvrasjeve per 100 000 banore, dhe me kete e kemi keq punen!
    Nje njeri do ishte tej mase torollak po te gezohej me faktin se Kanadaja vjet pati rreth 650 vrasje, ndersa Shqiperia 500!
    Jo per gje por dikush ketij torollakut do i kujtonte nje fakt (krejtesisht te parendesishem) qe Kanadaja ka 30 miljon banore.........
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolívar

  10. #30
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar më parë nga antares
    Po mor mejk! Por ka edhe nje indikator i cili quhet numri i vetvrasjeve per 100 000 banore, dhe me kete e kemi keq punen!
    Nje njeri do ishte tej mase torollak po te gezohej me faktin se Kanadaja vjet pati rreth 650 vrasje, ndersa Shqiperia 500!
    Jo per gje por dikush ketij torollakut do i kujtonte nje fakt (krejtesisht te parendesishem) qe Kanadaja ka 30 miljon banore.........
    Me qe e njihke kete indikator ,a mund te na thuash si eshte ai ne vende me te ardhura ekonomike afersisht te ngjashme me Shqiperine si Serbia (ve bast qe na e kalon !!!) apo Gjeorgjia ,Armenia ,Tunizia etj ??

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Koha për të formuar të majtën reale
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 04:05
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •