Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Blair rizgjidhet kryeministër, partia e tij humbet vende në parlament

    Zhvillohen sot zgjedhjet e përgjithshme në Britani, ku, sipas sondazheve, pritet që fitues të jenë sërish laburistët

    Bler: Ky do të jetë mandati im i tretë


    E. K

    Kryeministri britanik, Toni Bler, është i sigurt që do të fitojë zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen sot në Britaninë e Madhe. Ai e bëri të qartë se do të qëndrojë në pushtet edhe për një mandat të tretë, sigurisht, nëse laburistët fitojnë. Në fakt, Partia Laburiste nuk ka asnjë rregull që ai të mos jetë sërish kryeministër, kështu që me shumë dëshirë Bler do t’i shërbejë britanikëve edhe për pesë vite të tjera. “Unë mund të shërbej për një mandat të plotë”,- ka thënë Bler gjatë një interviste për BBC. Sipas llogaritjeve, zgjedhjet e tjera zhvillohen në 2009-n ose në 2010-n dhe Blerit i takon të tërhiqet nga karriera e tij rreth nëntë muaj para këtyre zgjedhjeve. Megjithatë, Toni Bler është i sigurt se nuk do të ketë ndërprerje të qeverisjes së tij. “Arsyeja pse unë dua të vazhdoj është sepse unë besoj në mënyrë pasionante se kam ende gjëra për të bërë”.
    Mbështetja më e madhe për Blerin që pretendon sërish fitore, është bumi ekonomik gjatë këtyre tetë viteve në Britani. Po kështu edhe reformat e mëdha në shërbimin publik, të cilat Bler i ka nisur dhe premton t’i vazhdojë. Duke i mëshuar këtyre fakteve, Bler ka thënë se ata votues që duan të ndryshojnë qeverinë do të venë në rrezik punën, shtëpitë dhe standardet e jetesës së tyre. Për të mirën e stabilitetit të vendit, Bler kërkon sërish shumicën e votave. “Fuqia e ekonomisë tashmë dhe në të ardhmen është çështja qendrore e këtyre zgjedhjeve. “Ne kemi shënuar arritje në drejtimin e ekonomisë. Ndërsa të dhënat e zotit Howard tregojnë se ai mund ta shkatërrojë ekonominë”,- ka thënë Bler, duke iu referuar rivalit të tij, liderit të Partisë Konservatore, Michael Howard.
    Konservatorët
    Lideri konservator, Hoëard, ka shumë shpresë në përballjen finale që do zhvillohet sot, pavarësisht nga sondazhet e shumta që kanë nxjerrë vazhdimisht fitues laburistët e Blerit. Michael Howard synon që partia e tij do të hapë një kapitull shprese për Britaninë. “Britanikët mund të votojnë që gjërat të qëndrojnë ashtu siç janë ose për ndryshime pozitive”. Prioritetet e qeverisjes së tij, nëse fiton, do të jenë: spitale më të pastra dhe disiplinë më e mirë në shkolla. Gjatë fushatës konservatorët u përqendruan tek Iraku dhe gabimet e bëra nga Bleri në këtë luftë, për të tërhequr pjesën e pakënaqur, kryesisht familjarët e viktimave në luftë.
    Liberal Demokratët
    Interesante në këto zgjedhje, sipas sondazheve, është rritja e Partisë Liberal Demokrate, drejtues i së cilës është Charles Kennedy. Nëse sipas sondazheve, konservatorët kanë marrë 27% të votave, liberal demokratët kanë marrë 23%. Madje pritet që kjo parti të ulë ndjeshëm mazhorancën e Blerit në Parlament, ndërkohë që konservatorët mund të mbeten në vend. Kennedy ka thënë dje se mbështetja për partinë e tij thjesht do të ndihmojë konservatorët. Kennedy gjithashtu ka theksuar edhe premtimet e partisë së tij për të zëvendësuar taksat e këshillit me taksa lokale, të sigurojë një kujdes shëndetësor falas për të vjetrit, të rrisë pensionet për mbi 75-vjeçarët etj.

    Bler, kryeministri më i suksesshëm britanik

    Toni Bler është kryeministri laburist më i suksesshëm që nga koha e Harold Wilson-it (udhëheqësi i laburistëve në vitet 60-të dhe 70-të), me dy fitore të thella në zgjedhjet e përgjithshme. Ai nuk vjen as nga krahu tradicionalist i Partisë Laburiste dhe as nga baza tradicionale laburiste e sindikalizmit. Bler e ka përdorur këtë fakt si pjesë të strategjisë së tij për zgjerimin e platformës elektorale të partisë që ai e paraqiti si “Partia e Laburiste e Re”, dhe për mbledhjen e atyre votuesve që, zakonisht, nuk mbështesnin laburistët. Që prej vitit 1983, kur u zgjodh deputet, Bler nisi të shquhej në Parlament. Por me emër u bë nga fillimi i viteve 90-të, kur me detyrën e ministrit të Brendshëm në hije (siç njihet në Britani homologu opozitar i një anëtari të kabinetit), u shfaq në territorin politik konservator me premtimin për të qenë “i rreptë kundër krimit dhe shkaqeve të tij”. Në vitin 1994, Bler mori drejtimin e partisë, pas vdekjes së parakohshme të paraardhësit të tij, John Smith. Pikërisht në këtë kohë, në lidhje me çështjen se kush do të vazhdonte garën për udhëheqësinë e partisë, u shfaq krisja e parë në marrëdhëniet e Blerit me njërin prej këshilltarëve të tij më të afërt, Gordon Brown. Ky i fundit është në postin e ministrit të Financave që prej vitit 1997 dhe mendimi i përgjithshëm është se ai dëshiron të jetë pasardhës i Blerit, si kryeministër.

  2. #2
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319

    TONY BLAIR - Rizgjidhet Kryeminister i Britanise se Madhe!

    Tony Blair sot shkruan emrin e tij ne historine e Anglise, duke u zgjedhur per te treten here kryeminister i vendit, pasi partia e tij 'Labour' rifiton zgjedhjet!

    E admiroj si politikan dhe u gezova qe fitoi!

    Komentet, me vone...

    Poshte, po sjell ne grafik per te ilustruar rezultatin e zgjedhjeve:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Bbc

    Fitore historike e Laburistëve

    Toni Bler ka thënë se Laburistët do të fitojnë një mandat të tretë, por me një "shumicë të ulur".

    Në ora 4.30 sipas orës lokale në Britani, laburistët siguruan mbi 324 zona elektorale të nevojshme për të fituar zgjedhjet.

    Konservatorët kanë marrë disa vende shtesë nga Laburistët në gjithë Britaninë.

    Liberal demokratët gjitashtu kanë marrë vota nga laburistët dhe kanë fituar një sërë zonash elektorale që i kishin si objekt.

    Duke folur pasi mori shumicën në zonë e tij elektorale në Sedgefield, zoti Blair tha :

    "Nëse dhe them nëse parashikimet janë të drejta, duket se Partia Laburiste po shkon për herë të parë në historinë e saj për një mandat të tretë. Duket se britanikët duan kthimin e një qeverie laburiste por me një shumicë të ulur. Dhe ne na duhet të përgjigjemi me zgjuarsi dhe përgjegjësi. Ne duhet të sigurohemi se do të përqëndrohemi në gjëra që kanë rëndësi për njerëzit, për gjëra që ata më folën gjatë kësaj fushate si vedne pune, standarte të jetesës dhe shërbim shëndetësor, shkolla dhe rend . Dhe unë e di që Iraku ka qenë një çështje ndarëse në vend."

    Një nga udhëheqësit e tjerë të partisë laburiste që ka fituar për herë të tretë, pas ardhjes së rezultateve nga zona e tij, është dhe kancelari, Gordon Brown. Ja si u shpreh ai pas fitores:

    "Kjo votë këtu, në këtë zonë zgjedhore është, besoj unë, jo vetëm thirrje për rifillim të punës, por edhe thirrje për më shumë angazhim. Unë premtoj se do të dëgjoj që t'i shërbej vendit dhe komunitetit më mirë në vitet që vijnë. Dhe siç shpresoj unë, një qeveri laburiste do të zgjidhet për një mandat të tretë historik."

    Proces ndërtimi

    Konservatorët po festojnë një ringjallje të qëndrueshme duke i marrë vende laburistëve dhe liberal demokratëve, megjithëse duket se përsëri do të përballet me humbje për herë të tretë.

    Pas rezultateve më të fundit të zgjedhjeve të përgjithshme, udhëheqësi i konservatorëve, Michael Howard tha:

    "Duket nga mënyra se si po shkojnë rezultatet se zoti Blair do të jetë për një mandat të tretë për laburistët dhe unë e uroj për fitoren. Besoj se ka ardhur koha për të të bëjë ato që kanë rëndësi për popullin e vendit tonë dhe nëse e bën këtë gjatë mandatit të tretë, ai do të ketë përkrahjen time të plotë. Nëse ai bën atë që duhet për spitale më të pastra, për disiplinën në shkollë, për më shumë policë, për më shumë vlerë për paratë dhe për një imigracion të kontrolluar, ai vërtet do të ketë përkrahjen time. Por tani ka ardhur koha për veprime dhe jo fjalë."

    Duke folur per rezultatet e arritura nga partia e tij, Howard tha

    "Mendoj se ajo ç'ka ngjau në këtë ditë zgjedhjesh shënon një hap të rëndësishëm të përmirësimit tonë. Unë jam krenar për fushatën që kam bërë. Ne na duhet të mbajmë qëndrim për gjërat që vërtetë kanë rëndësi për popullin tonë. Ne i kemi dërguar një mesazh zotit Blair."

    Edhe ish udhëheqësi i konservatorëve Iain Duncan Smith argumentoi se për konservatorët kishte filluar ringjallja.

    "Ne gjithmonë kmei patur një mal të madh për të ngjitur dhe doja të mendoja se tani kemi filluar një fillim të mirë."

    Lib Dem flasin "për një periudhë të re"

    Charles Kennedy festoi suksesin e tij me familjen. Udhëheqësi i Liberal Demokratëve ka thënë se ai sheh "një sfidë të re"përpara, ndërsa Britania hyn në një periudhë të re të një politike tre partiake.

    Partia e ka kaluar totalin e 52 vendeve të marra në 2001, duke marrë 10 vende të reja nga Laburistët dhe 6 nga Konservatorët.

    Liberal demokratët tani shpresojnë të fitojnë më shumë se 60 vende në parlament, një rezultat që do të jetë më i miri që nga viti 1929.

    .........................
    Koment: Dihen tashme aftesite oratorike te Toni Blair, por pervec kesaj, ka tre arsye kryesore pse fitoi:
    E para, ekonomia ne Angli eshte shume me mire ne krahasim me vendet e tjera te BE. Papunesia eshte ne nje nga nivelet me te ulta. Pound Angleze vazhdon te jete konstante, dhe GDP po ashtu shume me e larte se psh Franca, apo Gjermania.

    E dyta, edhe pse shume njerez ne Angli ishin kunder luftes ne Irak, Howard, kandidati i Partise Konservative (Tory) megjithese nuk ishte dakort me disa detaje, ne pergjithesi ishte pro-luftes, keshtu qe nuk perbente nje opozite te mirefillte. (Analogjia me zgjedhjet ne US, Kerry gjithashtu u shpreh pak a shume ne te njejten menyre dhe humbi.)

    E treta, Anglezet akoma nuk kane harruar vitet e Tories me Margaret Thatcher ne krye. Gjithashtu, "populli" ne pergjithesi ka tendence te anashkaloje faktin qe ne themelet e rritjes se ekonomise angleze qe nga vitet 90-te e deri tani, jane pikerisht masat (edhe pse te rrepta) qe ndermori Thatcher ne vitet 80-te.
    Megjithate Tories kane arsye te festojne sepse perqindja e tyre ne House eshte rritur, ndersa ajo e Labour eshte ulur me shume se c'ishte ne 1945 (me e ulta ka qene ne vitin 1980, kur humben zgjedhjet.)

    Per me teper, dicka qe ia vlen te permendet eshte se fitorja edhe pse modeste e Liberal Democrats ka lekundur pak a shume sistemin dy partiak te Anglize, gje qe per mendimin tim eshte pozitive.

  4. #4
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Edhe pse voten time e mori Lib Dem, mu be qeifi qe fitoj Lab, duke pare cfare ofronte Conservativje! Dale ngadale Lib Dem do mari vendin e Conserv....pasi vendet e tyre ne parlament po ju rriten cdo sezion votimesh..
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Boooo si nuk u ngop njeher ky Blair ....

Tema të Ngjashme

  1. Shumëllojshmëria e partive politike!
    Nga YoUGoTNoGaMe në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-04-2009, 04:53
  2. Lajmi më i fundit nga zgjedhjet e 3 korrikut
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 06:04
  3. Kuvendi që na la trashëgim ADN-në e Dushkut
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 01:24
  4. Zgjedhjet lokale 2005
    Nga babadimri në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •