Close

Rezultati i Sondazhit: Kush fiton Champions ?

Votues
32. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Liverpool.

    10 31.25%
  • Milan.

    20 62.50%
  • Me penallti Milan.

    0 0%
  • Me penallti Liverpool.

    2 6.25%
  • Nuk e di .

    0 0%
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 77 prej 77
  1. #71
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Anēeloti: E kam vendosur skuadrėn e finales

    Mė pak se njė javė na ndan nga finalja e Ligės sė Kampioneve. Por mė parė, Milani duhet tė pėrballet me Palermon e Guidolinit. Titullin tanimė Juvja thuajse e ka siguruar plotėsisht, por Karlo Anēeloti ka ndėr mend ta respektojė kampionatin pėrpara nisjes pėr nė Stamboll. "Tani na pret ndeshja me Palermon, tė cilėn synojmė ta fitojmė, duam ta mbyllim sa mė mirė kėtė kampionat, - deklaroi trajneri nė konferencėn pėr shtyp tė pragndeshjes. - Do tė pėrballemi me dy skuadra tė forta dhe tė rrezikshme. Ndeshja e Udines do tė jetė mė e ndėrlikuar, sepse ata kanė ende njė objektiv tė madh pėr tė arritur, ndėrsa Palermo tanimė e ka siguruar thuajse vajtjen nė Kupėn UEFA. Sot, disa prej lojtarėve tanė do tė pushojnė.

    Nėse kam ndonjė brengė pėr kampionatin? Milani dhe Juvja kanė qenė tė barabarta nė ndeshjen e "San Siros", por me siguri dolėm jo shumė nė formė nga gjysmėfinalja e Championsit dhe kalendari na vuri pėrballė njė ndeshje tepėr tė vėshtirė pas takimit nė Europė. Por ndaj Juves bėmė atė ēka ishte brenda mundėsive tona. Nuk mendoj se Milani ka pesė pikė mė pak, sepse nė fillim tė sezonit barazoi me Livornon dhe u mund nga Mesina. Besoj se diferencėn thelbėsore e kanė bėrė ndeshjet direkte, nga tė cilat ne morėm vetėm njė pikė, kurse Juvja katėr. Megjithatė, s'do tė jemi ne ata qė do t'ia dorėzojnė titullin Juventusit, pasi duhet tė jenė vetė ata qė duhet tė luftojnė deri nė javėn e fundit, nėse duan vėrtet ta fitojnė."

    Megjithatė, mendja qėndron te Stambolli. Duket se tanimė ėshtė pėrcaktuar edhe gjyqtari: sipas njė thashethemi nga e pėrditshmja spanjolle "El Pais", do tė jetė Mejuto Gonzales ai qė do tė gjykojė finalen e Ligės sė Kampioneve. "Unė them se ėshtė njė arbitėr qė na ka drejtuar disa herė dhe ka qenė gjithnjė nė lartėsinė e duhur, - komentoi Anēeloti. - Besoj se njė arbitėr, qė tė drejtojė finalen e Ligės sė Kampioneve, ka tė njėjtėn pėrgjegjėsi aq sa edhe njė trajner apo njė lojtar. Nėse Mejutos s'do t'i jepet kjo mundėsi, pėr shkak tė pėrhapjes sė parakohshme tė lajmit, do tė mė vinte me tė vėrtetė shumė keq pėr tė."

    Nė ndeshjet e fundit, Milani ėshtė dukur pak i lodhur. Ekziston frika qė ky stėrmundim tė mund tė kushtėzojė edhe finalen e Championsit. "Kemi punuar mirė gjatė ktyre ditėve, - pohoi Anēeloti, - nga ana psikologjike jemi mirė, jemi tė pėrqendruar dhe duhet tė them se gjėrat po shkojnė pėr sė mbari. Milani nuk mė duket i lodhur, ose tė paktėn nėpėr stėrvitje nuk mė ka lėnė aspak kėtė pėrshtypje. Ekipi hasi disa probleme psikologjike, por nga ana fizike nuk kemi asnjė problem. Formacionin e Stambollit e kemi vendosur qė tani. Mbetet pėr t'u vlerėsuar vetėm gjendja e disa lojtarėve, tė cilėt kohėt e fundit kanė luajtur pak. Pėrsa u takon tė tjerave, nuk kam asnjė mėdyshje. Liverpuli luan si njė skuadėr italiane? Ne, pėr t'u bėrė ballė skuadrave italiane, jemi pėrgatitur... Tė gjithė thonė se anglezėt mbrohen shumė, por unė nuk u zė besė".
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #72
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sheva: Mė 25 maj, nė 100% tė formės


    Andrei Shevēenko po pėrgatitet tė pėrjetojė njė tjetėr mbrėmje magjike, pas asaj tė dy vjetėve mė parė, kur me njė 11-metėrsh i dhuroi Milanit nė Manēester Ligėn e Kampioneve. "Ndaj Liverpulit do tė jetė ndryshe, ? deklaroi kampioni ukrainas, ? ajo pėr shumė nga ne ishte finalja e parė dhe kishim njė tjetėr pėrqasje. Ndienim njė tension tė veēantė si dhe njė emocion tė thellė. Tani jemi mė tė pėrgatitur t'i kontrollojmė disa situata tė caktuara, edhe sepse mes Manēesterit dhe Stambollit kemi pėrshkuar njė ecuri plot fitore. Ndaj Juves kėrkonim konfirmimin e forcės sonė, ndėrsa tani pėrballemi me Liverpulin, me vetėdijen se jemi tė fortė.

    Ne jemi pėrballė ndeshjes mė tė rėndėsishme tė vitit, por duhet tė mendojmė sikur ajo e Stambollit tė ishte njė ndeshje si gjithė tė tjerat, pasi vetėm me njė pėrgatitje tė tillė psikologjike do tė kishim mė shumė mundėsi ta fitonim. Rėnia qė patėm nė javėt e fundit, ėshtė diēka normale, tani po mbledhim forcat dhe mė 25 maj do tė jemi nė 100% tė formės."
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #73
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Benitez: I trembem Milanit, por...

    Trajneri i ekipit tė Liverpulit, Rafa Benitez, vazhdon tė studiojė kasetat e regjistruara tė ndeshjeve tė ekipit tė Milanit, duke kėrkuar pėr pikat e dobėta tė ekipit italian. "Ēdo ekip ka pikat e dobėta. Edhe ekipet e "mėdha". E rėndėsishme ėshtė t'i shfrytėzosh ato," - deklaroi Benitezi. Nė prag tė finales sė Ligės sė Kampioneve, nė klubin e Liverpulit mbizotėron njė atmosferė e qetė. Trajneri Benitez ka filluar pėrgatitjet e ekipit pėr finalen e Stambollit dhe shprehet se lojtarėt e tij ndihen mjaft tė qetė. "Eshtė normale qė lojtarėt tė jenė tė qetė. Do tė shihni qė tė hėnėn dhe tė martėn do tė jenė nė tension tė madh. Do tė mė takojė mua tė ul tensionet dhe t'i qetėsoj. Megjithatė, Benitezi u shpreh optimist pėr finalen e sė mėrkurės:

    "Nėse Anēeloti, ndaj Palermos, do tė hedhė nė fushė shtatė lojtarė titullarė, pėr ne do tė jetė njė avantazh. Ata do ta nisin finalen si favoritė, duke parė se kanė shumė vite nė arenėn ndėrkombėtare qė dominojnė, por ne kemi mė shumė "uri" pėr sukses, pasi po e presim prej kohėsh kėtė moment. Kė kemi mė frikė? Pėr mendimin tim, Shevēenko ėshtė mė i rrezikshmi, por tė mendosh vetėm pėr tė, do tė thotė tė lėsh pas dore Maldinin, Stamin, Nestėn, Pirlon, Tomasonin, Krespon, Inzagin dhe gjithė tė tjerėt. Prandaj nuk mund tė lėmė pas dore asnjė, pasi janė tė gjithė lojtarė shumė tė talentuar," - pėrfundoi Benitezi. Ndaj Milanit, Benitezi mund tė aktivizojė dyshen e sulmit, Sise-Barosh, tė cilėt kanė luajtur shumė pak herė me njėri-tjetrin
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #74
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Po afroet dita e finales. Te dyja ekipet jan ne form. Milani sdo ket Ambrosinin ne finale, edhe Seedorf rrezikon te mos luaj nga demtimi. Nga ana tjeter Liverpooli esht me ne form pa demtime.

  5. #75
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Po afrohet ndeshja...afrohen emocionet e radhes...

    Uroj qe Milani te fitoj edhe pse do beje tifo per spanjollet e Liverpoolit...

    Ku jeni milanista keni humbur....ju vetem kur fiton Milani futeni ne forum...

    Pershndeetje te perzemerta Storm, Xeni, MAD....
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-10-2004
    Postime
    349

    Talking ej

    po sikur ta marri milani sben keq mer lal.
    nuk ka skuader liverpol qe ta marre kete vit champions.
    pershendetje.

  7. #77
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kjo teme mbyllet ketu me qenese eshte sondazh.

    Per debat dhe komente per ndeshjen e neserme tek tema tjeter qe do te hapet tash.

    Ju flm per votat dhe pert gjithcka qe kontribuat.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. Liverpool finalist...
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 03-05-2007, 16:46
  2. LIVERPOOL kualifikohet
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 155
    Postimi i Fundit: 07-03-2007, 15:19
  3. AC Milan vs Liverpool - (Liverpool Champion)
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 169
    Postimi i Fundit: 26-05-2005, 18:23
  4. Liverpool vs Chelsea - (Liverpool Kualifikohet)
    Nga Bledari nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 78
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 18:35
  5. Legjenda Manchester United!
    Nga Cool_Durrsak nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 06-04-2004, 13:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •