Pershendetje Studente shqiptare ne Greqi,
rashe rastesisht ne diskutimin tuaj i cili me duket shume interesant. Une jam nje nga anetaret e kryesise se shoqates se studenteve te Hamburgut illyria
www.illyria.de dhe nje nga themeluesit e rrjetit te shoqatave studentore shqiptare Albstudent
www.albstudent.net. Ne fakt kemi menduar kushedi se sa here per organizimin e nje shoqate studentore ne Greqi me konkretisht ne Selanik ose/dhe ne Athine. Kushtet per te krijuar nje shoqate studentore ne Greqi jane relativisht te mira ne krahasim me vendet e tjera. E them kete sepse nga informacioni qe kam nje pjese e mire e studenteve shqiptare ne Greqi jane me bursa ose paguhen nga prinderit pra nuk duhet te punojne per te mbajtur veten sic eshte ne Gjermani apo gjetke. Po ashtu kusht tjeter kryesor per krijimin e nje shoqate studentore eshte numri stabil i studenteve shqiptare i cili ne Greqi po ashtu nuk mungon.
Persa i perket numrit te studenteve qe jane te nevojshem per krijimin e nje shoqate ai nuk i kalon ne pergjithesi numrin 7-8 studente. Persa i perket regjistrimit te shoqates ky mund te behet brenda strukturave te universitetit duke mos paguar asgje. Nga eksperienca jone ne Gjermani, Itali, Zvicer e Austri shoqatat mund te regjistrohen brenda universitetit. Konkretisht per regjistrimin ne universitet duhet ne pergjithesi nje statut dhe vertetim qe 7-8 studente jane anetare te shoqates se re. Edhe ne Greqi mendoj se procedura duhet te jete e ngjashme.
Ne rast krijimi te nje shoqate studentore ne Greqi ne shoqatat te tjera ne Europe e Amerike do t'ju mbeshtesim me know-how eksperience kontakte etj etj. Deri tani kemi krijuar ose mbeshtetur me sukses disa shoqata kryesisht ne Itali. Mund te permend rastin e krijimit te Shoqates se studenteve ne Milano
www.newagera.org te cilet kane bere arritje konkrete per studentet shqiptare ne Milano.
Nese nga ky diskutim do te behet dicka konkrete na shkruani ne adresen
organizim@albstudent.net
Ju uroj suksese ne studime
Krijoni Kontakt