Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218

    C'po ndodh keshtu me studentet e Greqise:

    U bera kater vjet student ne Greqi dhe me vjen keq se po dipllomohem dhe nuk i pash njehere studentet e ketushem te bashkpunojne! Greqia vendi i shoqatave, ku cdo katund, cdo koder, cdo bageti akoma edhe pijanecet e rrugeve kane shoqatat e veta nuk duket se ka ngjallur interes tek studentet shqiptare jo qe te bejne shoqata por sikur edhe te ndrojne nje "miremengjes"! Ndjehem me te vertet me turp kur shohe nje katandisje te tille te studenteve shqiptare ketu! Greqia eshte vendi me numrin me te madh te emigranteve shqiptare dhe mbase me numrin me te madh te studenteve tane qe studjojne jashte. Gjithashtu nuk besoj se te ekzistoj vend tjeter ku nxenesit dhe studentet shqiptare te ken nxjerre rezultate kaq te larta. Pothuajse cdo shkolle dhe cdo klase greke ka gjenine e vet shqiptare por fatkeqesisht pak veta e njohin kete gje, jo vetem sepse nuk simpatizohen Shqiptaret ketu nga vendasit por edhe sepse Shqiptaret nuk simpatizojne veten! Keshtu te gjithe kane gjetur ndonje shenjtor grek ta rrasin ne qafe, ndonje emer grek dhe sigurisht as me familjen e tyre nuk duhet te flasin Shqip. Pervec "turpit" kush fjale tjeter shqipe mund ta karakterizoje nje gjendje te tille? Duket se mundimi i familjeve shqiptare paska ikur kot me femijet dhe te rinjte shqiptare ketu! Duket se disa persona ketu i turperon djersa shqiptare qe derdhen prinderit e tyre per t'i mbajtur me buke! Ndryshe nuk mund te shpjegohet gjithe ky turp qe ndjejne disa veta ketej kur duken Shqiptare! Po si mund te presesh respekt ndaj teje duke u fshehur gjithmone mbrapa nje genjeshtre, kete nuk ma ka shpjeguar njeri deri tani.

    Shoqatat e emigranteve dhe studenteve vetem rezultate pozitive mund te kene! Punetoret shqiptare ketu i kane krijuar shoqatat e tyre, bravo i'u qofte, biles jane bere aq shume shoqata saqe tani kane filluar krijimin e federatave. Po ne studentet c'po bejme? Ne nuk jemi njerezit e shkronjave? Ne nuk jemi ata qe do shkojme dhe te kerkojme nje post ne vendin tone nje dite? Mos po behemi njecik hipokrite? E gjithe Greqia e di se punetore si Shqiptaret nuk gjenden, mos duhet t'iu kujtojme se nuk kemi vetem krahe kemi edhe tru?! Pra besoj se eshte e domosdoshme ngritja e shoqatave studentore ne Greqi, dhe rezultatet do jene pozitive per te gjithe : 1) do ndihmojme njeri tjetrin, 2) do ndjehemi me ngrohte ne kete vend te huaj, 3) do reklamojme Shqiperine, 4) do nderojme prinderit tane qe po lejne kockat ne mergim per ne , 5) do i japim nje mundesi me teper vendasve qe te na kuptojne me teper etj. Nga keto pika nuk besoj se do pesoj dem dikush!

    Ketu ne Rodi do doja shume te hapej nje shoqate por kur e pash se vetem dy veta ishim te gatshem i thash atij shokut tim se nuk kam nevoje te hap shoqate personale. Nese disa -nga studentet e shumte qe jetojne ne Greqi dhe jane anetare te rregullt te forumit- deshirojne te hapin ndonje shoqate jam i gatshem me cdolloj mundesie te kontribuoje! Faleminderit

  2. #2
    Shume interesant propozimi nqse ke kohe dhe mundesi une nuk do kursehesha por mos u zhgenje kaq shpejte, mos harro qe jo te gjithe studentet kane pjekurine intelektuale tenden( me lejon te flas ne njejes) dhe kete nuk ta them per kompliment.
    Je shume me i vogel se une e te admiroj per menyren e gjykimit e per ndjenjen kombetare qe mbart

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Propozimi yt eshte shum i drejt te uroj qe ta realizosh edhe pse ka veshtiresi ne fillim une nuk te ndihmoj dot pasi nuk jam ne Greqi .

  4. #4
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    po ish studenta, me shtepi ne gerqi pranohen?
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  5. #5
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    perSHENDETje

    Per te krijuar nje shoqate me personalitet ligjor nevojiten 20 veta (e pakta) dhe duhet paguar nje avokat reth 400 euro (e shumta), dmth. te paguajme sejcili nga 20 euro afersisht. Sigurisht mund te krijonim edhe nje shoqate pa personalitet ligjor por mundesite e kesaj shoqate per veprimtari do jene gjithmone te kufizuara!
    Gjithashtu qe te ket nje shoqate e tille te ardhme do ishte mire ose e domosdoshme qe anetaret e saj te gjenden ne te njejtin qytet dhe te organizojne takime te herepas'hershme midis tyre. Pra besoj se si fillim do ishte mire te mblidheni nja 20 veta ne Athine, studente dhe te rinje (nese njiheni midis veti aq me mire sepse harmonia midis anetareve dhe njohuria e mire e njeri-tjetrit eshte mrekulli per nje shoqate -konkluzion qe e kam nxjerrur nga pervoja ime). Mire do ishte qe cdo universitet ose cdo qytet te ket nje shoqate studentore shqiptare, por ne Athine mbase dhe Selanik besoj se kushtet jane me te favorizueshme.

    Menyra me te cilen mund te ndihmoj une... Meqenese jam shume larg Athines (1 ore me avion ose 14 ore me anije) nuk mundem te marre pjese nese hapet shoqata atje por kam eksperience me organiztat joqeveritare (jam kater vjet anetar i pergjegjshem i "Center for the Rehabilitation of Torture Victims and Other Forms of Mistreatment" -degezimi i Selanik+Rodi- dhe kam qene gjithashtu anetar i nje shoqate studentore politike). Keshtu mund t'ju jap shume idera, mund t'ju sjell ne kontakt me organizaten ku marre pjese (e cila ka nje njohuri te tmerrshme reth ligjeve qe ekzistojne per te huajt), mund t'ju shkruaj artikuj dhe mund t'ju sjell ne kontakt me njerez te shtypit te emigranteve nese keni nevoje per reklamim. Gjthashtu nese organizoni takimin e pare ju te Athines do bej c'eshte e mundur te vije atje, dhe nese keni nevoje per emra per te krijuar numrin e domosdoshem per krijimin e kesaj shoqate do shkruhem si anetar dhe do ju gjej edhe anetare te tjere. Nese bashkoheni ne mendim nje numer i arsyeshem studentesh dhe te rinjshe atehere do flas edhe une me persona qe njoh ne Athine. Te tjerat... duhet fillimisht te krijohet shoqata dhe pastaj te flasim per to...

    Por qe te behen te gjitha keto do ishte me e mira te filloj biseda nga rethi juaj shoqeror dhe te interesohen edhe ata. Nuk eshte zgjidhje e mire te takohesh ne nje kafene me njerez te panjohur dhe per gjysem ore te vendosesh krijimin e nje shoqate!
    Per cdo vartesi tjeter.... tema eshte e hapur per shqetesimet tuaja, por mund te me kontaktoni edhe ne privat!
    falemiNDERit

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku

    Ke shume te drejte kryeplak...Eshte fakt qe studentet shqiptare jane te shumte ne numer, madje mund te thoja me teper se c'mund te parashikonim une dhe ti....Personalisht jam ne Universitetin Politeknik te Athines dhe njoh me dhjetra studente shqiptare ketu....
    Gjithashtu eshte per te ardhur keq per faktin apo fenomenin e fshehjes se identitetit nga nje pjese e mire e studenteve shqiptare ketu...Nga eksperienca personale mund te thoja se ky fenomen karakterizon kryesisht vajzat pa dashur te anashkaloj ketu edhe djemte...E kam theksuar dhe e ritheksoj se ky fenomen eshte i papranueshem dhe mendoj se keta persona e ndiejne veten me te ulet se koleget greke pranadaj dhe gjejne si zgjidhje te fshehin identitetin edhe pse kjo gje eshte nje gje fallse pasi shume shpejt zbulohen dhe me pas veshin petkun e "vorioepiriotit"...
    Personalisht qe ne fillim e theksova qe isha shqiptar dhe asnjehere nuk pata problem per shkak te identitetit tim dhe kam kaluar aq mire sa edhe me shoqeri shqiptare nuk do kaloja....Gjithashtu ia vlen te theksohet se studentet greke ne kontrast ndoshta nga shoqeria greke jane "anektikoi" kshu qe nuk eshte e nevojshme fshehja e identitetit....

    Po rikthehem ne teme...Edhe une shpeshhere e kam cuar ndermend mosorganizimin e studenteve shqiptare ne Greqi dhe mund te them se kam arritur ne disa perfundime per te shpjeguar shkaqet e ketij mosorganizimi....
    Shkaku i pare eshte se ne shqiptaret ne pergjithesi jemi nje popull qe nuk organizohemi kollaj edhe ne rast se organizohemi po kaq kollaj percahemi per shkak te sindromit te lidershipit...Fakt me i mire per kete krijimi i shoqatave shqiptare dhe aktiviteti i tyre ne Greqi jane krijuar me dhjetra te tilla por ne fakt aktiviteti i tyre le per te deshiruar, gjithashtu keto shoqata ne vend qe te baskepunojne me njera tjetren shpeshhere sulmojne njera tjetren.....

    Tjeter arsye eshte qe te organizohet nje grup njerezish duhet te kete nje shkak si dhe nje program veprimi...Shoqatat punetore u krijuan per te kerkuar te drejta persa i perket kushteve te punes si dhe dokumentacionit te nevojshem per lejet e qendrimit, kartes se blerte etj....
    Mendoj se ne kete drejtim studentet shqiptare jane te priveligjuar pasi gezojne te gjitha te drejtat ashtu si dhe studentet greke kshu qe nese keta studente kane kerkesa te metejshme persa i perket studimeve shpeshhere keta studente aktivizohen ne instancat perkatese brenda universiteteve greke......

    Me pak fjale ndonje arsye te forte persa i perket mbarevajtjes se studimeve studentet shqiptare nuk e kane per te formuar nje shoqate studentore shqiptare....Mendoj se hapesi i temes pervec idese se krijimit te nje shoqate panshqiptare studentore te permendte disa nga shkaqet qe nevojitej krijimi i nje shoqate te tille si dhe aktivitetet qe mund te kryente kjo shoqate...
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  7. #7
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Tani nuk jane problemet ato qe mungojne, eshte deshira. Problemet me mire se cdokush i gjejne ata qe marrin inisiativen e hapjes se kesaj shoqate. Pra vetem ata munden t'i percaktojne, nese i zbulojne keto probleme ose shqetesime. Une thjesht solla nje shqetesim i kapur ne disa konkluzione te pergjithshme, por nuk jam ne gjendje une ti tregoj mijerave studenteve shqiptare ketu se kush jane problemet e tyre. Megjithate problemet nuk mungojne sic nuk mungojne edhe sfidat. Nga problemet qe kam vene re vet jane : vonesa e leter-qendrimit per qellime studentore, pagesa e leter-qenrdimit (une nuk e kuptoj pse duhet te pagojne lejen e qendrimit studentet), ndarja studenteve te huaje ne homogjene dhe jo homogjene, burokracirat e medha per te huajt qe kane mbaruar gjimnazin jashte Greqise dhe duan te vazhdojne studimet ketu (ketyre personave i kerkojne edhe 'pashaporten e vogel' te babait dhe mamase te cilen ne e kemi hedhur ne plehra qe ne kohen e Ramiz Alise dhe i japin nje perqindje te vogel te vendeve te lira ne universitete), mosdhenja e bursave nga IKY per studentet me te mire nese nuk kane kombesi greke (kjo nga pervoja ime), dalja e nje ligji te ri i cili thote se kush vjen per studime ne Greqi nuk mund te qendroje me pas per pune etj. etj. etj. Por vec problemeve te perditshme te sistemit arsimor, ato qe duhet te kene edhe teper rendesi jane sfidat. Shume Shqiptare shkojne jashtetit per te studjuar dhe per tu kthyer ne atdhe me nje dipllome, por atdheu atyre nuk i ka krijuar asnje kusht (biles edhe te drejtat ligjore per ta jane teper kufizuese) dhe keshtu ate dijen qe e fitojne e perdorin jashte shtetit. Gjithashtu ekzistojne shume Shqiptare te tjere qe nga qendresa e gjate ne mergim kane humbur cdo kontakt me atdheun dhe ndjehen te huaj etj. Shoqatat studentore mund te ndihmojne ne kete rast duke ushtruar nga njera ane presion kundrejt faktoreve shqiptare dhe nga ana tjeter duke i mbeshtjellur keta persona nen frymen shqiptare dhe duke inkurajuar kthimin e tyre ne atdhe.

    Megjithate ekzistojne edhe shume funksione te tjera te shoqatave... rendesi ka qe te mos mungojne vullneti, shqetesimi, bashkpunimi dhe idete!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Snow^White
    Anėtarėsuar
    28-07-2005
    Vendndodhja
    Atje Ku Qielli Dhe Toka Bashkojne Dashurin Tone...Engjelli Im
    Postime
    248
    Shume interesante kjo teme cuna,gjithashtu do doja dhe une si studente ketu ne Greqi nese mundem dhe une te ndihmoj me dicka atehere sjam kundra,sepse na nevojetet nje shoqat e till!

    Ishallla behet gje!Ose me mire eshte bere gje rreth kesaj teme!
    Pershendetje!
    "Forgive your enemies, but never forget their names. \" - John F. Kennedy

  9. #9
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Pershendetje Kryeplak! Shume interesante si teme dhe ideja me duket e realizueshme nqs do te kishte pak perpjekje nga ana jone. Si fillim meqe e hodhe si ide ne forum mund te nise qe ketu hapat e pare organizimi i shoqates. Largesia midis nesh i veshtireson se tepermi lidhjet dhe angazhimet qe do te ndermarre secili per te kontribuar ne te dhe per te qene sa me aktiv ne aktivitete, nqs kjo e jotja nuk eshte vetem nje ide por nje plan qe kerkon ta vesh ne jete atehere une jam shume i gatshem te kontriboj per tu realizuar. Besoj se po te kemi nje shoqate tonen atehere do te kishim shume mundesi nepermjet saj te promovonim vlerat dhe meritat e kombit tone ne nje tjeter nivel ketu ne Greqi, e kam fjalen per ate nivel te cilin greket e injorojne nivelin intelektual. Qendrimi yt i metejshem rreth kesaj teme do te me ndihmonte per te kuptuar nese ti mendon se kete iniciative kerkon ta ndermarrim ne apo thjesht e shtron si problematike. Keshtu une kam disa ide se si mund te hidhnim hapat e para per tu realizuar, ecuria e temes do te tregoje se sa seriozisht mund te merremi me kete problem.
    Ezekiel 25-17.

  10. #10
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar mė parė nga Julius
    Pershendetje Kryeplak! Shume interesante si teme dhe ideja me duket e realizueshme nqs do te kishte pak perpjekje nga ana jone. Si fillim meqe e hodhe si ide ne forum mund te nise qe ketu hapat e pare organizimi i shoqates. Largesia midis nesh i veshtireson se tepermi lidhjet dhe angazhimet qe do te ndermarre secili per te kontribuar ne te dhe per te qene sa me aktiv ne aktivitete, nqs kjo e jotja nuk eshte vetem nje ide por nje plan qe kerkon ta vesh ne jete atehere une jam shume i gatshem te kontriboj per tu realizuar. Besoj se po te kemi nje shoqate tonen atehere do te kishim shume mundesi nepermjet saj te promovonim vlerat dhe meritat e kombit tone ne nje tjeter nivel ketu ne Greqi, e kam fjalen per ate nivel te cilin greket e injorojne nivelin intelektual. Qendrimi yt i metejshem rreth kesaj teme do te me ndihmonte per te kuptuar nese ti mendon se kete iniciative kerkon ta ndermarrim ne apo thjesht e shtron si problematike. Keshtu une kam disa ide se si mund te hidhnim hapat e para per tu realizuar, ecuria e temes do te tregoje se sa seriozisht mund te merremi me kete problem.
    Julius te pergezoj per gadishmerine mbi kete ide. Problemi eshte se temen e hapa para 5 muajsh kur isha ende student. Une tani as student nuk jam dhe kryesorja... nuk e di nese kjo fundjave do me gjej akoma ne Greqi.

    Sidoqofte une i parashtrova disa ide veprimi te cilat me duken te domosdoshme per brumosjen e ketyre inisiativave. Pra ti ne Trake dhe une ne Rodi nuk besoj se mund tye bejme dot shume gjera bashke. Biles c'eshte e verteta gjithmone kam besuar se shoqatat e vogela, qe perbehen nga banoret e te njejtit qytet, bejne me shume pune sesa ato te medhajat. Mos t'ju genjejne reklamimet e disa shoqatave "mbarekombetare" ose "mbarestudentore" qe ngjajne me tullumbaca qe brenda jane bosh. Me mire do ishte te ekzistojne shume shoqata te vogela - cdo fakultet te ket te veten shoqate shqiptare- qe shtohen si kerpudhat dhe bejne pune te vogel mbase te frymezuara nga konkurenca me shoqatat e tjera. Sepse ne Shqiperi kemi nje shprehje : gur, gur behet kalaja.

    Qe mos te zgjatem... ajo qe dua te them eshte, nese je i zoti dhe gjen kater veta me te cilet e gjen muhabetin dhe perbeni te njejtin reth shoqeror do arrinit te benit me shume gjera sesa i gjithe Forumi sebashku- ku "njeri i bie luges dhe tjetri patkoit". Vetem keto lloje shoqatash mund te mbijetojne, te tjerat ne shumicen e rasteve jane saper zhurme - nuk eshte rastesi qe edhe vet fjala 'shoqate' e ka rrenjen tek fjala "shoq". Nga andej e tutje cdo lloj ndihme qe mund te siguroni jashte ketij rethi eshte bonus dhe asgje me teper. Sepse gjithmone mbarevajtja e shoqates varret nga deshira e anetareve te saj per veprim dhe lidhja/harmonia qe ekziston midis tyre. Pra nuk ja vlen te krijosh shoqate me njerez qe i shikon vetem me raste festash (pse ta besh nje gje te tille?).

    Keshtu pyetja kryesore mbetet: mund te gjesh ti ne fakultetin tend Shqiptare te tjere qe interesohen per nje inisiative te tille dhe jane te gatshem te bashkepunojne?

    Nese po, atehere na kthe pergjigje ne kete teme dhe eshte detyra e te gjitheve atyre qe interesohen te shyqrtojne menyrat sesi mund te mbeshtetet kjo inisiative e juaj e brendeshme edhe nga jashte.

    Keshille: nese mundesh ngjit ndonje lajmerim ne Shqip mbi iedene tek hyrja e shkolles dhe mbase qellon me fat dhe te pergjigjet dikush (une per vete nuk e pata kete fat, por nuk do te thote se duhet te mos shporesojme).

    faleminderit

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Pėrurohet Universiteti Europian i Tiranės
    Nga Albo nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2008, 17:19
  4. Justin Dėshmori: Apologjia e parė
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:48
  5. ABC-ja e Demokracisė
    Nga Redi nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-05-2002, 09:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •