Close
Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 135
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    O irfan nuk te kupton kush se qfar thua se je mesue ti vetem serbisht ore shqipfoles po qfar stanice e Llapit a qfar thue
    llapi nuk i çpiku keto per nexhatin e juaj por "sigurimi i atdheut" i rugoves ku e perbejn ishe shqipefolsit e UDB-es e ruene ju dacin prej tyne e jo prej meje o i shkret sepse sllavo-komunistat i hajn bijet e vet per tua mvesh te tjerve fajin.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    O irfan nuk te kupton kush se qfar thua se je mesue ti vetem serbisht ore shqipfoles po qfar stanice e Llapit a qfar thue
    llapi nuk i çpiku keto per nexhatin e juaj por "sigurimi i atdheut" i rugoves ku e perbejn ishe shqipefolsit e UDB-es e ruene ju dacin prej tyne e jo prej meje o i shkret sepse sllavo-komunistat i hajn bijet e vet per tua mvesh te tjerve fajin.
    O Llap,

    A me krejt Forumin don me u prish per hir te ideologjise cetnike qe ki ne zemer a?

    Kush je more djale ti qe pa nje pa dy ju drejtohesh njerzeve me "se je mesu ti vetem serbisht," e pastaj, "ose Shqipfoles," kush po mendon se je?

    Edhe mos gabo me u ba kurve e keqe e me e lajmeru mesazhin tek Moderatoret, sepse tash e dime se Brari eshte i perjashtuar, per shkak te lojes tende te nje burri te lig, qe etiketon ne cdo mesazh, e kur ne te drejtohemi ben punen qe e ke me se shtumi zanat - spiunimin.

    Jam i sigurte se nuk ka gjak Shqiptari ne venat tua.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Citim Postuar më parë nga Irfan
    Partitë politike dhe shoqatat joqeveritare reagojnë ndaj akuzave të lansuara kundër Nexhat Dacit
    Ju lumte per gadishmerine e juaj per te mbrojtur figuren madhore te Akademik Nexhat Dacit!

    Respekt per te gjithe ju Shqiptare te Kosoves Lindore!
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #44
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Ne ate shkrimin aty lart mes tjerash thuhet:

    "Por zoti Surroi nuk saktësoi cilat parti mendon ai kanë shërbimet e tyre sekrete.

    “E di që Ora nuk ka”, theksoi zoti Surroi. "


    ..


    E vertete eshte qe Surroi nuk ka sigurim sepse ska nevoj te formoj sigurim sepse ka dy sigurime qe punojne per Surroin, Sigurimi Serb dhe Sigurimi Nano thaqo-ist.
    Natyrisht ka dhe nje sigurim tjeter Surrroi.. nje far lidhje te fshehte talibanesh te Prizrenit etj.



    .

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Arb
    O Llap,

    A me krejt Forumin don me u prish per hir te ideologjise cetnike qe ki ne zemer a?

    Kush je more djale ti qe pa nje pa dy ju drejtohesh njerzeve me "se je mesu ti vetem serbisht," e pastaj, "ose Shqipfoles," kush po mendon se je?

    Edhe mos gabo me u ba kurve e keqe e me e lajmeru mesazhin tek Moderatoret, sepse tash e dime se Brari eshte i perjashtuar, per shkak te lojes tende te nje burri te lig, qe etiketon ne cdo mesazh, e kur ne te drejtohemi ben punen qe e ke me se shtumi zanat - spiunimin.

    Jam i sigurte se nuk ka gjak Shqiptari ne venat tua.
    Nuk eshte e vertet qe Brari eshte Perjashtue shkaku i ime
    Por eshte e vertet qe ty te toleroin Administratoret e Moderatoret me se shumti
    Sa e sa her sigurisht me shume se 100 njeqind here me quan cetnik serbisht a çetnik thuhet e dihet fort mier se kush jan çetniket fjala me ofenduese per shqiptaret e sigurisht edhe per mua si pjestar i UÇK-se me se tepermi dhe qe i kam te prer e te grim antaret e ngusht te familjes pikerisht prej çetnikve e ti ke nji simpati per ta dhe i permend shume shpesh dhe kurv e far e keqe çfar te bnjen ndermend me shane e ofendon e askush nuk ta terhjek as vrejtjen bile lueje Arb qe me me deshir thua cetnik se shqiptar marre marri per nji shqiptar por per ty kaher kemi dyshime se çfar je .
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    JA KUSH ËSHTË VRASËSI I INTELEKTUALIT XHEMAJL MUSTAFA



    Sipas dosjes së “Sigurimit të Atdheut”




    Personi vrasës që e jep “Sigurimi i Atdheut” D. Zh., thuhet se ka lidhje shumë miqësore me këshilltarin për siguri të Ibrahim Rugovës, të dyshuarin me bazë të fortë për organizimin e shumë vrasjeve politike të pasluftës, Ramë Marajn. Opinionit i është i njohur fakti se Maraj u bë këshilltar për siguri në kabinetin e Ibrahim Rugovës vetëm pas vrasjes së ish-shefit të FARK-ut, Tahir Zemaj



    Shkruan: Nijazi Kryeziu



    Dosja e “Sigurimit të Atdheut” e dorëzuar ditë më parë në UNMIK, e titulluar si Dosja 2005/02/SIA, përveç që paraqet të dhëna shumë interesante dhe shqetësuese për opinionin publik dhe vendin, në njërin nga raportet e spiunimit nga ana e punëtoreve operativë të “Sigurimit të Atdheut”, flet gati në detaje edhe për zbulimin e vrasësve të intelektualit dhe bashkëpunëtorit të Ibrahim Rugovës, Xhemajl Mustafës.

    Raporti që flet për vrasjen dhe vrasësit e Xhemajl Mustafës mban datën 18 tetor 2002. Raporti fillimisht përshkruan gjendjen e përgjithshme në Kosovë dhe mundësinë e rebelimit gjithëqytetar, të përgatitura nga grupe të ndryshme anekënd Kosovës. Pastaj, nga të dhënat e raportit të datës 18 tetor 2002 jepet edhe emri i një personi nga qyteti i Podujevës, për të cilin thuhet se ka organizuar dhe vrarë Xhemajl Mustafën në hyrje të banesës së tij në qendër të Prishtinës.

    Personi D. Zh. Nga Podujeva është person i cili merret me akte kriminale (likuidime të njerëzve në Prishtinë dhe më gjerë). D. Zh. ka lidhje të ngushta me oficerët A. SH. dhe D. G. nga Shqipëria, njëri prej të cilëve konsiderohet si shumë i rrezikshëm dhe tashmë i është ndaluar hyrja në Shqipëri. Në raport konkretisht thuhet se personi D. ZH. ka dorë në vrasjen e Xhemajl Mustafës dhe ekipin e ka në Shqipëri, për ku edhe udhëton shpesh.

    Personi vrasës që e jep “Sigurimi i Atdheut”, D. Zh. thuhet se ka lidhje shumë miqësore me këshilltarin për siguri të Ibrahim Rugovës, të dyshuarin me bazë të fortë për organizimin e shumë vrasjeve politike të pasluftës, Ramë Marajn. Opinionit i është i njohur fakti se Maraj u bë këshilltar për siguri në kabinetin e Ibrahim Rugovës vetëm pas vrasjes së ish-shefit të FARK-ut, Tahir Zemaj.

    Për Ramë Marajn, ky këshilltar i Ibrahim Rugovës, tashmë ka të dhëna se qëndron pas rrëmbimit dhe pastaj karbonizimit të patriotit Shaban Manaj, hedhjen e bombës në oborrin e shtëpisë, krimit dhe haremit të Ibrahim Rugovës. Sipas burimeve nga Klina, Ramë Maraj qëndron edhe pas vrasjes së kryetarit të Kuvendit Komunal të Klinës, njeriut të urtë, Ismet Rraci.

    Maraj gjithashtu tanimë dihet nga të gjithë vendorët e ndërkombëtarët se ka organizuar edhe shpërthimin me bombë teledirigjuese ndaj eskortës së Ibrahim Rugovës më datë 15 mars të këtij viti, në qendër të Prishtinës.

    Ndërsa KFOR-i, UNMIK-u dhe SHPK-ja, duke pasur të dhëna të sigurta se në shtëpinë e Rugovës në Velani po përgatitej diçka e keqe për Kosovën, reaguan. Një burim ndërkombëtar thekson se i inkriminuari Ramë Maraj “na ka shpëtuar për 20 minuta”.

    Rama kishte ikur, por kishin mbetur armët ilegale, bombat teledirigjuese, para nga punët e pista, rreth një milion euro, në shtëpinë e pistë të Ibrahim Rugovës.

    A thua e ka kuptuar dhe ndien Ibrahim Rugova se themelet e perandorisë së tij të vogël të krimit kanë nisur fuqishëm të dridhen.

    KFOR-i, policia e UNMIK-ut dhe SHPK-ja, këtë strehë tashmë jo të sigurt për kriminelët shumëngjyrësh, duhet ta pastrojnë deri në themel.
    epoka e re
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    JA DISA AKTIVITETE KRIMINALE TE SALIHAJT



    “Epoka e re” boton pjesë nga dokumenti 30 faqesh që PDK ia ka dorëzuar UNMIK-ut, për veprimtarinë kundërligjore të Adem Salihajt dhe të “Sigurimit të Atdheut”





    *PDK ka dorëzuar në UNMIK një mal informacione për veprimtarin kriminale të zv/kryeministrit Adem Salihaj



    Pregaditën : Burim Etemaj e Jehona Veliu



    Prishtinë, 6 maj 2005 - Ka shumë të dhëna se njeriu i parë i “Sigurimit të Atdheut” në regjionin e Ferizajt konsiderohet Adem Salihaj. Ai strukturën e kësaj organizate e ka pasur të shtrirë në shumë segmente si në politikë, në organet e sigurisë dhe në ekonomi etj. Bazë ekzekutive e kësaj strukture ka qenë dhe ende është grupi i truprojave të tij, në krye të te cilëve është N. Sh., si dhe lidhjet e tij familjare, B. S. Në këtë kontekst do të dëshironim të ishim me tepër të sqaruar mbi disa implikime të tij në aktivitetet konfliktuoze dhe të jashtëligjshme. Kështu thuhet në fillim të dokumentit të parë prej 30 faqesh që Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ia ka dorëzuar para disa ditëve UNMIK-ut për hetim, të cilin dokument gazeta ia ka dalë ta sigurojë nga një burim ndërkombëtar, por për të mos i dëmtuar procesin hetimor, i cili besohet se ka filluar ndaj zv/kryeministrit Adem Salihaj dhe disa ministrave në Qeverinë Kosumi, në këtë numër do ta botojmë vetëm një pjesë të këtij dokumenti.

    Shumë nga aktet e dyshimeve për veprime jashtëligjore të Adem Salihajt, edhe në “Epokë...” i ka bërë publike për opinion edhe kryetari i PReK-ut, Bujar Bukoshi, si dhe kryetari i KK të Ferizajt, z. Faik Grainca.

    Megjithatë, PDK-ja në këtë dokument ngrit edhe disa shqetësime mbi probabilitetin e implikimit të z. Salihajt edhe në strukturat paraushtarake në rajonin e Ferizajt, Kaçanikut, por edhe më gjerë në vend.



    Atentatet apo vetatentatet mbi Adem Salihajn



    Në dokumentin e hartuar nga PDK thuhet se më 12.06.2000, duke shkuar në shtëpi, pas manifestimit të ditës së hyrjes së forcave të NATO-s dhe të UÇK-së, Adem Salihaj raporton një tentim atentati ndaj tij në rrugën “Astrit Bytyqi”, në Ferizaj.

    Sipas një burimi (emri i njohur për redaksinë), në këtë rast Adem Salihaj ka gjuajtur me revole në drejtim të atentatorit.

    “Revolen që e mbante Adem Salihaj, e kishte pa leje. Shumë gjëra kanë mbetur të pasqaruara deri më sot, ka ekzistuar vërtet diçka reale apo ishte diçka e trilluar nga z. Salihaj në këtë histori? Motivet se pse ishte ai i armatosur, ka pasur kërcënime më herët, paralajmërime apo është përgatitur enkas për atë ditë? Aq më tepër kur kemi të dhëna se po atë ditë, Adem Salihaj nuk kishte pranuar të ishte pjesëmarrës i përbashkët në manifestimin qendror për të festuar ditën e çlirimit të vendit, por në mënyrë provokuese kishte organizuar në baza partiake LDK paralelisht manifestim, duke shëtitur nëpër rrugët e qytetit, duke bërë provokim të hapur dhe duke tentuar të fusë konfrontim mes qytetarëve. Në manifestimin qendror merrnin pjesë mijëra veta, kurse në manifestimin e Adem Salihajt merrnin pjesë afër 100 veta”, thuhet në dokumentin e PDK-së, ku dhe kërkohet nga organet e hetuesisë sqarime pse ndodhën të gjitha këto ngjarje në të njëjtën ditë.



    Vetëplagosja e Adem Salihajt?!



    Në një pjesë të dokumentit të PDK-së thuhet se në janar të vitit 2001, Adem Salihaj nga pakujdesia e vet, me revole vetëplagoset në shtëpinë e tij, me ç’rast lëndon këmbën e tij.

    “Kishte spekulime edhe rreth këtij rasti, që as kurrë nuk e bënë të qartë për opinionin publik”.



    Tentim-vrasja e Adem Salihajt?!



    “Në maj të 2003, Adem Salihaj mori pjesë në një konflikt të armatosur në fabrikën e tij të stiroporit të ashtuquajtur “Styrofer” në Ferizaj, fabrikë të cilën asnjëherë nuk e ka deklaruar si pjesë të tij pronësore dhe të dy ortakëve të tjerë. Deri te ky konflikt erdhi për shkak të mosmarrëveshjeve në ndarjen e interesit, me ç’rast Adem Salihaj tenton disa herë ta godasë S. B. me revole dhe se konflikti është evituar vetëm pas intervenimit të SHPK-së, e cila ishte lajmëruar nga punëtorët e fabrikës. Pas intervenimit policia e ka shoqëruar deri në stacionin e policisë me tre ortakët e përfshirë në konflikt Adem Salihajn, G. M. dhe S. B. Policia e SHPK-së e ka mbyllur këtë rast dhe nuk e ka bërë publike dhe se eprori i cili e ka mbyllur rastin është XH. XH.”, thuhet në dokumentin e PDK-së.

    Sipas këtij dokumenti, pas kësaj Xh. Xh. është shpërblyer nga Adem Salihaj që në atë kohë ka qenë kryetar i KK në Ferizaj, duke ia punësuar gruan në KK të Ferizajt dhe duke ia ndarë një parcelë për ndërtim në hyrjen e qytetit dhe atë me dokumente të falsifikuara.

    Më vonë, thuhet në dokument, gjatë tentimit të Xh. Xh. për të investuar në parcelën e ndarë nga KK, erdhi deri të konflikti në mes të familjes L. e cila ishte pronare e vërtetë e parcelës dhe kryeshefit komunal S. K., i cili tenton me çdo kusht që të realizohej premtimi i bërë Xh. Xh.

    “Në mes familjes L. dhe S. K. erdhi edhe një konflikt fizik në lokalet e KK të Ferizajt. Mirëpo, pas insistimit të vendosur të familjes L. kjo nuk u realizua dhe për faktin se një anëtar i kësaj familjeje punonte si përkthyes në policinë e UNMIK-ut, dhe se për këtë i kishte njoftuar edhe shefat e tij, kështu që Xh. Xh. nuk e kishte ndjekur më gjerë këtë çështje. Kjo ngjarje solli në pah edhe falsifikimin e dokumentit në Drejtorinë për Kadastër, Pronësi dhe Gjeodezi në KK të Ferizajt. A është në dijeni UNMIK-u për veprimet e tilla të z. Salihajt, dhe a mund të jetë i tillë zv/kryeministër vendi?” pyet PDK, nëpërmjet dokumentit.



    Bartja e armatimit nga “Sigurimi i Atdheut”



    Sipas dokumentit që PDK i ka dorëzuar UNMIK-ut, ka të dhëna se më datën 10.07.2003, një njësit i “ Sigurimit të Atdheut” nga shtëpia e Sh. Sh. në rrugën 28 Nëntori në Ferizaj, ka organizuar bartjen e një sasie armatimi, armatim eksploziv, mjete për aktivizim me teledirigjim, armë Kallashnikovë dhe municion për të.

    Në dokument thuhet se në këtë aksion kanë marrë pjesë N. Sh., Sh. Sh., G. N. (truproje të zv/kryeministrit), H. M. dhe një person i Prishtinës N.N.

    “Bartja e armatimit është organizuar me dy vetura. Në njërën veturë ka qenë armatimi i vendosur, kurse vetura tjetër ka ecur para tij për të vëzhguar rrugën mos ka pika kontrolli apo polici. Aksioni ka përfunduar me sukses dhe kjo sasi e armatimit ka përfunduar në fshatin Mramurë të Komunës së Prishtinës, në shtëpinë e M. G. Pas lënies së armatimit grupi është kthyer në shtëpinë e Adem Salihajt (tani zv/kryeministër dhe i ka raportuar për rrjedhën e aksionit)”, thuhet në dokumentin e PDK-së.

    Po ashtu, në këtë dokument thuhet se më datën 9.12. 2003, pjesëtarët e “Sigurimit të Atdheut” me një veturë kombi të bardhë dhe me një mbishkrim të një firme (e njohur për redaksinë), kanë bërë bartjen e një sasie të armatimit nga lokalet e firmës “F...” në rrugën e “Reçakut”, në drejtim të Pejës.

    “Kjo sasi e armatimit është dërguar në Pejë, vetura është ndalur në oborrin e KK të Pejës. Aty veturën e ka pritur U. R. dhe M. G. Nuk dihet se çfarë është bërë me tej. Të gjitha këto veprime të z. Adem Salihaj, a janë pjesë e ndonjë përgjegjësie të deklaruar para UNMIK-ut, apo ndonjë autoriteti vendor, institucional, që arsyetojnë veprimet e tyre me karakter të dyshimtë qëllimi dhe implikimi?”, thuhet në vazhdim të dokumentit.



    Trajnimi diversiv i pjesëtarëve të “Sigurimit....”, pse dhe kundër kujt?



    Në një pjesë të dokumentit të PDK-së, thuhet se më datën 23 .10. 2003, në orën 10.00, në lagjen Velania, në shtëpinë në të cilën tani ndodhet dyqani “G-G”, në katin e dytë është mbajtur një trajnim në të cilin kanë marrë pjesë rreth 20 persona nga pjesë të ndryshme të Kosovës.

    “Në mesin e tyre kanë qenë edhe disa njerëz të afërt të z. Adem Salihaj. Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë përgatitja e këtyre personave që të përdorin mjete eksplozive mekanike dhe me teledirigjim. Ligjëruesit kanë qenë nga Shqipëria. Gjatë mbajtjes së takimit masat e sigurisë kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha. A është bërë kjo me dijeninë e Presidencës, KFOR-it, UNMIK-ut, apo ndonjë institucioni legjitim dhe legal kosovar apo ndërkombëtar? Çfarë fshihet prapa këtyre qëllimesh dhe trajnimesh?”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e PDK-së, që tashmë gjendet në UNMIK dhe besohet se organet e hetuesisë në heshtje janë duke hetuar një nga një të gjitha rastet e lartpërmendura.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Të dhënat operative mbi aktivitetin antikombëtar dhe imoral të Nexhat Dacit dhe këshilltarit të tij Ramush Tahiri



    Pas disa interesimeve rreth figurës së Nexhat Dacit, përmes lidhjeve tona të fshehta operativa në Tërnovc, Bujanovc, e Prishtinë, vijmë deri tek disa të dhëna interesante për personalitetin N. D dhe R.T.

    N.D është i lindur në fshatin Tërnovc, K. e Bujanovcit. Biografia e tij familjare është e dyshimtë, ka të dhëna se vëllai i N. D., R. D. ka qenë i zgjedhur në organet vetëqeverisëse serbe dhe se ka qenë gjithnjë në kontakt me sigurimin shtetëror.

    Po ashtu për N. D. ka pasur sinjale të tilla si i ri gjatë shkollimit në Beograd. Nga burimi operativ S. E. që ka njohuri familjare për të, thotë se N. D. në rini ka përdorë drogën. Duke qenë në shkollim në Beograd ka të dhëna se atje në një rast është zënë me drogë. E ka arrestuar Njësia e Sigurimit Publik të Beogradit, duke e liruar shumë shpejt dhe sipas të gjitha të dhënave Sigurimi Shtetëror i Beogradit e ka marrë në bashkëpunimin.

    Nexhat Daci, si mësimdhënës i UP-së, dy herë ka qenë i lajmëruar për dhunime nga studentet e veta. Njëra prej tyre ka qenë D. N. (emri i njohur për redaksinë), nga Gjakova, studente e Kimisë dhe tjetra një studente N. N nga Kqiqi i madh i Komunës së Vushtrrisë (Vuqiterrnës). Por lidhjet e tij me Sigurimin Shtetëror Serb e kanë shpëtuar.



    Mendohet se Daci ka dhunuar shumë studente...
    Është interesant,sepse një propagandë-trilluese nga UDB-a,mediat elektronike e të shkruara serbe etj bëhej edhe në fillim të viteve të 90-ta ndaj intelektualëve (shkencëtarëve) shqiptarë me lloj-lloj etiketime,por at'herë dihej se nga cila adresë vinte kjo luftë speciale,diheshin edhe qëllimet...andaj nuk po e zgjas më shumë por do të rikujtoj vetëm një detaj që bëhej kundër I.Rugovës (si edhe ndaj shumë shkencëtarëve të tjerë shqiptar):
    Filloi me të madhe të flitej e shkruhej se Rugova është shqiptar,por është katolik (që të zgjohej urrejtja fetare,ose,si pranoni ju shumica muslimane e Kosovës që të udhëhiqeni nga një katolik...),e kështu plot "myhyre" shpërndaheshin për çdo ditë nga maqineria propaganduese serbe,por u morr vesh,pa sukses.Ndërsa,kulmi i kësaj propagande qesharake arriti kur mediat dhe shtypi serb filloi të mirret edhe me organin gjenital të Rugovës se si ai (Rugova) nuk është i rrethpremë (nuk është bë synet) dhe se nuk i paska respektuar doket dhe zakonet e shumicës muslimane në Kosovë ...e të tjera e të tjera "marifetllëqe"¨...
    Kjo ishte në fillim të 90-tës .
    Kurse,pak para 90-tës,pra në fund të 80-tave,disa shqiptarëve nga Kosova të cilët mbanin poste të larta në ish federatën jugosllave,i'u mveshën etiketime,gjithnjë nga mediat serbe,se na paskan bërë dhunime të ndryshme ndaj disa femrave serbe që po jetuakan në Kosovë.Viktimë e kësaj propagande serbe ishte edhe vetë Fadil Hoxha (e mora shembull,sepse do të u kujtohet më lehtë) i cili u akuzua dhe u "dëshmua" se ai na paska dhunuar dhe ofenduar një kamariere serbe në një nga kafenet në Kosovë.Meqë F.Hoxha,nuk gëzonte shumë mbështetje nga popullata shqiptare e Kosovës,u detyrua të japë dorëheqeje nga të gjitha postet në politikë dhe u la në harresë si nga partia e at'hershme si nga popullata (baza) dhe më nuk u "votua për mirëbesim".
    Dhe tashti:
    Sipas të dhënave të dokumentit që po bëjmë fjalë,po del se edhe Nexhat Daci,paska bërë dhunime dhe atë ndaj studenteve.A thua,pse nuk u përdor ndonjë "grackë" tjetër kundër Dacit,por u përdor dhunimi ndaj studenteve!?
    -Që të tregohet amoraliteti i tij (për dallim nga kamarierja) ndaj studentëve,që të pranohet më lehtë kjo akuzë,sepse studentët janë shtresa më e dashur dhe më simpatike e çdo shoqërie,me çka akuzuesi shpreson të përfitojë edhe studentët edhe prindërit e tyre,por edhe pjesën tjetër të shoqërisë (lexo votat).
    Me një t'rame tri t'vrame thuhet.
    Nuk po e zgjas më shumë,sepse metoda është e njejtë (gjithnjë sillet rreth organit gjenital),përveç që personazhet ndërrohen.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Pse tolerohet Llapi me postue dy here artikuj gazetash ne kete forum?

    Shihni ku ka hapur enkas temen per `Sigurimin e Atdheut`dhe cdo gje qe poston atje i poston dy here ketu dhe anasjelltas?

    Kerkoj te vazhdojme biseden ketu pa u pengue me te tilla budallakina.
    Gjithashtu pytemi pse nuk i terhiqet nje here verejtja Llapit per keta artikuj gazetash te zeza,
    dihet se nje adrese nje rreshti mjafton ta drejtoj cdo te interesuar .

    Edhe,deri kur dhe kujt i konvenon Llapi te vazhdoj te shtyp te tilla shpifje te Epokes se Re kur edhe nderkombetaret akuzojne nje shpifje te tille?

    I konvenon SHIK-ut,apojo?
    I konvenon edhe shkaut,padyshim.


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 10-05-2005 më 05:27
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Pse tolerohet Llapi me postue dy here artikuj gazetash ne kete forum?

    Shihni ku ka hapur enkas temen per `Sigurimin e Atdheut`dhe cdo gje qe poston atje i poston dy here ketu dhe anasjelltas?

    Kerkoj te vazhdojme biseden ketu pa u pengue me te tilla budallakina.
    Gjithashtu pytemi pse nuk i terhiqet nje here verejtja Llapit per keta artikuj gazetash te zeza,
    dihet se nje adrese nje rreshti mjafton ta drejtoj cdo te interesuar .

    Edhe,deri kur dhe kujt i konvenon Llapi te vazhdoj te shtyp te tilla shpifje te Epokes se Re kur edhe nderkombetaret akuzojne nje shpifje te tille?

    I konvenon SHIK-ut,apojo?
    I konvenon edhe shkaut,padyshim.


    .
    Nuk eshte e vertet se Gazeta "Epoka e Re" po genjen por eshte gazeta me e guximshme ne trojet shqiptare
    ja shifne se kush rren e genjen dhe qe sa her denohen tregom ti mua brahim dinari siq kan fillue me e thierr ne Prishtin perata i mban rdhe dinaret per pagesat e ketyre dy antikombetareve por kesaj radhe nuk do ti dalin brahim-dinarit per tua pague denimin.

    dhe ti RTP kush m.... je qe i thrret moderatoret per kinse qe me toleroin mue te sjelli matriale per ju "sigurimcat" qe ky matrial ju ka dorzue edhe policis e se shpejti edhe drejtesis pra nuk eshte matrial propagandistik por mjaft serioz por nuk po te konvenon hiq kaher e kemi vrejt ket pun po veni ven besa te koft ska me te zan sepse e din ti me se mieri veten se kush je.

    qe kush genjen:
    KPM dënon “Bota sot”me 130.000 euro dhe “Pavarësinë” me 14.000 euro


    Prishtinë, 10 maj 2005 (Kosovapress) Time: 10 : 44

    Komisionari i Përkohshëm për Media, KPM, ka dënuar gazetën “Bota sot” me 130.000 euro dhe “Pavarësia” me 14.000 euro për shkak të shkeljes së rregullës zgjedhore të KQZ-së për media dhe Kodit të Sjelljes për Mediat e Shkruara të KPM-së gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prishtina zyrtare: Jo planit me 6 pika te Ban Ki Moon te OKB
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 16:03
  2. Sejdiu e Thaçi
    Nga Sabriu në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 10:58
  3. Pala serbe: Kërkojmë ndarje të butë në Kosovë
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 18:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •