Close
Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 135
  1. #21
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    04-11-2004
    Postime
    71
    Po ne Rogner a ka qen Thaqi gjat luftes?

  2. #22
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga Pride
    Po ne Rogner a ka qen Thaqi gjat luftes?
    Eshte e vertet se edhe ne Rogner ka qene.Por nje a e di ti zoteri?!Thaçi gjate negociatave me diplomacine perendimore ka qene dy here ne France.Pushtuesi serb lejoi vetem delegacionin e I.Rugoves me qyqaret e tij qe te fluturoj nga aeroporti i Prishtines.Keta qyqare nuk perbenin ndonje rrezik per Serbine.Kurse delagacionit qe perbehej nga Drejtoria Politike e UÇK/se nuk ju lejua nisja nga aeroporti i Prishtines,me te gjitha garancite nderkombetare.Pikerishte atehere Serbia e futi edhe njehere ne fuqi aktvendimin qe e kishte denuar Thaçin ne mungese ne v.1994.E vetmja alternative qe ajo qe te kalohej kufiri(qe ishte perforcuar enkas nga serbet qe ky delegacion te binte ne kurth te tyre,e kete ju nuk e dini) me arme e gjoks per te arritur ne Shqiperi.Nga aty te per ne France!Kete kufi Thaçi e shpertheje dhe me sukses te plote e vuri Serbine para nje akti te kryer ne Rambuje dhe dy jave me vone edhe ne Paris.Me kujtohet nje deklerate e ish kandidatit per president ne USA,z.Bob Dol kur tha;Thaçi endet neper skutat e Tiranes dhe nuk e shefe te arsyeshme te takohet me mua!!!Ai mendonte se Thaçi gjindej ne Tirane.Te nesermen Thaçi u prezentua para gazetareve ne fshatin Drenovc te Malisheves.
    Te nderuar,vetem ai qe pati nderin te jete perkrahe tij mund te flase dhe ta vlersoj Thaçin per vyrtytet,guximin dhe vendoseshmerine e tij.Mos e shihni te Thaçi "gogolin" e prrallave te shpikura nga gazeta komercialiste "Bota Sot"!!!
    Thaçi e dha provimin e tij ne nje moshe te re.Ishte pergjegjesi e madhe ajo barre qe Thaçi e kishte mbi supe.
    Ç'vlefte ka ajo qe thua ti Pride;se a ishte Thaçi ne Rogner?!!!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    RTS
    dinaret e serbis qe i keni rezervua ne velani i kan fajet qe vjell helum per goje ti per Çlirimtaret shqiptar shume te embel per ty ata dinar veq nese je gjall kan me tu ba helum qe as ne hart skie me guxue me e kqyr ku po i bjen graqanica se jo ma me punue atje e me e marr pagen ne velani ne dinar te shkaut.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    “SIGURIMI I ATDHEUT”: NEXHAT DACI ISHTE DHUNUES I STUDENTEVE DHE PËRDORUES DROGE



    “Epoka e re” boton dosjen e plotë të hartuar nga “Sigurimi i Atdheut” për veprimtarinë e Nexhat Dacit, Ramush Tahirit dhe Ahmet Aliashanit





    Pregaditën : Burim Etemaj e Shyhrete Kadriu



    Prishtinë, 5 maj 2005- Organizata paramilitare “Sigurimi i Atdheut”, e “bekuar” nga kryetari i Kosovës, Ibrahim Rugova, përveç kundërshtarëve politikë (PDK, AAK), ka vëzhguar edhe personalitete të larta të LDK-së, siç është rasti me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, Ramush Tahirin dhe Ahmet Aliashanin. Kështu dëshmohet në dokumentin rreth 500 faqesh të hartuar nga “SIA”, i cili dokument nga PDK i është dorëzuar zyrës së shefit të UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen.

    “Epoka e re” ka arritur ta sigurojë një kopje të dokumentit të “Sigurimit...”, nga zyra e njërit nga këshilltarët e Dacit, dhe në këtë numër sjell në origjinale dosjen e Dacit, Tahirit dhe Aliashanit, përveç emrave të disa personave, të cilët paraqiten me nistore, për të mos i dëmtuar qoftë ata si qytetarë të Kosovës, qoftë procesin hetimor.



    Të dhënat operative mbi aktivitetin antikombëtar dhe imoral të Nexhat Dacit dhe këshilltarit të tij Ramush Tahiri



    Pas disa interesimeve rreth figurës së Nexhat Dacit, përmes lidhjeve tona të fshehta operativa në Tërnovc, Bujanovc, e Prishtinë, vijmë deri tek disa të dhëna interesante për personalitetin N. D dhe R.T.

    N.D është i lindur në fshatin Tërnovc, K. e Bujanovcit. Biografia e tij familjare është e dyshimtë, ka të dhëna se vëllai i N. D., R. D. ka qenë i zgjedhur në organet vetëqeverisëse serbe dhe se ka qenë gjithnjë në kontakt me sigurimin shtetëror.

    Po ashtu për N. D. ka pasur sinjale të tilla si i ri gjatë shkollimit në Beograd. Nga burimi operativ S. E. që ka njohuri familjare për të, thotë se N. D. në rini ka përdorë drogën. Duke qenë në shkollim në Beograd ka të dhëna se atje në një rast është zënë me drogë. E ka arrestuar Njësia e Sigurimit Publik të Beogradit, duke e liruar shumë shpejt dhe sipas të gjitha të dhënave Sigurimi Shtetëror i Beogradit e ka marrë në bashkëpunimin.

    Nexhat Daci, si mësimdhënës i UP-së, dy herë ka qenë i lajmëruar për dhunime nga studentet e veta. Njëra prej tyre ka qenë D. N. (emri i njohur për redaksinë), nga Gjakova, studente e Kimisë dhe tjetra një studente N. N nga Kqiqi i madh i Komunës së Vushtrrisë (Vuqiterrnës). Por lidhjet e tij me Sigurimin Shtetëror Serb e kanë shpëtuar.



    Mendohet se Daci ka dhunuar shumë studente...



    Këto kanë qenë rastet e vetme të lajmëruara nga studentet, por mendohet se ka dhunuar edhe shumë studente tjera. Njëra prej tyre, 1983 S. T. nga Gjilani ka bërë vetëvrasje për shkak të dhunimit që iu ka bërë nga N. D, por burimi operativ që e di këtë rast, mendon se familja e vajzës reagon shumë keq dhe duhet pasur kujdes me dal kjo si e vërtetë. Gjatë një kohe të gjatë tani pothuajse në mënyre të hapur ka bashkëjetuar me A. N., të cilës edhe ia jep titullin doktoreshë e shkencës. Nga Sigurimi Shtetëror Krahinor, njeriu që e ka ditur këtë problematikë më së miri ka qenë operativisti B. K, i cili aktualisht kemi njohuri se gjendet në Turqi. Shefi mund të gjendet përmes S. (emri i njohur për redaksinë), ta kontaktojë dhe ai mund të përdoret për opinion, të vërtetojë të lartpërmendurat. B. K në bazë të një burimi operativ që gjatë ka punuar me të, ka ikë në Turqi i frikësuar nga kriminelët e krahut të luftës të AAK-së dhe të PDK-së, edhe pse është treguar gjithherë patriot i vërtetë.



    Veprimtaria e Tahirit gjatë Qeverisë së Bukoshit ka qenë e dyshimtë, është implikuar në shumë ngjarje në Kroaci



    Ramush Tahiri ka prejardhje nga Ferizaj, është dhëndër i A. A., e ky i fundit ka qenë dhe është bashkëpunëtor i Shërbimit Serb, aktualisht i Shërbimit Maqedon, i cili ka qenë dëshmitar kyç në vitin 1956 kundër Adem Demaçit dhe Zekeria Canës. Është mirë të pyetet për këtë profesor Cana.

    Veprimtaria e R. T. gjatë Qeverisë së Bukoshit ka qenë e dyshimtë, është implikuar në shumë ngjarje në Kroaci, dihet rasti i Gospiqit. Në Tiranë ka të dhëna nga burimet tona operative se së bashku me Xhavit Halitin dhe Hashim Thaçin, kanë përgatitur eliminimin e gazetarit kombëtar Ali Ukaj.

    Ka të dhëna se kohëve të fundit R.T. mban lidhje edhe me njerëz të kriminalizuar të ashtuquajtur krahu i luftës. Burimi ynë operativ A.T me shumë se një herë e ka parë së bashku nëpër vendet e fshehta me disa nga udhëheqësit e SHIK-ut. Mendojmë se ky njeri është shumë i rrezikshëm dhe mund t’i shkaktojë dëme të rënda LDK-së. Mirë është të veprohet kundër tij.



    17.04.2002- B-130/ 25-1704002/



    Aliashani duhet të japë sqarime për vrasjen e Ahmet Krasniqit



    Ahmet Aliashani i lindur në fshatin Tërrnovc, komuna e Bujanovcit, i moshës diku 50 vjeçare, i martuar, tani me vendbanim në Prishtinë.

    Ahmet Aliashani, shkollën e mesme e ka kryer në Bujanovc, ku më pas regjistron Akademinë Ushtarake në Ish-APJ, Drejtimi i Këmbësorisë.

    Pas kryerjes së Akademisë Ushtarake të ish APJ-së, promovohet në Gardën e oficerit toger ku edhe caktohet të shërbejë në Armatën e V (e pestë), në republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës, në Garnizonin e Trebinjes, ku në këtë garnizon ka shërbyer Njësiti i Shëndetësisë (sanitetit).

    A. A ka punuar në Trebinje (ku janë paraqitur për herë të parë elementet çetnike në Trebinje të udhëhequra nga kryetari i Kuvendit të Trebinjes, çetniku Bozhidar Vuçureviq, ku promovimin e ushtarëve e bën me Kokardë Çetnike, mu në kazermën ku ka shërbyer dhe ku ka qenë prezent z. Ahmet Aliashani.

    Pas shpërthimit të luftës në Slloveni në vitin 1991, më pas në Kroaci, edhe njësiti ku ka shërbyer z. Ahmet Aliashani, kur mbi 99 për qind të eprorëve jo serbë në veçanti shqiptarë braktisin ish- APJ, z. Ahmet Aliashani nuk e braktisë APJ-në dhe iu bashkëngjitet UJ, ku dhe merr pjesë aktive në luftë në anën e UJ (Serbisë). Entiteti serb në Bosnje nën komandën e gjeneralit Ratko Mladiqit dhe kryetarit Radovan Karaxhiqit, ku Ahmet Aliashani ka marrë pjesë aktive në luftë kundër Armatës Kroate dhe popullatës kroate në rajonin e Hercegovinës, Mostarë, Caplinë dhe në rajonin e gjerë të Dubrovnikut, ku Ahmet Aliashani nxihet rob nga Armata Kroate në rajonin e Hercegovinës, dhe dërgohet në Burgun Ushtarak të Armatës Kroate, ku në atë kohë ka komanduar me njësitet kroate gjenerali Janko Bobetko, veteran i luftës.

    Po në atë kohë Jugosllavia (Serbia), arreston dy persona kroatë në Aeroportin e Batajnicës (këta dy persona kroatë kanë qenë të rëndësishëm për Qeverinë dhe kryetarin e Kroacisë, Franjo Tugjmanin dhe njerëzit e tij).

    Ahmet Aliashani në Burgun Ushtarak në Kroaci, ka qenë nën numrin rendorë 3. Në atë kohë janë vënë kontaktet e fshehta në mes të kryetarit të Kroacisë, Franjo Tuxhaminit, nëpërmjet gjeneralit Imre Agotiq, Shërbimi i fshehtë i Armatës Kroate dhe në anën jugosllave (serbe), Sllobodan Millosheviqi, ia liron Franjo Tuxhmanit dy kroatët e arrestuar në Aeroportin e Beogradit (Batajnicë), për ta liruar pala kroate Ahmet Aliashanin, ku dhe është liruar Ahmeti, dhe një kohë të gjatë ka qëndruar në Beograd.

    Gjithashtu duhet cekur se Ahmet Aliashani, nën komandën e Mile Mërkëshiqit dhe Veselin Shlivcanit (oficerë të lartë) të Brigadës Elite të gardës në Beograd, kanë marrë pjesë në luftën e Vukovarit, ku dhe në Vukovar është bërë një masakër e paparë ndaj popullsisë civile, në veçanti të të sëmurëve dhe personelit të spitalit të Vukovarit. Në këtë luftë ka marrë pjesë Ahmet Aliashani si komandant i njësitit të këmbësorisë, i cili ka hy në Vukovar. Personalisht këtë operacion luftarak e kanë udhëhequr atëherë Armata e Parë e Beogradit, komandantët gjeneral kolonel Aleksandar Spirkovski (maqedon), zëdhënës i shefit të Shtabit gjeneral-kolonel Dushan Siliq (kroatë), kryeshefi i KOS-it, gjeneral nënkolonel Mile Babiq . Operacionin e ka udhëhequr kryeshefi i KOS-it, Aleksandar Vasileviq, zëdhënësi i tij Mile Babiq, gjeneral koloneli atëherë i KOG-ut, Bane Millovanoviq, kolonel Mile Mërkëshiq dhe Vesilin Shlivcani.

    Operacioni i Vukovarit ka qenë i mbuluar me eprorë të të gjitha kombeve (maqedonë, malazezë, kroatë, shqiptarë, muslimanë dhe romë, A.N nga Mitrovica e Kosovës, ku ka shërbyer në Brigadën Elite të Tankistave 252, Brigada e Mekanizuar dhe e Blinduar, ku fuqia e zjarrit ka qenë 25 tonë çelik, me djegië për një minutë. Pra ka qenë një nga njësitet me të forta të blinduara në Evropë dhe e pajisar me teknikën më moderne Tanke T-84).

    Një prej komandantëve ka qenë edhe Ahmet Aliashani, i cili ka marrë pjesë në operacionin e Vukovarit, në cilësi të komandantit të një njësiti të APJ-së (e kamulfuar në UJ-gjegjësisht serbe).

    Në operacion e Vukovarit, kanë marrë pjesë njësitet e Armatës së parë dhe të plotësuar nga rezervat, rreth 70 mijë pjesëtarë të ish- APJ-së.

    Pas rënies së Vukovarit, të gjithë komandantët serbë që kanë marrë pjesë në operacionin e Vukovarit, një numër shkarkohen nga postet, ndërsa shumica e tyre arrestohen dhe dërgohen në Burgun Ushtarak Qendror në Beograd. Në këtë rast janë arrestuar edhe gjeneralët nënkolonelët Dushan Siliq (kroat), Nexhip Ademi (rom), nën njësitit 252 Brigada e Blinduar në Kralevë. Ndërsa Ahmet Aliashani mirret dhe qëndron një kohë të gjatë dikund afër një viti në Beograd, ku drejtpërsëdrejti ka qenë në kontakt me gjeneralët më të lartë të KOS-it dhe KOG-ut, siç janë gjeneralkolonel Aleksandër Vasileviq (i njohur për rastin e Martin Shpegelit në Kroaci, afera e armëve nga Hungaria për në Kroaci).



    Ahmet Aliashani paraqitet në opinion se tani është njeriu i parë te Rugova



    Gjeneralnënkoloneli Aleksandër Demitrieviq, gjeneralnënkolonel Mile Babiq, gjeneralnënkolonel Bane Millovanoviq (KOG), dhe shumë të tjerë nga Beogradi dërgohen për në Shqipëri, çka bie ndesh me të gjitha veprimet e të gjithë eprorëve të Shqipërisë, të cilët në atë kohë vetëm sa e kishin braktisur APJ-në mbi 99 për qind kishin kaluar në perëndim (Gjermani, Zvicër, Angli dhe vende të tjera të Evropës dhe kuptohet një numër i është bashkangjitur Armatës Kroate dhe Boshnjake në luftë kundër APJ-së, dhe një numër shumë i vogël, simbolik ishte në Kosovë dhe asnjë oficer shqiptarë që kishte braktisur APJ-në nuk ka kaluar në Shqipëri për të kërkuar vendstrehim, përveç Ahmet Aliashanit.

    Mund të ndodhë që ndonjë oficer ka kaluar nëpër Shqipëri për në Itali apo vende tjera të perëndimit, ku më pas në Shqipëri ndodhin shumë gjëra të rëndësishme (në dëm të popullit shqiptar të Shqipërisë, siç janë demonstratat e dhunshme të vitit ’97, ku edhe hartohet një plan nga ish-gjenerali i Armatës Shqiptare, Kiqo Nestaf, me prejardhje greke, i cili ka qëndruar në Greqi dhe ka qenë në kontakt të rregullt me Shërbimin Informativ Grek dhe Jugosllav, ku plani është bërë për ndarjen e Shqipërisë në mes të Greqisë dhe të Serbisë. Vija e ndarjes ka qenë lumi Shkumbin. Çka Ahmet Aliashani duhet të jap sqarime rreth këtij plani).

    Vrasja e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, z. Ahmet Krasniqit, ku gjithashtu Ahmet Aliashani duhet të japë sqarime, ku ka qenë në kontakte dhe lidhjet e tij. Ahmet Aliashani në Qeverinë e Bujar Bukoshit ka qenë i ranguar në postin e lartë, njëherit ushtrues i detyrës të zëdhënësministrit të Mbrojtjes, por asnjëherë nuk ka hyrë në Kosovë gjersa kanë hyrë trupat e NATO-s.

    Ahmet Aliashani në Shqipëri është lidhur me Rr. I. nga fshati Tërrnovc, Komuna e Bujanovcit, person i cili i takon grupeve mafioze që janë të organizuar në Itali, Shqipëri dhe Serbi, është person i kyçur në trafikun e organizuar të drogës dhe të prostitucionit si dhe njeri i cili kërcënon me likuidime.

    Gjithashtu është i lidhur me personat e rrjetit të organizuar të trafikut të drogës dhe të femrave nga Ukraina, Rusia, Bullgaria dhe Shqipëria për në Kosovë. Në rajonin e Gjilanit dhe të Kamenicës ka një rrjet të kriminelëve, të cilëve u ka paguar rrogë për t’i shërbyer Ahmet Aliashanit dhe Rr.I. si truprojë. Rrogat ua kanë dhënë në vlerë prej 400 marka gjermane.

    Gjithashtu në bashkëveprim me një person nga Kamenica, e ka dhunuar një femër. Rr. I. e ka detyruar atë femër t’iu bëjë femra grupit të tyre, ku gjendet edhe Ahmet Aliashani. Këta persona janë: Z. Rr. nga Kamenica, i lindur 1961 apo 62, i afërm me Shërbimin Serb.

    Sh. M., A. M. dhe Xh. K. të afërm me Shërbimin Serb. Këtyre personave Rr. u ka paguar rrogë 400 marka gjermane, si truprojë për veti dhe të Ahmetit.

    Rr. I. e ka keqpërdorë vajzën N. K. (emri i njohur për redaksinë), dhe tani kjo vajzë ka devijuar psikikisht, pikërisht nga Rr.I. Gjithashtu janë të lidhur me këtë rrjet të organizuar të trafikut të drogës dhe të femrave: S. K nga fshati Dajkovcë, komuna e Kamenicës dhe tani jeton në Ferizaj, F. R nga Kamenica, djali i axhës së S., M. K. ka punuar deri më 12 qershor të ’99, në sigurimin Shtetëror Serb dhe ende punon, tani gjendet në Vranjë dhe kohë pas kohe kalon në Leskovc. S. dajë e ka F. D. punëtor i Sigurimit Shtetëror Serb në Gjilan dhe Kamenicë, ku gjithashtu ka punuar gjer më 12 qershor të ’99, kur edhe janë tërhequr forcat jugosllave nga Kosova. Tani Rr. është i lidhur me këta persona si dhe Ahmet Aliashani. Gjithashtu Ahmeti paraqitet në opinion se tani është njeriu i parë te Rugova dhe urdhëron njerëzit se kush duhet të punësohet në komunën e Kamenicës. Në tërësi kryetari i Kuvendit Komunal të Kamenicës, z. Sh. S., ka rënë nën ndikimin e Ahmet Aliashanit, ku Ahmeti dhe Rr. pa ndërprerë bëjnë presion te strukturat komunale, pikërisht që personat e rrjeti të tyre të punësohen.

    15 prill, 2002 Prishtinë, me respekt B- 25 / 130 “Plaku”



    (Shënim: titulli dhe mestitujt janë të redaksisë).

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    "Epoka e Erret," vazhdon me ulerima...

    A po iu "shitet ky mall" more ktyne njerzeve?
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Apel!

    Pik e pare:
    askush nuk e di se kush eshte :":Sigurimi i atdheut"perpos vetshpikesit e PDK-se!
    Pike e dyte:

    Deri kur tolerohet te njollosen te gjitha figurat me eminente qe i ka Kosova,pra,te njolloset qeverija,te njollosen institucionet e Kosoves dhe te tolerohen keto ne media?


    Une propozoj qe keto pjes te gazetes se Epokes se Re te fshihen nga cdo forum e po qese eshte e mundur edhe nga mediat E ZEZA kur dihet shume mire se keto njollosje/shpifje qeojne popullin ne perqamje,vrasje dhe stagnojne proceduren e statusit te Kosoves.
    Apeloj nga Forumi Shqiptare te marrin masa ndaj keti epiteti qe njerezit e tille" Llapjan"shperndajn afishe te zeza si ky me larte duke njollos njeriun me te ngritur qe ka sot Kosova,z.Dacin!


    Kjo eshte verte marri,dhe sikur t isha une do t ia ndaloja akcesin ne forum ciftit te Llapit.

    Respekt per njerezit e mire
    rtp-ja
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Kështu dëshmohet në dokumentin rreth 500 faqesh të hartuar nga “SIA”, i cili dokument nga PDK i është dorëzuar zyrës së shefit të UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen.
    Sa më i madhë volumi (njëherë ishte 30 faqe,tashti u bë 500 faqe),aq më e varfër përmbajtja!
    Po të kishin mundësi,që latinoamerikanët të kenë në dorë këtë skenar,me siguri do të gëzohen,sepse do të bënin një serial "të shkëlqyeshëm alla Zhade",ku secili-secilin e akuzon,kurse personazhin kryesor (Daci) dhe organi gjenital i tij (****),do të përcillej këmba-këmbës se "ku po hyn e ku po del"!

    Kjo meny (dokumenti) ka dy specialitete të ditës:
    -Sapunin dhe
    -Djathin
    Zgjidhni!Kush don mund të hajë sapunin në vend të djathit,ose anasjelltas.
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    “SIGURIMI I ATDHEUT”: NEXHAT DACI ISHTE DHUNUES I STUDENTEVE DHE PËRDORUES DROGE



    “Epoka e re” boton dosjen e plotë të hartuar nga “Sigurimi i Atdheut” për veprimtarinë e Nexhat Dacit, Ramush Tahirit dhe Ahmet Aliashanit
    Ky sigurim,si pas te dhenat e kujte ka paraqitur dosjet kunder personave ne fjale.....mos kan ardhur nga Serbija...???
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga RTP

    Kjo eshte verte marri,dhe sikur t isha une do t ia ndaloja akcesin ne forum ciftit te Llapit.
    E di po te ishe ti se qfar do tme kishe ba mua se per qata paguhesh dhe per qata dinaret e serbis ne velani i kie ne dispozicion tanin e te shokve te tu te UDB-es

    Epoka e Re nuk i ka çpik keto as une jo por PDK-ja i ka grumbullue faktet per "sigurimcat" e juaj dhe ia ka dorzue policis qe keni vra e pre shqiptar te pa fajshem e ini mundue tua mveshni ishe UÇK-se por mjaft u ka shkue kungulli mbi uji
    e ti RTP po shifet haptazi se i perket keti sigurimi sepse je terbue kohen e fundit dhe je i trembur e i hutuar e nuk din se qfar flet
    dhe kerkon qe mua te me ndaloin qe mos te shkruej e mos te sjell matrial per ty e shoket e tu te UDB-es
    kadal beg se ka hendek edhe per ju
    nuk do te japesh ma lajme i qet as ne radio-kontaktin-graqanic siq duket por qetsohu disi merre veten me te mier.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Irfan
    Anëtarësuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Aty ku Allahu me krijoji
    Postime
    464
    Citim Postuar më parë nga Llapi
    “SIGURIMI I ATDHEUT”: NEXHAT DACI ISHTE DHUNUES I STUDENTEVE DHE PËRDORUES DROGE



    “Epoka e re” boton dosjen e plotë të hartuar nga “Sigurimi i Atdheut” për veprimtarinë e Nexhat Dacit, Ramush Tahirit dhe Ahmet Aliashanit

    Ky sigurim,si pas te dhenat e kujte ka paraqitur dosjet kunder personave ne fjale.....mos kan ardhur nga Serbija...???
    Shqiperi eshte aty ku flitet shqip.....aty ku u nda toka dhe qielli

Faqja 3 prej 14 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Prishtina zyrtare: Jo planit me 6 pika te Ban Ki Moon te OKB
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 08-09-2009, 16:03
  2. Sejdiu e Thaçi
    Nga Sabriu në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 10:58
  3. Pala serbe: Kërkojmë ndarje të butë në Kosovë
    Nga Sabriu në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 03-12-2008, 18:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •