Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Thumbs up Suksesi i nje studenteje shqiptare në Amerikë

    Suksesi i nje studenteje shqiptare në Amerikë

    Astrit Lulushi
    Uashington
    26-04-2005



    Qëndra për studimin e presidencës, nje organizatë jo qeveritare qe merret me historikun e institucionit të presidencës amerikane, është gjithashtu një shkollë praktike për dhjetra studentë të rinj. Kjo qëndër me seli në Uashington përzgjedh çdo vit 80 studentët më të mirë të shkencave politike në të gjithë Amerikën dhe u ofron atyre mundësi të punojnë si praktikantë për te zhvilluar më tej aftësitë e tyre. Mes këtyre studentëve të talentuar, ndodhet edhe shqiptarja 22 vjeçare Eliana Kaloshi.Suksesi i Elianës sot nuk mund të kuptohet plotësisht, pa njohur të kaluarën e saj, një e kaluar që për shume vetë mund të duket jo shumë e largët.

    Në vitin 1997, Shqipëria u përfshi nga trazirat e shkaktuara nga falimentimi i skemave piramidale. Këto trazira, lanë pas jo vetem viktima e shkatërrime deri në themel, thotë Eliana, por edhe ëndra e dëshira të vrara. “Në vitin 1997, njerëz të panjohur të armatosur hynë në shtëpine tonë në Tiranë”, tregon Eliana, “duke na kërcënuar me vdekje nese nuk u paguanim një shumë të hollash.” Eliana thotë se atëherë një dritare në zemrën e saj u mbyll dhe perpara shihte vetëm një perspektivë të zymtë. Në vitin 1998, Kosova pësoi tragjedinë e saj të madhe kur, sipas shtypit të kohës, eksodi masiv mori përmasa biblike. Qindra mijëra prej këtyre të ikurve gjetën strehim në vatrat e vëllezërve të një gjaku në Shqipëri. “Në shtëpinë tonë”, thotë Eliana, “u pritën me bujari rreth 40 pjestarë të një familjeje, me fëmijë, burra, gra e pleq. Dhimbjet e këtyre njerëzve të përvuajtur, bënë që çdo hall tjetër të dukej i parëndësishëm. Kjo sikur ringjalli zemrën time”, thotë Eliana. Ndërsa ndihma historike e Shteteve të Bashkuara për popullin e vuajtur të Kosovës, i zgjoi asaj një dëshirë të zjarrtë që nuk do t'i shuhej derisa të bëhej realitet.

    Në vitin 1999, Eliana Kaloshi atëherë 16 vjeç mori e vetme rrugën e vështirë të emigracionit dhe me ndihmën e një organizate kishtare vjen në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 99 ajo merr diplomën e shkollës së mesme në shtetin Tenesi dhe fillon studimet në kolegjin Blakbërn në Karlinvill të shtetit Ilinoi. Për këtë vajzë të re fillimi nuk ishte i lehtë. Gjatë periudhës së studimeve, pasdite krahas përgatitjes së detyrave ajo bënte edhe punë të ndryshme, dhe të ardhurat i përdorte për financimin e studimeve. Pas përfundimit të kolegjit me nota të shkëlqyera, Eliana fitoi konkursin për pjesmarrjen në programin Fellowship dhe filloi praktikën në qëndrën për studimin e presidencës.

    Dekani i programit Fellowship pranë qëndës për studimin e presidencës, Robert Henderson thotë: “Vitin e kaluar, Eljana Kaloshi erdhi tek ne si praktikante. Pas disa muajsh ajo u shqua për zellin dhe aftësitë e saj dhe ne vendosëm t'i ofrojme asaj një vend pune në qendrën tonë.Qendra për Studime te Presidencës, organizatë private jo qeveritare, zhvillon 2 herë në vit konferenca studimore në shkallë kombetare dhe Eliana me aftesitë e saj organizative është kyç për mbarëvajtjen dhe suksesin e takimeve te tilla.” Për zotin Henderson, Shqiperia është një vend, të cilin ai e ka njohur jo vetëm nëpërmjet librave. “Në Shqipëri kam qënë në vitin 1990, në prag të zgjedhjeve te para shumë partiake parlamentare, dhe m’u dha rasti të njoh një vend të mrekullueshëm, me sfida të vështira, por me një kapital njerëzor me vlera te paçmueshme që ne i shohim sot edhe tek Eliana.”

    Eliana flet 4 gjuhe huaja, por Drejtori i qëndres për Studimin e Presidencës, David Abshire, befasohet kur dikush i thote se nepunesja e tij Eljana i ka hyre përpjekjeve për të mësuar edhe 4 gjuhë të tjera. Zoti Abshire ka qënë ambasador i Shteteve të Bashkuara në Nato, dhe këshilltar i shumë presidentëve republikanë. Ambasadori Abshire thotë se njerëzit punëtorë e të etur per dije si Eljana, nga Amerika mund të mësojnë shumë gjëra të mira, pasi ky vend ka një histori e përvojë të shumëanëshme, veçanërisht përsa i përket tolerancës fetare, debatit politik, e mirëkuptimit ndër etnik e kulturor. Ballkani, thote ambasador Abshire, është një rajon me rëndësi të madhe në Botë. Pas shuarjes së trazirave atje tani vemendja është zhvendosur në Irak e në Lindjen e Mesme. Shenjat tregojnë se Ballkani po shkon drejt përmirësimeve. “Unë ndjehem krenar që Eliana vjen nga një rajon i tillë. Me punën dhe aftësitë e saj, ajo përbën një shembull të shkëlqyer për qendrën tonë, duke treguar se çfarë mund të arrihet me një talent të tillë”, thotë ambasador David Abshire për këtë vajzë shqiptare.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    c'eshte studimi i presidences?

  3. #3
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar më parë nga Pinkie
    c'eshte studimi i presidences?
    Po pra, c'eshet kjo?

    Citim Postuar më parë nga Pinkie
    E mban ment moj nikoqire
    kur flinim mbi kakerdhi
    pleshti hidhej gjyle topi
    ne na vinte guxheli

    shume e lezetshme kjo pomema , ke me shume si kjo?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Eve
    Anëtarësuar
    20-06-2002
    Vendndodhja
    albania
    Postime
    1,150
    Citim Postuar më parë nga diikush
    Po pra, c'eshet kjo?




    shume e lezetshme kjo pomema , ke me shume si kjo?
    shiko shiko, ketu flitet per nje teme te rendesishme kurse ti e ke mendjen te poema e pinkut

    me gjithe mend cfare eshte kjo presidenca?
    Lost time is never found again.
    -Benjamin Franklin-

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    studenta te suksesshem qe kan emigruar nga shqiperia po dalin perdit por shumica nuk ben lajm sepse nuk ka asgje sensacionale.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Jemi gjithmone te huaj prandaj nuk shkojne shume larg aritjet tona.
    Urimet e mia per Eljanen dhe gjithe te tjeret qe me punen e tyre na bejne Krenar.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anëtarësuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    s'u morr vesh puna e presidences pra....

    Citim Postuar më parë nga Ervisa
    shiko shiko, ketu flitet per nje teme te rendesishme kurse ti e ke mendjen te poema e pinkut

    me gjithe mend cfare eshte kjo presidenca?
    Pinkie ka shije ne keto lloj poemash, po i nxjerr si me dare, nje nga nje, ndaj e c'pova

  8. #8

    Suksesi i nje Studente ne Amerike

    E gjeta se cfare eshte studimi i presidences....

    www.thepresidency.org
    shkoni tek kjo adresa....

    gjeta dhe nje biografi te Eljanes....

    http://www.thepresidency.org/info/Kaloshi%20_bio.htm

    Eliana Kaloshi
    Special Assistant
    Fellows Program-Public Service

    Miss Kaloshi joined the Center in November 2004 to assist with the Fall Fellows Conference. She currently serves as Special Assistant to the Fellows Program and Dean Robert Henderson. She works on the Center’s Public Service initiatives, including the Spring 2005 Fellows Conference and Spring 2005 Annual Awards Dinner.

    Miss Kaloshi graduated in December 2004 with a summa cum laude and Departmental Honors from Blackburn College, Illinois. She received a Bachelor of Arts degree in Political Science with a minor in Spanish. Miss Kaloshi is a native of Tirana, Albania, and is fluent in Albanian, Italian, English and Spanish.

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Diaspora shqiptare në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare
    Nga altin55 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 09:20
  4. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •