E Marte, 03 Maj 2005


"ANTONIOJA I BUKUR", LIRIA E MUNGUAR PERMES NJE LIBRI

Nga Donika Omari

"S'ka dyshim se po vendose t'ia besh dhurate romanin "Antonioja i bukur" ndonje te njohuri apo ndonje shoku, s'ka rrezik t'i shkosh kunder shijes: me siguri qe do t'i pelqeje."

Me keto fjale, thjesht, po ne menyre thelbesore, e shpreh konsideraten e vet per kete roman shkrimtari i njohur italian Leonardo Shasha. "E cmoj shume dhe i detyrohem shume", - vazhdon perseri pa fjale te medha, por qe shprehin vleresim te vertete per autorin. Se vertet Brankatit nuk i pershtaten as fjalet e medha, as levdatat e pabazuara e as, aq me pak, nje kritike e sofistikuar. Arti i tij eshte njekohesisht i vetvetishem e i perpunuar, stili i tij nuk ka asgje nga eksperimentimet e nje letersie ne kerkim formash te reja: Brankati ecen ne hulline e letersise se tradites, po prape mbetet i fresket e i vecante, duke bere pjese ne ata shkrimtare qe origjinalitetin nuk e kerkojne, thjesht jane te shenjuar natyrshem prej tij. Jo me kot veprat e tij shkojne duke marre nje vleresim perhere e me te madh nga kritika dhe lexuesi i gjere. "Eshte nje roman shume i madh. Kryeveper e padiskutueshme e letersise italiane te para viteve 60. Brankati, princ i vetvetes: as fashist, as komunist, as katolik, varet nga vetja...Arti i Brankatit eshte i thelle dhe universal, sepse di te harmonizoje dhimbjen dhe gezimin, tragjiken dhe komiken e jetes", keto jane disa nga vleresimet e kritikes italiane, qe e ka krahasuar romancierin sicilian me Gogolin.

Katania e viteve 30-40, fashizmi me rrjedhojat e tij te kobshme afatgjata, mendesia, zakonet, kultura, njerezit, bukurite e qytetit aq te dashur per autorin, dhe Etna, gjithnje e kudo Etna, mali madheshtor vullkanik, qe duket se merr pjese deri ne imtesite e jetes se qytetit. Fate e vuajtje njerezish, me ne qender vuajtjen e fshehte e te pahequr te protagonistit, Antonios.



Djaloshi qe gezonte nam tek femrat

Djalosh me bukuri te rralle, Antonio Manjanoja gezon famen e mashkullit qe le nam me femrat, i desheruar prej grave dhe i zilepsur prej burrave. Por pas tre vjetesh martese me Barbaren e bukur, Antonioja e sheh namin e vet pertoke, pas zbulimit te nje te vertete poshteruese. Atij qe e dinin per dashnor te zjarrte te aq e aq grave, atij "Antonios se bukur", i ngjitet nje njolle qe s'ka gje ta laje ne nje shoqeri ku mashkulli, ne mos qofte i zoti te tregoje burrerine e vet, s'vlen as "sa nje lecke per te fshire kepucet". Impotenca e Antonios, ky cen fiziologjik e psikologjik, behet ne parabolen e Brankatit nje reagim i deshperuar kunder asaj mendesie qe e ve virilitetin mbi te gjitha vlerat.

Ne qender te romanit eshte Antonioja, por jo me pak rendesi kane per brendine e romanit, per mesazhet qe percon, per forcen realiste te pasqyrimit te jetes e te individeve njerezore personazhet e tjera: kusheriri Eduardo, daja Ermenexhildo, figurat e antifshisteve, e, mbi te gjitha, babai i Antonios: Alfio Manjanoja. Dikur antifashist por qe dalengadale fillon t'i pershtatet sistemit, e nxit te birin te flirtoje me pushtetin, kenaqet ta kete mire me hierarket e larte te fashos, dhe kujtohet per ndjenja antifashiste vetem kur i bie fatkeqesia mbi koke. Nje figure plot vertetesi, bindes ne cdo veprim, qendrim e fjale qe thote, ndoshta me e realizuara ne galerine e personazheve te Brankatit, Alfio Manjanoja nuk mund te jete ndryshe nga c_eshte dhene: i ndershem, shpirtbute e i mire por edhe oportunist kur ia do interesi, dhe egoist e i keq, kur, per te vene ne vend "nderin" e neperkembur nga Antonioja, i ben te birit sfiden me te hidhur nga c' kane mundur t'ia bejne te gjitha thashethemet e gojeve te keqija te mbare qytetit; i vetedijshem per vlerat e veta por edhe gati te bjere ne nivelin e cdo rrugaci, kur s'i rrihet pa iu pergjigjur ngacmimeve shpirtliga te njerezve vulgare.

Rinia italiane qe ndiente mungesen e lirise

Me figuren e Eduardos kemi rast te njohim gjendjen shpirterore te asaj pjese te rinise italiane nen fashizmin, qe e ndiejne thelle e ne menyre te padurueshme mungesen e lirise. Bejne pjese pra ne ate kategori qe nuk shtrohet e nuk mesohet dot me arbitraritetin e pushtetit, me komandimin e te paafteve, me servilizmin, me poshtersine, me vulgaritetin... Eduardo Lentini, ndryshe nga Antonioja qe eshte perqendruar vetem ne fatkeqesine e vet e qe s'do t'ia dije as per politiken e madje, sic shprehet ne nje cast, as per Italine e fatin e saj, e perjeton me revolte e dhimbje tiranine ne cdo cast te jetes se vet. E uron, e desheron dhe e pret lirine jo me vite, por me dite, ndersa me kete pritje torturuese i duhet te shtyje me shume se 20 vjet te tera; derisa me ne fund troket e shumepritura, liria, dhe puna e pare qe ben me njeriun me te ndjeshem te Katanies eshte ta fuse ne burg. Situata te tilla jetesore paradoksale jane te shumta ne artin e Brankatit dhe ushqejne ironine dhe humorin e tij. Komiciteti i tij eshte i kudondodhur. Qysh ne hyrje te romanit, na paraqet te rinjte siciliane qe kane ardhur ne nje nder qytetet me terheqese te botes per bukurite arkitektonike, per pasurite artistike te lashta e te reja, per kambanaret, shatervanet, pikturat e skulpturat e famshme, kane ardhur pra ne Rome, dhe ndermjet gjithe atyre mrekullive s'kane sy per gje tjeter pervecse per bukurine e vajzave e grave romane.

Ironite e rastit dhe ato te jetes

Skena te tilla si ajo kur Alfio Manjanoja dhe e shoqja, te tronditur nga zbulimi i cenit te djalit te tyre s'arrijne te formojne numrin e telefonit dhe kerkojne ndihmen e sherbyeses gjysmeanalfabete, ose ajo e kontrastit qe krijohet midis pandehmes se babait per te birin si kampion i mashkullit te vertete dhe se vertetes per impotencen e djalit, ose ajo e ankthit qe e kap Ermenexhildon e plakur se mos nuk i vjen ne mend emri i se motres e sidomos kur harron madje edhe emrin e vet, jane caste dramatike e komike, ku lexuesi qesh, ndofta edhe me ze e me plot mushkerite, por perseri plot keqardhje, me situatat qe kalojne personazhet. Ironia e autorit eshte asgjesuese kur ka te beje me sjellje e qendrime figurash te pakendshme, sic kemi rastin e avokatit servil e dallkauk Ardicone, ajo behet zbavitese e dashamirese kur eshte fjala per njerez qe gezojne simpatine e autorit, sic jane p.sh. rrehi i antifashisteve.

Fale kesaj ironie, si edhe nje aftesie te vecante komunikimi e pershkrimi, autori ka arritur ta beje aq terheqes romanin, sa "s'ka rrezik te te shkoje kunder shijes: me siguri do te te pelqeje", dhe tek i cili sa here te kthehesh, do te zbulosh terheqje te reja. Do te zbulosh bukurite e Sicilise e te peisazheve te saj. Do te shijosh thellesine e poetit te drites dhe te hijes, sic e kane quajtur Brankatin per dy polet qe perbejne poetiken e tij, me kontrastin mes gezimit te te jetuarit dhe nje realiteti te zymte, te shplare, monoton... Do te njohesh shoqerine kataneze te viteve `30 te shekullit te kaluar: e mencur dhe plot paragjykime, parimore e oportuniste, e ndershme e horre, limfa e jetes se te ciles nuk thahet kurre ne penen e Brankatit, qe e ka bere te pavdekshme Katanien. Ndersa shkruaj keshtu, me duket se pikas buzeqeshjen ironike te Brankatit tek e sheh veten te karakterizuar me fjale qe perdoren per nje Dante a nje Leonardo. Po prape them se sa kohe qe te kete lexues qe dine te shijojne ironine e holle, Brankati do te jete gjithnje i gjalle.

Interesante, pervoja e nje shoqerie nen diktature

Per lexuesin shqiptar eshte vecanerisht interesante pervoja e nje shoqerie nen diktature, ne kuadrin e nje krahasimi te dy sistemeve armiqesore mes tyre e ne dukje te kunderta, por qe ne fakt puqen, sic takohen gjithnje te skajshmet. Thote Eduardoja: - Edhe pak dhe keta njezet vjet tirani, pagdhendje, kapadaillek do te na duken sikur i kemi pare ne enderr ndonje nate me ethe. Do te na mbese vetem ai tiku nervor kur kthejme koken pas, para se te flasim me ze te larte, dhe nipat do te na qeshin: - C'ka gjyshi qe kthen gjithnje koken prapa? - do te pyesin. A s'na ka mbetur edhe ne shqiptareve ende kujdesi e vetecensura per fjalet qe mund te tingellojne te "rrezikshme" e, per fat te keq, jo vetem ne shqiptareve te kohes se diktatures, por ky zakon po verehet edhe te te rinjte e sotem? Cka e ve ne pikepyetje demokracine shqiptare.

Edhe pasdiktaturat krijojne po ato gjendje: "Vertet gjerat ishin prishur e shkaterruar, po ndjenjat e kishin pesuar edhe me keq. Ndermjet familjeve gjarperonin shume mllefe: nga ndonje pershendetje e pakthyer, nga ndonje veshtrim fodull, nga denoncime politike, dhe te gjitha keto u kishin dhene nje pamje me te vetmuar shtepive te mbetura ne kembe, sikur secila ishte mbyllur perballe tjetres nga inati e harbutlleku." Gjendje e ngjashme, po te kujtojme sherret e panumerta mes individeve e madje edhe brenda familjeve pas shembjes se diktatures shqiptare.

Por prape ne krahasimin mes ketyre dy sistemeve nuk heq dot gjithnje paralele, sepse diktatura komuniste shqiptare shfaqet me tipare shume me cnjerezore se ajo fashiste italiane. Dhe kete lexuesi mund ta vereje qarte gjate leximit te romanit "Antonioja i bukur".

Ndersa paralele mund te hiqen mes mendesise maskiliste te shoqerise siciliane te fillimit te shekullit te kaluar dhe asaj shqiptare te sotme, ku gruaja me keq se ne te kaluaren nuk po e gjen dot vendin e vet ne nje shoqeri ku, sic po shfaqet shume dukshem sot te ne, ankthi per seksin fsheh nje boshllek te thelle.

Marre nga "Koha Jone".