Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Dr
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338

    Ja futi nano/berluskoni Mediut

    Artikulli nga Korrieri

    "Mediu, i denuar me 3 vjet burg ne Itali"
    E Premte, 10 Qershor 2005
    Kryetari ekzekutiv i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi, publikon nje vendim te gjykates se Milanos, ku kryetari i Partise Republikane eshte denuar me 3 vjet burg dhe ndalim per kryerjen e detyrave apo funksioneve ne administraten shteterore per nje afat prej 5 vjetesh: "Ndihmoi nje te kerkuar". Reagon Mediu: "Nese kjo eshte e vertete, jap doreheqjen nga jeta politike"

    Kryetari ekzekutiv i Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi, ka akuzuar mbreme ne emisionin "Shqip" ne "Top Channel", kryetarin e Partise Republikane, Fatmir Mediu se, eshte denuar nga drejtesia italiane me 3 vjet burg dhe ndalim per kryerjen e detyrave apo funksioneve ne administraten shteterore per nje afat prej 5 vjetesh. Sipas Shehit, vendimi per denimin e Mediut eshte i formes se prere.

    Kjo deklarate e drejtuesit te larte te LZHK-se ka tensionuar shume debatin televiziv, i cili kishte ne fokus te tij fushaten elektorale per zgjedhjet parlamentare te 2005. Reagimi i Shehit erdhi pas akuzave te bera nga Mediu ne kete emission, se LZHK ishte nje krijese e Kryeministrit Fatos Nano, per te demtuar opoziten ne keto zgjedhje. Por Shehi nuk ka ngurruar, qe per akuzen publike bere ndaj Mediut, te vere ne dispozicion te gazetes "Korrieri", dosjen me vendimin e Gjykates Italiane.

    Ne dosjen, nje kopje te se ciles tashme e disponon gazeta, pasqyrohet vendimi i Gjykates se Milanos, per seancat paraprake, i cili eshte i formes se prere qe eshte marre qe me 23 prill 2000. Ceshtja ne zyren e Gjyqtarit per Seancat Paraprake eshte gjykuar ne emer te popullit italian nga gjyqtarja per seancat paraprake dr. Marolina Panasiti. Sipas dosjes, Mediu eshte denuar per krimin e parashikuar dhe qe ndeshkohet sipas nenit 309 te Kodit Penal, pasi eshte perpjekur te ndihmoje Gazmend Mahmutajn, te denuar ne Itali per krimin e shfrytezimit te prostitucionit, me nje denim kompleks prej 10 vjet e 8 muaj burg, qe te shpetonte nga nga ekzekutimi i denimit, duke e lejuar te kalonte tranzit ne territorin kombetar (italian), nepermjet nje delegacioni parlamentar shqiptar. Ky delegacion, thuhet ne dosjen e vendimit, ishte drejtuar per ne Strasburg, per te marre pjese ne nje konference mbi kriminalitetin e organizuar nga Parlamenti Europian.

    Gazmend Mahmutaj, sipas dosjes italiane, udhetonte me emrin falls Raqi Gjoni. Mediu, nenvizohet ne dosjen e vendimit te zyres se gjyqtarit per seancat paraprake te Milanos, ka konfirmuar nder te tjera identitetin qe ka treguar njeriu qe kerkohej (Mahmutaj), qe nder te tjera mbeshtetej nga nje pasaporte shqiptare. Kryetari republikan, vijohet ne dosje, ka penguar me ndergjegje te plote oficeret e Policise se Gjykates qe te procedonin ne operacionin e verifikimit per kapjen e Mahmutajt. Ngjarja ne fjale, theksohet ne dosje, ka ndodhur prane Aeroportit "Malpensa" te Milanos, me 18 nentor 1998.

    Zyra e Gjyqtarit per Seancat Paraprake te Milanos, arsyeton ne vendimin e saj, sipas dosjes se, Fatmir Mediu, per shkak te rendeses ekstreme te qendrimit qe u vu re te kundershtimit te Policise se Gjykates dhe ne krijimin e mundesive te te quajturit Gazmend Mahmutaj qe te kaloje tranzit ne territorin e shtetit italian, bashke me nje delegacion parlamentaresh shqiptare qe shkonin ne Parlamentin Europian per nje mbledhje per krimin e organizuar, me gjeneralitete te rreme, duke e ndihmuar ate ne kete menyre qe t'i shmangej kryerjes se denimit, nuk u konsiderua si njeri qe meriton t'i jepen rrethana lehtesuese.

    "Te njejtat konsiderata e bejne kete trup gjykues qe te fiksoje denimin baze ne afate te peraferta me maksimumin e mundshem, me konkretisht, duke e percaktuar ate ne 4 vjet e 6 muaj burg denimin, qe ulet per shkak te menyres se zgjedhur te gjykimit, ne 3 vjet burg", thuhet ne vendimin e Zyres se Gjyqtarit per Seancat Paraprake te Milanos. Perpos kesaj, ne vendim thuhet, se Mediut i ndalohet kryerja e detyrave apo e funksioneve ne administraten shteterore per nje afat prej 5 vjetesh. Si perfundim, theksohet ne dosje, Mediu, duke u shpallur fajtor per krimin e permendur ne kreun 42 te vendimit, dhe duke marre parasysh uljen e denimit per llojin e gjykimit te zgjedhur, denohet me 3 vjet burg.

    Pas vendimit te marre nga Zyra e Gjyqtarit per Seancat Paraprake, Mediu, sipas dosjes, me 3 maj 2002, nepermjet avoktatit Minniti, me numer regjistri 454/02, e ka apeluar vendimin e zyres se gjyqtarit per seancat paraprake te Milanos, prane Gjykates se Apelit per Krimet e Renda te Milanos, ne seksionin e dyte penal. Vendimi i dates 21 shkurt 2003, i dhene nga nje trup gjykues, i perbere nga dr. Sergio Piccinni Leopardi (Kryetar), dr. Maria Ecello dhe dr. Francesca Mercelli (keshilltare) ka lene ne fuqi per Mediun vendimin e marre nga Zyra e Gjyqtarit per Seancat Paraprake me 3 vjet burg dhe 5 vjet ndalim te kryerjes se detyrave apo te funksioneve ne administraten shteterore. Perpos kesaj, Gjykata e Apelit per Krimet e Renda te Milanos e ka denuar Mediun dhe me pagesen e shpenzimeve te shkalles se gjykimit.

  2. #2
    Dr
    Anėtarėsuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    ne perendim
    Postime
    338
    Kryetari i PR: Nese eshte e vertete, jap doreheqjen
    E Premte, 10 Qershor 2005
    "Nese akuzat e zotit Dashamir Shehi jane te verteta, une jap doreheqjen nga jeta politike". Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu, gjate emisionit "Shqip" ne "Top Channel" hodhi poshte pretendimet e drejtuesit te Levizjes per Zhvillim Kombetar. Mediu tha se Shehi i referohej nje ngjarjeje te vitit 1998, ne te cilen ai (kryetari i PR) kishte nderhyre ne ndihme te nje shtetasi shqiptar gjate nje operacioni te policise italiane. "Do ta beja per kedo", tha lideri republikan, i cili ka vijuar me pas me nje seri ofendimesh ndaj Dashamir Shehit. Sidoqofte, kryetari i Partise Republikane ka deklaruar se do te jape doreheqjen nese do te provohen akuzat e hedhura nga Dashamir Shehi per denimin ne Itali me 3 vjet burg.

    Ne te njejten kohe, kryetari i Partise Republikane tha se kishte zhvilluar vizita ne Itali, ku ishte takuar edhe me anetare te ndryshem te qeverise italiane.

    doe beja per kedo........edhe per tutoret zoti mediu...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ...hmm..

    mundesia qe Shehi i Lekes te paiset me dokumenta shteterore italiane.. para se te hyj ne debat televiziv.. tregon se per Shehin jane hapur rruget.. ato rruge qe i hap vetem.. Diplomacia.. dhe diplomacine..interpolet e policite i ka ne dore Nano..
    Pra Shehi na bind me shume se ai dhe banda e tije "e djathte" eshte vene prej Kohesh ne sherbim te kucedres PPSH e PS..

    Pra qe ne votimet e para Vlora ( ku Dash shehi u kandidua nga PD e sapo formuar dhe e pa seleksionuar mire.. ) duke menduar se Voton nje Demokrat..paska votuar e ngrata nje Spiun te PPSH-se..

    Ne fakt qe ne fytyre duket Dash shehi qe eshte nje spiun i vjeter nga ata te perpunuarit nga operativa lagjesh..

    Ne vitin 2000 .. thuhet sipas Dokumentave te Dashit (nanos) .. se ka ndodhur ngjarja..
    Pra Dashi 5 vjet ka mbajtur asin nen menge.. per ta perdorur kur e lyp nevoja..pra Partia qe do e ket pasur Dashin spiun qe ne gjimnaz..

    I duheshin ne fakt Sigurimit spiun te tille lagjesh neper Tirane.. pra te besueshem ne shoqni ku folej cucucu ndonje gje kunder PPSH-se.. e nje tip si Dashi me fasad gjoja "me biografi te keqe" ishte ideal.. qe te kishte veshin dhe syrin e tije ne cdo cep rrugice e oborri tironas..

    E kam thene moti ketu se me shume gjen Spiun Sigurimi ne Oborr te Lek Zogut se sa dikur ne klubin bri teatrit popullor.. te famshmin Klub i ministrise brėndeshme..

    kushedi si e ka pas nickun Dashi ne defteret e operativit..

    Nofulla..ose Tironsi.. ose "djathi.".

    apapa..cfar kafshimesh te pabesa..

    Do nxjerri akoma Dashi kto dite.. "ase " nga menget.. qe ja jep nanua ne ato vend takimet sekrete ..

    Po Leken qe kur e kan futur ne Xhep keta..

    thoshte dicka ai i ngrati.. spiuni i Nasho Jorgaqit te Mergates qyqeve..Cufe Mullaj..

    pun mafm.uti shokėni..

    Nuk e besova un gomari nje te njohurin tim qe ka punuar ne sigurim dikur kur me tha para ca vitesh..

    Vete tha te takonj Lek Zogun se kisha kuriozitet.. mezi me lane ato rojet.. e asaj viles diku nga Rrapi treshit a sdi ku banonte Leka provizorisht.. tha.. e me than se per te hyre te Leka vendos Njeri..shefi yne i oborrit a i rojeve..
    Po mir u thash nxirreni ate te flas ..
    del ai tha kur cte shoh tha.. shoku im qe kishim punuar bashk ne sigurim..
    Po ti ktu i thash.. shėt tha mo u ndjej e mo ha m.ut nashti..
    Keshtu.. punet tona..

    Jepi Mafi se i paske blere te tere..



    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 10-06-2005 mė 09:46

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 200
    Postimi i Fundit: 27-11-2013, 16:19
  2. Hetimet e Kryeprokurorisė pėr tragjedinė e Gėrdecit
    Nga RaPSouL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 625
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 23:56
  3. PR fillon fushaten me Mediun kryetar edhe pse ende nen hetim
    Nga juanito02 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-05-2009, 00:24
  4. Gazeta Shqiptare veteinskenon "bllokim te gazetes" per te krijuar sensacion
    Nga Bledari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 13:45
  5. Sekserët dhe ndrikullat e Berishës
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 10:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •