Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 85
  1. #1
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796

    Kendimi i Kur'anit edhe per te vdekurit (argumentet)

    Falenderimi i takon Allahut, Paqa dhe Bekimi i Allahut jane per Profetin tone Muhamedin A.S.
    Per te ardhur keq ne ditet tona disa qe u thone vetes hoxhallare qe perfitojne nga "minberi"-foltorja ne xhami, dalin dhe leshojne deklarata fetare (fetva) te cilat nuk kane baza te shendosha, sikur kriza te kete ardhur ne kulminacionin e saj ose sic thote populli yne sikur t'ua kene vene litarin ne fyt dalin dhe mbajne nje fjalim (khutbeh) te tere rreth temes "A eshte e lejushme leximi i Kur'anit per te vdekurit" nderkohe qe ndertojne pyetjen, pergjigjen e kane te prere "ndalohet leximi i Kur'anit per te vdekurit muslimane" duke pretenduar se Sevapi nuk shkon tek ata.
    Keshtu qe e kemi obligim, ashtu sic kane bere edhe dijetaret muslimane te hershem tu kthejme pergjigje ketyre njerezve te papergjegjshem!!

    Ka thene Profeti yne Muhamedi (S.A.S.): "Lexoni Ja Sin-in per te vdekurit tuaj" Ky Hadith eshte i transmetuar nga Ebu Dauti dhe tek ai eshte Hadith Hasen gjithashtu en-Nesaij, Ibn Maxheh, Ahmed dhe el-Hakim dhe ka vertetuar saktesine e tij (Sahih) Ibn Hibban edhe nese thuhet se disa dijetare e kane dobesuar kete hadith nuk duhet te harrojme se Imam Neveviu ne parathenien e "40 haditheve" ka thene: Dijetaret kane rene ne mirkuptim (ittefeku) se lejohet (xha'iz) te punohet me hadith Daif ne punet e mira!
    Gjithashtu Muhamedi A.S. ne nje hadith te tij thote: "Nese vdes dikush prej jush, mos e mbyllni ate por shpejtoni dhe lexoini atij tek varri, tek koka el-Fatihah dhe tek kembet Hatmen prej sures el-Bekareh" Ka thene Hafidh Ibn Haxher ne Komentimin e Bukhariut per kete hadith: " E nxorri (akhrexhe) et-Tabrani me zinxhir transmetimi (Isnad, sened) Hasen-te mire"

    vazhdon.....
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  2. #2
    In God I trust Maska e fjollat
    Anėtarėsuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes sė hitlerit
    Postime
    1,085
    Rapsod,

    Nėse nuk e ke hetu, shkrimet me ngjyrė tė verdhė nuk lexohen dot, pėrdor ngjyra tjera.

    selam

  3. #3
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Selam!!
    Meqenese ka pasur problem me ngjyrat po e riperseris shkrimin ne bardhezi!
    Falenderimi i takon Allahut, Paqa dhe Bekimi i Allahut jane per Profetin tone Muhamedin A.S.
    Per te ardhur keq ne ditet tona disa qe u thone vetes hoxhallare qe perfitojne nga "minberi"-foltorja ne xhami, dalin dhe leshojne deklarata fetare (fetva) te cilat nuk kane baza te shendosha, sikur kriza te kete ardhur ne kulminacionin e saj ose sic thote populli yne sikur t'ua kene vene litarin ne fyt dalin dhe mbajne nje fjalim (khutbeh) te tere rreth temes "A eshte e lejushme leximi i Kur'anit per te vdekurit" nderkohe qe ndertojne pyetjen, pergjigjen e kane te prere "ndalohet leximi i Kur'anit per te vdekurit muslimane" duke pretenduar se Sevapi nuk shkon tek ata.
    Keshtu qe e kemi obligim, ashtu sic kane bere edhe dijetaret muslimane te hershem tu kthejme pergjigje ketyre njerezve te papergjegjshem!!

    Ka thene Profeti yne Muhamedi (S.A.S.): "Lexoni Ja Sin-in per te vdekurit tuaj" Ky Hadith eshte i transmetuar nga Ebu Dauti dhe tek ai eshte Hadith Hasen gjithashtu en-Nesaij, Ibn Maxheh, Ahmed dhe el-Hakim dhe ka vertetuar saktesine e tij (Sahih) Ibn Hibban edhe nese thuhet se disa dijetare e kane dobesuar kete hadith nuk duhet te harrojme se Imam Neveviu ne parathenien e "40 haditheve" ka thene: Dijetaret kane rene ne mirkuptim (ittefeku) se lejohet (xha'iz) te punohet me hadith Daif ne punet e mira!
    Gjithashtu Muhamedi A.S. ne nje hadith te tij thote: "Nese vdes dikush prej jush, mos e mbyllni ate por shpejtoni dhe lexoini atij tek varri, tek koka el-Fatihah dhe tek kembet Hatmen prej sures el-Bekareh" Ka thene Hafidh Ibn Haxher ne Komentimin e Bukhariut per kete hadith: " E nxorri (akhrexhe) et-Tabrani me zinxhir transmetimi (Isnad, sened) Hasen-te mire"

    vazhdon.....
    __________________
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  4. #4
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Vazhdimi....
    Per sa u permend me siper....
    Kete kane kuptuar edhe sahabet e nderuara nga profeti yne Muhamedi a.s., pra lejimin e kendimit te Kur'anit te Madheruar per te vdekurit.
    Le te tregojme se Sahabiu i nderuar Abdullah Ibn Omer Ibn el-Khattab r.a. lexoi mbi varr fillimin e Sures Bekareh dhe Hatmen e saj. Transmetoi Imam el-Bejhekij dhe vertetoi qe eshte Hasen-i mire Hafizi en-Nevevij ne "el-Edhkar"

    Argument nga dijetaret Hanbeli per lejimin e kendimit te Kur'anit per te vdekurit muslimane
    Ka thene Imam Ebu Beker el-Meruzij, njeri nga nxenesit e Imam Ahmed Ibn Hanbel (shih librin el-Maksed el-Ershed) sic ka shkruar: "kam degjuar Ahmed Ibn Hanbel te thote: Nese hyni ne varreza lexoni Ajetin Kursij dhe Kulhuvallahun tre here me pas thoni: O Allah beje kete (Kur'anin) miresi per Banoret e Varrezave"
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  5. #5
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Argument prej dijetareve Hanfij per lejimin e kendimit te Kur'anit per te vdekurit:

    Ka thene ez-Zejla3ij (3=ajn) ne librin e tij "Tebjjin el Haka'ik" ne kapitullin "Haxhi per te tjeret" sic shkruan: Domethenia e ketij kapitulli eshte se njeriu mund te kthej sevapet e veprave te tij per te tjeret tek Ehli sunneti wa el xhema3ah si ato te namazit apo agjerimit dhe haxhit, apo sadekaja ose leximi i Kur'anit ose Dua-lutje etj si keto prej veprave te devotshme, dhe te gjitha mberrijne tek te vdekurit dhe i vlejne atij.
    *Rapsodi: Te kuptohemi se behet fjale per Sevapet dhe jo per Farzet - (Obligimet) te cilat gjithmone jane personale.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  6. #6
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Per me teper do vazhdoj me vone se s'kam edhe shume kohe, por tema eshte drejt mbylljes pasi te kem permendur argumentet e malikiteve,shafive gjithashtu edhe te Shejkhut te Vehabive Ibn Tejmije per lejimin e leximit te Kur'anit per te vdekurit!
    ps/ tema nuk trajtohet si problematike e nxjerr nga muslimaet e botes por meqe kjo ceshtje ka pasur nje jehone te gjere ne vendin tone sidomos pas 92 qe ishte viti i prurjeve arabe dhe doktrinave te reja vehabiste bashk me ta. U detyrova si obligim te sqaroj kete ceshtje qe muslimanet e vendit tim mos u vene shum veshin se cfare doktrinash perdoren nga vahebite e nexhdit.
    Selamun Alejkum ala ehli-l-kibleh
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  7. #7
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Per me teper do vazhdoj me vone se s'kam edhe shume kohe, por tema eshte drejt mbylljes pasi te kem permendur argumentet e malikiteve,shafive gjithashtu edhe te Shejkhut te Vehabive Ibn Tejmije per lejimin e leximit te Kur'anit per te vdekurit!
    ps/ tema nuk trajtohet si problematike e nxjerr nga muslimaet e botes por meqe kjo ceshtje ka pasur nje jehone te gjere ne vendin tone sidomos pas 92 qe ishte viti i prurjeve arabe dhe doktrinave te reja vehabiste bashk me ta. U detyrova si obligim te sqaroj kete ceshtje qe muslimanet e vendit tim mos u vene shum veshin se cfare doktrinash perdoren nga vahebite e nexhdit, por te ndjekin rrugen qe lane pas dijetaret tane si H. Vehbi Dibra, H. Mahmud Dashi etj dijetare te vendit tone qe e kane nderuar vendin tone dhe Islamin ne bote.
    Selamun Alejkum ala ehli-l-kibleh
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  8. #8
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170

    A i shkon sevapi i leximit te Kuranit te vdekurit?

    Ne lidhje me kete pyetje ka dy mendime dhe qe te dy kane dale nga i njenjti hadith.
    Thote profeti Muhammed as:Idha mate Ibnu Adem inkata'a amelehu il-la min thelatheh: Sadakatul xherije, ilmun nafiun terekehu, ue ueledun salihun jed'u leh

    Qe ne shqip dmth:Nese vdes i biri i Ademit(njeriu) i nderpritet aktiviteti i punes e tij pervecse ne tre raste: Sadakaja e rrjedheshme, nje dituri e dobishme qe ka lene nga pas, dhe nje djale (femije) i mire qe lutet per te

    Pra ma sadaka te rrjedheshme kuptohet, kur nje njeri ben nje investim ne kete bote dhe shperblimi i tij i vazhdon edhe pasi vdes, psh nderton nje cezme uji dhe pine njerezit nga ajo, nderkohe sa here qe dikush shuan etjen ku njeri shperblehet, apo ai qe mbjell nje peme dhe sa here qe dikush ha nga ajo urohet dhe kys shperblim vete. e shume e shume gjera te ngjashme pa dashur te zgjatem.

    2-Sic u pa me siper edhe dituria e dobishme eshte sebeb per arritjen e savapeve edhe pasi vdes personi. Dhe me dituri te vlefshme nuk nenkuptohet vetem dituria fetare por cdolloj dituri e cila perdoret per te miren e njeriut shoqerise , familjes, dhe per cdo te mire qe rrjesh nga kjo dituri mesuesi i saj shperblehet.

    3-Ndersa e treta ishte lutja qe femija ben per prinderin e tij, pra edhe ky shperblim shkon per babane apo edhe nenen.
    Ne kete pike(dmth per lutjen) ka mendim anonim nga te tere dijetaret e juristet Islame se shkon shperblimi por kundershtimi eshte pikerisht tek kurani, a shkon shperblimi i leximit te tij tek i vdekuri?

    Ketu kemi dy mendime:

    1- grupi i pare i juristeve islame thone qe nuk shkon shperblimi i leximit te kuranit pasi profeti ka permendur vetem tre gjera te cilat i permendem me siper dhe se ka permendur leximin e kuranit ne hadith.

    2- ndersa grupi i dyte mendon se ky shperblim i vete personit te vdekur pasi profeti thote:dhe nje femije i mire qe lutet per te dhe sipas ketij grupi kurani permban ne vetvete edhe dua, bile ne pergjigjien e tyre shtrojne pyetjen: A ka dua me te mire sesa kurani?
    Perkrahes i ketij mendimi eshte edhe vete Ibn Tejmije, per me shume mund te shikoni tek librat e tij vellimore pikerisht tek:"fetava ibntejmije".

    keto ishin mendimet te verteten Allahui e di me mire, nderkohe qe ne vazhdim kam ndermend te sjell dicka me te zgjeruar.
    Selam alejkum.
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #9
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Selam i dashur Indrit!
    Sinqerisht me pelqeu shume shkrimi yt per temen, eshte nje shkrim shume praktik dhe une te pergezoj. Ne pergjithesi ajo qe ke sjelle dhe ajo qe sjell une ne pamjen e pare duken shume kontradiktore, por po te hyet ne nje analize jo dhe shume te thelle do te shihet se kane shume te perbashketa. Ajo qe ti sjell eshte nje permbledhje ose me mire le te them qe do te ishte e nevojshme qe une ta filloja me kete si paranteze. Ceshtja e kendimit te Kur'anit per te vdekurit eshte nje problematike juristesh, mire po sic thuhet me nje fjale qe konfliktualiteti (shkencor) i dijetareve eshte meshire. Kur e kam hapur kete teme nuk e kam thene pa nje qellim qe disa hoxhallare duke perfituar nga shansi te mbajne nje fjalim ndoshta edhe dy ne rastin e xhumase, flasin per kete teme sikur kjo te ishte tema vendimtare islame, ajo qe eshte me e renda eshte se fetvate qe leshojne pa piken e pergjegjesise perpara Allahut i drejtohet nje xhemati te tere duke i trembur ata me fjalen "shirk" ose "kufer" ose "riddeh" pra disidente te rruges se ehli sunnetit. Prandaj mora pergjegjesite e mia si musliman te hedh ne kete forum argumentet qe sjellin, ashtu sic e thekson edhe ti grupi i dyte i dijetareve dhe po ta vesh re ne shkrimin tim nuk ka as edhe nje fjale te Rapsodit por te atyre juristeve qe kane menduar ndryshe dhe te thuash ndryshe nuk kuptohet te thuash te kunderten pra nuk ka teze-anti teze por ka teze dhe teze qe te dyja qendrojne sipas konteksteve te kuptuara nga dijetare te ndryshem, por qe te kuptohet kjo eshte e nevojshme te studjohet e Drejta Islame (sheriati) dhe thellesisht Mustalah Hadith.
    Allahu ta shperblefte.
    Ps/ do te vije edhe nje shkrim, qe do te jete i fundit, ku do te ti argumentoje ato qe ti thua duke e mbeshtetur shkrimin tend!
    selam nga Rapsodi!
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  10. #10
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Argumenti nga dijetaret Shafi rreth lejimit te kendimit te Kur'anit per te vdekurit tane muslimane!
    Ka kujtuar Imam en-Neveviu ne librin e tij el-Edhkar se Shafiu dhe shoket e tij thane: Justehab-Pelqehet te lexohet tek ai (i vdekuri) dicka nga Kur'ani, thane: e nese e lexojne te gjith Kur'anin (Hatmeh) eshte e mire (hasanen). Edhe Imam Shafiu ka theksuar mbi te (nesse 3ala dhalik)

    Argumenti i dijetareve Malikite.

    Ka thene el-Kurtubij ne "et-Tedhkireh": Origjina e ketij kapitulli eshte Sadekaja ne te cilen nuk ka divergjenca (ikhtilaf), ashtu sikurse mberrin tek i vdekuri sevapet e saj (sadekase) po ashtu mberrin edhe leximi i Kur'anit, Duaja dhe Istigfari, sepse te gjitha keto jane Sadekah dhe sadekaja nuk perkufizohet vetem ne pasuri.
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kontributi i shkenctarėve islam nė shkencė
    Nga Bleti002 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  2. Cili eshte qendrimi i muslimaneve ndaj apostasise (blasfemis)!
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 08:38
  3. Me kerkese te Farukut
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 07:56
  4. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47
  5. Vargjet e hequra nga Kurani
    Nga Seminarist nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 11:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •