..i heshtur veshtroj zjarrin dhe mendja me fluturon atje tej, tek nje krijese aq te bukur qe zoti e di sa eshte munduar ta sjelli ne jete.
mendoj...kujtoj...shpresoj...
Dhe kekoj disa pergjigje, disa pergjigje qe mund te ngelen mister per kusurin e jetes time.
Shikoj fotografin e saj dhe i jap vetes shprese duke perfytyruar gjithcka qe ne nje dite te shtrenjte, te mezipritur te jem me te.
shpresoj...
Kujtoj faqet e saj me mollzat e kuqe dhe kerkoj ti prek, ti ledhatoj, duke zgjatur doren, por syte me hapen dhe shohe qe gjithcka qe me rrethon eshte erresira dhe kercitjet e drunjve te thate qe digjen ne oxhak.
shpresoj...
Qepallat me mbyllen serisht.
Mendja shkon perseri tek ajo.
Kujtoj buzet e saj me ngjyre vishnje. Jane kaq te njoma, sa kur i puth duken si fletet e trendafilit me vese ne mengjezin e nje dite ne pranvere.
Nje fllad i lehte, perkedhel floket e saj te gjata dhe te verdha qe pershperisin dhe dallgezohen si arat me grure kur flladi i dallgezon.
Shikoj syte e saj te medhenj dhe te pershkruar, te cilet udhehiqen nga vetullat me bishtin perpjete.
O zot, o zot sa e bukur eshte.
Kerkoj ta perqafoj, ta mbeshtese mbi kraharorin tim, por qepallat me hapen dhe si gjithmone enderra zhduket si nje fantazme...
P.s. Driola a thua te jesh ti?
Kjo eshte dicka qe mua me ka ndoshure ne realitete !!
Krijoni Kontakt